Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 30-08-2008, 10:37am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit
E merkure, 01-02-2006, 01:29pm (GMT)

SHTATE NOVELA SI SHTATE ROMANCA DASHURIE

Nuk ka libra me te mire se ata ne te cilet nje shkrimtar eshte duke shfaqur veteveten nepermjet rrefimit te dashurive sublime dhe marrezive te tyre. Ndaj edhe libri i fundit i shkrimtarit Bedri Myftari eshte njera prej romancave me te ndjeshme ne letrat e sotme shqipe, ku rrefimi i dashurive te njepasnjeshme, na sjell pamje te panumurta dramatiko-lirike. Ne te shtata novelat e dashurise se librit, shkrimtari ka "perkthyer" perjetimin e dashurise ne tekst, ndonese nuk ka mundur t'i perjetoje te gjitha dashurite dhe c'eshte me kryesore e thelbesore Bedri Myftari ka nxjerre ne pah kroniken e kohes se diktatures, nepermjet kronikes se kohes se dashurise. Dhe kesaj ia ka arritur, sepse pervec ndaljes se kohes se lirise; dashurine nuk mund t'ia ndalte kush ketij poeti e prozatori zemerluan, qe perjetoi jeten e kafshes dhe jeten e dashnorit ne diktature, e qe projektoi e thuri vargjet e dashurise porsi nje Ronsar. Keto i ka shperfaqur permes shtate historive terheqese dhe pasionante dashurie, ne te cilat shkrimtari dhe diktatura, -ne te shtata novelat e librit- jane binjake si dy motrat siameze apo si dioskuret, prej te cileve Poluksi (Bedri Myftari) eshte i pavdekshem dhe Kastori (Diktatura) eshte e vdekshme. Dashurues i lindur i "DAS WEIBLICHE" (Ameshimi femeror), shkrimtari ka nje vene sa Post-Getiane aq edhe Donzhuane ndaj frymes se femres. Pas fjaleve dashuri, puthje, perqafim, pushtim..., fshihet magjepsja e ushqyer nga shume dashuri capkene te nje djaloshi 15-16 vjecar, i cili gjendet papritur i deshperuar ne zhgenjimin e realitetit shoqeror. Pikersiht ndjenja te tilla te pakendshme dhe te shemtuara, zgjerojne shpirtin sublime te dashurise qe autori ka patur kurdohere per vajzat adoleshente, packa se jeta dhe rrethanat shoqerore i imponuan te kunderten; nje te vertete te hidhur e dramatike, me burgje edhe perndjekje morale intelektuale. Megjithate shkrimtari nuk perdor retoriken e te qarit, cka se ne prapaskenat e te shtate novelave lexohet metoda e diktatures ne shtate metoda dashurish, te cilat duket se perqeshin proceduren e jashtme te asaj periudhe te shtetit. Te shtate novelat e shkruara ne formen e metodes se shkrimtarit nuk ngjasojne aspak me njera-tjetren ne permbajtje, ndonese subjektin e temes e kane te njejte. Nga kjo rrjedh se pikellimi i shkrimtarit eshte tek dashuria, e cila perhere na shfaqet ne formen e nje simfonie te bukur qe nuk deshirojme te mbaroje pernjehere. Shfaqja e te gjitha e ketyre uverturave dashurore eshte magjiplote. Dashurite ne fillim ngjasojne te kapshme, por deri ne ate mase ku shoqeria dhe shteti perbejne celesin e tyre. E vertete tragjike, kur endrrat me te forta te ndjeshmerise rrjedhin prej kontrasteve, ku pamjet copetuese te dashurive rrjedhin prej shnderrimeve te tyre te shumta, ku fatkeqesite qe ato mbartin lidhen si hija me erresiren. Vetem prej ketyre kontrasteve ne njohim ndyresine e shtetit qe mendonte se s'mund te b(nte pa te kunderten e tij, lirine, dashurine.

