Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 12-05-2008, 09:30am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Ekskluzive
 
Ylli S. Hoxhaj
E merkure, 08-08-2007, 10:04pm (GMT)

Lexoni pjese nga krijimtaria e poetit te mallit e dashurise, Ylli Hoxhaj, Ketu

Ylli S. Hoxhaj
Lindi  në Xhanaj të Përmetit më 1942. Shkollën fillore  e bëri në  Mërtinj e uniken në Këlcyrë. Mësimet e mesme i përfundoi në pedagogjiken “Pandeli Sotiri” Gjirokastër. Eshtë diplomuar  në Universitetin e Tiranës, në degën  gjuhë-letërsi. Ka punuar mësues në shkollat e mesme Përmet dhe Këlcyrë dhe për  disa vjet edhe në Kabinetin Pedagogjik të rrethit me detyrën  e metodistit dhe të drejtorit. Ka kualifikimin  pasuniversitar për pedagogji-psikologji. Shkruan poezi, studime letrare, pedagogjike e historike. Eshtë autor i studimit pedagogjiko-sociologjik ”Profile” dhe i disa studimeve letrare, pedagogjike e historike, botuar në shtypin bashkëkohor. Ka në  procesin e botimit librin e ri me tregime: “Deri te kloni i fjalës”, etje. Më 2006 botoi përmbledhjen poetike  “Balada pa mite”, një botim i  pritshëm lirik, i ndërtuar nga një përzgjedhje e krijimarisë  në vite. Ai bashkëpunon me krijuesit e degës së Lidhjes së Shkrimtarëve  përmetarë dhe ka  redaktuar disa nga krijimet e botimet e tyre.

Ylli Hoxhaj - Balada pa Mite
Libri  poetik “Balada pa mite” ka 6 cikle, ku secili ka vlerën e një libri të mundshëm. Ciklet nuk kanë renditje kohore, por tematike e strukturore. Në ciklin e parë:”Murmuritjet e vetmisë” janë një tufë lirkash  që kanë  temën e familjes, të vetmisë, të emigracionit, të atij malli e shqetësimi njerëzor që ndjejnë prindërit, familjet tona për të afërmit e tyre,që shpesh, në monologje vetmitarësh thonë: “ Eh vetmi e hidhur, helm i kësaj jete,\Qënkemi me dhjetra,që flasim me vete.”\
Në ciklin:”Vargje që u shkruan në Pol”,gjejmë përjetimet lirike nga Norvegjia, vendi ku jetojnë e punojnë djemtë e autorit e dhjetra bashkëkombas kosovarë. Vargjet kanë peshën e një malli përfaqësues  prindëror, sa familjar, aq edhe kombëtar. Cikli “Përmallim” përfshin lirika të zgjedhura që nga fillimet e krijimtarisë poetike të autorit, kur ishte nxënës në shkollën e mesme pedagogjike, e deri në vitet 90-të.Në qendër është cikli:”Shkallët”, ku përfshihen poezi me motive shoqërore e filozofike.
Gjeografia e krijimit zgjerohet duke marrë hapësirën e kontinentit: Pas motiveve nga Norvegjia e Kosova edhe hapësirat jugore me ciklin:”Janinë ç'më  panë sytë”.Vjen te këto lirika  një mall i largët e i dhimbshëm, ku historia flet, këndon,e gjëmon. Aty i sheh me sytë e ballit,  i gjen e i kërkon dhjetra enigma. Poeti i drejtohet kësaj kryeqendre të historisë kombtare: ...”Fillo të flasësh vetë!...\Ti folmë si Dodonë,\ Unë po të flas si dodon.\  Cikli  tjetër “Këngët e dhimbjes” poetizon pjesën e plagëve të mëdha, që mbart jeta familjare, ato drama, që kanë goditur  dhe trondisin shpirtrat me humbjet e parakohshme.
Edhe cikli: “Didaktike”, nuk mund t`i  mungonte një autori mësues. Ai është  një thirrje, një mesazh vlerësimi dhe kujdesi, që shoqëria duhet të ketë ndaj,mësuesve, kësaj shtrese gati të harruar e më të varfërën, ndonëse më të dobishmen e më të denjën e shoqërisë shqiptare.
Ylli Hoxhaj - Profile
Poezia e fundit: “Bashkëutorësi, në mëmyrë alegorike, rimer temën e çmitizimit të miteve biblike e të miteve të legjendave, duke i bërë himn dhuntive e afësive krijuese të gruas. Procesi i çmitizimit është një dukuri poetike, karakteristikë e krijimtarisë së autorit.Në hyrje të librit, autori, përmes një parathënieje, i jep lexuesit kodin e leximit të këtyre baladave:  ”I quajta balada   pa mite,-thotë autori,- sepse te kuptimi i baladës gjej një prej strukturave më filozofike e më poetike të jetës njerëzore, që shfaqet në lidhjet e çuditshme, midis qënies dhe mosqënies,midis realitetit dhe trillimit”...Dhjetra e dhjetra rrugë na fusin e na nxjerrin nga balada...Atë që mund ta quajmë “mit”, e gjejmë një realitet para nesh dhe e kundërta. E ne, me vargje e pa vargje, ngryemi e gdhihemi në oborret e baladave të jetës së përditshme.Lexuesi,që  është personazh i dhjetra baladave të  vetvetes, do të gjejë te këto vargje simotrat e baladave të tij. Në teknikat e vargut dhe të strofës, poezitë kanë aq elemente të baladës, sa edhe të poezisë së kohës. Në  vështrimin e risive artistike, përmbledhja poetike dëshmon mesazhin, se poezia i shpreh e i rrit vlerat, kur ruan vetveten. Libri është mirëpritur e vlerësuar emocionalisht nga lexuesit. Në gazetën “Përmeti”, muaji mars 2007, zoti Sadik Murraj, ka  një shkrim më të plotë  për librin:”Balada pa mite”.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Fatmir Terziu (27-07-2007)
Ekskluzive - Engjëll Koliqi (22-07-2007)
Albert Zholi, Shkrimtari qe ja ka kushtuar jeten emigracionit! (21-07-2007)
Ekskluzive: Albert Shala (01-07-2007)
Ekskluzive: Lazër Stani (22-06-2007)
Ekskluzive: Albert Vataj - Për ata që yshten nga dëshira për me m’pranu (21-06-2007)
Ekskluzive: Disa poezi te nderuara me çmime te para nga poeti mergimtar, Sadik Krasniqi (20-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Unioni i Shkrimtarëve Shqiptarë shpall konkursin letrar “MIGJENI”
Granit Zela: “Drita” e dashurisë për kulturën shqipe
Kujtim Mateli: More Naim Shqipëria
Ekskluzive - Albert Vataj: Krrakëmat e morteve, si dimension estetik në art
Lazër Stani: Fantazma e Paraardhësit
Ekskluzive - Kujtim Mateli: Imazhe poetike që të shoqërojnë gjithë jetën
Ekskluzive: Në shkulmet e një shpirti që turret për nga liria
Ekskluzive - Kujtim Mateli: Një poet i denjë për antologjinë e poezisë shqipe
Intervistë ekskluzive me shkrimtarin Lazër Stani

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]