| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Shpëtim Alimeta: Gjuha Shqipe dhe politikat e organizuara institucionale E diel, 06-04-2008, 10:43am (GMT) Gjuha Shqipe dhe politikat e organizuara institucionale - kohe të reja - probleme të vjetra në lëmin gjuhësor dhe identitetin tonë kombetar. Nga Shpëtim Alimeta Në familjen e popujve te Europes jane te rralle popujt qe kane paguar kaq shtrenjte te drejten per te jetuar i lire e me dinjitet ne sy te qytetrimit Europian, sa populli shqiptar. Akoma me te rralle jane popujt qe kane patur nje gjuhe kaq te lashte sa shqipja dhe ne te njejtin kohe nje kristalizim dhe vetedije shtetformuese kaq te vone sa populli shqiptar pas ideve shtetformuese te Revolucionit Frances. Kjo paradigme u kuptua mjaft mire nga rilindasit tane atehere kur fatet e nje populli te percare ne gjashte njesi administrative (vilajete e sanxhaqe); te ngujuar nga pese lloje ligjesh te pashkruara / kanuneve te pa ndricuara nga arsyeja; me nje tradite shkrimi ne me shume se kater alfabete; krejt te verbuar gjer në marri ne tri fe, ndare ne dy nengrupe Tosk e Geg, si shqiponja dykrenare ne flamurin e tyre – e tera kjo mbyllur ne nje hapsire te thyer malore dhe shkembore me mungesa te theksuar komunikimi me krahinat e tjera ndervedi dhe me lidhje te nëmura me Kontinentin Meme-Europen. Flamuri i Kastriotajve dhe gjuha e folur shqipe ne hapsiren shqiptare ne fund te shekullit 19te qene pothuajse te vetmit element qe i bashkonin shqiptaret me gjithe e dasite e barrierat e mesiperme. Ndaj dhe ata qe ishin udheheqesit e pare te formimit te shtetit Shqiptar, apo te Derguarit e pare ne Oboret dhe Kancelarite e Fuqive Europiane te atehershme per te kerkuar njohjen e mevehtesise se trojeve shqipe qene ne te njejten kohe: mesonjes, etnografe, shkrimtare, hartues alfabetesh, gjuhetare dhe studiues te ndritur te shqipes dhe vizionare largpames. Kohet e fundit, kur po mbushet pothuaj nje shekull nga hedhja e themelet te shtetit modern Shqiptar dhe kur shqipja ka hyre ne mijevjecarin e saj te katert, si gjuhe e folur, duket se ka dale ne pah nje e keqe te cilen shqipja e ka pas pritur me pak nga ajo ane. Shqipja sot duket sikur therret me lemeri dhe kuje te thelle prej skutave pellazge “Zot me rruaj nga shqiptaret, se nga te tjeret rruhem vet” Duket si kundershti dhe rrezik nga ato qe shqiptaret jo pak ja kane lejuar vetvetes shpesh ne te kaluaren, por qe kesaj here ka te bej me dicka me themeltare dicka qe lejon te dalloje shpirtin dhe karakterin e tyre kombetar te skalitur permes nje historie mijravjecare, te tretet sikur te kish ekzistuar, vetem ne kujtesen e qytetrimeve te Kontinentit Europian. Jane te njohura huazimet e gjuheve te ndryshme nga njera tjetra. Sidomos mes fqinjeve, marjet dhe dheniet, jane gjera te zakonte midis gjuhesh. Por dicka merret hua vetem atehere kur nuk e ke. Kopjimet dhe imitimet pa kriter e origjinalitet jane shenja te nje renie dhe kalbezim qe s’ka te bej me gjuhen sesa me arsye te tjera qe shpjegohen vetem po te marim ne hulmutim shberjen e krenarise morale te