Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 06:12am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Informacione
 
Një viktimë e Ligjit për librin
E shtune, 30-06-2007, 06:42pm (GMT)

Fajtor për të gjitha ishte i ndjeri im atë i cili para se të vdiste, më la këtë amanet: „Biri im, mua nuk më tret dheu po nuk botove derisa të mbush 80-vjetorin e lindjes poemën „Beteja e Drashovicës". Pastaj tha një gjë që nuk e prisja prej tij: Hija ime do të të ndjekë pas, djalo, po s'ma përmbushe dëshirën", diçka që i përngjau më shumë një mallkimi.
Qysh se vdiq babai para pesë vjetësh, unë kam trokitur në kushedi sa shtëpi botuese, por asnjëra nuk pranoi ta përfshinte në programin e vet „Betejën e Drashovicës". Atëherë dëgjova këshillën e një miku: „Pse nuk e boton vetë, më tha, licensa e botuesit në Shqipëri nxirret shpejt, mjaft të paguash detyrimet që kërkon ligji, t'i paraqesësh gjykatës një statut dhe ata të licensojnë."

Nuk m'u duk ide e keqe. Duke qenë se librat më kanë pëlqyer gjithmonë, vendosa të bëhesha me këtë rast botues. Tek unë mund të vinin gjithë poetët e fshatit dhe më tej të krahinës, do të bëhesha më i njohuri botues i zonës, me libra për historinë, gjeografinë, gjithë kulturën e vendit tim. Falënderova në heshtje babanë për amanetin që më la, sidomos kur pashë se sa e lehtë ishte kjo puna e licensimit, me vendim gjykate, me sigurime shoqërore, derisa... derisa erdhi dita për të marrë vendimin e fundit, atë nga Zyra e tatimeve. Këtu më thanë se i gjithë mundimi im paskej qenë më kot, pasi ndërkaq kishte dalë një ligj i ri për Librin në përgjithësi dhe botuesit në veçanti. Për të qenë botues që sot e tutje nuk mjaftonte më një vendim gjykate, por duhej një licensim nga vetë Ministri i Kulturës.

Po mirë, i thashë punonjësit të tatimeve, po shkoj t'i bëj një lutje zotit ministër, ai do më kuptojë mirë, aq më shumë që është nga anët tona, unë do të bëhem botuesi i krahinës sime, kjo punë vetëm të mira do të sjellë.

Eh, të ishte kaq e thjeshtë, tha tatimori. Ligji i ri parashikon një numër të madh kushtesh që duhet të përmbushësh për të qenë botues. Por më mirë shko në Zyrën e re juridike që është krijuar pranë ministrisë së Kulturës, se ata të sqarojnë më mirë.

Kur shkova atje, një mesozonjë jo shumë e sjellshme më la në dorë pa fjalë një tufë letrash dhe më tha: „plotësoi një herë këto kushte, pastaj eja prapë këtu". Mora atëherë vendimin e ri shtatëfaqësh të Këshillit të Ministrave me titull „Procedurat edhe kriteret e licensimit për ushtrimin e veprimtarisë botuese" dhe u ula ta lexoj me durim, i vendosur të kapërceja çdo vështirësi, vetëm e vetëm që të bëhesha botues dhe të vija në vend amanetin e babait.

Por çdo radhë e re që lexoja më priste krahët e me mpinte vullnetin. Ai ligj ishte hartuar në të tillë mënyrë, që unë të mos bëhesha kurrë botues. Sot që e mendoj me qetësi them se, në të vërtetë që askush në Shqipëri të mos bëhej botues.

Në radhë të parë ky ligj, apo akt nënligjor siç ma saktësuan në Ministri, kërkonte që unë të kisha mbaruar studimet filologjike për të qenë botues (pika 4 a: „Personi duhet të jetë i diplomuar me arsimin e lartë përkatës në shkencat filologjike dhe shoqërore"). Mirëpo diploma ime ishte ajo e Ekonomisë plane, që në krye më ishte dukur shumë e përshtatshme për të qenë botues. Sepse, fundja botuesi duhet ta njohë mirë tregun për të hedhur në të librat e tij, në mos do që të falimentojë shpejt e shpejt, sidomos në këtë tregun tonë ku dalin nga 30 libra të rinj në ditë.

