Nga Baki Ymeri
 |
| Jeton Kelmendi |
Këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht një libër i ri i dhe i bukur i poetit të ri kosovar me banim në Francë dhe Belgjikë, Jeton Kelmendi. Fjala është për vëllimin e tij antologjik me poezi të zgjedhura, Ce mult s-au rãrit scrisorile / Sa fort janë rralluar letrat. Përkthimi në gjuhën rumune me tekste të zgjedhura nga veprat e tij i përkasin autorit të këtij shënimi, pasthënia i përket eseistit dhe poetit të shquar, Marius Chelaru, ndërsa në pasthënie janë prezentuar me mendime vlerësuese për veprën e poetit Agim Gjakova, Xhavit Aliçkaj dhe përkthyesi i kësaj vepre me vlerë.
Parathënia, pasthënia dhe titujt e poezive jepen në të dy gjuhët, lënda poetike në gjuhën rumune ndërsa recensionet e Agim Gjakovës dhe autorit të përkthimit jepen në gjuhën shqipe. Vepra është e strukturuar në tre kapituj: Monaliza, Çast për admirim dhe Bukuria e bukuriv. Libri i Jeton Kelmendit del në dritë me propozim të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, duke patur për koautor të stilizimit zonjën Paula Kovalçiuk, lector zonjushen Nina Petrish ndërsa realizator të Ballinës dhe rradhitjes elektronike zotin Rëzvan Balasha. Jeton Kelmendi u lind më 1978, në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet në Prishtinë. Punon për shumë media në Kosovë dhe bashkëpunon me të tjera edhe jashtë vendit. Kelmendi është i njohur si poet dhe eseist me gjashtë libra të botuar. Shquhet si krijues edhe për shkrimet e tij publicistike, sidomos rreth çështjeve kulturore. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë pjesë e disa antologjive. Kritika i ka cilësuar si poezi të mesazheve të qarta dhe moderne në konceptimin e ideve. Esenca e mendimit poetik të Kelmendit është etika e të shprehurit. Motive dominuese në krijimtarinë e tij janë lirika e dashurisë dhe realiteti i kohës. Ky është libri i shtatë i tij, një vëllim antologjik që e pa dritën e botimit në ishkryeqendrën e Shqipërisë së mërguar, përkatësisht në qytetin që mban emrin më të bukur të të folurit shqip, siç e konsideronte Bukureshtin Lasgush Poradeci. Bibliografi lirike: Shekulli i Premtimeve, 1999, Përtej Heshtjes, 2002, Në qoftë mesditë, 2004, Më fal pak Atdhe, 2005, Ku shkojnë ardhjet, 2007, Zonja Fjalë, 2007, Ce mult s-au rãrit scrisorile/ Sa fort janë rralluar letrat, 2007. Sipas Agim Gjakovës, Poezia e Jeton Kelmendit është një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar. Po japim me këtë rast, për mass/median e shkruar dhe elektronike, parathënien dhe pasthëniet e këtij libri të rrallë e të bukur.