shqiptareve; shprishjen e vetëdijes se tyre, mohimin e vetvetes per nevoja tokesore qe te gjitha cojne ne zbehjen e shqipes si gjuhe qe i ka rrenjet tek origjina burimore e Qytetrimit Europian. Cilen rruge po zgjedhin Shqiptaret per veten dhe gjuhën e tyre? Shqipja si gjuhe themelore e qytetrimit Europian po ndyhet dhe perlyhet keqas nga pushtetaret e po atij shteti qe i ka borxh edhe vet ekzistencen e vet kesaj pasurie. Nderkohe qe veprimet dhe veprat tregojne thelbin e tyre Bizanto-bolshevik ata kujtojne se na ngazellejne dhe hedhin magji kur percartur ‘ngjyejnë’ nje gjuhe corbe me fjale te kopjuara majmunce nga regjistrat e “kolegeve” te tyre prej Oksidenti, nga Brukseli gjer në Uashington. Për të kuptuar sa serioze eshte kjo ndotje nga majmuneria e ketyre polituceve mjafton t’i degjosh kur ligjerojne fjale pa lidhje sikur s’i thone per njerezit e popullit te tyre ne shqip, por sikur i thonë per perdorim (“konsum”) te jashtem, per t’u shitur dhe dukur, se sa perëndimore na qenkëshin dhe kush, ata qe ceshtjen e ceshtjeve (nenkupto; gurregulene e gurreguleve) kane akoma gjithë këto 12 vjet ‘listen e zgjedhesve’ dhe ‘KQZ-ne’. Krekosja arrin kulmin dhe shenderohet ne marri kur me kopjimet e tyre shablloneske ata edhe fyejne ndergjegjen e shqiptarit. Te tilla lajthitje gjuhësore mundet të hasësh sa të të dhembi koka vetëm po te degjosh dhjetë minuta të lajmeve televizive shqiptare.
Kur Shqiperia po dilte nga nata 4 dekadeshe diktatoriale dhe kur u rilejuan ushtrimet e besimeve ne shqiperi ne fillim te viteve 90-te ndodhi nje nga gabimet e pafaleshme dhe tipike per “bujarine shqiptare” qe solli ne krye te Klerit Ortodoks Shqiptar, nje joshqiptar e nje i zgjedhur nga Patriakana Ekumenike e Stambollit, njefar Anastasi (2 Gusht 1992) vetem pak muaj nga zgjedhja e Berishes si President i Shqiperise. Kjo pakujdesi trashanike e Demokrateve qe qene ende ne eufori per fitoren e tyre pak muaj me pare ne Shqiperi, tashme ka filluar te shfaqet me permasat e verteta te demit ndaj interesava tona kombetare. Tashme fjalori kishtar ortodoks po greqizohet; Prifterinjt dhe kleriket me preardhje shqiptare jane ne numer te vogel edhe pse ka shume te qe kane studiuar teologji ortodokse pa ndihmesen e KAOSH-it; perkthime dhe pasurime ne shqip te literatures Ortodokse kane ngelur ne nivelin qe kish ngritur Kristoforidhi me Nolin, dmth ne nivelin e gjysmes se pare te shekullit XX; Meshat shpesh, ne disa kisha dhe manastire, mbahen ne Greqisht edhe pse ne toke shqiptare dhe ne tufen ku flitet shqip. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise (KOASH) qe ndertuar dhe krijuar me po aq mund, gjak dhe veshtiresi (si gjuha shqipe nder shekuj) dhe ja tani lihej ne krye te saj nje klerik qe nuk eshte e etnise shqiptare dhe qe shume here ka treguar qe bene punera te qarqeve shoviniste Greke dhe eshte duke keqpërdorur besimin e gjithe tufës Ortodokse Shqiptare, pa folur pastaj, per zhvleftesimin e gjithe mundit te Kristoforidhit, Fan Nolit e gjithe Klerit Ortodoks Shqiptar te pasluftes. Ne fillim te viteve 90-te dhe sidomos pas 