| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Kesaj dite... E shtune, 23-06-2007, 06:48pm (GMT) I hapi syte dhe kjo dite e sotme,
Shtriqur, buzeqeshur vajzerisht, Si te zgjohej nga nje endrr' e mocme... Po ti? Do vish a nuk do vish? Pas te errtes qe zgjati sa nje nate, E kaltra mbuloi token ja, serish, Pas nje pritje, pritje kaq te gjate, Prap te pyes, do vish, a nuk do vish? Zogjte nisen kengen ane e mbane, Si te ndajne mesazhe dashurish, Vetem une rri me kok' menjane, Edhe pyes, do vish a nuk do vish? Ne mos ardhc dhe sot e bej ti gati, Ah, me duarte e tua bej qefinin, Ku te shtrihen vdekur per se gjati, Shpirti yt i perqafur me timin.... Se c'na duhet jeta te vetmuar. Me nje lamtumir' a mire mbec!... Zot, mos pafsha dashuri plaguar. Dhe druret mos i pafsha vec e vec!.. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||