Fjala që mugullon nga dheu i gjuhës
Ka mbirë një fjalë në dheun e gjuhës
E cila u rrit deri në qiell
Dhe lëshoi rrënjë deri në zemër të dheut
Poeti dhe publicisti Jeton Kelmendi, i lindur me 1978 ne Peje te Kosoves, kreu shkollimin fillestar dhe gjimnazin ne vendlindje, ndersa Universitetin ne Prishtine. Ka botuar artikuj te shumte me tematike kulturore. Poemat e tij e kane pare driten e botimit ne nje numer te madh revistash e gazetash nga vendi e bota. Ka botuar deri tani gjashte vellime me vargje. Vellimi i shtate i Jeton Kelmendit eshte kjo antologji poetike, e perkthyer ne gjuhen rumune nga poeti Baki Ymeri. Pergjate tri kapitujve, Monaliza, Cast admirimi dhe Bukuria e bukurive, poeti apelon ne nje fjalor qe tenton nga bindja e qartesia, pa meditime te sketerrshme, pa vershima retorike apo rafal metaforash, edhepse te le pershtypjen se e josh „loja” me lenden e fjaleve. Nganjehere duket se dashuria e vertete per te cilen flet poeti ne vargun e tij, eshte pikerisht fjala, e cila ftohet, rritet dhe lulezon, madje edhe hesht, do te thoja si nje bosht i poezise se tij qe shtrihet ndermjet fjales dhe heshtjes, duke kaluar neper vetmi: Ka mbire nje fjale ne dheun e gjuhes/ U rrit deri ne qiell/ Dhe leshoi rrenje deri ne zemer te dheut, apo: U ftoh fjala/ Vera nuk rri me ne. „Duke shfrytezuar” sentimente, mendime te plasuara nga nje here thuajse ne nje tjeter realitet ndaj fjales: „Mendimi nuk ka vlere per fjalen/ Apo fjala/ Qe thot pa e lodhur mendimin”) dhe nga shembelltyrat e reflektuara neper to si mbi nje pasqyre ne te cilen e sheh vetveten ne spektaklin e anes se universit te cilit i nenshtrohet, deperton ne nje bote thuajse „te mbrojtur” nga hapesira shtypese/ artificiale e rruges, e qytetit, madje edhe e degdisjes „se dhomes”. Por opozita fjale/ mendim eshte vetem e dukshme, bukuria, deshira, gruaja, te gjitha duke qene te lidhura permes fjales, ngase shkruan Jeton Kelmendi, Zonja fjale je e bukur/ Kur zoti mendim/ Ta jep bukurine. Eshte ky nje udhetim ne nje bote te brendshme, e ndjenjave te ngjyrshme dhe e sekondave qe derdhen permes gishterinjve te kohes, duke e ndertuar realitetin. Ndersa koha, ngenjehere, duket se eshte thuajse „e prekur”, e thithur nga poeti, si cdo pjese tjeter „e reales”. Keshtu, dashuria, edhepse nuk shembellen me nje dashuri trubaduresh, koha, atdheu i skicuar pa thekse dramatike, por me thellesi, jane pjese nga shtyllat mbi te cilat mbeshtetet universi i tij i brendshem. Univers i cili duket nga nje here i realizuar me instrumentet e piktorit, here tjera me ato te atij qe kerkon shembelltyra/ mendime/ ide, jo fjale, me instinktin e miniatures se brendshme, syrin e zgjuar per detaje dhe doren e ushtruar per dekor. Thuajse pa bere dallim ndermjet „egose” se paster dhe „egose biografike”, ke senzacionin se poeti mbron kanapene ndaj universit te tij te brendshem, pa qene fjala per trajtimin banal te perditshmerise biografike apo te ndjenjes personale me injekcione lirike. Nganjehere, madje edhe here tjera, duke nisur nga regjistrimi i introspekcionit te shpirtit njerezor, poezia duket se kaplon nje veti mendimtare/ intimiste, dhe paraqitet si nje artist i interioritetit, perkatesisht i brendshmerise shpirterore qe eksploron „te njohuren” e prekur nga nje tundim i kersherise se arratisjes „ne boten e jashtme” te se „panjohures”. Thuase duke apeluar ne nje gjini personale te qartesise, mendimtar permes formimit, Jetoni nuk propozon subjekte te „medha”, por mbeshtetet, perkundrazi, mbi perjetimin e