97-s ka patur njëaneshmeri gati ‘vetmohuese’ nga ana e shtetit shqiptar duke lejuar te hapen shkolla Greke dhe Turke. Pervec shkollave Greke ne nivelin 8-vjecar e te Mesem (te hapura gjate periudhes se Enverit) edhe te nivelit Universitar dhe Turke ne nivelin 8-te vjecar dhe Arsimi te Mesem, ne qytete ku nuk ka edhe pakica perkatese te mjaftueshme edhe per nje ‘kuartet harqesh’, duke thyer dhe injoruar parimin e reciprocitetit ne marëdheniet ndërkombetare. Dua te qartesoj se nuk asgje te keqe qe minoriteti Grek te shkollohet ne gjuhen e tyre ne shqiperi. Ne fak kjo eshte kuptuar dhe lejuar me kohe në Shqiperi. Ne Turqi ku jetojne gati njemilion shqiptar, i pari minister Arsimi qe e ngriti zerin per kete problem, per ishqytetaret e perkatesise shqiptare te Maqedonise, qe Zoti Pollozhani (Ministri i Arsimit te Maqedonise) veten 6-7 jave me pare. Pergjigjia e kolegut te tij Turk qe; “Nuk eshte paraqitur qofte edhe nje kerkese zyrtare per kete problem”(?!) Mungesa e shkollave shqipe ne Turqi dhe Greqi eshte po aq fatkeqsi kombetare sa c’ishte dhe moslejimi i studimit te shqipes ne kohen e Milloshevicit ne Kosove, Luginen Metvegjes dhe Presheve dhe Mal te Zi. A e shqeteson ky fakt, mospasja e një kishe ortodokse Shqipe në Greqi per shqitarë ortodoks, që kapin shifra qindramijera, të përndriturin Kryepeshkop të Kishes Autoqefale te Shqiperise, kur nuk ka lene gje pa bere dhe gure pa levizur, per një grusht minoritaresh Grek në Shqiperi qe te falen dhe sherbehen ne gjuhen e tyre? Ne fak kjo, më shumë se gjithëcka, eshte fryt i tolerances se mirnjohur fetare qe kane vete shqiptaret sesa është arritje e Kryepeshkopit, sic paraqitet nga shpurra e Anastasit sot. Ky vetem sa ndez dhe ndersen urat në dëm të ortodokseve shqiptar që vertet besojnë dhe ne dëm të përdorimit të shqipes kurdoherë ne shtëpitë e Zotit që flet edhe shqip, pervec gjuhëve te tjera. Sa i hireshem dhe i bekuar nga Zoti do te jete kjo njeanshmeri e Kryepeshkopit te KAOSH-it kete kemi filluar ndjejme, por shume shpejt do te shohim me qarte? Por nuk me hiqet nga mendja nje detaj qe e vura re herën e fundit kur isha në Strugë, pranë Ohrit. Tek po kaloja nje pasdreke ne rruge, u ndodha përane një rrjeshti qe po percillnin nje shqiptar të varfër që kish nderuar jetë. Te ziun , e kishin mbuluar me nje flamur jeshil qe kish shkrime arabe. E mora me mend dhe pyeta shoqeruesin tim nga Struga. Shqiptar eshte i ndjeri? ‘Po!’. me tha shoqeruesi. Po pse atehere e kane mbuluar arkivolin me flamur arab? E pyeta une.. Atehere shoqeruesi, qe kuptoi reagimin dhe habine time, u hap dhe foli: Misionaret jane misionare dhe bejne here punen e Zotit, qe eshte Një e për të gjithë, por here-here edhe punera te tjera te “zotërve” dhe djajeve te tyre. Shteti dhe qytetari i thjesht duhet ta kene mire këtë parasysh dhe te mos t’a nenvleftesojne, si gjer me tash, fenë dhe besimet ne shqiperi. Kur nuk qe shteti, tek fqinjët tanë, ishin institucionet e besimit dhe te fesë, ato qe ruajtën vetëdijen kombëtare. Nje nga kryegabimet e Politikeberesve Shqiptare te Arsimit para gati 