MESAZH HUMAN DHE MALL PER ATDHEUN.
Libri me titull: “Nxenesja e etur e gjuhes romanshe”, shkruar nga Alfred Papuciu, vjen para lexuesve, pas disa librave shqip dhe dygjuhesh te autorit. Ky vellim, nga brendia kap nje game te tere problemesh, te trajtuara me ndjenje e ngrohtesi e me nje gjuhe te pasur.
Te terheq vemendjen lidhja e ketij shkrimtari me shume personalitete te fushave te ndryshme, te cilet nga menyra se si komunikojne me te, qofte ne takime zyrtare, apo sipas ftesave ne familjet e tyre, tregon se shumica e shqiptareve i kane bere vend vetes, kudo qe jane shperndare neper bote dhe gezojne respektin e tyre. Autori ka njohur gjithashtu shume personalitete te artit dhe te shkences ne Gjeneve dhe te gjithe i pershkruan me shume dashuri. Kjo eshte shprehje e mirenjohjes se shkrimtarit per ndihmen e madhe qe ata i kane dhene atdheut te tij, Shqiperise.Midis shkrimeve do te gjejme edhe muzikologun zviceran, fituesin e Oskarit per muzike, Marcel Cellier, pjesemarres ne Festivalin Folklorik mbareshqiptar, i cili ka pergatitur dy disqe me muzike shqiptare, dhe shprehet me fjale te bukura e plot dashuri per muziken tone ne emisionet e Radio Suisse Romande. Ne vellim do te njihemi edhe me shkrimtaren zvicerane Francine Koch, autore e librit “Femija shqiptar me sy te zinj”, nje liber mbreselenes me pershtypje vetjake gjate vizitave ne Shqiperi qe ndermori ne vitet 1994 1997. Po autori krahas vleresimeve qe u ben personaliteteve te huaja, nje vend te dukshem u kushton edhe personaliteteve te vendit te tij.
Jane mbresat e shkolles, ato mbresa qe nuk shlyhen lehte nga kujtesa, aq me shume kur ke patur pedagoge si Vedat Kokona, me te cilin sa ishte gjalle shkrimtari dhe frankofoni i shquar, autori i ketij vellimi ruajti korrespondence te vazhdueshme. E njejta gje ndodhi me Nonda Bulken, nga i cili mesoi shume, midis te tjerave edhe si duhet te veproje njeriu me librin, njeriun e afte dhe me karakter, ose me mendjendriturin Isuf Vrioni etj.
Me shume dashuri e respekt autori flet per shoket e tij, kur punonin ne Radio Tirana, ne vecanti per Otin (Kastriot Gjinin), qe e mbylli jeten ne lulen e rinise. Po keshtu, te vjen mire qe para disa viteve Berati me plantacionet e fiqve mahniti qytetarin e huaj, i cili u befasua edhe nga mikpritja dhe zemergjeresia e shqiptarit.
Po autorit nuk i ndahet edhe dhimbja per babane e tij, qe u largua nga kjo bote para kohe, po ngushellimin ai e gjen te fjalet e vleresimet e shokeve dhe te miqve te te atit.
Shkrimtari Alfred Papuciu, i cili jeton per nje kohe te gjate ne Zvicer, nuk i eshte ndare edhe ecurise se shkolles zvicerane, nga e cila kerkon te marre shembull edhe shkolla jone e pasur.
Ai, pasi ka qene funksionar nderkombetar shprehet me konsiderate te larte per OKB ne, e cila eshte nje shkolle e mrekullueshme per diplomatet e rinj, pa harruar edhe kontributin e saj per vuajtjet e popujve dhe te qindra mijera femijeve.
Duke shfletuar kete liber, une krijova nje bindje te plote se ai percohet i teri nga mbresat e sinqerta jetesore, nga dashuria dhe malli per atdheun, nga synimi per t’i sjelle lexuesve nje mesazh human. Besoj se me te gjithe ata lexues qe do te marrin ne dore kete liber, do te jem ne nje mendje.
