| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Kujtim Mateli: More Naim Shqipëria (II) E marte, 22-04-2008, 09:19pm (GMT)
Thot' Herodoti, Naim Frashëri Tek qytetërimi pellazgjik janë rrënjët e kulturës botërore Nga Kujtim Mateli - Zemra Shqiptare Naimi është krenar që besimi i parë, mbi lëmshin e dheut, ka qenë ai pellazgjik. Duke iu referuar Herodotit na thotë se Dodona ka qenë shtëpi e Zotit. Një popull që i ka dhënë botës modelin e besimit tek Zoti është një popull që e ka orientuar njerëzimin drejt dritës. Atje në Dodonë ishte një institucion që i shërbente Zotit. Aty buronte fryma hyjnore, rrezatimi i së cilës i kapërcente kufijtë ballkanik ku jetonin pellazgët. Të parët tanë ishin njerëz besimtarë. Është krenari për një komb që drita hyjnore mbi këtë lëmsh të dheut ka rënë së pari mbi tokën pellazgjike. Kjo do të thotë se të parët tanë e meritonin këtë me përkushtimin e tyre. Nën rrezatimin e saj formuan tiparet më të arrira. Krijuesi gjithmonë i ka kryer punët e veta në mënyrë perfekte. Dërgoi në tokë jo një njeri, për ta ndjekur si model. I dërgoi njerëzimit në shembëlltyrën e vet një popull të tërë. Dhe këta ishin pellazgët. Ky model mirësie, udhë nëpër të cilën do të kalonte njerëzimi, nuk u ndoq nga popujt e tjerë. Kështu që në kufi të pellazgëve u dyndën popuj,shpirti i të cilëve,kush më shumë e kush më pak, kishte rënë në kthetrat e ligësisë. U ndesh e mira me të keqen. Trojet e Pellazgjisë u tkurren, por drita e mirësisë që ata përhapën i zbuti këta popuj dhe i futi në rrugën e qytetërimit. Kjo është sakrifica më e madhe që ka bërë ndonjë popull. Po kujt i drejtohej dhe çfarë synonte?
Ishte një mesazh krenarie për bashkëkohësit e vet për këtë prejardhje hyjnore të të parëve tanë, por ishte një mesazh edhe për brezat që do të vinin,atyre që do të kishin mundësinë të ngrinin shtetin shqiptar. Nepërmjet këtyre vargjeve desh t`u thosh: e nesërmja juaj do të jetë hiçgjë, nëse ju nuk do të paraqiteni para botës me kulturën tonë të mrekullueshme që shënon a-në e kulturës së njerëzimit. Nërmjet këtij mesazhi u thosh brezave që vinin se, çfarëdo që ju të bëni, do të mbetet në hije, nëse në sfond të saj nuk do të vendoset kjo kulturë e lashtë që tregon rrënjët e njerëzimit mbi tokë. E sotmja është e pa sigurt dhe aq më shumë e nesërmja, nëse në themel të saj nuk vendoset guri pellazgjik që është njëkohësisht guri i themelit të këtij gadishulli. Nëpërmjet këtij mesazhi u thosh brezave të ardhshëm: gjejeni Dodonën kudo që të jetë, se nuk ishte vetëm një qendër e rëndësishme kulti me përmasa botërore,ishte Akademia e parë shkencore në Ballkan dhe më gjerë, ishte shtëpia e poetëve dhe filozofëve pellazg, madhështia e të cilëve u reflektua tek autorët e mëvonshëm. Kanë kaluar 100 e ca vjet që kur poeti ynë kombëtar,(e ka lënë amanet për ta ndriçuar këtë pjesë të lavdishme të historisë së popullit tonë) dhe Shqipëria ende nuk e ka vlerësuar siç duhet kulturën e saj. Ajo me të cilën shqiptarët mund të krenohen është se të parët tanë iu drejtuan Zotit më parë se çdo popull tjetër dhe jo pak, por në një periudhë që matet me mijëvjeçarë dhe që është sa dyfishi i kohës që popujt e mëvonshëm iu drejtuan Zotit. Shqiptarët edhe sot nuk kanë hequr dorë nga besimi pellazgjik. Aq e vërtetë është kjo sa që edhe kur shqiptarët si dhe popujt e tjerë të krishterë përqafuan krishtërimin në modelin e mirësisë ndaj tjetrit duke e mishëruar në