Letërsia Shqiptare

“Atje ku u rrita, atje ku piva sisë, atje edhe dua të vdes”
E enjte, 15-11-2007, 06:21pm (GMT)

“Atje ku u rrita, atje ku piva sisë, atje edhe dua të vdes”.

Nga Raimonda Moisiu

Petraq J. Pali
1.Përshëndetje Petraq, kemi kohë që komunikojmë bashkë dhe ne këto vite njohjeje kam njohur njeriun, shkrimtarin, poetin, kam përfituar nga përvoja juaj, në kuadrin e evidentimit të vlerave shqiptare, në përgjigje të kontributit tuaj në krijmitari, por edhe në Forumin “ Lidhja Qeparotase”, dëshiroj tu përgjigjesh disa pyetjeve . Kush është Petraq Janko Pali?

Kam lindur në Qeparo të Himarës, kalova fëmijërinë atje dhe në moshën 13-14 vjeçare mora udhët e jetës, në shkollë, në ushtri dhe më pas në punë. Jetova, punova dhe krijova familjen në Vlorë, deri në fillimet e demokracisë ku në 10 -të shkurtit 1991, u largova i sforcuar nga Atdheu. Në fillim në ishullin e bukur të Korfuzit deri në dhjetor të 1997, e prej asaj date e deri më sot banoj po familjarisht këtu në shtetin e Virxhinias, nw SHBA .

2.Jetoni në Virginia, SHBA, çfarë iu solli këtu?

Në Amerikë, erdha me deshirën e sime bije Jolandës, e cila u martua me një shtetas shqiptaro-amerikan, Dhimitrin, me babë shqiptar dhe nënën amerikane, por unë kisha edhe dy vëllezër të nënës këtu, të mërguar këta, qysh nga fillimet e shekullit të kaluar. Kështu që, ëndrrën që patëm për ta, e realizoi ime bijë, e cila solli edhe familjet e vëllezërve të mi dhe fëmijet e tyre këtu.

3.Ju jeni një djale i lindur në bregun e detit, perlën e atdheut tonë. Babai juaj është eruditi, Janko LL. Pali, diçka per figurën e nderuar dhe të respektuar të historisë së arsimit shqip, por edhe letrave shqipe. Sa krenar ndjehet Petraqi, për këtë?

Me të vërtetë jam djalë i lindur e rritur në Bregun e Detit, dhe gjatë gjithë jetës sime nuk i jam ndarë kurrë as Bregut dhe as Detit, dhe pse sot jam shumë larg prej tyre, unë shkoj aty çdo vit për dy muaj. Aty gjej gjithçka. Dhe me të vërtetë është si thoni edhe ju, një “Perlë e Atdheut”.

Jam djali i mesëm i Janko Palit “Mësues i Merituar” i cili për 37 vjet rresht punoi si mësues i të bukurës gjuhës shqipe në krahinën e Himarës, Vlorës, Mallkastrës dhe Gjirokastrës.

Im atë ishte mësues i dëgjuar dhe një mësimdhënës me kulturë; ishte një demokrat i madh në shpirt, i ardhur nga Greqia dhe Parisi, ku kishte jetuar më tepër se 20 vjet. Solli kulturë dhe zhduku injorancën në ato fshatra, ku punoi në fillimet e shekullit XX. Ka lëne pas një krijmtari të nderuar, e cila fal demokracisë avash- avash po del në dritë e tëra. Deri tani, me mundimet dhe kursimet e mia, atij i jane botuar tre libra, “Historia e Qeparoit”, Perzgjedhje Poetike “Afër fundit ç’po shikoj” si edhe “Feniksi i Himarës”, biografi e mikut të tij Neco Mukos “Artist i Popullit”. Së shpejti del në botim edhe “Historiku i shkollës së Qeparoit” për më tepër se 150 vjet.

