Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 11-10-2008, 06:05am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit
E premte, 02-11-2007, 08:10pm (GMT)

Një poet i diasporës shqiptare
   
Shqipëria është një vend i dashur që kthehet shpeshherë në mendimin e tij. Leomi është një luftëtar që e dashuron jetën, me gjithëçka që i ofron ajo. Poezia e tij e dashurisë shquhet përmes patosit dhe senzualitetit, përmes një zjarri të shenjtë të përjetimit, i shpënë herë/herë deri në paroksizëm. Leksioni i jetës përnga perspektiva e Leomit, duket se është ky: të jetosh don të thotë ta njohish botën në të cilën jeton.
  
  Victoria Milescu
  
  E pashë botën është libri me vargje i një autori të talentuar shqiptar që e quan vetveten Leom. U lind më 14 mars 1969 në Shkodër të Shqipërisë. Qysh në adoleshcëncë shkruan poezi dhe prozë, por disa tekste do t’i konsiderohen si të rrezikshme për regjimin, fakt që do t’ia përcaktojë fatin, duke ndikuar që trajekti i  jetës së tij të jetë i paparashikueshëm duke e patur parasysh natyrën e tij nonkonformiste, rebele.
            Do ta braktisë Shqipërinë duke u vendosur së pari në Greqi. Prej këtu do të shkojë në vende tjera duke u bërë një udhëtar i palodhshëm apo kërkimtar vendesh dhe gjërash të reja, duke zbuluar ambiente që do ta influencojnë dhe ushqejnë krijimtarinë – të pasur dhe shumëgjuhëshe – e përfaqësuar me poezi, prozë, sqenarë filmesh, etj. Aktualisht banon në SHBA dhe është poeti i parë me prejardhje shqiptare nga Kalifornia, i përkthyer në gjuhën rumune, përmes përkushtimeve të poetit dhe përkthyesit të palodhshëm, Baki Ymeri, ai që ka prurë në vëmendje të publikut lexues rumun edhe poetë tjerë shqiptarë: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Sali Bashota, Ibrahim Berisha, Basri Capriqi, Ibrahim Kadriu, Jeton Kelmendi, Miradije Ramiqi, Halil Haxhosaj, Mardena Kelmendi, Merita Bajraktari McCormack etj.
            Vëllimi E pashë botën (Editura Deliana, 2007, 156 f.) strukturohet në gjashtë kapituj tematikë poezishë reprezentative nga disa libra : Një natë në bordele, Gërmadhë e kam shpirtin, Cka don dikush tërë jetën etj. Si çdo përmbledhje, edhe kjo që kemi para sysh ka avantazhin të na ofrojë një pasqyrë të përgjithshëm të krijimtarisë së autorit deri në një moment të caktuar, por edhe një shëmbëlltyrë motivesh të ndryshme, temash, qasjesh stilistike, duke dalë në pah kontinuiteti i tyre në variante,  shkathtësia e kombinimit, por edhe fakti se pjesët mbështeten në mënyrë reciproke, duke komunikuar mes vedi në të njëjtin substrat që i ka rrënjët në atdheun e lindjes, të cilin e marrim ne apo na ndjek kudo që të shkojmë.
            Për dallim nga poetët e tjerë të sotëm shqiptarë që kultivojnë nganjëherë, madje me ngulm, ndjenjën e besnikërisë ndaj atdheut dhe ndaj historisë së përbujshme të popullit të vet, kjo ndjenjë është e trajtuar me subtilitet të hollë atëherë kur paraqitet, dhe paraqitet në mënyrë të patjetërsuar. Duke qenë e nyancuar në mënyrë tejet diskrete, sugjestioni ngulfatet më thellë, më përvëlimtar, emigranti i ndodhur ndër të huaj duke i vlerësuar në një shkallë më të lartë traditat e popullit të vet. Aspekte tipike si çrrënjosja, zhgënjimi, mashtrimi, janë të reflektuara me dinjitet, me njëfarë saktësie të bindjeve; vuajtja e shakmis, ia trazon forcat vitale, poeti, gjithnjë e më nxitës, duke u pajisur me energji hyjnore për një luftë të gjatë sentimentale, `në një teren të panjohur.
