Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 01:36pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb
E premte, 24-02-2006, 02:01pm (GMT)

"PERKTHIMI" I MUNGUAR I PUBLICISTIKES SE COBANIT

Ne librin e titulluar "Variacione me fjalen komb", autori, nga nje shkrim ne tjetrin, shpalos mendimet e sintetizuara, jo vetem nga specifika e problemeve te shumta qe ai ngre, por sjell nje risi te vecante mes ketyre shkrimeve. Ana psikologjike ne kete permbledhje publicistike deperton hollesisht deri ne intimitetet e mangeta qe perbejne shqetesim themelor per autorin. Secili nga keto atikuj te brendashkruar ne liber mbetet nje sinteze, sepse kane nje permbajtje vecas. Njeriu neper kohera, me ekzistencen e vet ka levizur duke mos u ndalur neper organizimet dhe sistemet shoqerore ne kalim. Ky njeri ka ecur duke kapur gjithmone lirine, dijen, zhvillimin mbareshoqeror si dhe mireqenien e tij, forcen e fjales, sepse kjo frymemarrje politike sot ne Shqiperi, nese eshte kjo drite lirie, ndihet nje fare ndryshimi nga ai skllaverim i se kaluares diktatoriale. Nga ky sundim 48-vjecar mbi kete popull, trashegohen edhe topitjet

dhe problemet qe ngre sot ky autor. Studiuesi Cobani, ne kete liber te formuar nga disa artikuj, shkruar ne vazhdimsine e tranzicionit, (keshtu i thencin) dhe te botuara prej tij, ne shtypin e perditshem dhe ate periodik, perbejne nje apel per te gjitha shtresat shoqerore dhe gjithe nivelet. Do te shtoja ketu, se ky liber kerkon nje publikim shume me te gjere; sponsorizimin shqiptar ne "perkthimin" e tij, sepse; ndjenja kombetare mbi te cilat bazohet vete kombi jane, toka, raca, kultura, tradicionalja, zakonet, historia dhe aspiratat kolektive. Eshte e natyrshme qe vlersimet mbeten personale, por, pa u shkeputur nga ajo vlere e se pergjithshmes shoqerore si kush jep versionin e tij, sepse ne art, pikpamja politike e me gjere, per keto cmime, kane dhe marrin kahe te ndryshme, ashtu si edhe ne politike, por mbetet e mjaftueshme te mos spekullosh e te vazhdosh te genjesh brenda tyre. Cobani ne te shkruaren e ketyre artikujve nuk futet ne pergjithesime por brenda tyre ka kapur te vecanten, duke mos anashkaluar asgje qe po na shqeteson. Me sa shihet ky si autor eshte i "vetmuar" me kete stop, duke qelluar mbi lloje e tipe te sajuara, abuzive, te qellimshme, indoktrinuese, korruptve te kthyera ne nje sistem tejet te organizuar te nje hajduterie te palimit.

* * *

Sipas Platonit; "Nje per te gjithe e te gjithe per nje...". Sot, me sa po shikojme, po japin per nje, dy, tre, pese... Me keto veprime te njeanshme kemi mbetur atje ku ishim. Vitet 90 ishin nje shprese per nje fillim te ri. Moszbatimi i qellimshem dhe i programuar, qe nga nomeklatura katoviciane dhe nga te gjitha ato lloj refomrash per zbatim, u be e kunderta. Ky popull duhej te kishte ecur me shpejt..., duke e kaluar kete start historik ne tranzicion. Autori, i shkeputur pergjithesisht nga indoktrinimet, qe per fatin e keq edhe sot e kesaj dite ketu ne Shqiperi, po shfaqen intelektuale deri ne ze, punonjes shkencor neper institucione te larta politikane dhe historiane qe me intervistat dhe shkrimet e tyre arrijne deri ne ate pike sa kalojne ne harrimin e vlerave te veta. Ne keto menyra manifestimesh dhe duke mos u shkeputur nga indoktrinimi, duke mos qene shpirterore, te paster, besnike ne vlerat qe duhet t(i kete krijimtaria, ne cfaredo pozicioni qe te jene deri ne tituj e ndere kombi, kane humbur forcen e nivelit te tyre, nuk i degjon me njeri. Kjo sepse nuk jane ata qe e perfaqesojne mendimin kombetar shqiptar. Ketu, Tonin Cobanin, del me tjeter vizion. I shkeputur dhe fshikellues ne kohe e pa kohe, u ben rezistence dhe oponence ideve intriguese ne mendime dhe veprime, deri ne instancat me te larta shkencore dhe politike. Ai nuk i degjon keto kembana dhe nuk e ka kohen te tepert per t(u futur ne shtjellime politizimesh kur te paaftet i krijojne vete, sepse nuk jane ne gjendje dhe nuk duan te dalin nga ky qerthull, sepse jane te shterruar... Me librin "Variacione me fjalen komb", ai shikon nga lartesia e intelektuale e kohes... Me shkrimin mjeshteror, problemet qe ngre e thjeshtesine komunikuese, edhe pse pak abstrakt ne te shfaqurit e mendimeve, autori qendron brenda nje rregulli dialektik, qe s(eshte gje tjeter vecse shpirt i kontradiktes, sistemuar dhe perpunuar metodikisht; kete shpirt e ka cdo njeri, nje dhurate e madhe qe lejon ta dallosh te verteten nga e rrema.

