Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 06:04am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Informacione
 
Doris Lessing, sekretet e rebeles që rrëmbeu Nobel-in
E hene, 15-10-2007, 07:56pm (GMT)

 Nga Oliverta Lila

Doris Lessing
Flokët e bardha, trupi i vogël me vitet që mban mbi supe e bëjnë të duket një grua e zakonshme. Një gjyshe nga ato që dinë të tregojnë përralla. Veçse ata që kanë dëgjuar rrëfimet e Doris Lessing kanë qenë të shumtë. Dhe ajo nuk ka ngurruar të flasë. Ka treguar ditët e fëmijërisë, ëndrrat, zhgënjimet, dashuritë, shtypjen e sistemeve të mëdha, për luftrat, ka folur për femrat e për meshkujt. Vetëm pak ditë dhe do të ndjejë rëndesën e 88 vjetëve. Shkrimtarja britanike e lindur në Irak vazhdon të jetojë me botën e vet. Ndërsa personazhet që i ka lindur vazhdon t’i ndajë me një numër të madh lexuesish. Nuk i interesojnë paragjykimet edhe pse jeta apo veprat e saj nuk i kanë shpetuar tehut të diskutimit. Prej tre vjetësh i qëndron larg botës letrare. Në aparatamentin e saj në një lagje të braktisur të Londrës dita merr rrjedhën normale. Por mesdita e të enjtes ka dalë nga ritmi. Emri dhe fotoja e saj në pak minuta kanë bërë xhiron e botës. Përkrah Doris Lessing të gjithë shkruajnë me shkronja të mëdha Nobel 2007. Shkrimtarja britanike ka marrë vlerësimin më të madh të botës së letrave. Për vite me radhë e kishte dëshiruar. Ka ardhur atëher kur ajo nuk e priste. Në kohën kur emri i saj lakohej me të madhe, ajo e qetë bënte pazarin e ditës. Po e shkujdesur ka zbritur nga makina, me çantat në duar ndjen rëndesën teksa i drejtohet shtëpisë. Mikrofonat dhe gazetarët e shumtë në pragun e shtëpisë së saj e kanë ndalur. Vetëm atëher, paska e hutuar ka mundur të nxjerrë një psherëtimë. Akademia Suedeze ka habitur sërisht botën letrare me vendimin e saj. Doris është rreshtuar ndër ikonat e lëvizjes feministe, edhe pse në momentë të caktuara ajo e ka mohuar. “Këngëtare e përvojave femerore, e cila, me skepticizëm, zjarr dhe fuqi tejvshtruese ka soditur një qytetërim të përçarë” ka qenë motivacioni për Nobel, ku ajo është më e vjetra që e ka marrë këtë çmim. Ndërsa me këtë titull, Doris Lessing ka mbërritur edhe te ata lexues që ende nuk e kishin njohur, dhe që vepërn e saj gjatë gjithë këtyre viteve do ta lidhin me Nobel. Ndër këta lexues është më së shumti dhe ai shqiptar. Ndërsa faqet e jetës së saj, momentet delikate u shfletuan sërisht.

Fëmijëria
 
Vitet e fëmijërisë dhe të adoleshëncës kanë lënë gjurmë jo vetëm në jetën, por edhe në veprën e Doris Lessing. Ajo ka lindur më 22 tetor të 1919-ës në Khermanshah, Irani i sotëm. Babai i saj, një zyrtar britanik që kishte përjetuar vuajtjet e Luftës së Parë Botërore, ishte martuar me nënën e Doris, një infermiere. Të dy ishin transferuar në Iran, ku ai punonte në një bankë. Familja e Doris transferohet në 1925 në koloninë angleze të Rhodesia që sot është Zimbabve. Doris Lessing frekuentoi një shkollë katolike për vajzat, edhe pse familja e saj nuk ishte katolike. Që në këto vite fillon të shfaqet karakteri i saj rebel. Nuk pranon të bëjë kompromise. E braktis shkollën në moshën 15 vjeçare dhe që nga ai moment mëson në mënyrë autodidakte. Pakënaqësitë, vuajtjet, raportete mes kolonëve dhe indigjenëve në tokën ku jetoi nuk do të shlyheshin nga kujtimet e Doris. Personazhet që “mbijnë” në Afrikën angleze do të rrëfejnë histori në shumë nga librat e saj. E megjithë vështirësitë dhe një fëmijëri pa lumturi, veprat e saj për këtë copëz të jetës shfaqin kundërshtitë e saj.

