Ekskluzive: Disa poezi te nderuara me çmime te para nga poeti mergimtar, Sadik Krasniqi
E merkure, 20-06-2007, 09:43pm (GMT)
Per te lexuar disa poezi nga poeti Sadik Krasniqi, klikoni ketu
 |
| Sadik Krasniqi | Sadik Krasniqi ka lindur më 24 maj 1961 në Llukar të Prishtinës. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme si dhe studimet i ka kryer në Prishtinë. Eshte diplomuar në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Pas studimeve ka punuar si arsimtar i Gjuhës Shqipe në fshatin e lindjes deri sa ka emigruar në Gjermani ku dhe jeton me familje. Eshte i martuar dhe ka tre fëmijë. Në Gjermani pervec punës eshte angazhuar edhe në veprimtaritë dhe aktivitetet që kanë pasur të bëjnë me Kosovën, sidomos gjatë luftës. Ka qenë kryetar i Bashkësisë Shqiptare "Iliria", shoqatë e cila është angazhuar për mbledhjen e ndihmave humanitare/materiale me të cilat është ndihmuar Kosova gjatë luftës. Me shkrime eshte marr si student dhe krijimet e tij jane botuar pothuaj në të gjitha gazetat dhe revistat e Kohës. Ka botuar Poezi, Tregime si dhe vështrime kritike. Poezitë e Krasniqit janë të përfshira edhe në përmbledhjen "Asht dhe gjak Arbëror" e cila eshte botuar para pak ditësh, e në të cilën janë përfshirë 12 krijues shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Në Konkursin letrar të organizuar nga UPSH (Universiteti Popullor Shqiptar) në Gjenevë më 2005 eshte nderuar me çmimin e parë dhe të dytë për poezi. Eshte edhe fitues i çmimit letrar "Agim Ramadani", 2006. 2 poezi te Krasniqit janë te përkthyera edhe në gjuhën frenge. Nje permbledhje me poezi e ka gati per botim.
ZemraShqiptare.net
|