E shtune, 10-01-2009, 01:25am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Revista Zemra
Reportazh
Elita Kombëtare
Historia
Personazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Informacione
Sporti
Speciale
English
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Informacione
 
Liderët e Republikës së Kosovës: Mesazhe urimi për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit
E premte, 28-11-2008, 12:01am (GMT)

Nga Hajdin ISLAMI

Kosovë, 28 nëntor 2008-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe Kryeministri Hashim Thaçi, u janë drejtuar qytetarëve të vendit me mesazhe urimi, me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit. Ne po i sjellim të plota të dy mesazhet e këtyre liderëve.

Mesazhi i Fatmir Sejdiut,President i Republikës së Kosovës

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,Ju shpreh urimet e mia të përzemërta për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Kjo datë e bujshme e historisë moderne shqiptare përputhet edhe me kthimin e heroit tonë nacional, Gjergj Kastrtiotit-Skënderbeut në Krujë, më 1443, ndaj kudo që ka shqiptarë nderohet e përjetohet si njëra ndër datat më të veçanta të gjithë historisë sonë.Festa e Flamurit, veçmas këtu në Kosovë, sivjet kremtohet me më shumë krenari e gëzim. Këtë datë të rëndësishme të historisë sonë po e shënojmë në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, të njohur tashmë nga 52 vende anekënd globit. Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me miqtë tanë të shumtë, e në rend të parë me ShBA-të dhe me BE-në, do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim të plotë që ta forcojnë lirinë, demokracinë dhe ekonominë e vendit tonë, në mënyrë që shteti ynë i ri, i krijuar mbi sakrificat e shumë brezave të dëshmojë se është anëtar i denjë i kombeve të lira.Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë do të punojnë së bashku me vendet e rajonit në forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore, si dhe për shpejtimin e ecjes së fuqishme në procesin e integrimit në BE dhe në NATO. 28 Nëntori i flamurit tonë kombëtar do të jetë përherë një pikë e shndritshme frymëzimi dhe orientimi për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Mesazhi i Hashim Thaçit, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon qytetarët shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar. Në telegram thuhet:Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është datë e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë. Pas përpjekjeve shekullore për liri dhe pavarësi, u krijua shteti shqiptar, duke zgjidhur pjesërisht një aspiratë të kombit tonë. Themelimi i shtetit shqiptar, edhe pse kaloi nëpër sfida të rënda, ishte e arritur madhore në fillim të shekullit njëzet.Sot, Republika e Shqipërisë është shtet demokratik, drejt rrugës së sigurt për t’u integruar në NATO dhe në Bashkim Evropian.Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori 2008, Kosovën e gjen shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.28 Nëntori është i rëndësishëm për historinë e Kosovës. Është datë e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jashari.Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, gjithë bashkëkombësit tanë krenohen me të arriturat e përbashkëta në rrugë drejt integrimit në institucionet euratlantike.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Shperthim ne Polican, vdes punetorja
Hajdin Islami: Aksidente në Kosovë
Prokuroria mbyll çështjet e Edi Ramës, dhjetëra kallëzime penale për kryebashkiakun “humbin” në organin e akuzës
Hajdin Islami: DAKRS në Komunën e Klinës u ndau mirënjohje artistëve dhe sportistëve të saj
Trakte ne qytet: Te shkarkohet Vasil Bollano
Dosja e zezë e mjekesisë, rasti i 55 i vdekjes për faj të bluzave të bardha
Qytetërimi vendos hapjen e dosjeve, opozita izolohet brenda krimit
Hajdin Islami: Avni Dervishi, po lobon në Suedi për Kosovën
SHBA, terrorizmi, tre shqiptarë rrezikojnë burgim të përjetshëm
Fatmir Terziu: H.S.Kang & Co Solicitors thirje imigrantëve të paligjshëm

Ndryshoni Pamjen
[Krye]