20 vjetesh ishte heqja e Lëndes se Gjuhes Shqipe nga sistemi is Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm. Ketu e kane burimin dhe cthurja dhe përcatja e gjuhes se gazetareve te sotem, mosha e te cileve nuk i kalon te 30-tat, ne shtypin e shkruar dhe ate televiziv. Pjesa me e madhe e tyre i perkasin atij brezi qe e studioj Gjuhen Shqipe vetem gjer në klasen e 8-të, gjë që s’do shumë mend dhe vemendje te dallohet, në shqipen e tyre të lemeritshme. Janë te pakët ata politikan dhe gazetare që ke qef t’i degjosh për shqipen e tyre te kulluar, per elegancen e tyre të të shprehurit edhe pse mundet të mos jesh ne një mendje me c’ka thuhet. Mendoj se Ministria e Arsimit duhet ta ketë në krye te listës të detyrave të shtepise rifutjen e Lëndes se Gjuhes Shqipe perseri ne Shkollimin e Mesem njesoj sic eshte ne Pjesen me të madhe te Evropes Perendimore, ne UK dhe USA ne lidhje me studimin e gjuheve perkatese. Kjo eshte mjaft urgjente jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosovë nëse duam që shqipja të flitet sic i ka hije. Por duhet patur parasysh qe format dhe permbajtja e Lendes se Gjuhes Shqipe nuk duhet te jene si ato te para njezet vjeteve. Ne fakt ketu duhet kapur nje nga arsyet qe na benin ne te studionim Gjuhen me pertese, ngaqë librat ishin tejet te ngurte dhe shpesh te ndotur me ideologji socialiste dhe farepak i kushtohej vlerave te komunikimit ne situata te ndryshme te anes praktike. Po keshtu historia dhe preardhja e gjuhes shqipe dhe albanologjia ishte mjaft e pergjithshme dhe nuk te fuste thellë ne prova historike dhe kjo gjendje ka krijuar ate qe nje pjesë e madhe e shqiptareve kur argumentojne duken qe s’e kane idene kur diskutohet per preardhjen e gjuhes se tyre. Padija e shkrim-këndimit, i cili po dukej sikur, kurre më s’kish për t’u rishfaqur në Shqipëri duket sikur po rifiton perseri terren. Rrëmuja ekonomiko-shoqerore ne periudhen e sterzgjatur te “tranzicionit shqiptar” qe nuk po duket qe qenkësh (dhe nuk po bëhet aspak ) fare kalimtar, ka krijuar perseri kushte te padijes dhe panxenies famekeqe te shqiptareve, ngjashmerisht, kur u krijua shteti i pavarur i tyre. Eshte dështim qytetrues për cdo, nese edhe nje femij nuk shkon ne shkollë fillore të detyruar. Ligji këtu nuk duhet vetem te jete i prere dhe i rrepte por shteti duhet patjeter te krijoje mundesi të padiskutueshme, qe as edhe nje famije te mos mbese jashte mundesive te arsimit te detyruar. Nese do te matesh nje qeveri si duhet, shko dhe shikoji shkollat, hidhu nje shikim policave(rrojeve të rendit); bëj një shëtitje per të parë rruget dhe ne fund ndal per pak kohe(Zot na ruaj,vetem per pak kohe…) në ndonje spital sa per te vrojtuar gjëndjen. Nuk duhen haruar pa permendur ketu dhe nje ‘ushtri’ e madhe e femijeve te ngujuar nga gjakmarja ne veri te shqiperise. Shoqeria dhe shteti shqiptar duket se nuk po bën asgjë qe dija dhe arsimi te arrije edhe tek keta femijë. Kjo eshte e pafalshme edhe per shoqerine qytetare shqiptare (OJQ-te perkatese) qe duket se e ‘ka pranuar’ nje gjendje të tillë. Nëse shteti