| Zemra Shqiptare | ||||
|
Engjëll Koliqi: Letër nga Dielli E hene, 26-05-2008, 08:00pm (GMT)
Shkruan: Engjëll KOLIQI Edhe kësaj pranvere kam vështirësi dhe telashe në depërtimin drejt jush, dardanët e mi të dashur. Rrezet e mia, edhe kësaj pranvere, kanë hasur në shumë pengesa të barrikaduara. Në hemisferën dhe në atmosferën dardane, ende ka plot mjegullnaja. Në tokën dardane ende vërehen shumë pengesa e vështirësi, prandaj rrezet e mia po kanë telashe në depërtimin drejt jush, dardanët e mi të dashur. Por, ju rrini të qetë dhe mos mërziteni, sepse edhe këto stuhi kalojnë, mjegullnajat shkrihen, udhëdepërtimet lirohen dhe, përfundimisht, në mesin tuaj – anekënd tokave dardane do të mbretërojnë drita dhe ngrohtësia. Përmes rrezeve të mia do të keni dritën e së vërtetës dhe të dashurisë dhe do të përjetoni një ngrohtësi shpirtërore, o njerëz të mirë të Dardanisë. Kjo letër e ime, dardanë të dashur, do të ju gjej të gjithëve shëndosh e mirë dhe do të ju shpjegojë pak histori, për të përfunduar me një porosi nga vullneti i mirë e për vullnet të mirë. Prandaj - pranojeni, shpaloseni, lexojeni, kuptojeni e provoni ta jetësoni – pa hezituar, sepse nuk ju rrezikon gjë, por ju ndihmon në synimet tuaja jetësore. Një gjë është e sigurtë: megjithë vështirësitë e pengesat e shumta dhe megjithë peripecitë e mëdha, rrezet e mia përfundimisht kanë depërtuar në tokën e shenjtë të Dardanisë. Pra, në këtë pranverë historike që shënon rilindjen e Dardanisë dhe të popullit të saj, unë jam më i lumtur se kurrë më parë.
O njerëzit e mirë të Dardanisë – natëzezën mos e harroni, por lëreni në margjinat e historisë. Përqafoni ditëbardhën historike dhe nisuni bashkë me mua – me dashuri ta pushtojmë mbarë gjithësinë. Ju eni me besë e me përkushtim, kurse unë jua garantoj suksesin e mrekullueshëm. Bashkë do të jemi autorë të mrekullisë. Dardania do të vezullojë gjithmonë me rreze dashurie. Të pandashëm të jemi në marshin drejt mrekullisë, të pandashëm në mrekulli, të pandashëm në dashurinë shembullore! Kjo e madhja verë historike na e garanton shekullin e dashurisë. Eni ta pushtojmë e me besë ta shfrytëzojmë. Unë nuk ju mungoj asnjëherë. Përherë do të jem me ju – deri në amshim! Me rreze dashurie do t'i pushtojmë botërat e mbarë gjithësinë. Në mreekullinë tonë do të ndjehen të lumtur të gjithë zotërat. Gëzuar! Garlate (LC) – Itali, 26 maj 2008
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||