Natyrisht, për emrin e tim eti jemi shume krenare të tre djemtë tij, nipër e mbesa, por edhe i gjithë fshati i Qeparoit dhe më gjerë, mbasi atë e kujtojnë me plot respekt të gjithë, për fisnikërine e tij si njeri dhe per punën e madhe që bëri për letrat shqipe.

4-Ju jeni një krijues shumë prodhimtar , sa mund të them me plot gojën , energjia e juaj nuk njeh kufij. Ku e gjeni këtë energji dhe muzë?

Kjo është pak sa pyetje e vështirë. Unë do ju pergjigjem me plot sinqeritet dhe me shpirt. Babai jonë u mundua dhe sakrifikoi kaq shumë për ne të tre djemte tij për të na shkolluar sa asnjë prind tjetër nuk mund ta kishte bërë këtë. Ne fatkeqsisht që të tre morem vetëm arsim të mesëm, njëri teknik- mekanik, njëri teknik ndedrtimi dhe njedri elektrik. Ne i detyrohemi shumde atij, i cili vdiq me merak pedr shkollimin tonë. Këtij prindi të mrekullueshëm ne i kishim dhe i kemi shumë “borxhe”kështu që unë në ndërgjegjien time me ardhjen në mërgim, duke ditur se mund të bëja diçka fillova të lëvroj në letrat shqipe. Im atë, që jetoi deri në vitet e fundit të jetës me mua në ishullin e Korfuzit, i ikur kundër dëshirës së tij nga fshati, mbasi ime më vdiq qysh ne 1989, kishte spikatur shpejt shenja tek unë si një njeri që më pëlqente të shkruaja dhe krijoja veprimtari,…dhe shpesh më kishte thënë: -…merru more d jalë shkruaj, pse e kalon kohën kot, ti mund te bësh diçka në dobi të vetes dhe shoqërisë- këto mi thoshte gjatë gjithë jetës, edhe pse nuk pata arsimin e lartë…! Kjo nxitje më bëri të shkruaja një “monodramë” për mikun tim emigrant, inxhinjerin e talentuar të marinës Detare z. Selim Lala, i cili vdiq nga supervuajtjet e emigracionit, kur punonte me tragetin “Aulona” Korfuz- Sarandë, pronë e disa grekërve, të cilët silleshin me puntorët në mënyrë dhe sjellje arrogante. Selimi, u ftoh keq dhe vdiq. Unë e qava dhe shkruajta për të. E dërgova materialin në Radio Tirana, e cila e trasmetoi pothuaj për disa muaj rresht nëpërmjet z. Agim Zeka, në emisionin për Shqiptarët jashtë atdheut. Im atë ishte gjallëe, më përgëzoi dhe më tha: - Vazhdo të shkruash, atëherë do të njohësh veten. Ai u gëzua shumë. Mbas disa muajsh im atë ndërroi jetë dhe unë…vazhdoj të shkruaj me bekimin e tij! (Fatkeqesisht “monodramën” e nisa ne radio Tirana dhe nuk mbajta asnjë kopje. Më kanë thënë që e shoqja e të ndjerit Selim, dhe femijët e tij kanë një kopie kasetë të inçizuar. Unë s’kam bërë përpjekje ta kem një kopje.)

5.Ju sapo nxorrët në dritën e botimi , romanin” Gruaja me të zeza” Si ju lindi ideja dhe ç’mund të na thoni për këtë?

