| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Unioni i Shkrimtarëve Shqiptarë shpall konkursin letrar “MIGJENI” E merkure, 16-04-2008, 08:15am (GMT) Unioni i Shkrimtarëve Shqiptarë shpall konkursin letrar “MIGJENI” me rastin e poetit tonë të madh MIGJENI, si më poshtë: -PËR POEZINË Çmimi i parë 500 euro -PËR TREGIMIN Çmimi i parë 500 euro -PËR PËRKTHIMIN Çmimi i parë 500 euro Materialet të dërgohen në formë elektronike dhe më shënimin “Për konkursin” në adresën granitzela@gmail.com. Afati i fundit i pranimit është 20.08.2008. Fituesit do të shpallen më 28 Gusht 2008.
Në këtë numrin e kësaj jave (13-20 prill, 2008) do të lexoni: Editorial: Krist Maloki “Oriental apo oksidental?” Intervista e numrit: Orhan PAMUK Pas një beteje në gjykatë me shtetin turk dhe marrjes së çmimit Nobël, romancieri Orhan Pamuk, flet për rrugën e vështirë të artit, udhëtimin me Arthur Miller-in dhe Harold Pinter-in në vitet 80-të, labirintin e çmendur të politikës në Turqinë bashkëkohore dhe rregullat e arta të shkrimit të një romani. (Përktheu: Granit Zela) Vështrim kritik: Krenaritë e paragjykuara të shpirtit britanik: shënime për përkthimin e Eni Karafilit të romanit ‘Pride and Prejudice’ të Jane Austin, botuar nga “Toena”---Gëzim VJOSA Dritarja e traditës: Mustafa GREBLLESHI: “Kukulla”, tregim Shkrimtarë përtej urës: Gëzim Hajdari-poet i ekzilit: “O pyll i Darsisë ti më ke mahnitur..” Poezi. Poezi bashkëkohore: Zyhdi MORAVA Poezi e huaj: Jaan Kaplinski “Ka kaq pak gjëra që mbeten” (Estoni) Tregimi ynë: Petraq Zoto “Virtyt i munguar”. Tregimi i huaj: Sherëood ANDERSON “Gjethe e pajetë në ajër”. (Përktheu: Erdrin Bushati). Letra dashurie: Viktor HYGO: “Prej kësaj ëndrre hyjnore” Profil krijuesi: Andre Morua për Pol Valery (Përktheu: Ndue GJIKA) Kryeredaktor i “Drita” |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||