Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 04:50am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Informacione
 
Mbeten të trashëgueshëm
E merkure, 06-08-2008, 07:21pm (GMT)

Elsa Demo

Ndryshon ligji “Për të drejtën e autorit”. Rinjihet pronë intelektuale e trashëgueshme vepra e autorëve që nuk është paguar në periudhën 1968-1991. Edhe për 23 vjet e drejta mbi krijimtarinë e Migjenit, Poradecit apo Kutelit iu njihet pasardhësve
Pritej që vepra e Migjenit të bëhej pronë publike këtë gusht meqë mbushen 70 vjet nga vdekja e shkrimtarit shqiptar (1911-1938). Por ndryshimet në ligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të”, kanë përmbysur diçka brenda atyre që njihen si parime universale për administrimin e pronës intelektuale. Për rastin e Shqipërisë ndryshimet në këtë ligj lindën si nevojë për të korrigjuar atë trajtim që i ishte bërë nën diktaturë produktit intelektual të një grupi autorësh.

Më 26.06. 2008 është miratuar nga Komisioni i Ligjeve i ashtuquajturi “amendamenti Ceka”, tek i cili deputeti Neritan Ceka propozonte njohjen e të drejtës së autorit për një periudhë 23-vjeçare, duke mbajtur parasysh që ndërmjet viteve 1968-1991, kjo e drejtë iu është shkeluar autorëve nën diktaturë.

Ceka kishte argumentuar se njohja e të drejtës së autorit deri 70 vjet pas vdekjes, nuk mund të funksionojë në Shqipëri për disa shkrimtarë që kanë vdekur para apo gjatë periudhës 1968-1991. “Duhet që kjo periudhë të mos hyjë në llogaritjen e viteve”, propozonte Ceka. Migjeni ka qenë autori me të cilin ai e ka mbrojtur tezën për amendamentet. Millosh Gjergj Nikolla është ndarë nga jeta në vitin 1938, por “që nga viti 1968 familja e tij nuk mori asnjë honorar për të drejtën e autorit. Këtë vit mbushen 70 vjet nga vdekja dhe sipas ligjit të vitit 2005, pas vitit 2008 nuk funksionon më e drejta për këtë autor.”

Me miratimin e këtij ndryshimi në ligjin nr. 9380 datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të”, “ngushëllohen” jo vetëm ata autorë që s’kanë lënë fëmijë, po edhe ata që kanë lënë trashëgimtarë të tjerë, si për shembull Lasgush Poradeci apo Mitrush Kuteli, të cilëve që nga viti 1968 deri më 1991 nuk iu është paguar ribotimi i veprave.

Kështu, rezulton që trashëgimia e veprës së Migjenit si pronë private të vlejë deri në vitin 2031. Për autorë të tjerë bëhet llogaritja sipas vitit kur ka vdekur autori. Për Lasgush Poradecin, e drejta e autorit duhet të paguhet deri në vitin 2050 dhe për Mitrush Kutelin deri në vitin 2053.

Sipas, Neshat Tozajt, drejtor i Albautorit, ky ndryshim në ligj refuzon njohjen në bllok për kohëzgjatjen e mbrojtjes së të drejtave të autorit, sepse Shqipëria është një vend që ka pasur specifikat e veta në këtë drejtim. Ai i quan të paargmentuara kundërshtitë që i janë bërë amendamenteve dy muaj më parë kur u diskutuan në Kuvendin e Shqipërisë. “Ligji nuk mund të veprojë njëlloj për të gjithë krijuesit. Atyre që kanë qenë të burgosur, të internuar, që iu është hequr e drejta, duhet t’iu kalkulohen këto vite dhe t’iu zbriten nga 70 vitet e njohjes së trashëgimisë intelektuale.

Në këtë mënyrë ligji zhvillon karakterin e tij humanist. Vullneti i ligjvënësit kërkon respekt për ata që vuajtën”,- thotë Tozaj i cili prej vitesh drejton një nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtës së autorit. “Në këtë rast nuk bëhet fjalë për një individ po për një kategori sociale, prandaj miratimi i ndryshimeve në ligj duhet përshëndetur”.