Libri "Zonja e Ambasadorit", i ngjason shume nje tabloje ku jane hedhur te gjitha ndyresite, rebelimet dhe kapricot, me histori terheqese me shume thjeshtesi, zhdervjelltesi, fantazi edhe ndjeshmeri, aqsa talenti i natyrte mbetet i paerresuar nga koha. Ai i jep krahe gjuhes origjinale te gjithe struktures stilistike te librit, i cili eshte i projektuar gjithe perndritje poetike ne domethenien e metafores se dyzuar: Diktature-Dashuri.

Ndryshe nga shume poete e prozatore te tjere, tek Bedri Myftari nuk mund te hasesh imazhe me metafora te pispillosura e artificiale per femren dhe dashurine ndaj saj. Shkrimtari ne fakt eshte mjeshter per ndertimin e monumenteve te dashurise. Synimi i shkrimtarit mundet te jete qe nepermjet ketyre monumenteve te krijoje nje fryme universale dashurie. Kjo ide eshte e simbolizuar nga subjektet e ndryshme te aventurave dashurore qe ai i ka perjetuar. Ne te gjitha keto aventura ai e thyen moralin strikt, edhe luan me fragmente te larmishme dashurie. Kjo larmi lindi mbase nga kaosi qe ekziston ne mendjen e shkrimtarit, qe nga izolimi fizik ne burgun e madh te vendit, deri tek imazhi i tmerrshem i ideologjise se realizmit socialist, rendja plot pengje ne dashurite e njepasnjeshme, eshte vetem ana e jashtme e drames se shkrimtarit, i cili duhet rrefeje perjetimin e vet, ta riformesoje e ta rideshmoje tek lexuesit qe padyshim e adhurojne erotizmin djaloshar te cilin i'a dhunojne arbitrarisht njerezit e sigurimit te shtetit dhe KGB-se Ruse.

Ne nuk mund t'i lexojme shtate novelat lirike mjeshterisht te fuqishme e romantike dhe fatkeqesisht tragjike te Bedri Myftarit, pa u befasuar nga abuzimi absolut i diktatures, qe kishte mitet dhe levat e saj, te cilet i tradhetuan dhe i burgosen idete e endrrat shkrimtarit dhe shokeve te tij. Te burgosur te tille, te cilet kembengulen me kurajo te patundshme, vullnete te forta dhe imagjinata te perndezura, i'a dolen me ndjenjen e nje qellimi, madje edhe nje synimi te rralle. Ka qene nje harxhim i panevojshem dhe i pakuptimte, i potencialit njerezor, burgosja e shkrimtareve si Bedri Myftari, te cilet nuk kishin kryer kurre asnje krim, pervecse desheronte te shijonte buzet e fresketa dhe aromat qe kundermonin gjokset vajzerore. Cdokush mund ta imagjinoje shkrimtarin duke u prehur hareshem gjokseve femerore, gjithesesi te bindur se ai po shijonte "frutin e ndaluar", teksa ai prehej burgjeve te diktatures. Vuajtja e shkrimtarit pasqyrohet ne vuajtjen tone. Ne kete menyre ndjesite kryqezohen dhe mbivendosen nga njera novele tek tjetra ne kushtet e nje privimi te tejskajshem, kur eshte i kapluar teresisht nga dashuria, teksa edhe natyra pranverore, aleatja e tij e dashur e ledhatonjese e ka braktisur.

Sidoqofte ai nuk e rrenon asnjehere shpirtin e tij. Sot shkrimtari jeton ne mes te qendres se Tiranes, por nuk mund t'i shkunde aspak imazhet e roberise se burgimite persekutimit shumevjecar.