Po, sa kam nxjerrë romanin “Gruaja me të zeza” Ideja për të shkruajtur dhe përzgjedhur këtë temë, më ishte fiksuar me kohë, më duhej të obligohesha, më dukej se i isha borxhlli një nipi të nënës sime Mitro Vodës, i cili u vra pabesisht në Shkodër, aty nga vitet ’50 nga qarqe shoviniste, mbasi ai sa ishte kthyer nga Jugosllavia Titiste ku shërbente si agjent i joni në Beograd. Ai, ishte djalë i vetëm dhe 26 vjeç. Nuk u shkruajt asnjë fjalë për të, ai vetëm u qa nga nëna e tij që gjithë jetën e kishte shtëpinë të lyer me të zeza. Të tillë fat, patën edhe djemtë e tjerë të bregut, ndoshta ngelën edhe gjallë, por vitet e rinisë së tyre i sakrifikuan për atdheun me misione të mistershme, siç ishte edhe jeta e vetë Robert Aligjonit, heroit të këtij romani. Isha borxhlli i atij grushti djemsh të bregut, si Mitros, Manolit, Andonit, Kleanthit, Arsenit dhe pse jo edhe vete “Robertit” mikut dhe heroi tim.

6. Ju jeni një mjeshtër i vargut të lirë, i këndoni të bukurës, mallit, dhimbjes , dashurisë, bregut të detit, me humorin e spikatur godisnin veset që demtojnë shoqërinë, etj. Ju keni botuar një libër me poezi “Bronx përmbi stërkalë”, sa e ndjeni veten tuaj në poezi dhe në krijimtari në përgjithësi?

Haa haaa! Unë kurre nuk mund të quhem mjeshtër i poezisë, poezia ime është poezi e shpirtit tim, stili i saj është i thjesht, lirik, popullor. Une i këndoj me shpirt vëndit tim, gurit tim, nënës sime, dashurisë sime, bregut tim, Shqipërisë sime dhe kujtimeve të mia…prandaj edhe njerëzit e thjeshtë të vendit tim e duan dhe e dashurojnë këngën time se ajo është edhe kënga e tyre, vjersha e tyre, poezia e tyre dhe pse jo edhe bejtet e tyre. Prandaj edhe unë kënaqem dhe jam krenar me vargun tim të ciltër, dhe këndoj në të ashtu si ma thotë shpirti. Une, atë që ndiej e shkruaj, dhe shkruaj atë që ndiej!

7.Ju jeni themelues dhe moderator i Forumit “ Lidhja Qeparotase”, ku jo vetëm kontribuoni me krijimtari ,por edhe krijues të tjetrë të letrave shqipe, Ç’mund të na thoni ndonjë sugjerim, për pasqyrimin e krijimeve në blog?

Po, jam krijues dhe moderator i Forumit “Lidhja Qeparotase dhe miqtë e saj” qysh prej vitit 1998 këtu në VA/USA. E krijova këtë lidhje duke besuar se do bëja diçka për Qeparotasit, për Qeparonë dhe më gjerë. Me ndihmën e mikut tim Agim Bacelli, arritëm që rreth këtij forumi të mbledhim dhe angazhojmë miq të mrekullueshëm intelektualë Shqiptarë nga e gjithë bota të cilët i respektojmë siç na respektojnë edhe ata ne. Në këtë forum, kurrë asnjëherë dhe në asnje rast, Shqiptari nuk fyen Shqiptarin siç ndodh shpesh nëpër lista të tjera elektronike….as ka për të ndodhur. Ne i flakim jashtë njerëzit që sjellin përçarje në këtë forum. Ne nuk bashkohemi me asnjë prej tyre. Këtu janë të gjithë anëtarët fisnikë. Më jepet rasti të falënderoj të gjithë anëtarët e këtij forumi si dhe të përshëndes ata, për ndihmën dhe kontributin që kanë dhënë, si edhe për dërgesat e tyre dinjitoze, si krijime, mesazhe, fal� �nderime, ngushëllime, njoftime dhe fotografi. Jam shumë krenar për ta, dhe i falenderoj si unë dhe miku im Bacelli. Ne e kemi ushqyer këtë listë me krijime të larmishme, poezi, prozë, foto -ngjarje, histori dhe kurrë, asnjëherë me informacione politike. Ky forum qëndron jashtë politikës dhe jashtë bindjeve fetare. Ç’do opinion dhe bindje pranohet dhe respektohet nga ky forum.