            Leomi është një luftëtar dhe, si çdo luftëtar, e dashuron jetën, me gjithëçka që i ofron ajo: iluzione, premtime, zhgënjime, duke ia përflakur mëndjen me ëndrra, duke ia nxitur ndjenjat. Poezia e tij e dashurisë shquhet përmes patosit, senzualitetit, përmes një zjarri të shenjtë të përjetimit, i shpënë herë/herë deri në paroksizëm, në të cilin engjëllori ka diç demoniake, pafajësia manifestohet në mënyrë të egër : E rëndë është marrëzia e burrit/ Kur trupi i saj shtrihet në asfalt/ Ndodh të çmendet dhe druri/ Që më kafshon në qafë dhe qaj/ Kur gëlltis epshet dhe dhembjet./ Një përzjerrje kënaqësishë më kaplon/ Përmbi mua shembet qielli, bijnë yjet/ Diku atje gjëmon një zhurmë/ Marr me veten trupat tanë.
            Në këtë pikëshikim të ndjeshmërisë, kuptimi dhe kuadrot e dashurisë janë tjera, dashuria porsi jeta duke patur njëfarë magjie, duke u ndodhur nën mallkim, nën damkosje. Flitet për «satanën e mallit», për «epshe natore », për « hipnozë seksuale », ku dashuria është një lojë që shndërrohet në një luftë permanente ndërmjet partnerëve në arenën e seksualitetit. Vargjet kanë njëfarë agresiviteti mishtor në të cilat pulson guximi i shprehjes, atëherë kur çlidhet «djalli i lirë», duke mos patur megjithatë asgjë triviale, toni duke qenë nganjëherë i frustruar, i drejtëpërdrejtë, herë tjera tringëllimtar porsi ujërat që zdirgjen në ujvare.
            Po qe se dashuria është një lojë, dhe jeta është e parë poashtu si një lojë, një lojë e rrezikshme në të cilën shuma supreme është uni i përmbysur nga provokime të panumërta, i absorbuar nga eksperimente të llojllojshme, i nënshtruar nga kurora shumëngjyrëshe e një bote gjithnjë e më të kërkuar,  dhe kurrë e gjetur: Derisa ne luajmë me jetën/ Jeta na e hap portën./ Nuk dimë ku te fshihemi nga jeta/ Derisa rendim duke mos u ndalur.  Biografikja luan nje rol qenjësor, aq saqë duke i lexuar poezitë e këtij poeti mund t’ia përbësh trasenë e jetës sipas një ditari intim në të cilin janë të përshkruar sipas dorës së parë impresione fluturimtare, vërejtje, ide për njerëzit dhe ngjarjet  që i mbërthejnë në qarkun e tyre. Ai është aventurieri, rebeli që gjezdis botën duke e kërkuar vetveten, duke kërkuar çdo gjë dhe asgjë nga kurioiziteti i tij i kristaltë: Gjithmonë rebele është qenja ime/ Nga shiu i kurreshtjes jam larë/ Një erë më shpërndan në cakun e fatit tim/
 Ndërsa dielli na lë të ndarë.
            Duke gjezdisur nëpër botë, poeti shënon se njerëzit janë të njëjtë, pa marrë parasysh racën, kombësinë, religjionin, njerëz që vuajnë dhe dashurojnë njësoj, ndërsa nganjëherë flasin të njëjtën gjuhë – atë të heshtjes. Duke udhëtuar nga Amsterdami, Brukseli e Parisi deri në Madrid, njerëzit  jetojnë në të njëjtën mënyrë – disa janë skllevër të lirë, skllevër të kuriozitetit: Kërkuam më shumë. Gjetëm më pak,/ S’gjetëm asgjë/ Mes meje dhe teje.. Humbëtirë !/ Shëmtira dhe skandale në çdo botë, në çdo skutë/ Të jetës rrangalle, të ftohtë, të ngurtë// Asgjë, s’kish më vlerë !/ Asgjë s’ish e mirë!/ Skllevër gjithnjë/ Skllevër të lirë. Njerëzit manifestohen njësoj ngase janë të interkonektuar në një kohë të papërshtatshme: Kjo kohë e çlidhur na lidh/ Me prangat e jetës së ndryshkur nga ëndrrat/ Kjo është koha e jetës sonë, e vetmja kohë/ Kur unë i lirë mund të shikoj shikimin tënd/ Dhe me hijen time mund të mbuloj trishtimin tënd. 
  