Ne frymen e amshuar te femres, ai gjeti parajsen e vet te lumturise, ashtu si Adami qe te kujton Kopshtin Biblik te Edenit. Shkrimtari e pa veten si nje instrument-femije, si molla e mallkuar e Eves. Ai e ka pare kurdohere kete molle si nje prani te gjalle enigmatike, "Eve te bukur e mahnitese", e cila i ka hedhur kurdohere hiret e saj ne skutat me ndjesore te jetes se tij, dhe e ka shoqeruar qe ne rini. Tani shkrimtari dhe Feira, mikesha e tij e perjetshme, duket vetem nje "Ngushellim i verdhe", duke i berejehone ndjenjave te tij te te qenit, vecse nje dashnor, vetes se meparshme rrezellitese. Si Zoti qe i jep jete nje krijese, ashtu dhe Bedri Myftari kerkon qe dashuria "Te flase". Ai gjen ngushellimin e kesaj pervoje si perballe Mona Lizes se Leonardo Da Vincit, sikur dashurite e tij kane jetuar e do te jetojne ne perjetesisht. Ne nje kuptim, shkrimtari ka jetuar si Adami, qe nga agimi parahistorik. Eshte interesante menyra se si ai i nderthur aventurat dashurore me diktaturen shqiptare, ku kjo e fundit lengonte si bishe e terbuar, ndersa dashurite i afrohen, si shfaqja e Nimfave te cilat dalin nga "Pyjet e Virgjera te Shpirtit purifikues dhe unifikues te "shkrimtarit, duke perthyer drejtpeshimin dhe harmonine e copezimit te dashurive te humbura dhe te kaluara si: "Vajza me Jake te Bardhe", "Mjelma", "Njezabutka", "Zonja e Ambasadorit".

Saimiri, (pseudonimi i shkrimtarit) ne novelen "Zonja e Ambasadorit" ka ndjenja te vrullshme dashurore, me te cilat "shprehet nje adoleshence refuzuese e pritjes se te nesermes, per "kafshimin" qysh ne fillim te "Molles se ndaluar". Vrulli dhe casti i magjepsjes hyjnore te dashurise ngjasojne, sepse kane nje kendveshtrim romantik mbi kenaqesine e jetes, ndonese imazhi i botes qe e rrethon eshte jokoherent, sepse intensiteti i pasionit te shkrimtarit e tejkalon ate.

Ne novelen "Lulet e Limonit", ky subjekt zhvillohet ne kopshtin e "Hotel Skampa. shkrimtari gjen kenaqesi te madhe ne ndjenjat qe, si nje dush i "ngrohte" plot vrull nxit tek ai erosin, afersine seksuale, bashkimin me forcat elementare te natyres, lidhjen me trupat e ngrohte femerore; dhe ne nje plan ndryshe realitetit, pothuajse romantik. Teksa percjell pervojen e jetes se tij erotike, autori tregon nje aspekt lehtesisht te perceptueshem nga te gjithe njerezit; e mund te thuhet se pothuaj te gjitheve u kane ndodhur aventura te tilla. Ndersa ne novelen "Pranvere qe s'kthehet me" ndjejme te zgjohet thelle ne shpirtin e shkrimtarit nje trishtim dhe hidherim i pamate, te duket se qan zemra e dashnorit te lindur, qe fati i tij "varej" nga Sigurimi i Shtetit. Sa tragjike kur dashuria e natyrshme varej nga tmerri. Krimit te jetes se lire, i shtohet nje tjeter me i thelle, makuteria e tipit te njeriut te ri, pa skrupuj, me moral artificial dhe cinik.

Ndaj, tek "Pranvere qe s'kthehet me", ndodh nje levizje e ngjashme me ate te tragjedive greke, ne kuptimin qe subjekti i kesaj novele, eshte shkelja tragjike e ligjeve te moralit komunist, si ne rastin kur hetuesi (sekretar partie) i thote vajzes se heroit Saimir, se: "Ti je nje bushter qe puthesh me ate rrugac rrugicave dhe kinemave. Para, ketu nuk denoncohet ligji, por ajo qe shoqeria e ndalonte. Kjo perfaqesonte nje fushe, e cila nuk ishte e panjohur per njeriun e saj kohe.

Zona e ndaluar eshte zona me tragjike ose me mire zona e shenjte. Ndalimi i dickaje e shenjteron ate cka e ndalon. Po keshtu edhe Parashqevia; te dy na shfaqen ne anen e shkeljes se 100% te "rregullave" te shoqerise, e, me shume se shkeljen e moralit, nxjerrin ne pah nje hipermoral.
Edmond Sylari - Koha Jone

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ejup CERAJA: HAJKU TË MBËSHTJELLA ME TIS METAFORIK
Daut Demaku: Për librin e jetës dhe iniciativën e mrekullueshme
Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]