Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 05:18am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune
E marte, 25-09-2007, 11:15pm (GMT)

Nga Baki Ymeri

Pas jehonës së vlerave poetike të Ali Podrimjes, Sabri Hamitit, Visar Zhitit, Sali Bashotës, Ibrahim Berishës, Miradije Ramiqit, Ibrahim Kadriut, Shkëlzen Halimit, Radije Hoxhës, Basri Çapriqit, Mardena Kelmendit, Shefqet Dibranit, Halil Haxhosajt, Rozi Theoharit, Arif Molliqit, Merita B. McCormack-ut etj., të përkthyera e botuara në gjuhën rumune, disa nëpër anologji e disa me vepra të veçanta, këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht  libri më i ri i poetit kosovar me banim në Suedi, Rizah Sheqiri. Fjala është për vëllimin dygjuhësh Apel pentru iubire / Ftesë për dashuri, një përmbledhje antologjike me vlera të mirëfillta lirike, të rikënduara në gjuhën rumune me përkushtim dhe besnikëri nga ana e autorit të këtij shkrimi. 

Librit ia shtojnë vlerën parathënia e eseistit të shquar Marius Qelaru (Qielli i lirë i mendimit të ndritur nga ndriçimet e mallit), ballinat brilante, realizimi teknik i Rëzvan Bëlashës, pasthënia jonë që mban titullin Shpirti i fjalëve që shëmbëllen me fluturimin e fluturave në erë, si dhe përkushtimi i autorit në adresë të prindërve të tij: Të dashurve të mi, nënës dhe babait, të cilët ballëlartë i qëndruan kohës, krenarë përballuan çdo furtunë, gurishtës ia shtuan jetën e këngët, dhe bashkë i shkruan dhjetë romane , njëri prej të cilëve jam unë. Poezitë e kapitullit të parë të këtij libri janë të seleksionuara nga vëllimi If you really want to know the truth/ Nëse patjetër të  duhet e vërteta, ndërsa dy kapitujt e tjerë janë të përbërë nga vëllimi Degëz e këputur, kapituj me të cilët poeti shqiptar i është prezantuar opinionit rumun. Pason të dalë këto ditë në gjuhën rumune, edhe një vëllim antologjik i poetit të ri shqiptar, Jeton Kelmendi.

Libri Ftesë për dashuri është i strukturuar në tre kapituj: Nyja e jetës, Vullkani i durimit dhe Agimet e dritës. Po shtojmë me këtë rast faktin se Rizah Sheqiri ka lindur më 12 janar 1961 në Brainë të Kosovës. Ka kryer Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Universitetit të Prishtinës, ka punuar shtatë vjet në Radio Prishtinë, pastaj është detyruar të mërgohet, duke zgjedhur për vendjetesë Suedinë, ku ka vazhduar aktivitetin e shkrimtarit. Autori është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë. Deri tani ka botuar mbi 30 libra. Shkruan poezi dhe prozë, për fëmijë dhe për të rritur.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj: Arti i të shkruarit
Ejup CERAJA: HAJKU TË MBËSHTJELLA ME TIS METAFORIK
Daut Demaku: Për librin e jetës dhe iniciativën e mrekullueshme
Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]