Shqipëria është një vend i dashur që kthehet shpeshherë në mendimin e tij
  
Leomi kalon nëpër botë duke ia mbërthyër shpartallimin, si poet i revoltës duke përdorur një ton me rrudha zhgënjimtare, duke i shqelmuar konsumuesit e marihuanës, lesbianet, viktimat e depersonalizimit, një botë mahnitjesh të bezdisshme të lyera në mënyrë apokaliptike: E pashë botën, si një përmendore/ Ku gjithkush bie hero për një thërrime tokë/ Muzash të plagosura e pashë tek sillej vërdallë
  Me nuanca të fishkura, ku çdo stinë ish e vetme porsi vjeshtë/ E pashë botën të ngritur dhe të thjeshtë./ E pashë botën, kurrë më parë s’kish ndodhur/ E pashë me njerëzinë e sosur, dhe pa vlerë/ Ku çdokush rrugësh të saj, hidhte një mendim/ Me ngjeshje të gënjeshtrave, larë më gjurmët e eshtrave/ E pashë botën të mbytur kënetave.// E pashë botën në duart e njeriut, si mes shqyerjes/ Turbullirë e vdekur, tek kafshonte qeniet e saj/ Pashë botën me skandalet e saj, si shi i rrëmbyer, pa pushim/ E pashë boten e thyer, dhe qau shpirti im. Në këtë botë vërshon pika e vetme që mbetet si mërgim, Shqipëria, ku kthehet shpeshherë me mendimin e tij:  Shqipëria vendi im i dashur/ Përherë rebel ngase të këtillë e kam natyrën, përherë duke e nxitur/ Ëndërrën time të përhershme/ Derisa në dhembjen time që më mjafton, përsëri e gjej vetveten/ Që zdirgjet në pragun tënd përgjithmonë.
Por Leomi e ka parë botën jo vetëm me syrin e mërgimtarit, të të lazdëruarit, por edhe me syrin e poetit, të artistit duke ia filtruar karatet që i japin peshë dhe vlerë ekzistencës sonë tokësore, duke u qortuar për dobësitë tona, duke i kërkuar falje pse na qorton: Më falni po qe se më kujtohet një dhembje e kahershme/ E cila ju përfshin të gjithëve përmes territ/ Jeta është si një lojë që degdiset përherë/ ja përse del si një lavire rrugës/ Më falni po qe se jua qortoj reagimet e varfëra/  Ndaj këtij realiteti që na mundon/ Kështu që, për ne të gjithë  marrëzia është jetë/ Përzjerrje e furisë që vjen, e po vjen/ Më falni po qe se ju ndjej, po qe se për ju thurr poezi/ Të cilat ju nuk i kuptoni ngase shpeshherë/ Ato duken si do ëndërra që paparitur na braktisin/ Duke na e dhënë leksionin qe do të ketë vlerë dikurë. Leksioni i jetës, përnga perspektiva e Leomit, duket se është ky: të jetosh don të thotë ta njohish botën në të cilën jeton. 
   
(Përktheu me kompletime të imta nga artikulli Un poet rebel, Natiunea, Nr. 424, Bukuresht, 2007 :B. Y.)


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj: Arti i të shkruarit
Ejup CERAJA: HAJKU TË MBËSHTJELLA ME TIS METAFORIK
Daut Demaku: Për librin e jetës dhe iniciativën e mrekullueshme
Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]