Matematikë e katandisur
E enjte, 08-11-2007, 12:07am (GMT)
shqetësimi i bart
ku zemrat ua numërojnë
mallin
gjerdan i thurin vetes
rrugëve të largëta
i ndjek zjarri
veniten në kohë
pa hetuar presin
vdekjen
numrat edhe më tej
si mjegull
ua verbojnë sytë
e katandisur kjo matematikë
|