8.Ju jeni autor i shumë librave. Ç’mund të na thoni për mesazhet që ju përcillni në to?

Po, gjatë këtyre viteve të fundit kam krijuar dhe kam botuar disa libra me poezi dhe në prozë, të gjitha të spronsorizuara nga unë vetë… është për të qeshur këtu se u mundova se mos kompania ku punoj do të më jepte ndonjë $, për botimin e “Gruas me të zeza” dhe si një amator vendosa emrin e kompanisë për spronsorizim…por fatkeqësisht ,ata as më kuptuan mua as më ofrouan asnjë cent...d.m.th u gabova.

Nga librat e botuara kam pesë vëllime poetike: “Jam Larg”; “Nje tufë vjersha qeparotasve”; “ Bronx përmbi stërkalë” serenata dhe këngë; “Eci nëpër vite dhe së fundi “Vij mes jush me krahë malli”. Të gjitha këto kanë të njëjtën teme: dashurinë për vendlindjen Qeparonë, për Shqipërinë.

Ndërsa në prozë, kam ndërtuar (sepse unë jam ndërtues) “Gjëma e madhe”, rrëfenja; “Vise dhe njerëz perëndie”, novelë; ”Aventura për Lirinë”, tregime dhe “Gruaja me të zeza’’. Të gjitha kanë një mesazh dhe një moto…ose një bosht, dashurinë për Atdheun.

9.Ju punoni, por njëkohësisht edhe krijoni, ndërsa jeni një aktivist i shquar ,për trashegiminë e vlerave kombëtare, traditës, gjuhës shqipe; ju sapo keni hapur shkollën shqipe në Virxhinia USA , si ndjeheni për këtë eveniment dhe si e priti komuniteti shqiptar këtë GREAT NEWS?

Po, përpiqem të jem aktivist, se ashtu kam qenë gjatë gjithë jetës sime, dhe e kam në natyrë qysh fëmijë kur organizonim shfaqje teatrale, spartakiada dhe ndeshje sportive, në Qeparo, më pas në Vlorë , në Ushtri, në ndërmarje dhe më pas në Kurbet. Isha dhe kam qënë një nga organizatorët dhe në ballë të çdo aktiviteti, ngjarjeje, i “kudo ndodhur” mund të them, se edhe tani sa vete në Qeparo, organizoj takime me shokë të brezave, ndeshje sportive. Mos t’ju duket çudi, unë kudo që shkoj, dua të mbledh bashkëfshatarët, miq dhe shokë nga ku janë. Kështu bëra një jetë të tërë në Vlorë, në fshat, në Korfuz, edhe sot në Amerikë, sa herë vete në Nju Jork, takohem me të gjithë Qeparotasit, edhe në Filadelfia edhe në Çikago, Kanada dhe në Antlatik City. Më pëlqen të jemi të gjithë bashkë dhe po të përpiqesh siç përpiqem unë takohemi, se që të takohesh me miqtë duhet të lësh diçka tjetër. Kjo me jep kën aqësi.

Kur shikoja fëmijët e këtij komuniteti këtu në Lesburg, Virxhinia që flisnin shqipen çalë-çalë, disa nuk dinë fare, më lindi ideja të hapja shkollë Shqipe , ku u “vetë shpalla” drejtor, dhe thashë që emrin e shkollës ta emëroj për mësuesin e brezave qeparotas ”JANKO LL. PALI”, atë që nuk bëne socialistët e fshatit…që njëherë e vendosën emrin tij dhe njëherë e hoqën…sipas konjukturave dhe brrylave…por një gjë dihet, që Janko Palin e dekoruan vetëm në kohën e demokracisë, në vitin 1991.

Shkolla, më jep shumë kënaqësi dhe angazhoj fëmijët, dhëndurrët, nusen të gjithë mezi e presim, për momentin jemi në ambiente shtëpie, por përpiqemi dhe improvizojmë shkollë të rregullt dhe rigoroze. Bëjmë mësim dy herë në javë, të shtunën dhe të dielën. Prindërit janë shumë të lidhur me shkollën si edhe fëmijët. Ndjejmë lumturi në shpirt për këtë eveniment.