Më tej ligji kërkonte që unë të kisha tre vjet punë në profesion (pa e saktësuar çfarë profesioni, por nënkuptohej profesion filologjik, pika 4b: „të ketë përvojë pune mbi tre vjet në profesion"). Unë derëziu, para se të më dilte e drejta e botimit, vetëm çoban kisha punuar, me dhentë në fshat. Mezi i kishim nxjerrë bashkë me nënën nga baxhoja paratë për studimin e Ekonomisë plane. Tani më kërkonin që të kisha punuar tre vjet në filologji.

Po se mos merrte fund këtu. Ligji i ri i kërkonte kandidatit për botues që „të vetdeklarojë që njeh dhe respekton parimet kushtetuese të mbrojtjes së gjuhës shqipe". Seç janë këto parime, unë nuk e di fare dhe gjërat që nuk i di në përgjithësi më trembin. Pastaj këta gjuhëtarët tanë me sa dëgjoj, nuk janë dakord me njëri-tjetrin, seç grinden për punën e „ë"-së së patheksuar, çfarë ë-je të respektoj unë? Vetë ligji e shkruante pa „ë": „vetdeklarojë" jo „vetëdeklarojë", siç e kërkonte Fjalori drejtshkrimor, që shkova e bleva që atë çast.

Pasi ishte siguruar se vija nga filologjia, se kisha punuar aty tre vjet dhe se respektoja gjuhën shqipe dhe Kongresin e drejtshkrimit të vitit 1972, ligji vazhdonte me disa kushte të tjera, që sa vinin e bëheshin më të rënda. Unë duhej të kisha për shtëpinë time botuese „një këshill botues ku të jenë njerëz me përvojë në fushën e letërsisë, studimit, përkthimit, kritikës, të cilët duhet të këshillojnë botuesin mbi strategjinë që duhet të ndjekë ky i fundit në ngritjen dhe ruajtjen e cilësisë së botimeve" (pika 5). Ku t'i gjeja unë këta njerëz në provincën time? Po edhe e zëmë se i gjeta në kryeqytet, si do t'ia vërtetoja unë mesozonjës të pasjellë se ata më këshillonin vazhdimisht për strategjitë e mia? Oh baba, ç'më bëre, u nise nga strategjia e Drashovicës dhe më nxore në ca strategji ministrish që mendja ime e thjeshtë nuk i kap dot... Por nuk duhej të jepesha. Qysh tani pashë të më lozte në muret e dhomës hija e egërsuar e babait që ma prishi gjumin përfundimisht. Se, nuk mbaronte puna me këshillin botues: mua, që të ngrija shtëpi botuese, më duhej të kisha „një redaksi ku të përfshiheshin njerëz profesionistë (kryeredaktori, redaktorët, korrektorët, faqosësit etj.)" (pika 6). Domethënë më duhej të punësoja të paktën katër vetë, sepse „etj" tregon që duhet të jenë më shumë se katër. E unë i mjeri sapo kisha mësuar të korrektoja e të faqosja vetë, sepse, merret vesh që doja të kurseja shpezimet e mëdha që ka puna e botimit. Tani duhej të lidhja me këta persona të panjohur „kontrata pune, sipas modelit të paraqitur nga autoritetet shtetërore".