Pandora Dedja
MBI LIBRIN “NXENESJA E ETUR E GJUHES ROMANSHE”
Alfred Papuciu paraqitet me kete liber dygjuhesh, pas permbledhjes “Meditim per shqiptaret, Evropen dhe Kombet e Bashkuara” (botuar nga Toena), si dhe pas librave me tregime, refleksione dhe perkthime te autoreve zvicerane.
Ai ka perkthyer ne shqip “Karuzelin e endrrave”, te autores zvicerane Marie Luce Dayer (Gazeta “Koha Jone” ka botuar nje faqe per kete shkrimtare te shquar zvicerane dhe per veprimtarite qe ajo ka organizuar per Shqiperine tek Biblioteka e Kryqit te Kuq te Gjeneves).
Ka realizuar disa botime te tjera dygjuheshe, librin frengjisht shqip te profesoreshes zvicerane Francine Koch “Femija shqiptar me sy te zinj” (Toena), “Perrallat e Zvicres” shqip frengjisht, te Bedri Dedes (Toena). Alfred Papuciu nder te tjera ka kater botime ne gjuhen shqipe me BIT, si dhe ne UNIDIR: “Problemet e vendeve te Evropes Juglindore Aktet e Konferences se Rhodesit” (1991). Nderkohe, me perfundimin e studimeve ne Institutin Evropian te Universitetit te Gjeneves, ku mori “Diplomen e Studimeve te Larta Evropiane”, ai hartoi studimin “Shqiperia dhe Evropa perspektiva te integrimit” (1993). Ka perkthyer ne shqip nder te tjera, librin “Konflikti i Kosoves, pasojat per mjedisin dhe vendbanimet civile”, botim i Programit te Kombeve te Bashkuara per Mjedisin (UNEP) dhe Qendres se Kombeve te Bashkuara per Vendbanimet Civile (Habitat). Ky liber paraqet konkluzionet e Task Force per Ballkanin, si dhe rekomandime persa i perket “vatrave te rrezikshme” per mjedisin, te zbuluara ne kater qytete dhe 29 komuna te Kosoves.
Libri permban nje kronologji te konfliktit te Kosoves, gjendjen e mjedisit dhe vendbanimeve civile, para ketij konflikti, si dhe konkluzionet kryesore te Misioneve Teknike te Task Force (Grupi i Punes) per Ballkanin dhe te Grupit te Vleresimit.
* * *
Alfred Papuciu eshte duke pergatitur nje liber dygjuhesh frengjisht shqip me rrefenja per femije, nje botim dygjuhesh me Marie Luce Dayer me titull: “Ne krahet e shqiponjes”, si edhe perkthimin e librit te autores zvicerane Liliane Perrin “Nje bashkeshort pa rendesi”. Autori eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, anetar i Komitetit te Shoqates se Perkthyesve te Gjeneves Mediatore Kulturore, si dhe Anetar Bashkepunetor i Federates
Nderkombetare te Talasemise. Ka marre pjese ne konferenca nderkombetare ne kuadrin e Kombeve te Bashkuara, te Komisionit Ekonomik te OKB se per Evropen, te UNCTAD it, te BIT, OMS, UNIDIR, te PNUD it, ne Gjeneve, Bazel, Nju Jork ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, ne Vjene, Paris, Bruksel, Rhodes, Nairobi, Kajro etj. Ka qene anetar i grupit te botimit ne gjuhen shqipe te “Kartes se Kombeve te Bashkuara dhe Statutit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise”. Ne shtypin shqiptar dhe ate zviceran, midis te tjerash tek “Tribune de Geneve”, “La Suisse”, “Journal de Geneve”, “Le Courrier”, si dhe tek “Koha Jone”, “Panorama”, “rita”, “Bota Sot”, “Zeri i Rinise”, “Ylli”, “Bashkimi”, “Fatosi”, etj., eshte paraqitur me artikuj, tregime, skica, kujtime, si dhe perkthime te autoreve zvicerane. Punon si mediator kulturor dhe si konsulent per botimet ne organizatat nderkombetare.
