Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 05:07pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
“Home”, një roman krejt i veçantë
E merkure, 01-08-2007, 09:04pm (GMT)

Nga Bajram Sefaj

I vogël për nga vëllimi, përmblidhet vetëm në 105 faqe jo të dendura të formatit standard, por i madh, jashtëzakonisht i madh në vlerë artistike, do të shtonim pa hezitim, është romani më i ri “Home” i shkrimtarit të shquar shqiptar Ardian-Christian Kyçykut, që këto ditë pa dritën e botimit në Bukuresht të Rumanisë. Për moshën e re që ka (është vetëm 38 vjeç, hiç më shumë!), prapë, pa fije hezitimi, mund të thuhet se ky autor me origjinë nga Pogradeci, që tani e sa vjet jeton dhe krijon në Rumani, si të thuhet pogradecari u bë bukureshtar, është më i frytshmi autor i letrave shqipe në qindvjetshin e fundit! Që ky konstatim të mos jetë fjalë (boshe) e hedhur në hava, si dëshmi (për gjithçka lipset dëshmia), bashkangjis me këtë rast, shënimin integral për autorin, shtypur në faqen e parë të romanit. Në vend të fjalëve të mëdha e shpeshherë kuturu, e vemë atë (shënimin) para vështrimit tuaj që të gjykoni vetë, ngase ashtu është për së mbari: “Ardian Kyçyku (pseudonim letrar: Ardian-Christian Kyçyku) është lindur në Pogradec më 23 gusht 1969. Kreu studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega gjuhë-letërsi. Është doktor i shkencave filologjike, doktorant në teologji pranë Universitetit Shtetëror të Bukureshtit dhe docent në shkencat humane dhe të komunikimit. Antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, i Shoqatës së Shkrimtarëve të Bukureshtit, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe i Central European Academy of Science and Art. Vepra letrare të shkruara e të botuara në gjuhën shqipe: “Në perandorinë e gurit”, “Mortët”, “Nata pas vitit zero”, “Përkthimi”, “Muza e lojës”, “Lumenjtë e Saharasë”, “Oreksi për bukën e qiellit”, “Diva ose Ngrënësi i luleve”, “Ëngjëjt e tepërt”, “Kristali dhe hijenat”, “Sy”, “Si u pushtua Çmendustani”; në gjuhën rumune: “Viti kur u shpik mjellma”, “E fshehta e ëmbël e marrëzisë”, “Një fis i lavdishëm e që jep shpirt”, “Hyu Epigon”, “Dashuri me shikim të fundit”, “Trilogjia”, “Shtetrrethim - roman i shkruar me shumë pak thonjëza”, “Ish - roman me dashuri & konspiracion”, “Në vend të përjetësisë; përkthime: “Një alfabet i poezisë shqipe”, antologji, 101 poetë shqiptarë në gjuhën rumune; botime të tjera, përfshi ato didaktike-shkencore: “Koha e zëvendësve - libër intervistë kushtuar shpirtërimit shqiptar, “Hyrje në semiotikë, “Shenjat dhe “Kështjella” (ligjerata universitare). Në kuadrin e arsimit të lartë rumun jep lëndët: Elemente të kulturës dhe të qytetërimit ballkanik, Hyrje në semiotikë, Struktura e gjuhës së shtypit, Imagologjia dhe Fenomeni Audiovizual. Nga viti 1998 është bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i revistës evropiane“Haemus”, që botohet në Bukuresht. Themelues dhe kryeredaktor i revistës universitare“comUniique”. Krijime të tij janë përkthyer në gjuhët hungarisht, gjermanisht, spanjisht, anglisht e frëngjisht”.

Në sajë të kësaj pune gjiganteske krijuese, emri i Ardian-Christian Kyçykut, jo vetëm që është i njohur edhe i admiruar tek lexuesit e hapësirës mbarëshqiptare, por edhe më shumë se aq. Atë e njeh edhe lexuesi hungarez, gjerman, spanjoll, anglez dhe francez, në gjuhët e të cilëve është përkthyer ndërkohë. Në qendër të vëmendjes së romanit të tij më të ri është personazhi me emrin Home Çkena. Siç është edhe romani vetë, edhe kryepersonazhi, - me të gjithë ata që e rrethojnë, - është misterioz dhe si i pakapshëm lehtë. Ndonëse në shikim të parë diçka më konkretë janë Suzi, Endrita - gruaja që iu vu emri “Martina”, një kullë, një tjetër kullë, një martinë…, romani “Home” është plot shtigje dhe kanale të errëta me mugëtirë misterioziteti brenda tyre. Gjithnjë është i pranishëm mërgimi, në tërë dimensionet flakëruese të tij, po aq sa është edhe Shqipëria. Autori nuk hedh shumë dritë mbi fytyrën e kryepersonazhit Home Çkena (po emër është ky?) ndonëse në faqen 94 të librit sikur zhbllokohet (deshifrohet) në home ç’kena, si pyetje, pra.

Sa herë të lexosh libër (roman) të ri të të riut gjenial të letrave shqiptare, atij me emrin Ardian-Christian Kyçyku, aq herë do të mahnitesh. Romanet e tij “Lumenjtë e Saharasë”, “Sy”, “Si u pushtua Çmendustani” dhe ky që lexova sot, për mua janë kryevepra sui generis. Shumë më shumë janë për t’i lexuar se sa të merret mundi të komentohen. Por një gjë është e sigurtë: ato mund të çmohen vetëm me një fjalë të vetme: Të mrekullueshme. Të shkëlqyera.. Vlera të veçanta… Pse-në do ta gjesh jo në fjalë vlerësimi, kujt si t’i teket, (nuk besoj në kritikë!), por pasi të ulesh e të lexosh dorë(artë)shkrimet e tij.

Mbresën time të pashlyer pas leximit të romanit “Home” po e përfundoj me atë që thashë para një a dy vjetësh në një emision televiziv në gjuhën shqipe në Nju Jork e që pastaj e vura edhe në letër (në gazetë), për një roman tjetër të Kyçykut. Fjala ishte për romanin “Sy”, të cilin dëshiroj ta lexojnë, nëse ndërkohë nuk e kanë lexuar, Ismail Kadare, Zejnullah Rrahmani, Fatos Kongoli, Mehmet Kraja, Agron Tufa, Musa Ramadani, Ridvan Dibra dhe gjithë të tjerët që momentalisht konsiderohet se shkruajnë romanin më të mirë në gjuhën shqipe. Nga të përmendurit më lart, sa herë lexoj libër (roman) të ri të Ardianit, më së shpeshti më bie ndërmend shkrimtari (im) kosovar Zejna (Rrahmani). Do t’ia dorëzoj atij romanin “Home” të A.-Ch. Kyçykut të ndaj kënaqësinë me të.

Si për romanin impresiv, “Sy”, ashtu edhe për këtë të riun, “Home” që ka shumë shtresa misterioze të nëndheshme, me fatin gjithnjë tragjik të shqiptarit në vorbullën e tyre, ripërsërit dëshirën që, pos miliona lexuesve të rëndomtë, sikurse jam edhe unë vetë, ta lexojnë shkrimtarët tanë të përmendur më lart dhe shumë të tjerë që konsiderohen mjeshtër të fjalës së shkruar artistike.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj: Arti i të shkruarit
Ejup CERAJA: HAJKU TË MBËSHTJELLA ME TIS METAFORIK
Daut Demaku: Për librin e jetës dhe iniciativën e mrekullueshme
Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]