detajit, te sentimentit, te castit, te sendeve dhe ndjenjave te thjeshta, mbi historine e pashkruar te ngjarjeve te perditshme, te bredshme apo te jashtme te tij. Ndersa vetmia, e pare edhe nga ana tjeter e vajtjes, e mungeses se qenjes se dashur, eshte si nje bote paralele ne te cilen poeti nganjehere jeton: Vjeshtat kalojne kendejpari/ Porsi nje heshtje e fillimit/ Kur mbyllet e shkuara/ Ne vetmi. Ekziston edhe nje „hene e vetmise”, vargu shkruhet ne vetmi (pika e vargut/ qe shkruhet vete). Dhe fjala mund te vetmohet, dhe ndosha arrin dhe casti ne te cilin mund te thuash se dimri i vetmise te ka rene/ nen vetulla, apo mund te te te kaploje ne cdo cast malli: Mos me vetmo nate. Mund te thuhet, kujtoja, se nje bosht i poezise se Jeton Kelmendit shtrihet ndermjet fjales dhe heshtjes qe na shikon si nje ankth, duke kaluar neper vetmi, e koloruar nganjehere ne nyanca shqetsimi dhe melankolie, pa u bere nderkaq obsesione te lenduara. Keshtusoj, ne poezine e tij hasim heshtjen e atij qe nuk flet, heshtjen qe ka per teper zjarrmi dhe nuk mund te dale/ as deri te fjala, apo qe perplaset ne muret e durimit. Madje harresa behet gjithnje e me e vjeter/ atehere kur gjezdis heshtja. Madje dhe bukuria – gruaja mund te definohet permes heshtjes: Ajo eshte heshtje e gjalle/ Bukuri. Apo poeti nderton nje metafore si Trupi i heshtjes sate. Por nuk eshte fjala per heshtjen-mburoje, ngase tejmatane teje, heshtja me e sigurte ne bote/ nuk te garanton/ qetesi. Dhe, ndoshta njera nga strofat me te bukura te vellimit te shkruar nga nje poet qe mendon se po qe se nuk do te kendoje kenge dashurie do te digjej ne zjarrin e heshtjes, ja pra se kush eshte per dashuri, per bukuri, per trishtim dhe per heshtje: jam i mbushur me frymen e trishtimit/ permes zonave te shkeputura/ te syve tu/ kahere jam nisur drejt teje/ per ty/ te flas duke heshtur. . Edhepse kemi perpara nje vellim te pregaditur me shume per peridha kohore, te cilat dukshmerisht nuk tentojne per nxjerrje konkluzionesh, pa qene fjala per nje vizorezim te shprehjes, mund te pohojme megjithate se, me nje menyre te ndertimit te metafores qe e vendos ne fushen e shprehjes se poeteve kosovare, por ne nje horizont tejet te ngjashem me poetet e perkthyer ne gjuhen rumune, Sali Bashota, Ibrahim Kadriu, Miradije Ramiqi etj., Jeton Kelmendi ka dhuntine per te gjetur nje stil personal, nje fushe tematike dhe nje bote poetike vetjake, ne te cilen leviz me mjaft zhdervjelltesi. Pa e shkeputur lengun poetik nga dramatizmi i mbarimit te periudhes komuniste apo te luftes qe e ka prekur deri para do kohe boten ne te cilen jeton, perkatesia ndaj historise dhe qenja e vendlindjes, te konturuara me bindshmeri (per shembull Atdheu im eshte atdheu i Zotit/ Qe ma ka dhene emrin/ Shqiptar), ne shpirtin dhe ne vargun e tij qendrojne prane vargut te dashurise (per shembull: Dashuri/ Bukuria dhe vargjet sebashku rrjedhin/ Per ty dhe per atdhe). Duke e lexuar poezine e tij nen thjerren e nje analize te fjalorit te perdorur, te procedeve linguistike/ stilistike, permes menyres ne te cilen e perdor fjalen, Jeton Kelmendi ma perkujton nganjehere njeren nga figurat me te rendesishme te poezise amerikane, Charles Olson: Elementet e fjalorit jane te perkufizuara, por poeti, permes qendrimit te tij, (loja e mendjes) eshte ai qe i perdor fjalet ne nje menyre te sofistikuar. Sofistikimi per Jeton Kelmendin nuk don te thote precizitet, por perpjekje per te zhvilluar nje fushe semantike sa me te gjere per fjalen, me te cilen e vesh vjershen. Dhe shpeshhere, mund te themi se ia arrin. Fale perkushtimeve te Baki Ymerit, mesazher i palodhur i poezise ndermjet gjuhes shqipe dhe asaj rumune, kemi perpara vellimin e nje poeti qe ka shansin te depertoje edhe ne zemren e lexuesit rumun. (Marius Chelaru)