Libri “Nxenesja e etur e gjuhes romanshe” permban refleksione, kujtime, tregime dhe skica te autorit, te mbledhura gjate vitesh.
Autori ka mundur qe permes galerise se emrave, dialogjeve, ditarit dhe krejt komunikimit me komunitetin e bashkekohesve te vet, te na rrefeje dhe deshmoje se koha e tij eshte e pamjaftueshme per te treguar gjithcka te jetes se perditshme, jo per shkak te te tjereve, por per shkak te angazhimit te tij per te qene Njeriu nder njerez. Ky liber prej 320 faqesh, ne dy gjuhe shqip dhe frengjisht, na sjell episode te bukura te kaluara midis bashkeatdhetaresh te autorit, midis miqsh zvicerane dhe te kombesive te tjera, ai sjell mesazhe miqesie, paqeje dhe solidariteti per nje te ardhme me te mire. Libri, pervec te tjerash permban nje ditar nga jeta e perditshme e bashkeatdhetareve tane ne diaspore, te atyre njerezve punetore qe punojne me nder ne dhé te huaj dhe ndihmojne edhe familjet e tyre atje ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Shqiperi...
Ne ditar theksohet se shqiptaret bashkejetojne me zviceranet, si shume perfaqesues nga popuj dhe shtete te ndryshem te botes, te cilet identitetin e tyre e ruajne me ligje. Ai ve ne dukje se Zvicra ka dhene mundesi qe femijet shqiptare te mesojne krahas frengjishtes, gjermanishtes, anglishtes, italishtes edhe gjuhen shqipe. Gjithashtu, ata kane te drejte fale mirekuptimit te popullit dhe autoriteteve zvicerane, te kene dyshtetesine.
Libri permban edhe tregime nga jeta dhe puna e banoreve me origjine shqiptare dhe familjeve te tyre qe kane qene te detyruar te largohen nga Atdheu i tyre meme, shekuj me pare dhe gjate viteve, si rezultat i pushtimeve te huaja. Por ata ruajne gjuhen dhe zakonet e shqiptareve dhe i transmetojne ato edhe tek femijet e tyre. Ne nje meditim mallengjyes, autori flet per librin e autores zvicerane Anne Lise Thurler me titull: “Agimi i erret te fusha e mellenjave” qe eshte nje roman i arrire, ku ajo nepermjet bisedave me kosovarin Selajdin Doli, flet per vuajtjet e nje populli martir.
Alfred Papuciu deshmon se libri “Agim i erret tek fusha e mellenjave” i perngjan si dy pika uji realitetit te shprehur te “Nje burre pa rendesi”, i autores tjeter zvicerane Liliane Perrin, pasi paraqet realitetin e hidhur te mijra e mijra kosovareve qe u detyruan per shkak te terrorit, si dhe te luftes mizore, te lene token e tyre amtare, por qe nje dite, do te mund te kthehen me optimizem, sic kane vepruar familje te tera qe tashme kane filluar nje jete te re, jo pa mundime, por me rreze shprese, ne Kosoven e tyre martire. Libri “Nxenesja e etur e gjuhes romanshe” permban copeza jete dhe kujtime per gjigande te letersise shqipe si Nonda Bulka, Vedat Kokona, ish profesore te autorit, meditime per gjuhen e bukur shqipe, duke ju rikthyer edhe mitit te saj, si dhe mesazhe miqesie te shqiptareve me miqte e tyre te shumte zvicerane. Libri permban edhe shkrime lidhur me Talasemine dhe hapat qe jane bere per trajtimin dhe kurimin e saj ne Shqiperi dhe ne vende te tjera te botes.