 |
| Çerkin Bytyçi |
Çerkin Bytyçi u lind në Hoçë të Qytetit (komuna e Prizrenit), në vitin 1957. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe shkollën e lartë pedagogjike (grupi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe) në Prizren.
Me shkrime filloi të merrej që nga bankat e shkollës fillore, kur edhe në shtypin për fëmijë iu botuan punimet e para. Bashkëpunon me të gjitha gazetat e revistat që botohen në gjuhën shqipe.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Është prezantuar në Leksikonin “Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë (1872-1995)” të Odhise Grillos, në Leksikonin “Shkrimtarët shqiptarë 1501-2001” të Hasan Hasanit, në librin-album “Portrete shkrimtarësh” (2002) të Demir Behlulit dhe në “Antologjinë e krijimtarisë bashkëkohore shqipe” (shqip-gjermanisht) të Ferdinand Lahollit (2003).
Poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën gjermane, turke, rumune dhe serbokroate.
Deri më tash ka botuar: “Me zemër të mbushur atdhe” (poezi për fëmijë), l992, “Dielli i
 |
| Kopertina e librit ''Hija e dhembjes'' |
vendlindjes“ (tregime për fëmijë), 1993, “Urti“ (aforizma), 1998, ”Kori i fëmijëve” (poezi për fëmijë), 2002, “Loni i pallatit tim” (poemë për fëmijë), 2005, “Në gjah pas drenushës” (tregime për fëmijë), 2005, “Klinika e kukullave” (tregime për fëmijë), 2005, “Gjuhë e zemrës” (tekst shkollor), 1999; “Dritë e diturisë” (Monografi e Shkollës Shqipe në Badenin Jugor të Gjermanisë), 2002, “Nga Kosova drejt kampionatit botëror” (kushtuar sportistit Luan.Krasniqi), 2005, “Hija e dhembjes” (poezi), 2007 dhe është bashkautor i librave “Shkolla Shqipe në Wupertal”, 1998, “Thesari kulturor i atdheut tim”, 2000, “Shkolla Shqipe në Tuttlinegn të Gjermanisë”, 2002, dhe “Emra që s`harrohen - arsimtarë në diasporë”, 2006.
Jeton në Gjermani. Një nga temat në krijimtarinë e tij është mërgimi.