Bukuria e vargut
Ka do kohë që në poezinë shqipe doli para lexuesve një zë i bukur i poezisë. Dhe u lexua e u pëlqye. Vepra e parë nuk ishte e rastit, një zbrazje ndjenjash e një të riu që do të thotë krejt çka ka e çka ndien. Veprat e tjera na bindën se po shkruan një dorë e sigurt e poetit që poezinë e do, e njeh dhe di ta shkruajë. Shkruante pak më ndryshe se bashkëkohësit, e gjithsesi ndryshe nga moshatarët. Natyra i ka dhuruar talentin e rrethi poetik frymëzimin. Dhe kishte kë ta marrë model të çmuar prej poeti, të madhin Azem Shkreli. E ky është poeti i poezisë intelektuale dhe shumë domethënëse, që , pavarësisht nga modelet letrare që kishte lexuar, do ta gjejë rrugën e vet poetike me tema e forma dhe me shprehje e stil të veçantë. Ky është Jeton Kelmendi. Kur e mora këtë përmbledhje poezish nga Bruxeli i largët mendova pak më gjatë për një titull të bukur të këtij shkrimi të rastit, kur në mesin e veprës, në zemër të vargjeve, një varg i bukur e i pëlqyer sikur më thotë vënia titullin "Bukuri e vargut". Ç'bukuri e vashës/ Ç'bukuri e vargut/ Lumë bukuria për to. (Bukuria e bukurive). E ku ka himn më të bukur për poezinë se këto vargje? Vërtet bukur. Në zemër të poezisë qëndron e bukura artistike si kategori estetike. Në të njëjtën paralele qëndrojnë dashuria e poezia. Në piedestalin shpirtëror të poetit. Duke i lexuar poezitë e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e motive të shkruara edhe më parë, si ato nga e kaluara historike, nga përditshmëria, nga jeta intime, motive dashurie, ku frymëzohen edhe poetë të tjerë, por mënyra se si poetizon, se si i artikulon ky, është krejt personale. Unë kështu e kuptoj poezinë e tij, që është një prej formave të mundshme të leximit e të interpretimit. Preokupimi i parë është atdheu (Ilirishte), dhe e kaluara e largët që gati kohësisht duket e pamatur: Njëqind e një mijë vjet/ Mendim i ndritur/ Je/ Dhe kurrë/ Kush me t'matë s'ka mundur. Këto vargje komunikojnë me të kaluarën e lashtë dhe me mendësinë shqiptare, që si të tilla i zëvendësojnë qindra faqe historie. Poeti Jeton Kelmendi mpleks në një dëshirat e veta me të atdheut, pritjet e gjata dhe shpresat e pashuara për një ditë. Dhe vargu "do të vijë dita ime" është një metaforë e bukur dhe e qëlluar. Por duke parë se ç'po ndodh, se nuk jemi përherë ata që duhet të jemi, shpirti i poetit shqetësohet dhe me një shprehje ironike zbrazet duke thenë "Në pikë të hallit ajo ditë". Në ndonjë poezi ma përkujton poetin Azem Shkreli, sidomos kur është fjala për kujdesin, respektin e maturinë e fjalës së shkruar: Edhe ky kërkon pedantërinë e fjalës e të mendimit, me një qëndrim prej poeti e intelektuali, se fjala e bukur dhe mendimi i qëlluar krijojnë art, krijojnë poezi, krijojnë të bukurën estetike: Prandaj/ Zonja fjalë je e bukur/ Kur zotëri mendimi/ Ta japë bukurinë. E në momente kur nuk ka çka thotë e preferon heshtjen si veçori etike të të urtëve, ndonëse herë-herë fjala ia kapërcen heshtjen! Duke e shoqëruar fatin e vet me të atdheut, ndonjëherë i shfaqet ndjenja e pasigurisë për të ardhmen: Ëndrrës sime/ Dhe zhgjëndrrës tënde (sate – Xh.A.)/ Atdhe/ Nuk i dihet. Kështu vargjet krijojnë dhembje personale, situate të ndjeshme e të përjetuara, nëpër to sillen mesazhe kujdesi e maturie për të ardhmen. Prandaj hasim përafrime në shenja autobiografike me ato biografike të atdheut. Për fund të këtij shkrimi të shkurtër mund të themi se vargjet e bukura ia plotësojnë një zbraztësi të jetës. Me to e mbulon dashurinë ndaj atdheut, ndaj vashës dhe ndaj jetës. Këtu e ka burimin e tërë bukuria e poezisë. Bukuria e bukurive. (Dr. Xhavit Aliçkaj)
