| Letërsia Shqiptare | ||||||||||
|
Ekskluzive: Intervistë me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi E diel, 11-05-2008, 06:06pm (GMT) Adem Jashari është zemra, ndërsa Ibrahim Rugova, truri i Dardanisë! Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare
"Nënë ti je emri ynë që shndrit në qiell Janë vargje këto, kushtuar krenarisë se një kombi, siç është Nene Tereza për te gjithë ne shqiptaret, një madhështi, para se cilës poeti nuk mund te qëndroje indiferent. Ndaj duke dashur te lexojmë edhe me shume për ndjesinë e poetit mbi figurën e një prej personazheve madhore, qe inkurajon dhe shpesh i jep një grade superiore ne krijimtarinë e tij poetike. Ndaj do te kishim dëshire te dinim: Ç´përfaqëson për ju një figure e tille, siç është ajo e Nene Terezës dhe si është pritur një poezi e tille nga lexuesi shqiptar apo dhe ai i huaj (nëse është përkthyer ne një gjuhe tjetër kjo poezi? Kelmendi: Nëna jonë Terezë, tek unë përfaqëson majën më të lartë të krenarisë sonë kombëtare. Ajo padyshim, është sinonim i shpirtit dhe mirëssisë shqiptare. Kam provuar ta shkruaj një poezi të mirë për ketë figurë që nga viti dy mijë dhe ja kam dal ta bëjë diçka te tille, nga fundi i vitit të kaluar. Në fakt kam shkruar dhjetëra poezi dhe kur mendoja sa e madhe është Nëna Terezë, poezitë e mia për të, nuk me pëlqenin. Poezia për të cilën ju pyesni është botuar në disa revista dhe website në gjuhën shqipe dhe kam marrë shumë urime për ketë poezi, që më flenë në zemër.
Kelmendi: Sa herë që popullit i kanoset rreziku i zhbërjes, të gjithë qytetarët e vendit kanë obligim për t´a mbrojtur. E vërtetë që kam qenë i ri, akoma pa i mbushur të njëzetat, por fatin e patëm të tillë dhe pa modesti e them se nuk kam bërë gjë. Kam kryer vetëm një pjesë të vogël të obligimit ndaj atdheut tim. Është e vërtetë se lufta është edhe një përvojë e madhe e jetës, por pas krenarisë që ke mundur ti shërbesh atdheut, ke edhe shumë pakënaqësi. Dihet paslufta i ka euforitë dhe perfiterte e vet dhe ata shpërfillin të vreten dhe vlerat reale, gjë kjo që më së shumti prek ish-luftëtaret. Kelmendi: Po, është e vërtetë se Kosova që nga 17 shkurti ka një gjysmë pavarësi. Nëse e shikojmë pak më mirë, Kosova vetëm ka bërë një hap drejt pavarësie, por nuk është pavarësi e plotë. Si poet e kam festuar ashtu si një artist i Kosovës, kurse si publicist dhe njohës i politikës së Prishtinës dhe relacioneve ndërkombëtare-Kosovë, kam pasur mendime të përziera. Me 17 shkurt kam qenë në Bruksel dhe e kam festuar me vetveten, duke shikuar TV tona dhe manifestimin e shqiptarëve kudo nëpër botë. C´mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, pra parë në prizmin, Shqipëri-Kosovë-Maqedoni? Kelmendi: Në fakt shqiptarët sot janë më mirë se kurdoherë më parë, nëse shikojmë historikisht. Shqipëria po ecën drejt Evropës, u thirr në NATO dhe që është më rëndësi është duke u zhvilluar ekonomikisht. Kosova është nisur drejt krijimit të mekanizmave, që e bëjnë shtetin funksional. Maqedonia dita ditës po u shkon në favor shqiptarëve, duke u bërë faktor kyç ata. Problem i madh mbeten raportet politike ndërmjet faktorëve shqiptar, në të tria vendet. E tëra kjo, është pasojë e njerëzve të politikës së vjetër në Shqipëri. Nga Kosova pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, politika atje është dezorientuar dhe tani manipulohet dhe mashtrohet opinioni nga koalicioni i dy partive më të mëdha. Nuk ka opozite reale në Kosovë, kurse Hashim Thaçi kontrollon çdo gjë në vend. Kur flasim për Maqedoninë, dhe politikën shqiptare atje, është për të ardhur keq, se si shqiptaret nuk dinë ta menaxhojnë vetën. E vërteta është se të tria vendet, janë në top listën e vendeve më me korrupsion në Evropë. Ky është edhe problemi më i madh drejt integrimit në strukturat Euro- atlantike.
