Letërsia Shqiptare

Ekskluzive: Lazër Stani
E premte, 22-06-2007, 12:57am (GMT)

Për të lexuar disa tregime nga vëllimi me tregime Dënesje në dru, Ekskluzive për Zemra Shqiptare nga fituesi i disa Çmimeve Kombëtare, klikoni Ketu

Lazër Stani
Shkrimtari Lazër Stani ka lindur me 17.01. 1959 në Pult, Shkodër. Në vitin 1985 u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, në degën Biologji-Kimi. Prej asaj kohe është marrë me letërsi dhe gazetari, eseistikë dhe kritikë letrare. Tregimet e para i botoi në fillim të viteve nëntëdhjetë në gazetat e kohës „Drita“, gazetë kulturore e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe „Zëri i rinisë“, gazetë që në ato vite botonte edhe krijime të avanguardës. Kritika letrare e ka vlerësuar atë si një ndër prozatorët më të veçantë ne letrat e sotme shqipe.

Deri tani shkrimtari Lazër Stani ka botuar këta libra:

1993,  „Misteri i hijeve“, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese të LSHA-së

1995,  “Shplakja e Santa Marisë”, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese “Eurorilindja”   

1995, “Me dzmbëdhjetë  çelësa”, libër me përralla dhe legjenda të Veriut, botim i Shtëpisë botuese të LSHA-së

1998,  “Në Bregenc shkohet për të vdekur”, vëllim me tregime, botim i shtëpisë Botuese “Albinform”

1999, “Feniksi i kuq”, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese, “Buzuku”, Prishtinë
2005. “Dënesje në dru”, botim i shtëpisë botuese “Ideart”, Tiranë

Gjithashu Lazër Stani është nderuar me çime të ndryshme letrare. Ndër çmimet më të rëndësihme janë:

Çmim kombëtar për librin e parë më të mirë më tregime botuar në vitin 1993. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Çmimin e vitit për librin më të mirë të botuar nga Shtëpia botuese “Eurorilindja”, 1995.

Çmim kombëtar  për librin më të mirë të botuar me tregime në vitin 1996, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

ZemraShqiptare.net


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.