Poezia e Jeton Kelmendit është një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar
Në të dallohen tri veçori që prekin ashtin e kësaj poezie: 1. universaliteti, jo vetëm, ose më pak i temës, por i mendimit dhe ideve, qofshin këto tema të dashurisë, të shoqërisë, të intimitetit persiatës; 2. mbushja e zbraztisë shpirtërore me motive të rrethanës dhe vëzhgimeve jetësore; 3. qëndrimi ngjit me shpirtin frymues të kombit të tij edhe kur ndodhet jashtë vendit, duke mos anuar kurrsesi nga nuncat folklorike, por duke marrë me vete në mbrujtjen e saj atë çka është më e mira dhe amshuese. Nëse ka ditur të hartojë një prëmbajtje të tillë, Kelmendi nuk e ka lënë vetëm më fjalë të thata apo me figura, të cilat mund të kishin qëndruar si shprehje në vete. Ai i jep poezisë së tij art dhe shpirt, pra NDJENJË TË BUKUR. Ndjenja e tij poetike prëçohet tek lexuesi, nuk mbetet tek autori. Ajo godet mprehtë, gjallnisht dhe hijshëm. Madje hijshëm edhe kur nëpër midis vargjeve ka heshtje. "Figuirshmëria" e parë që ngërthehet në vëllim është dashuria, jo thjeshtë si motiv, si janë të njohura analizat kritike për poezinë, ku e veçojnë thjeshtë si "motivi i dashurisë". Kjo merr përmasat e një persiatjeje për botën, duke përshkuar nëpër ndjenjën që njeriu e ka shekullisht në vete. Se edhe kur nuk e sendërton këtë dashuri, ai është përsëri qytetar i botës, ai është i gjallë, persiatës, dashurures dhe aq më tepër i formuar në mendësinë e njeriut që ka ndjenjat, por që ka edhe durimin, edhe arsyen: " Njëqindenjë vaki / Kanë mundur të ndodhin / Por ja / Moti ka kaluar vetëm në anën / Tjetër" ("Në anën tjetër") . Por kjo ndjenjë e fuqishme ka mundur të bëjë çerdhe edhe tek motivi i dashurisë për vendin, atdheun. Duke ia cytur, si në dashuri, kahen e frikës dhe të mosbesimit për ecjen pozitive , poeti ngashnjen vetveten me ëndrrën për të mirën e pritshme: "Paska çelur mëngjesi / I marsit / Netëve tona të largëta / Takohemi diku përtej kohëve" ("Sfond") "Figurshmëria" e dytë është nocioni i mnendimit të shprehur nëpërmjet fjalës, si kategori filozofike, por në rastin konkret i ngjeshur në ndjenjën poetike. Fjala është gjithçka që bart kahen e mendimit, veprimit, ecjes përpara, zhgënjimit e deri tek realizimi i ëndrrës dhe konkretes. Madje edhe kur ka heshtje, ka fjalë, fjalë që thuhen nëpërmjet të konkretësisë materiale: "Ajo është gjallë heshtë / Hijeshim / Me shpirtin e qetë / Ruan një ofshamë jetike / Për të mistershmen / Rrinë përmotshëm bri / Murit e i shikon njerëzit / Në fytyrë / Pa u folur / E se len as pa u folë" (Monaliza). Kelmendi e quan veten të pjekur dhe i tillë është edhe në poezi "poet i vjeshtës", d.m.th., poet i pjekurisë. Ai ka një motiv përmbyllës (jo në fund të vëllimit) që pikërisht për këtë arsyetim tërheq mendimin dhe njenjën e lexuesit: "Se jam poeti i vjeshtës / As se t'kam dremitur në vargje / Desha të të mas me Hënën / Ani mike / Kur të kthehem të kufiri i ajrit / Do të ftojë për një rrugëtim / Bashkë / T'i kapërcejmë vijat Egnatia / Së nesërmes ia kemi përmasat / Një plus një. (Nisa). (Agim Gjakova)
Fluturimi i fjalëve