shqiptar nuk po perparon te bëj dicka në aspektin e rendit dhe ate ligjor kundra gjakmarjes te pakten te bej dicka ne aspektin qytetar per keta femijët t’u mesoj atyre shkrim e kendimin, pasi ne te kundert ‘Ligji i pashkruar’ ka per te hedhur rrënje me thelle dhe ka per te marre dhenë nese parimet e qytetrimit nuk lexohen e pervetesohen nga ky brez. Akademija Shqiptare e Shkencave. C’fare te thuash me pare per te? Mjafton vetem t’i hedhesh nje sy faqes se saj elektronike dhe do te harosh qe je duke soditur AShSh-in dhe si pa kuptim, kujton sikur je duke shkitur ne nje gjithnajë akademish të tjera, të vendeve dhe viseve te tjera. As edhe nje fjal ne shqip, more po edhe një fjale të vetme, ne Faqen Elektronike: http://www.academyofsciences.net/ Shqipja nenlokja do te thoshte: “ Me te tille miq, biro, s’ke c’i do armiqt,” Sa do kushtonte më tepër, nese i njejti material, apo dhe nje shkrim i vlefshem i disa akademisteve te ndritur te te mendimit shqiptar, do te botohej shqip ne faqen elektronike te Akademise Shqiptare te Shkencave per te shtuar pakëz dritëz më shumë, ne shumë ceshtje te Kultures ne pergjithesi apo identitetit dhe Gjuhesise ne vecanti? Ky ishte boshti i nje letre qe i dergova veren e kaluar dikujt që punon në njerën nga revistat qe botohen nga Akademia e Shkencave. i nderuari Zoteri, kishte te pakten kurajon te shkruante pergjigjen, ku me arsyetonte se “faqja elektronike eshte botuar ne gjuhen e Internetit - ne Anglisht” Haronte ky Zoteri, apo nuk e dinte se gjuha e internetit nuk eshte Anglishtja por sistemi dyziv i “Zero” dhe “Njishave”. Ky Akademist i stazhonuar i Akademise sone, na ngatëëronte pishen me bredhin, pasi pa dyshim merrte gjuhen e Bill Gejtit si gjuhe te internetit.(?!). Harronte ky zotni qe Akademija e Shkencave qe Shqiptare dhe paguhej nga taksapaguesit shqiptar. Cfar do të thoshte Konica, Kristoforidhi, Fan Noli, At Gjergj Fishta, Jani Vreto, Buda, Bogdani Jeronim De Rada Naim dhe Sami Frasheri, Pashko Vasa, Aristidh Kola e te tjere, e te tjere mendje ndritur, po te ngriheshin nga bota e pertejme dhe me rrebesh te ligjeratash te benin be per kete paradoks tipik famekeq shqiptaresh, tani kur shqiptaret e kane shtetin e tyre. Per te qënë realist, gati ¾ te literatures sot ne Perendim, qe tregon apo flet per shqiperine dhe shqiptaret, ose eshte influencuar krejt ose eshte shkruar ne anglisht nga Akademistet e vulgut ultra-raciste Serb dhe Grek. Ne gjysmen e dyte shekullit XX kur NE s’lamë fletore dhe libreze te Leninit, Marksit dhe Stalinit pa e perkthyer nga Rusishtja ne Shqip, Akademia e Beogradit dhe ajo Greke nuk lane shpifje dhe sajesa perkatese pa botuar ne Anglisht. Fatkeqsisht shume shkollare, gazetare dhe kerkues sot ne Perendim dhe ne Bote, u referohen qorazi ende vetem atyre qa kane shtremberuar cdo te vertet ne lidhje me shqipen dhe kombin shqiptar. Une e kuptoj cdo perpjekje qe behet ne kete drejtim, ne zbulimin dhe zbardhjen e se vertetes(ave) dhe ne publikimin e tyre ne Anglisht. Gjuha Angleze sot eshte ne Bote sic qe Latinishtja ne Mesdhe ne kohen e Perandorise