Zemra Shqiptare

Paul Tedeschini: Nji skjarim Kushtrim Janines!
E enjte, 03-07-2008, 07:34pm (GMT)

I nderti z.Kushtrim Janina!

Kam lexue komentin tuej te dates 01-07-2008, 08:58am ne shkrimin e Ilir Dardanit me titull “Leter Gjergj Kastriotit” ( http://www.zemrashqiptare.net/comment/3728/ ). Une nuk kam ndermend te analizoj gjithe komentin tuej, ne te cilen une vlersoj ma shume shqiptarizmin tuej se sa spjegimet dhe argumentet perkates.

Nuk asht hera e pare qe ne Kosove dalin “historian” qe flasin me “kompetenca shkencore” pa e njohte aspak historine apo tue e shtrembnue ate, me qellim apo nga injoranca.

Ne komentin tuej nder te tjera ju pohoni:

 “.....Mbi majet e minarve te xhamive islame dhe mbi majet e kryqeve te kishave te krishtera qe jan ngulur me force ne gjoksin e mbiqjellit te atdheut tone nga sundimet e huaja ....”.

Po ta skjaroj ty dhe te gjithve atyne qe shprehen si ti:

Kristjanizmi ne Ilirì nuk asht perhape nga sundimet e hueja, por me predikimin e apostujve si Shen Pali etj dhe jo me dhune, por nepermjet predikimit dhe te martirizimit, dmth te persekutimit te kristjanve.

Dhe po me kete menyre, me predikim dhe me persekutimin e kristjanve, apo me persekutimin e atyne muslimanve qe sot tue kerkue rrajte e veta po rikonvertohen ne kristjan, do te perhapet perseri kristjanizmi edhe ne Kosoven shqiptare. Dhe nuk ka me kene e larget dita qi vete kosovart, me vullnetin e tyne te lire dhe me bindje, do te shndrrojne perseri ne Kisha Kishat e kethyeme ne Xhami ne kohen e okupacionit te zì turk.

Per menyren e perhapjes e kristjanizmit me menyren apostolike, dmth te perhapjes nepermjet fjales, mund te lexosh ketu ne po kete gazete shkrimin tem (te argumentuem me fakte dhe dokumenta historik) te dates 04-05-2008 me titull Nji keshill zotni Blerim Gashanit: Studjoje Historine!”  ( http://www.zemrashqiptare.net/article/Debat/3116/ ) si dhe shkrimin e kosovarit Bagzad Baliu te dates 02-07-2008,  me titull “GJUHA DHE KRISHTERIMI”  (http://www.zemrashqiptare.net/article/RevistaZemra/3746/ ).

Thellonju mor burr dhe studjoni para se te publikoni nji shkrim, sepse rinia prej jush meson, drejte apo shtrembt qofte ajo qe shkrueni.

Te fala Paul Tedeschini



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.