Martesat
 
Pasi largohet nga shtëpia në moshën 15 vjeçare, Doris Lessing pak vite më vonë do të provonte martesën. Në 1939-ën, kur ishte 19-vjeçe martohet me Frank Ëisdom. Bëhet menjëherë nëna e dy fëmijëve, dy djemve John e Jean. Pak vite më vonë, në 1943 gjendet përsëri e vetme, e divorcuar nga burri i fëmijëve të saj. Antarësohet në Partinë Komuniste, të cilën do ta braktiisë në vitin 1954. E vetme, e pakënaqur në klubin e komunistëve takon aktivistin politik hebreo-gjerman Gottfried Lessing. Por edhe kjo martesë nuk do të zgjaste shumë. Ndahet nga burri i dytë në 1949, pasi kishte pasur një fëmijë prej tij. Pas gjithë këtyre transferehet në Angli me djalin e vogël Peter. Në këtë kohë publikon romanin e saj të parë “Bari këndon” në 1950. Që nga ky vit, jetën e saj ia kushton të shkruarit. Ka publikuar romane, tregime, vepra teatrale, libra të fantashkencës. Në veprat e saj, me tematikë të theksuar sociale siç është rasti i konfliktit racial, emancipimi i femrës, impenjimi politik, elementi autobiografik merr rëndësi të veçantë.

Feministe
 
Edhe sot, në moshën 88-vjeçare mbahet një nga ikonat e lëvizjes feministe. Po me këtë motivacion mori edhe Nobel 2007. “Ditari i artë”, publikuar më 1962 ishte vepra që i dha vulën e feministes. Një roman i ndërtuar në formë ditari të Anna Ëulf, një grua që kërkon rrugëdalje prej kaosit, hipokrizisë dhe monotonisë së gjeneratës së saj. kritikët e quajtën një libër feminist nga ata klasikët, por Lessing e mohoi. “Ajo që feministet duan prej meje, është diçka që ato nuk e kanë marrë në konsideratë pasi vjen nga religjoni. Duan që të jem dëshmitarja e tyre. Ajo që vërtet duan të më thonë është “motër, do të jem në krahun tënd të luftës për atë ditë kur këta burra kafshë nuk do të jenë më”, shprehet ajo për “Neë York Times” në 1982. Por vite më vonë, në vitin 2001 Doris lessing lëshon disa deklarata ekstreme për gratë. Titujt e gazetave nuk ngurrojnë të shkruajnë se Lessing “shndërrohet”. “Mjaft i poshtëruat burrat”, thërret me të madhe ajo duke iu kundërvënë femrave që harxhojnë energji me këto gjëra të kota. “Jam gjithnjë e më e shpërqëndruar nga një përçmim automatik kundrejt meshkujve që tashmë janë pjesë e kulturës sonë”, është shprehur ajo duke vazhduar më tej se “gratë sot janë mendjemëdha dhe i trembin burrat. Ne kemi gra të mrekullueshme në të gjitha fushat, por përse kjo duhet të ketë një kosto kaq të lartë për meshkujt?”. E në kundërpërgjigje të kësaj, kohë më vonë në intervistat e saj ajo deklaron: “Ju gratë e reja nuk e kuptoni se sa me fat jeni në krahasim me gratë e brezave të shkuara. Jeni me fat, jemi të gjitha me fat. Njëher e një kohë, ekzistenca femërore ishte tërësisht e përqëndruar mbi martesën dhe mëmësinë. Nuk kishe mundësi të merreshe me projekte të tjera, prandaj të martoheshe dhe të bëje fëmijë, për vajzat kthehej në një tmerr. Tani gjithçka është ndryshe”.

Plakja
 
Për plakjen ka folur gjithnjë me neveri. Avantazhe? Nuk ka asnjë, të përgjigjet Doris Lessing. Plakja është një pritshmëri që të tjerët kanë ndaj nesh. Në pakistanin e vitit 1986 kam takuar gra që mund të ishin vajzat e mia, por që në pamje reflektonin shumë vite sepse shoqëria këtë priste. Sot pritet që të mos plakesh kurrë. Momenti i vërtetë i plakjes ëhstë kur rremat tërhiqen në barkë. I plakur do të thotë budalla dhe i paaftë. Ke gjithnjë një njeri për ta dënuar ose përbuzur. Si psecie jemi akoma shumë tribal: ne jemi të mirë, të tjerët të këqinj”.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Panairi i Librit në ditëlindjen e tij të 10-të (15-10-2007)
Botohet ne italisht “Antologjia e letrave shqipe” (14-10-2007)
U krijua: Vatra e poetëve Shqiptarë ''Një Shqipëri në mërgim!'' (25-09-2007)
Artisti që mbyll sytë është tradhtar (18-08-2007)
Një lidhje shkrimtarësh ka vetëm shkrimtarë (12-08-2007)
Heshtje në 70-vjetorin e Mjedës (11-08-2007)
Letërsia si habi estetike (04-08-2007)
Kur libri 'bashkon' kufijtë (29-07-2007)
Zyrë për të drejtat e Autorëve apo Polici për Botuesit? (17-07-2007)
Udhëtimi me fat i Ornela Vorpsit (03-07-2007)
Nën ombrellën e parathënies së... (30-06-2007)
“Thesari” i Berishës, librat antikuare për Skënderbeun (30-06-2007)
Një viktimë e Ligjit për librin (30-06-2007)
Botuesit kundër Nenit 45 (30-06-2007)
Kur flasim për përkthimin (16-06-2007)
Visar Zhiti, fiton çmimin letrar “Mario Luzi” (12-06-2007)
Dashuritë e shkrimtarëve tanë (21-05-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
U krijua: Vatra e poetëve Shqiptarë ''Një Shqipëri në mërgim!''

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]