Udhë e ëndrra
E enjte, 08-11-2007, 12:06am (GMT)
me mua
rrugëve të metropoleve
enden ëndrrat
edhe ato si unë
e ndiejnë blozën e viteve
dhe peshën e udhëve
dritat e neonit
vijnë e veniten
rrugëtimit në pafundësi
vëmendjen s’e tërheqin as tingujt
e vonuar të kitarës
kitaristi i marrë
m’i vret kujtimet
dhe qetësinë e natës
parakalojnë të dehurit
dhe hallet
e ikjeve
që s`na ndahen
|