Ju jeni një poet shumë i talentuar, por ajo që spikat kohëve të fundit në shtypin shqiptar, është aktiviteti juaj i gjerë në media dhe kryesisht në politikë. Kelmendi: Arti dhe letërsia për mua, janë dashuri pa të cilën nuk mundem, kurse politika është profesion, ngaqë unë jam njeri i medies dhe media është shtëpia e politikës. Tek mediat shqiptare ju e dini, unë shkruaj kohë pas kohe dhe kryesisht kritikoj fenomenet dhe dukuritë e përquduara të politikanëve tanë. Mendoj se ne publicistët dhe intelektualet në përgjithsi, duhet të shohim drejt dhe jo të jemi servil të politikës. Ju lutem, ju e dini që unë kritikoj edhe të majtën, edhe të djathtën dhe jo siç bëjnë disa kolegë të mitë në Tiranë dhe Prishtinë. Thjeshtë mendoj se kështu ne i kontribuojmë shoqërisë dhe ndikojmë në uljen e dukurive të këqija politike. Autorët e preferuar për ju, nga letërsia shqiptare dhe ajo e huaj? Një poet, një publicist, kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Siç e kam thënë edhe më lart, edhe pse në një moshe të re, ju keni punuar në mënyrë intensive dhe keni kurorëzuar në shtyp një sërë botimesh. Me çfarë po merreni konkretisht tani dhe a do të ketë mundësi lexuesi së shpejti të lexojë diçka te re nga ju? Artistet në përgjithësi dhe poetët në veçanti, janë njerëz të ndjeshëm nga natyra. Ata janë të parët që e përjetojnë, qofte mirësinë dhe bukurinë e kësaj jete, ashtu dhe te këqijat e mangësitë e saj. Si mendoni, (duke qënë një njohës i mirë i realitetit shqiptar), cili është problemi ose mangësia kryesore e këtij realiteti, qe do te ndikonte ne një jetë më të mirë dhe mbarëvajtje bashkëkohore? Kelmendi: Nëse shikojmë natyrën e atdheut, gjithandej ka shtrihen tokat shqiptare, ne kemi bukuri të rralla natyrore, por se sa dimë ne ta mirëmbajmë atë dhe sa investojmë në bërjen e kushteve për turizëm, është diçka krejt tjetër. Nga sipërfaqja e madhe që ka Shqipëria, deri tek bjeshkët e bukura, të gjitha duan një investim në bërjen e kushteve më të mira. Në atë mënyrë, që të bëhen tërheqëse për syrin e turistëve të huaj. Mua natyra më jep forcë dhe imagjinatë për të krijuar art, kur jam në duke vizituar, sidomos vendet e tilla në atdhe. Kelmendi: Do të nisëm nga thinja e popullit “le të më çoi ai që është rrëzuar vet”. Pra meqë ju jeni poete, e dini më së miri se si është jeta e poetit. Unë për nga natyra jam shumë i qetë, por muzikën e preferoj shumë. Varësisht nga ambienti, ashtu e dëgjoj muzikën, p. sh. Kur ndodhëm në bjeshkët e Dukagjinit dhe në Rugovë e dëgjoj Dervish Shaqën dhe e pëlqej me zë sa më të lart. Kur jam në me shoqëri, dëgjoj atë që është e preferuar për njerëzit që janë me mua. Ndërkaq kur jam vetëm, degjoj më së shumti balada, qoftë shqip, qoftë anglisht. Këngëtar të preferuar kam disa prandaj s’ po ju jap emër. Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka? Kelmendi: (Qesh) Fatmirësisht, që nuk jam në një pozitë të tillë që mund të ndryshoj shumë. Sikur të isha në një pozitë të tillë, do ta ndryshoja gati, gjithçka që na shoqëron në jetë, pasi syri im sheh shumë parregullsi në shoqërinë tonë. Do ta ruaja pa e ndryshuar bukurinë e vajzave shqiptare, që unë i quaj bukë vargu dhe ujë fjale.
Kelmendi: Në fakt unë kam edhe nje profesion, jam biokimist, por atë nuk e kam dhe aq për zemer, prandaj nuk punoj në atë fushë. Profesion tjetër që e dua shumë, është aktrimi por edhe filozofia më shkon për zemër. Cilëndo nga këto dyja po ta kisha duke specializuar, nuk do isha pishman. Përveç artit te të shkruarit dhe publicistikes, si e kalon kohen e lirë Jeton Kelmendi? Kelmendi: Jam një ithtarë i të shëtiturit dhe të vizituarit të vendeve dhe monumenteve. Është e rregullt vizita ime në ndonjë nga vendet dhe muzetë e Evropës. Merrem dhe me sport ngapak, jo rregullisht por në menyrë pasive, kështu e kaloj kohën e lirë, kur nuk lexoj gjë. A e ka gjetur ai shpirtin binjak, me të cilin ndan dhe ndër çastet më të bukura? Kelmendi: Kjo pyetje para disa vitesh është konsideruar provokim, por sot një pyetje reale. Dihet se artistet janë pak aventurist në shpirt dhe nuk janë të vetmuar kurrë, por unë jo, nuk e kam gjetur akoma njeriun e tillë. Njeriu im do të jetë shqiptar, nga atdheu im, ketë ja kam premtuar vetes dhe kur do ta kem, është në të ardhmen. Dua që njeriu i jetës t’më flasë shqip. Qyteti më romantik për ju, është...? Kelmendi: Vjena dhe Parisi, nga vendet e huaja, kurse Berati, nga qytetet e atdheut. Keni një shprehje apo thënie të preferuar, që mund ta quanit "moto" të jetës suaj? Kelmendi: Po, shiko të tjerët dhe orjentoje veten. Kjo është motoja ime e jetës, por dhe porosia për miqtë e mij. Një opinion, apo një sugjerim mbi faqen elektronike "Zemra shqiptare"...Për shembull nëse dëshironi të lexoni kryesisht diçka me shume? Kelmendi: Zemra Shqiptare, është një agjenci prej më të mëdhave dhe më të vizituarave në gjuhën Shqipe të këtij lloji. Shefit të kësaj faqe i dëshiroj sukses dhe punë të mbarë. Bën një punë të shkëlqyeshme, kurse ju Alma, ju falënderoj për pyetjet e gjithanshme dhe komplete, për një intervistë në detaje. Edhe unë, do doja t´ju falenderoja gjithashtu, qe patët mirësinë dhe kohën, për t´ju pörgjigjur çdo pyetjeje drejtuar nga unë. Njëhkohësisht, ju uroj frymëzim në rrugën e bukur të artit dhe shpresoj të kemi mundësinë të bashkëbisedojmë përsëri herë të tjera. © www.zemrashqiptare.net |
||||||||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||||||||