Romake. Cdo përkthim në anglish i literatures dhe Albanologjise, më të mirë tonën, eshte aritje per kulturen tone. Ashtu sikurse eshte pasurim per letersine dhe mendimin shqip i cdo kryevepre ne Anglisht te perkthyer ne Shqip. Kujtoj ketu perkthimet e shkelqyera te Shekspirit nga Noli ne Shqip. Por, mundet te pohoj i bindur dhe se, ne jemi ende vone dhe po humbet akoma kohe ne kete drejtim, por mos te kalohet ne skajin tjeter kur te harrohet fakti qe ka shume shqiptarë qe duan t’i dine te vertetat e kultures dhe identitetit te tyre në shqip qofte dhe per ta rikujtuar. Përsëritja është ‘mëma’ e gjuhës. Në kete kohë te gjithnajës së informacionit në anglisht, nëse shqipja nuk botohej e perdorej atëhere do të tretej në mjegullnajën e përbotëshme. Nuk duhet harruar se ende 2/3 e tyre, ne mos me shume, nuk lexojne dhe nuk kuptojne anglisht. Edhe pse ka shume mes shqiptareve qe e zotrojne anglishten me mire se sa disa Akademista qe ne kemi, perseri eshte fyerje dhe shtirje t’u drejtohesh atyre, midis te tjereve, vetem ne kete gjuhe. Nuk do shume mënd te kuptohet se, gjendja do te ishte krejt ndryshe per shqiptarët në Europen Jug Lindore nëse, të gjithe te origjines pellazge (Iliret/ Dardanët/ Epirotet / Arberit/Arvanitasit./ Albanet) nëse do te kishin shkruar dhe përdorur gjuhën e tyre disi, në një institucion te organisuar, gjuhën e tyre që e flisnin në vater qysh prej koheve që nuk mbahet mend edhe pse në më te shumten e rasteve administrativisht vareshin nga ndonje perandori apo institucion shpirteror i huaj. Po sot, qe e kemi shtetin dhe institucionet tona shpirterore kush na e ka fajin? Shteti apo aftesia jone per të patur shtetin shqiptar – shqipëdashes dhe përparimtar? Une mendoj se cështja është tek të dy nivelet. C’fare presim nga të tjerët? Të na e mesojne gjuhen dhe drejtohen neve ne shqip? Njësoj si ai Kinezi tek programi gazetarisë hetuese, i kanalit televiziv TopChanel - “Fiks Fare”, qe eshte bere personazh popullor nder gjithe shqiptaret nga te dyja anet e kufirit shqiptar, tek korigjonte politikanet shqipare per saktesine e shqipes(!?) Ne nje ‘Kumtese per shtyp’ te Akademise se Shkencave te Shqiperise leshuar me 27.10. 2004 njoftohej si vijon: “Thirrjes se Konferences ‘Gjuha Standarte shqipe dhe bota shqiptare sot” dhe u vendos te themelohet Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe” Mungesa e vemendjes dhe shvleftesimi qe po i behet shqetesimeve te emigranteve ne shtetet ku ende nuk jane lejuar dhe hapur shkollat shqipe per femijet dygjuhesh te emigranteve shqiptar jashtë shtetit amë, përbën nje nga kryeceshtjet e politikes sone te jashteme, por qe duket se eshte lëne, fatkeqsisht ne hije.Me tone roze, tashme eshte bere udhe, permendja dhe zhurma qe ben Politika Jone e Jashteme per tema te karakterit Nderkontinental dhe harohet ajo qe eshte pjesë e trupit, pjes e kombit (perkthimi mirefillt i termit “diaspore” ka lidhje shume te fuqishme dhe figurativisht ne kete drejtim “fara qe nxiret jashte”) Mendoj se eshte detyrim moral dhe arsye madhore te karakterit jetik, per ngritjen