| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Shira mbi shelgun e zi E shtune, 23-06-2007, 06:50pm (GMT) Atje ku ndodhesh hidhi syte, veshtro,
Qiellin e ulur, te nxire si pus, Me dashje, pa dashje, moj zemer kujto, Nje shelg te vetmuar, ah, shelgun lotus... Por fletet e shelgut nuk jane te gjelbra, Te nxira jane nga malli per ty, Mbi 'to po harbojne, i shoh, rete e egra, Si zemerimi i mbetur pa sy... Gjemon e veton, veton, bubullon, Dhe shirat kullojne mbi shelgun e zi Ah, dite e sotme, ofshan e rrenkon. Ky ndryshim moti, s'qe rastesi, Por dhimbja qe lotet i shtrydhi mes nesh, E vjen te kerkon kudo qe te jesh... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||