Tozaj i përgjigjet argumenteve kundër amendamenteve, kundërshti që në fakt erdhën nga deputeti Besnik Mustafaj. Sipas këtij të fundit propozimi i Cekës ishte sjellë deri në Kuvend “për interesa të vogla dhe personale të zotit Ceka”. Mustafaj pohonte që shkrimtarë si Migjeni “nuk kanë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë... Pas dy vjetësh Fishta dhe Konica bëhen vepër publike dhe as këta nuk kanë lënë pasardhës. Ne po bëjmë një lojë me kohën për të shpërblyer trashëgimtarë shumë të largët që mund të ketë një autor. Kjo nuk është bërë në asnjë nga vendet e Lindjes. Nëse do të vazhdohet t’i merret e drejta e autorit Migjenit apo Konicës e Fishtës pas dy vjetësh, atëherë në mënyrë të pashmangshme kjo do të ndikojë në kufizimin e shpërndarjes së këtyre veprave.”

Po cilët autorë të tjerë do të përfitonin nga këto ndryshime në ligj?

Pra si do të bëhet klasifikimi i autorëve që iu është “ngrënë haka” dhe nuk janë paguar për 23 vjet? Çfarë kriteresh dhe rregullash do të hyjnë në lojë?

“Zbatimi i ligjit kërkon që të aprovohet njërregullore apo të vendosen kritere se cilët do të përfitojnë nga këto ndryshime, sepse duhet të kemi të qartë që kohëzgjatja e veprës konvertohet në para për trashëgimtarët edhe për 23 vjet”, thekson drejtori ekzekutiv i “Albautorit”, Neshat Tozaj.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e ka dekretuar ligjin që në fillim të muajit korrik dhe pritet të botohet së shpejti që në Fletoren Zyrtare. Pastaj hyn në fuqi.

Shekulli

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Botohet në Amerikë libri “Poezitë dhe poetët më të mirë të vitit 2007”, i cili hapet me poetin Petraq Risto (31-07-2008)
Tronditet hirearkia e letrave shqipe, ndryshon renditja e shkrimtarëve (22-07-2008)
TRABOINI©Connect: 20 mijë vizitorë (29-06-2008)
Begzad Baliu: Botimet e autoreve nga Kosova ne Shqiperi gjate komunizmit (08-06-2008)
Migjeni publik? (13-05-2008)
Fundjava e krijuesve shqiptarë në Birmingham (13-05-2008)
Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove (15-03-2008)
Në jubileun e 100 të lindjes së Çabejt (12-02-2008)
Ali Asllani, Një poezi e panjohur për vdekjen e Ismail Qemalit (06-02-2008)
Vendosja e TVSH ndalon emigrimin e kapitaleve... (20-01-2008)
Libri dhe servilizmi politik (18-01-2008)
Jo vendosjes së TVSH mbi librin (07-01-2008)
Romani i parë i letërsisë shqipe, shkruar më 1889, i kushtohet një martireje të krishterimit (19-12-2007)
Cmimi "Pjeter Arbnori" poetit amerikan Z.Frederick Turner, perkthyer nga poeti Gjek Marinaj (29-11-2007)
"Fitorja e padukshme" e Mujë Buçpapajt (18-11-2007)
Kongoli, ne “dyert e botes anglishtfolese” (10-11-2007)
Nasho Jorgaqi: Një antologji për letërsinë bashkëkohore shqiptare (20-10-2007)
Testamenti, Kadare bën ndërhyrjet e fundit në veprën e tij (15-10-2007)
Doris Lessing, sekretet e rebeles që rrëmbeu Nobel-in (15-10-2007)
Panairi i Librit në ditëlindjen e tij të 10-të (15-10-2007)
Botohet ne italisht “Antologjia e letrave shqipe” (14-10-2007)
U krijua: Vatra e poetëve Shqiptarë ''Një Shqipëri në mërgim!'' (25-09-2007)
Artisti që mbyll sytë është tradhtar (18-08-2007)
Një lidhje shkrimtarësh ka vetëm shkrimtarë (12-08-2007)
Heshtje në 70-vjetorin e Mjedës (11-08-2007)
Letërsia si habi estetike (04-08-2007)
Kur libri 'bashkon' kufijtë (29-07-2007)
Zyrë për të drejtat e Autorëve apo Polici për Botuesit? (17-07-2007)
Udhëtimi me fat i Ornela Vorpsit (03-07-2007)
Nën ombrellën e parathënies së... (30-06-2007)
“Thesari” i Berishës, librat antikuare për Skënderbeun (30-06-2007)
Një viktimë e Ligjit për librin (30-06-2007)
Botuesit kundër Nenit 45 (30-06-2007)
Kur flasim për përkthimin (16-06-2007)
Visar Zhiti, fiton çmimin letrar “Mario Luzi” (12-06-2007)
Dashuritë e shkrimtarëve tanë (21-05-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
U krijua: Vatra e poetëve Shqiptarë ''Një Shqipëri në mërgim!''

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]