e nje Ministrie te Posacme qe do te fillonte dhe kryente punen fisnike dhe kombetare ne kete drejtim. pushetaret e Kombit Shqiptar, i cili ka gati 1/3 e tij ne mergim dhe per keta duhet qe dikush te kujdeset dhe interesohet. Ministrija e Jashteme e Shqiperise duket se po harxhon shume energji dhe kohe ne fusha dhe ceshtje te karakterit rajonal dhe nderkontinental. Mendoj se ne kete ceshtje nuk mjaftohet vetem me vullnetin e mire e individëve nga bashkesite shqiptare perkatese apo duke ja lënë rastesise edhe truallin mjaft pozitiv, sidomos ne shtete si Suedia, Zvicera, ShBA-ja dhe Kanadaja dhe Britanija, qa ndajnë nje sasi te vogel, perafersisht 20-23% te gjithe te ikurve nga Shqiperia qe nga 90-ta e ketej. Perpjekja per pasurimin, trashgimin e gjuhes nuk do te thote urrejtje dhe frike qorre ndaj vlerave te gjuheve the pasurive të tjera botërore. Perkundrazi diaspore duhet ta mesojne (me te folur dhe shkruajtur) njesoj si vendasit gjuhen e atjeshme, kulturën e atjeshme, ligjet e atjeshme, por pa haruar dhe humbur ate te origjines. Shembuj te mire ka sa te duash ne kete drejtim,ne mënyre te vecante komuniteti Izraelitet ketu ne MB është rast që shum komunitete të tjera i krahasohen. Shpesh, hulmutimi dhe përvetesimi i gjuheve te tjera ndihmon ne kuptimin, njohjen me te mire dhe zhdervjelltesimin e gjuhes Tende. Ky eshte ndoshta mekanizmi me i lasht i shkembimeve ne bote. Faqja e internetit te Dërgatave Shqiptare ne Bote, tashme, nuk eshte me nje dicka qefi por nje domosdoshmeri. Tani kur edhe dhjetvjecaret shqiptare ne mergim, edhe kur shoqeri dhe ‘Klube Lule Lakrash’ apo ‘Rritesit e Kërpurdhave’ kane faqet e tyre ne rrjetin elektronk, mungesa e Faqeve Elektronike nga Trupi Diplomatik ne Mbreterine e Bashkuar eshte nje mangesi qe e provojne cdo dite shume mergimtar shqiptar apo shtetas Britanez, qe duan te marin fletushka apo shkresa zyrtare te perkthyera ne anglisht apo ne shqip, materiale njohese qe kane lidhje me rregulloret apo ligjin, apo dhe lajme me karakter njohës per Shqiperine, Shtetin Shqiptar, turizmim, natyren, zakonet dhe gjendjen e shqiptareve ne MB apo Shqiperi. Ndjekja e politikes se Dyerve, Dritareve, Mureve dhe Cative te Hapura ka ber qe Shqiperia te jete i vetmi vend ne Europe ku ilacet shiten pa perkthimin ne shqip te përmbajtjes dhe udhezuesve përkates. Kjo bëhet hapur, mu ne mes te dites, neper famarci te licensuara nga shteti Shqiptar. Kjo nuk eshte vetem ne dëm te gjuhes dhe praktikimit te shqipes por dhe ne dëm te shendetit te publikut/shtetasve qe duhet te jete nje nga prioritetet e cdo qeveriene ne vend e ne te gjitha kohet.
“Paketa Fiskale”, “Asocim e Stabilitet”, “Pakti”, “Gala”, “Drafti”, “Premium, “Integrimi” “background”, “campaign”, “Preventiv” jane disa “perla” qe zbukurojne kurroren e rreme, laroshe e kllouneske te organizmave te mesiperme. E njejta situate vërehet edhe ne Kosovë e cila per ironi te fatit, te drejten me shkruajt e me u shpreh ne shqip, e ka fituar me shume gjak.te derdhur qe eshte ende i pa thare ne fushat e blerta te Kosoves.