Në dëshpërimin tim, në net të tëra pa gjumë kur hija e babait rrëshqiste orë e çast nga muri në mur, në tavan e mbi shtrat dhe më shtrëngonte fytin me çarçaf, vendosa... vendosa të mos tërhiqem, por t'i siguroj të gjitha dokumentet e kërkuara, edhe duke falsifikuar aty ku ishte e pamundur ndryshe. Fitova, natyrisht me të holla, një numër emrash të njohur të jetës sonë kulturore, që lëshuan deklarata fiktive sikur bënin pjesë në këshillin tim botues dhe gjoja më këshillonin për strategjitë e mia. Lidha kontrata po kaq fiktive me njerëz të besuar të fshatit tim, që hiqeshin njëri si kryeredaktor e tjetri si faqosës, njëri si korrektor e tjetri si sekretar kolegjumi, megjithëse edhe ata me dhen ishin marrë gjithë jetën. I vështirë shumë ishte ndryshimi i diplomës, por te tregu i Fallcos, aty para Postës, çfarë nuk bëjnë, ma gjetën edhe një diplomë origjinale të filologjikut.

Ja pra që i bëra të gjitha dokumentet bashkë (me gjithë ato që këtu nuk i përmenda, sipas Ligjit të ri, bëheshin plot 38), si u shkunda nga gjithë kursimet që i kishim nxjerrë bashkë me nënën nga baxhoja, dhe vajta një ditë të mirë t'i dorëzoja te nëpunësja e pasjellë e ministrisë (për të cilën më thanë se ishte edhe vetë hartuesja e ligjit të ri). Ajo i shqyrtoi të gjitha në heshtje dhe nuk më tha asnjë fjalë më shumë se „do të marrësh përgjigje brenda 30 ditësh".

Në të vërtetë 30 ditët kaluan pa asnjë lajm. Ditën e 34 marr një ftesë për t'u paraqitur në prokurorinë e qarkut. Nuk kisha asnjë parandjenjë të mirë, e pa vonuar, përmes një mikut tim prokuror, mora vesh se ndaj meje ishte hapur një proces për falsifikim dokumentesh.

Atëherë bëra të vetmen gjë që mund të bëja. Pasi kisha falsifikuar gjithë faktet rreth një emri të vërtetë, vendosa të jetoj me fakte të vërteta rreth një emri të rremë. Vendosa ta lë këtë vend të tmerrshëm, ku 16 vjet pas heqjes të pengesave drejt fjalës së lirë dhe botimit, vendoseshin 38 pengesa të reja për t'u bërë botues. Vendosa të jetoj nën një emër tjetër në botën e madhe. Edhe pse „Betejën e Drashovicës" nuk arrita ta botoj në 80-vjetorin e të ndjerit tim et, unë atë një ditë do ta botoj, nuk ka rëndësi në ç'gjuhë, nuk ka rëndësi në ç'pjesë të globit, qoftë edhe tek eskimezët, për të cilët thonë se jetojnë shumë mirë me njëri-tjetrin me vetëm 6 ligje. Babai do të më kuptojë edhe në varr, hija e tij do të jetë pak më e mëshirshme me mua.

Ia lë këtë rrëfim mikut tim të nderuar A. K., me dëshirën e vetme që ta botojë, pasi unë të kem kaluar kufijtë e vendi tim.

Shënim 1: Për arsye që kuptohen, nuk mund ta botojmë emrin e këtij njeriu fatkeq, një nga viktimat e shumta të burokracisë së re shqiptare.

Shënim 2: Ndonjë e dhënë e këtij tregimi mund dhe të mos përputhet me të vërtetën, porse janë të sakta të gjitha citimet nga Projekt-ligji i ri për licensimin e botuesve, i cili është marrëzia më e madhe juridike që është menduar ndonjëherë në Republikën tonë dhe orvatja më e keqe deri më tani për të kufizuar, centralizuar dhe censuruar të drejtën e botimit.

Ardian Klosi

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Botuesit kundër Nenit 45 (30-06-2007)
Kur flasim për përkthimin (16-06-2007)
Visar Zhiti, fiton çmimin letrar “Mario Luzi” (12-06-2007)
Dashuritë e shkrimtarëve tanë (21-05-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
U krijua: Vatra e poetëve Shqiptarë ''Një Shqipëri në mërgim!''

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]