10.Në shkrimet dhe poezitë tuaja, ka shumë qe ia kini kushtuar Kosovës sonë. Kjo tregon, se ju jo vetëm jeni i angazhuar për çështjen e Kosovës, por edhe ju intereson kjo çështje?

Po, si çdo shqiptar edhe unë si krijues, jetoj me problemet dhe hallet ekombit, çështja e Kosovës dhe e Çamërisë janë çështje mbarë kombëtare. Unë jam mbrujtur dhe kam mësuar shumë nga historia e Shqipërisë. Im atë ishte një nga figurat më të përkryera në bregdet që punoi për shqiptarizëm dhe ka lëne të shkruara, shumë gjëra që unë sot i mbroj me dinjitet. Ai ka shkruar për Kosovën, për Çamët dhe vuajtjet e tyre, kështu që edhe unë jam në gjurmët e tij, dhe në krijimet e mia ka shumë tema të tilla. Pavarësinë e Kosovës unë e pres ashtu siç mund të presi çdo Shqiptar ndërrimin e keqqeverisjes së sotme. Të ketë LIRI, Kosova Çamëria, por edhe Shqipëria, se tani për tani mungojnë në të tria.

11.Ndryshimi midis atdheut e mërgimit?

Ah….është ndryshim shumë i madh, midis mërgimit dhe atdheut.

Në mërgim ke gjithçka dhe s’ke asgjë, ndërsa në Atdhe s’ke asgjë, por ke gjithçka. Nga “Lidhja Qeparotase dhe miqtë e saj” me të cilen unë jam lidhur shpirtërisht, kam mbresa të paharrueshme, se jetoj me një kolektiv brilant dhe më vjen keq vetëm qe disa Qeparotas intelektuale dhe miq të mi nuk më kanë mbështetur duke përjashtuar këtu njerëzit e mirë dhe të mrekullueshëm, intelektualët Simbadin, Sillon, Traqon, Minanë, Jorgon, Janon dhe ndonjë tjetër. Të tjerët janë pasivë dhe bejnë sehir. Fshati na falënderon kurdoherë kur dërgojmë urime, ngushëllime dhe njoftime prandaj edhe ata duhet të na mbështesin dhe të jenë aktivë si edhe ne në dobi të së përgjithshmes.

12. Ju jeni anetar i Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, fitues i Pendës së Artë, diçka për kontributin e Shoqatës “

Po, jam antëar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptarë të Amerikës qysh në krijim te saj. Këtë shoqatë e krijoi, intelektuali dhe njeriu i mirë Gjeke Marinaj, në vitin 2001 në Nju Jork, një krijues i talentuar, i cili gëzon të drejtën e presidentit të përhershëm të kësaj shoqate. Unë kam qënë dhe jam një mbështetës aktiv i saj, për dy herë rresht mua më kanë zgjedhur si sekretar dhe sot jam antëar i kryesisë, gjë kjo që më bën të ndjehem mirë dhe të respektoj votën e sinqertë të tyre. Punoj dhe komunikoj me anëtarët e shoqatës me sinqeritet dhe i mbështes ata. Po, në vitin 2005 më është dhënë “Pena e artë”, çmim ky, nga kjo shoqatë me motivacion: si krijues në standarte bashkëkohore në gjininë e publiçistikës me librin tim “Vise dhe njerëz Perëndie”

13. Dita më e bukur në emigracion

Dita më e mrekullueshme e imja në këtë emigracion ishte pikërisht 30 Tetori i 2005, ku unë celebroja martesën e djalit tim Skerdilajdit, ditë kjo që nga emocionet e tepereta unë kisha pësuar një goditje në zemër, të cilen as e kuptova fare dhe mbas tetë ditësh e mora vesh që isha sëmurë…haaa u gëzova në shpirt, por përsëri ajo ditë më dha shpresën që gjenerata vazhdon.