Te vetmin xhirim Televiziv qe kam patur kenaqesine ta shikoja per te vrojtuar kuptuar jeten e perditshme te shqiptareve ka qene Telenovela e Ylli Pepos. Cfaqur me sukses vitin e kaluar ne TVSH. 12. Keto vitet e fundit, pervec letersise se shkruar, ka patur nje shperthim te pa pare ndonjehere me pare, ne hapsiren ku banojne shqiptare, arti i kenges se lehte. Kushdo që ‘ka vesh muzike’, nëse kish degjuar te dyja variantet, qofte edhe jo shqiptar, do te bente dallimin dhe votonte pro kenges ne shqip. Nese ne rast te kundert, ne fund te fundit, vajza ime trevjecare, si qindra mijra femije shqiptar dygjuhesh ne diaspore, qe kane lindur jashte shqiperise, do te kishin nje tjeter ndjesi kur te degjonin kengen e bukur te Anjezes ne shqip ne skenen e Festifalit. Dhe pa dyshim, do te ndjeheshin me shume kureshtare dhe krenare nga ato fjale qe kuptonin ne gjuhen e para ardhësve. Keshtu pra, nuk ka ndonje filozofi ne rruajtjen e gjuhes. Ruajtja e gjuhes eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me degjimin, perdorjen dhe krijimin ne ate gjuhe, pa nderprerje dhe pa shtirje. Per femijet dygjuhesh te emigranteve shqiptar ne Bote, emisjonet e perallave, kenget, filmat vizatimor, lojrat ne gjuhen e te pareve, tek Programet Satelitore jane si copeza nderlidhjeje me pasurine e eterve dhe te pareve, nga ku merr rruge mesimi i gjuhes. Nese harojme kete kemi humbur bazat dhe thelbin e problemit. Per te mos mjaftuar kjo, kur luhej ndeshja me e shumepritur ne historine e Futbollit te Kombetares sone, ajo me Kombetaren Greke, televzioni Publik Shqiptar i programit satelitor, per ironi te te eturve te degjimit te ndeshjes ne gjuhen shqipe ne diaspore, vajti dhe e transmetoi ndeshjen pa ze. Nje miku im u mundua atehere, te perdorte humorin, kur ne te gjithe ishim mjaft te indinjuar; ““He more bamke, se eshte me mire, se kush e degjonte ate komentatorin “TeVe-qel” me “Superliga” “Derbin” dhe “Shown” e tij””.Vertet leksiku i ketij te fundit eshte nje sallat ‘klasike’ ‘firmato’ prej TVSHje. Pa le pastaj, po të analizojme programacionin qe ka me teprice, vetem politike, politike dhe me te shumten e rasteve, vetem politike mjerane. Vështirë se gjen dicka që të nguli perball ekranit. Dicka qe ndrise mendjen apo te frymezoje si njeri apo si shqiptar. Programet per femije, sidomos, jane nje shkretetire e vertet dhe paraqesin nje ceshtje mjafte te njohur, sidomos per familjet ne mergim, qe jane me shume se ¼ e Kombit Shqiptar. Duke ditur se gjuha eshte veshja e mendimeve, NE shqiptarët, që ende në aspektin kombetar kemi ceshtje te pa mbyllura jetësore, duhet patjetër të flasim shkëlqyeshëm dhe shkruajmë bukur, atë që na dallon ne nga të tjerët. Për ndryshe mundet të jemi një keqardhje e Kontinentit dhe Kulturës Europiane si në rastin e thënies se Samuel Johnsonit që shkruante : Por sic thoshte Kristoforidhi “Ç’të bënjë Shënjt Jovani i gjorë, kur s’lëvizni këmbë e dorë” Keto jane disa nga ceshtjet qe u mundova te shtjelloj në përqasjen time drejt këtij problemi madhor të qënies sonë kombëtare. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||