Letërsia Shqiptare

Botohet ne italisht “Antologjia e letrave shqipe”
E diel, 14-10-2007, 08:48pm (GMT)

“Antologji e letrave shqipe”, botuar ne gjuhen italiane, u promovua pak dite me pare ne Lece. Kjo veper u pergatit ne kuadrin e projektit Interreg III te Bashkimit Evropian, Shqiperia-fisnikeria e shqiponjave, nen kujdesin e Bashkise se Leces e ne bashkepunim me komunitetin e shkrimtareve shqiptare. Hartimi i Antologjise se letrave shqipe - antologjia me e gjere e letersise shqipe e perkthyer dhe e botuar ndonjehere jashte Shqiperise - mban autoresine e prof. Nasho Jorgaqit. Ne antologji perfshihen tetedhjete autore, qe perfaqesojne letersine shqipe bashkekohore, kryesisht nga vitet ‘90 e ketej. Jane krijime ne proze e poezi te brezave te ndryshem, nga Ismail Kadare, Dritero Agolli, Vath Koreshi, Fatos Kongoli, Fatos Arapi, Qamil Buxheli, Kasem Trebeshina, Skender Drini, Niko Kacalidha, Xhevahir Spahiu etj., e deri te me te rinjte, si Ervin Hatibi, Ridvan Dibra, Teodor Keko, Visar Zhiti etj. Talentet femerore jane perfaqesuar nga Natasha Lako, Diana Culi, Luljeta Lleshanaku etj., kurse letersia e shkrimtareve te persekutuar me autore si Zef Zorba, Pjeter Arbnori, Mihal Hanxhari, Pano Taci, Visar Zhiti etj.

Poezia e Antologjise eshte perkthyer nga poetet e shquar italo-arbereshe Kate Cukaro e Zef Skiro di Maxho, ndersa proza nga perkthyesi i njohur Euxhenio Skalambrino.

Koha Jone


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.