figurën e Jezu Krishtit, në ditën e Shën Mërisë, ata i drejtoheshin malit të shenjtë në këtë ditë, në mes të muajit gusht, duke bërë një gërshetim midis dy besimeve. Në besimin pellazgjik njerëzit i drejtoheshin Zotit drejt përdrejt, tani i drejtohen po atij Zoti si dhe më parë, por i mishëruar në figurën e Jezu Krishtit. Dhe besimtarët e krishterë shkojnë edhe sot, ashtu si më parë,duke iu drejtuar malit të shenjtë pellazgjik, në ditën e Shën Mërisë. Edhe muslimanët e sektit bektashi, i drejtohen malit të Tomorrit po në gjysmën e dytë të muajit gusht duke patur atje një objekt kulti të tyren. Por edhe muslimanet e tjerë që nuk janë të sektit bektashi, pavarësisht se nuk kanë ndonjë objekt kulti të tyren në malin e Tomorrit, i drejtohen malit të shenjtë po në këto ditë. Me padurim atë mes gushti e presin dhe besimtarët katolikë. Pra besimtarët e të gjitha feve, kanë objekt kulti në malin e Tomorrit apo jo, i drejtohen majës së shenjtë që simbolizon fronin e Zotit në të njënjtën kohë. Sa mijëvjecarë i drejtohen shqiptarët këtij mali që për ta përfaqëson Zotin, kjo mund të jetë e përafërt, por është disa mijëvjeçarë para lindjes së Krishtit. Nëse shtrohet si pyetje që si mundet që shqiptarët kanë një harmoni fetare, ku fetë dhe nëndarjet e tyre mund të jenë më të shumta se në çdo vend tjetër, rrënjët duhen kërkuar tek ai besim pellazgjik që përbën edhe sot e kësaj dite shtratin e besimit tek Zoti. Popujt e tjerë kanë një armiqësi fetare jo vetëm midis feve të ndryshme, por edhe midis sekteve të së njënjtës fe. Do te ishte e tepërt të jepen shembuj. Tek shqiptarët fatmirësisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë për aq kohë, sa shtrati pellazgjik i besimit tek Zoti do të përbëjë besimin bazal tek shqiptarët. Cilido mund të pyes: përse nuk pati studjues të mirëfilltë shqiptarë që ta ndriçonin këtë larpamësi të Naimit që kërkon të gjejë rrënjët e trungut tonë pellazgjik thellë në histori, në disa mijëvjeçarë para lindjes së Krishtit? Po dijetarët dhe shkencëtarët e gjysmës së parë të shekullit të kaluar për vet rrethanat historike nuk i patën kushtet për të kryer studime të mirëfillta. Ndërsa gjysma e dytë e shekullit të kaluar u sundua nga idelogjia e zhdukjes nga vetëdija e njeriut e besimit tek Zoti. U shkatërruan kishat, teqet dhe xhamitë, u ndalua besimi në vendet e shenjta që janë të shumta në Shqipëri.Askush nuk mund të guxonte të trokiste në portat e qytetërimit pellazg. Po kjo periudhe ishte më se gjysmëshekullore dhe pati pasoja negative. a)varfëroi njerëzit shpirtërisht. b) Përqëndroi gjithë pontecialin intelektual tek hymnizimi që duhej t`i bënin rendit të ri socialist. Një harxhim i kotë energjie. Një harxhim i kotë i kohës. Edhe të shkuarën e studionin me lenten marksiste ku historia e Shqipërisë, përveç periudhës së Skënderbeut, erdhi në fokus me deformime. Në këto kushte as që mund të bëhej fjalë për studime që do të na çonin tek origjina jonë hyjnore në disa mijëvjeçarë para lindjes së Krishtit. Ndriçimi i kësaj periudhe që është nderi dhe krenaria e popullit tonë dhe një nga arritjet më të mëdha për njerëzimin, duket se po fillon të ndriçohet. Janë një sërë autorësh që po kërkojnë të hapin portat e mbyllura të mijëvjeçarëve para lindjes së Krishtit dhe shumë prej tyre i janë afruar vendndodhjes së çelsave që do t`i hap këto porta. © www.zemrashqiptare.net
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||