* * *

Historiani dhe studiuesi Cobani, fale formimit universal dhe kultures se gjere, nga pozita e nje qytetari e ka privilegjin dialektik te te mosgenjyerit... Do te ishte verberi kombetare po te besoje historine e retushuar. Kjo nuk kalon aq lehte, si te qe nje hale helmuese, por duke hequr kete, ajo mbetet mesuesja jote, dhe keshtu mund te behet edhe Shqiperia, por gjithnje pasi te jete bere vete shqiptari. Kete berje, po kerkon autori ne publicistiken e tij. Intelektulaet shqiptare kane dy akademi kombetare shkencash, nje ne Tirane e tjetra ne Prishtine, dy biblioteka kombetare, dy galeri kombetare artesh, dy njesi te pavarura universitetesh ne gjuhen shqipe. Ne vazhdim te ketij konteksti, historiani vazhdon "perse more i nderuar profesor, te kerkosh leje nga Kushner, apo parardhesi i tij danezi Hakerup, per te unifikuar nje abetare apo nje program mesimor te gjuhes tende kombetare". Cobani, ne vazhdim te gjykimeve, si ne cdo aspekt vlere mbetet i shqetesuar kur gjeneratat pasardhese deri ne ndryshim sistemesh kalojne ne mohimin e asaj pjese te vleres, karakteristike kjo e vete shqiptarit, i cili harron, ose edhe e ben qellimisht, per te mos e sjelle progresivin e asaj pjese te mire dhe sipas vete autorit "pjellin anarshi dhe korrupsion, ndersa ne art e kulture, krime te pafalhme". Studiuesi i ka te pervetesuara vetite themelore te nje shkrimtari dhe publicisti, ka bindjen por edhe te bind per ate cfare te ofron per lexim, ka aftesine e krijimit ne shtjellimin e ketyre problematikave kaq te shumta sot. Perkushtohet per zgjidhjen dhe me arsye u largohet debateve te teperta. Brenda natyres se shkrimeve te tij, kalon nga psheretima ne shperthime perkundrejt atyre padrejtesive dhe politikave kur thote: "ngjyrat tona te bukura, do te sfidojne vazhdimisht pseudongjyrat e flamujve te partive, per te cilat grindemi vend e pa vend. Ende nuk e keni kuptuar se ata flamuj te dale boje, nuk bejne as breke kukullash, jo me te mbajne Shqiperine". Ketu studiuesi yne, si nje vrojtues i mire, di te kape objektiven dhe te tregeohet i kujdesshem kur kjo i del perpara ne nje menyre te konkretizuar. Ai shkon edhe me thelle ne shperthimet e veta perkundrjet ketyre lloj politikash, si nje shperfytyrim qe e kane brenda tyre, ndryshe nga kjo natyre e bukur dhe e brishte, por, politikanet nuk jane ne gjendje te arrijne ne majen e saj. Nga kjo maje fshikullon autori. Gomonet ndihmojne kurdet, afganet, kinezet qe te arrijne ne token e tyre te premtuar dhe te mos vuajne se bashku me shqiptaret. Ja dhe nje tjeter gabim i rende i qeverive shqiptare qe, "pasi e kane shqyer Shqiperine, kerkojne ta mbajne te barresuar". Ketu autori na kujton dekadat e lufte se pare boterore, ne nje karikature te botuar diku paraqitet Shqiperia e rrethuar nga veshjet tradicionale greke ne Jug, italiane ne te Mesmen dhe serbo-malazeze ne Veri. Kjo te kujton caste te sotme. Ky vend i zhveshur moralisht deri ne lakuriqesi.... ...Ne vorbullnajat qe ndodhet vendi, "patriotet" tane do te pillen ne keto gjendje lemshi, sic shprehet dhe autori; "politikanet shqiptare me fjalen komb, lemsh, kur thone kombi yne, nuk e vrasin mendjen per shqitaret dhe jashte kufinjeve qe te mos iu ngaterrohet me teper lemshi i tyre. Kombi yne, e artikulojne kudo, ne media dhe konferenca, tribunave elektorale dhe korridoreve kur shkojne ne banje". Deri ketu na pruri autori, per te ecur si nje paralele kohrash me nje nga idete e Fishtes... "Per qellim nuk asht e mira e perbashket, por ajo e sovranit, ose e kastes zotnuese mbi popull dhe mjetet e perbashketa perdoren per me e zhveshe popullin e me i pengu lirine. Ne kete grade kulture, sovrani quhet tiran dhe populli quhet raja". Autori i ketij libri ne shkrimet e tij mundohet te godase kultin dhe egersisht qellon mbi keto pika, duke i dhene rendesi shoqerise shqiptare. "Situata politike deri tani ne favor te shqiptareve, nuk eshte merite e asnje politikani a grupimi politik shqiptar, por nje prove e rende per te gjithe. Ata qe do kerkojne te perfitojen ne situata te tilla (kane perfituar) pa te drejte, qofte edhe kredibilitet politik, bejne tradhti ndaj kombit. (Nuk u behet vone). Ja perse historia qe po behet sot per shqiptaret, eshte nje prove e rende e cdonjerit". Me kete pasthirrme, teresia e ketij libri godet me te drejtat e nje qytetarie te lire ne keto kohe moderne. Erdha deri ketu duke mos e cuar deri ne fund artikulimin e librit, sepse iu takon esteteve te ketyre fushave te merren me rendesine e patjetersueshme te ketij libri.
Agim Bocari

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj: Arti i të shkruarit
Ejup CERAJA: HAJKU TË MBËSHTJELLA ME TIS METAFORIK
Daut Demaku: Për librin e jetës dhe iniciativën e mrekullueshme
Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]