Letërsia Shqiptare

Një tokë tjetër
E enjte, 08-11-2007, 12:07am (GMT)

dikur

jo shumë larg

u tretën

 

me xhepat e mbushur

dëshira

 

tashti si të verbuar

s’e vërejnë varfërinë

e varfërisë sehir i bëjnë

 

para ëndrrave të rinisë

të degdisur

 

tashti ëndërrojnë

një tokë tjetër

atë të harruarën

e viteve

 

kthimi pret diku

pranë gurit

dhe tjetërsimi



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.