Letërsia Shqiptare

Kongoli, ne “dyert e botes anglishtfolese”
E shtune, 10-11-2007, 09:22pm (GMT)

Pas suksesit te arritur ne Shqiperi, Ballkan e deri ne France me botimin e veprave te tij si "Burgjet e kujteses", "I humburi", "Dragoi i fildishte", "Endrra e Damokleut" dhe "Lekura e qenit", se fundi, shkrimtari Fatos Kongoli duket se po shijon suksesin edhe ne tregun e librit anglez. Drejtori i Shtepise Botuese “Toena”, Fatmir Toçi, tregon per gazeten “Albania” se kohet e fundit ne Britanine e Madhe eshte botuar ne gjuhen angleze romani “I humburi” i Kongolit, perkthyer nga Robert Elise dhe Janice Mathie, botuar nga shtepia botuese “Seren” ne Uells. Nje shkak me teper per kete interesim te botuesve ne Britanine e Madhe ndaj krijimtarise se shkrimtarit shqiptar ka qene çmimi qe Kongoli ka marre kohet e fundit nga “Pen Club Britanik” per vitin 2007.
Kongoli nuk ka munguar ne promovimin e romanit te tij ne Uells, madje mesojme se ai ka qene gjithashtu i pranishem edhe ne disa seminare ne Universitetin e Bangorit, Uells, ne Oksford, si dhe ne librarine “Foyles” te Londres ku ka takuar dashamires te letrave, kritike, studente, etj. Kongoli eshte i perkthyer ne tete gjuhe te Europes, si gjermanisht, frengjisht, polonisht, greqisht, serbisht, etj. Romani me i njohur i Kongolit pa dyshim eshte “Lekura e qenit”, qe u shpall “Libri i muajit” ne Gjermani, nderkohe qe eshte botuar ne Zvicer nga shtepia botuese “Ammann Verlag” e Zyrihut. Ndersa ne muajin prill shkrimtari ka promovuar ne Tirane romanin e fundit “Jete ne nje kuti shkrepesesh”, ne te njejten kohe “Endrra e Damokleut” merr çmimin “Vepra me e mire letrare ne origjinal” nga Shoqata e Botuesve te Maqedonise, ne kuader te Panairit Nderkombetar te Librit qe u zhvillua ne Shkup.

Albania


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.