Letërsia Shqiptare

Qiri i patretur
E enjte, 08-11-2007, 12:05am (GMT)

jam ndezur i tëri

ëndrrave të venitura

 

me shpresën në pafundësi

për të qenë

dritë

e kësaj hapësire

 

të jetuarit shqip

vazhdon

kjo s`është tokë

e përbuzur

 

edhe pse

shkëlqimin ma vodhën

errësirat e botës



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.