14. A do te ktheheni në atdhe?

Po patjeter ëndërra ime është të kthehem në Atdhe për gjithmonë, mbasi atje dhe po ndërtoj një shtëpi pushimi në bregun e Jonit, atje ku u rrita, atje ku piva sisë atje edhe dua të vijë fundi.

15.Çfarë po shkruani tani?

Po jam duke shkruar e përmbledhur një liber me tregime, jam duke redaktuar edhe punuar një novelë që ka vite që ka filluar e quajtur “Refugjatët”

16. Çfarë kanë thënë për poezinë tuaj?

Për Poezinë time, kanë thënë dhe janë shprehur ashtu siç e kanë ndier lexuesit e mi, e përgjithshmja është e kënaqshme.

17. A urren Petraqi?

Unë urrej “mosmirënjohësit” të çdo lloj rrace qofshin.

18.Ju jeni, jo vetëm një krjues, por ju keni një shpirt bamirës, keni bërë disa bamirësi si...

…Po , unë përpiqem të ndihmoj dhe e kam në gjak të bëj dhurata ashtu si prindërit e mi. Dua të dhuroj diçka… dhe pikërisht kam dhuruar deri tani 11000 mijë kopje librash të miat dhe të tim eti, pa shitur qoftë edhe një kopje. Kam ndihmuar shkollën e djegur të Qeparoit me lek, kam ndihmuar ushtarin Kosovar që dergjej në spitalet e Italisë, një grua shqiptare të sëmurë, do dërgoj këto ditë një ndihmesë modeste në Shoqatën “Bijtë e Shqipes” që e kam premtuar, gjithashtu kam ndihmuar dhe ndihmoj njerëzit e mi të sëmurë si në Athinë, Shqipëri dhe këtu në Amerikë. Këto janë dhurata nga vetë shpirti im. Kam sjellë në Amerikë mbi pesë a gjashtë familje pa as më të voglin shpërblim duke i ndihmuar punësuar dhe duke i pajisur me të gjitha dokumentat. Edhe sot mbas mësimit fëmijët e shkollës Shqipe i, çoj në park, në McDonalds me shpenzimet e mia. Deri sa të punoj vetë do të ndihmoj…!

19- Një pyetje paksa delikate: Si i shikoni përpjekjet e diplomacisë, shqiptare , kosovare dhe ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës?

Sa për përpjekjet e diplomacisë shqiptare për Pavarësinë e Kosovës nuk i shikoj se ngrëne peshë në Arenën Ndërkombëtare. Diplomacia jonë është e korruptuar dhe këtë e provoi edhe ish ambadadori jonë në Amerikë i cili u fëlliq për pak $, duke ulur për toke dinjitetin e kombit.

20. Mesazhi që iu përcillni bashkëkombasve tanë në bote , si një njeri i letrave shqipe?

Unë dërgoj një mesazh me shpirt për vendin tim që: ”Zoti ta bekojë Shqipërinë” mbasi e ka harruar plotësisht.

21.Disa vargje të krijimtarisë së babait tuaj, JankoLl.Pali


….Ikem Anadollit,”do te te coj biro,

Te te rriti nena lart, ne Qeparo.

S’isha as dy vjec kur ky fat na gjeti

Kurr i hodha rrenjet Ja tek ky Breg-Deti !

Ndonse horizonte pashe dhe te tjere

..ndoshta me te mire nga ky disa here !

…Po token e gjysherve qysh kur se e shkela

Ne jete te jeteve vec besnik i ngela.


PO! Nga gjithe vendet, Atdheun pelqeva

Dhe askurre Atdheut Krahet s’ ja ktheva.!


Faleminderit_ pjp

Tetor 2007 ne VA/USA.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.