| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) E merkure, 03-10-2007, 07:02pm (GMT) Nga Pal Sokoli
Libri më i ri “Fjalë e plagë” i poetit Halil Haxhosaj është një përmbledhje poetike qe lidhet ngushtë në formë artistike dhe metaforike më përjetimet individuale dhe kolektive nëpër kohë. Libri ndahet në pesë kapituj:
1.Vargje për vetveten 2.Lëmsh i Mjegullt 3.Dënesje mbi dhimbje 4.Thinja mbi gjithçka 5.Pikë në zemër. Libri hapet më poezinë “Pastaj kërkoj vetveten” si prolog i këtyre kapitujve e sidomos kapitullit te parë” Vargje për vetveten” ku poeti i përkushtohet pothuaj se tërësisht vetvetes dhe motiveve qe e rrethojnë poetin e ky ne formë ekspresive te ligjërimit dhe me një koncepcion dhe formim të qartë dhe ironik i kundërvihet këtij realiteti,poeti këtij realiteti ja kundërvë vetveten, përjetimet e veta reale dhe duke e gdhendur edhe vargun edhe personalitetin e vet shpeshherë edhe të zhgënjyer nëpër situata të ndryshme. Poeti Halil Haxhosaj shpalon hullitë dhe belbëzimet e jetës me brengë në zemër,kur fryjnë erëra të zeza,kur koha më gërshërë lozë lojën e reformave me rrathë të hekurt. ”Karnavale të stërkequr defilonin mbi kurrizin tonë para dhe prapa perëndimit te diellit. Pas gjitha këtyre krajatave përshkruan vetveten,me thinjat,me rrudhat,me vitet, me lëkundjet shpirtërore te gjitha ne veten e parë deri te poezia e fundit e këtij kapitulli “Do të iki” kur thotë” Mos u çuditni,as mos u habitni kur nuk me gjeni”. Poeti Halil Haxhosaj derisa sadopak i ka besuar një kohe në kapitullin e parë,në kapitullin e dytë e ironizon ja çjerr maskën,kohë qe nuk ndritë drita por dyfytyrësia. Aktoret, hyjnë dhe dalin nëpër këtë kohë me gjuhë te dalë jashtë por me lehje tjetër, sipas stelës. /Natyrës ju shqye lëkura epidemia e lisë së zezë krisi në qytetin e lotëve. Derisa poeti ironizon dhe boten e sheh si një Lëmsh bardh dhe zi,një dritë zdrit përtej tunelit të vrugët dhe : E bardha mobilizohet atëherë Dhe ngarend nëpër shtigje drite forcën e gjënë ne binaret e shendosh të jetës. Mbase jeta Ka nevojë Për analiza të reja gjaku. “Dënesje mbi dhimbje” është kapitulli ku poeti zgjedh aktor të rinj,figura të reja më të cilët komunikon për ta zbardhur prapavështrimin e vet të mjegullt dhe për të ardhur gjer të koha e tij me dhëmb të thyer e flokë ngjyrë bryme,kohë me plagë,me lot,duke ecur,duke vrapuar. “Thinja mbi gjithçka”do ta quante poeti kohen e vet por jo thinja mbi agun e ditës,thinja mbi gjykatore,ëndrra,pritje,të gjitha përcillen më peshë të rëndë mbi fjalë,mbi qëndresë, mbi plagë, pra poeti me intonacion te theksuar i përkushtohet një periodiciteti të mplakur,të thinjur qe shum përjetime të bukura tij do i mbeten pikë në zemër sepse mbi kënaqeshit e dikurshme ka rënë brymë e bardhë. Asgjë nga ndjenjat e zjarrta Nuk më josh më Sepse brymë e bardhë Ka rënë mbi kënaqësitë e dikurshme. Te poezia Asgjë. Poezia në “Fjalë mbi plagë” e Halil Haxhosajt është pasqyrim i thellë emocionale e qe shprehë qëndrimin subjektiv ndaj një realiteti,te cilin Halil Haxhosaj në formë artistike tërheq një parabolë historike deri të ditët e sotme të thinjura. Realizimi i përpiktë i vargut,gjuha, stili, dhe metaforika e tij krijojnë një harmoni poetike të qëndrueshme. Redaktor: Recensent: Besim Muhadri Ballina: Shkëlzen Rexha Botoi: Biblioteka- Shtigje, 2007 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||