Po qe se te vjen fymezimi dhe s'e mpleks ne varg, fjalet i merr era. Jetoni jeton ne shtjellen e fjaleve qe flatrojne nga fjala ne fjale. Fjala e tij eshte ilac qe te sheron, Edhepse relativisht i ri, sipas nje poeteshe kosovare (Miradije Ramiqi), autori ka deshmuar nje pjekuri brilante me paraqitjen e tij ne fushen e poezise. Lirika e tij eshte nje gershetim sentimentesh qe bejne fjale per fjalen e heshtjen, per lulen e gurin, per hijen e driten, per bukurine dhe dashurine, per shiun dhe historine. Rruga e fjaleve te tij eshte nje drite magjike qe te shpie ne tempullin e lirise dhe dashurise. Poeti, sipas Dijes, din te korespondoje lirshem me fuqine e fjales dhe peshen e saj autoktone. Ai eshte ai qe, po qe nevoja din te tejkaloje pertej vetvetes, duke e kapercyer hijen e nates, duke u perballur me te gjitha sfidat e jetes, per te dale nga terri ne drite. Dhe vazhdon te krijoje poeti pandalshem, neper prekshmerine dhe paprekshmerine e shpirtit dhe mendjes. Poezia e Jetonit eshte nje pikture e gjalle qe hesht si nje hijeshi me shpirtin e qete duke ruajtur nje ofshame jetike per te mistershmen. Fjalet i shkepusim nga Monaliza e tij qe i shikon njerezit ne fytyre pa u folur. Ne vargjet e tij ndjehen ritmet e zemres qe trokasin ne zemrat e atyre qe shikojne, lexojne e ndjejne. Monaliza e tij eshte femra qe i perjetoi te gjitha kenaqesite qe te joshin e bejne per vete. Poeti ka zgjedhur per njesi matese peshen e trupit, shpirtin e fjales, forcen e ajrit, ngadalesimin e shpejtesise, kujtesen dhe harresen. Mendimi i tij eshte i ndritur, Njëqind e një mijë vjet/ Mendim i ndritur/ Je/ Dhe kurr/ Kush me t‘mat s‘ka mundur/ Atdheu im i Zotit/ Qe ma dha emrin Shqiptar (Ilirishte). Harresen e kaplon pleqeria nen hijen e kujtimit. Poeti e konsideron fjalen si nje zonje qe din ti zhveshe mendimet e veshura duke i veshur me kostumet e qejfit te tij. Ai flet pak me ndryshe se te tjeret. Mendimi i tij ka vlere vetem atehere kur fjala e sheron shpirtin e njeriut pa e lodhur mendjen. Po! Poeti ka te drejte kur shton se fjala eshte zonje dhe mendimi zoteri. Fjala eshte nje zonje e bukur qe ta fal puthjen e pare. Fjalet e bukura jane si mjalti: te embla per shpirt dhe te shendetshme per eshtra. Fjala e poetit kapercen heshtjen. Ajo eshte nje pike qe rrjedh ngadale. Poeti eshte nje mahnitje qe flet pak e per merak: Dje jam hamendun/ Me t’thanë/ Se je/ Buka e vargjeve /Uji i fjalës/ Unë për ty/ Kanga më e këndueme/ Prej moti (Fjala kaperceu heshtjen). Poezia e Jeton Kelmendit sipas Agim Gjakovës është një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar. Ai i jep poezisë së tij art dhe shpirt, pra, një ndjenjë të bukur. Lasgushi shkruante per yllin e zemres dhe gjumin e shpirtit, Jetoni shkruan per hijen e kujtimit she shpirtin e fjales. Mbi shtratin e fjaleve te tij shtrihet vjeshta dhe bie drita. Aty pritet vetem e dashura, dhe ulet poeti prane saj te pushoje. Ja pra se si flatron fjala nga fjala ne fjale! Misioni i saj eshte fisnik, artistik, etik, patriotik dhe erotik. Kadriu shpreh keardhje se s’na mbetet kohe per kremte. Kelmendit i vjen keq pse jane rralluar letrat. Neve s’na vjen keq pse fjalet e poetit te vepres ne fjale, te ftojne tu besh balle betejave te jetes per te mbajtur lart flamurin e atdhetarizmit dhe qyteterimit shqiptar. Poeti e perjeton jeten ne Kosove, France, Belgjike e gjetiu. Ai eshte nje shpirt i brishte qe din ti mesoje fjalet te te dashurojne. Fjalet e tij jane fluturime lirike qe te japin drite per imagjinate, aftesi, pergjegjesi dhe ekuiliber.