Kesaj dite...
E shtune, 23-06-2007, 06:48pm (GMT)
I hapi syte dhe kjo dite e sotme, Shtriqur, buzeqeshur vajzerisht, Si te zgjohej nga nje endrr' e mocme... Po ti? Do vish a nuk do vish?
Pas te errtes qe zgjati sa nje nate, E kaltra mbuloi token ja, serish, Pas nje pritje, pritje kaq te gjate, Prap te pyes, do vish, a nuk do vish?
Zogjte nisen kengen ane e mbane, Si te ndajne mesazhe dashurish, Vetem une rri me kok' menjane, Edhe pyes, do vish a nuk do vish?
Ne mos ardhc dhe sot e bej ti gati, Ah, me duarte e tua bej qefinin, Ku te shtrihen vdekur per se gjati, Shpirti yt i perqafur me timin....
Se c'na duhet jeta te vetmuar. Me nje lamtumir' a mire mbec!... Zot, mos pafsha dashuri plaguar. Dhe druret mos i pafsha vec e vec!..
|