Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 10:47am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Botimet fetare në Kosovë
E merkure, 14-11-2007, 10:22pm (GMT)

Nga Mehmet Kraja

Ata që përcjellin pak më me kujdes zhvillimet kulturore në Kosovë, duhet të kenë vënë re se në panairin e librit “Prishtina 2007”, një vend të dukshëm kishin zënë botimet fetare, respektivisht shtëpitë botuese që prodhojnë dhe distribuojnë literaturën fetare. Ishte një fakt që nuk mund të mos vihej re. Ndonëse disa media, aty-këtu, thanë ndonjë gjë si shkarazi, reagime publike nuk kishte, që domethënë se në Kosovë ende nuk është krijuar atmosfera e përshtatshme e diskutimit të hapur të disa çështjeve të ashtuquajtura të ndjeshme.

Pse, pra, kjo prani e dukshme e librit fetar në Prishtinë, a ishte vërtet e aq dukshme, apo ishte krejt normale, por që u vërejt dhe u hetua vetëm nga njerëzit jo me prirje laike, por ateiste, që domethënë me trashëgimi botëkuptimore komuniste? A ishte kjo vetëm një rastësi ordinere, apo një problem që prek esencat civilizuese të Kosovës? Dhe, e fundit, a duhet të diskutohen hapur këto gjëra, apo të lihen akoma në heshtje, me idenë se në një rrethanë më të favorshme për Kosovën, çështja e fesë, e identitetit civilizues, e trashëgimisë dhe përkatësisë, do të mund të diskutohen në mënyrë shteruese, pa ngarkesat e tashme të mjegullës prej plumbi që na rrethon...?

Panairit i librit “Prishtina 2007” mbase është rast i përshtatshëm t’i themi disa gjëra, por nuk është i vetmi. Disa nga këto çështje kanë të bëjnë me ambientin kulturor, disa të tjera me problemet tona civilizuese. Disa kanë të bëjnë me politikat kulturore, disa të tjera nuk varen prej tyre, por kanë të bëjnë me rrethanat politike e shoqërore në një kontekst më të gjerë. Pavarësisht se problemi është kompleks, disa fakte qëndrojnë krejtësisht të zhveshura. Panairi i librit në Prishtinë ngjan shumë me atë të Tetovës: është po aq provincial, shoqërohet me një atmosferë kulturore provinciale, tej mase ngjan ma panagjyret tradicionale të kasabave të dikurshme. Një atmosfere të këtillë, me identitet të paqëndrueshëm kulturor, doemos që i shkon libri fetar, madje është i pashmangshëm, si një atribut i natyrshëm i tij. Dhe, nuk bëhet fjalë vetëm për librin fetar islam, siç mund të pandehë dikush, por edhe për atë katolik, protestant, pra të krejt spektrit religjioz. Janë vetë ambientet e këtilla kulturore dhe civilizuese që i joshin botuesit e librit fetar. Nga ana tjetër, po këta botues të librit fetar që ishin në Prishtinë, mund të kenë qenë edhe në panairet e këtilla në Tiranë. Por atje nuk bien në sy dhe nuk përbëjnë shqetësim. Në atmosferën e panaireve të Tiranës, me numrin aq të madh të botuesve dhe të titujve, në mesin e librave aq të shumtë laikë, prania e tyre është pothuajse e pahetueshme. Ndryshe ndodh në Prishtinë. Botuesit e Kosovës, të cilët do të duhej të dominonin panairin e kryeqytetit të tyre, janë minorë, kanë pak tituj të rinj, përgjithësisht kanë libra të përgatitur dobët, rrudhen në stenda të vogla dhe vegjetojnë nën hijen e botuesve të tjerë, përfshirë edhe ata të librit fetar. Nëse ka mbetur dikush në këtë vend që di të mendojë përse ndodh kështu, duhet ta ketë të qartë se në Kosovë politikat kulturore ndaj librit duhet të ndryshojnë esencialisht.

Por nuk është vetëm kjo. Tregu është një faktor që e bën librin të funksionojë. Ndonëse panairet kanë më shumë karakter ekspozues dhe propagandistik, prania e vazhdueshme e botuesve fetarë në panairin e Prishtinës, flet për një interesim në rritje për librin e tyre. Ata që merren me problemet sociologjike të Kosovës duhet ta shpjegojnë, kur dhe përse shtohet interesimi i një popullsie për literaturë të këtillë. Nuk është vetëm trashëgimia, por ka edhe të tjerë indikatorë. Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për tregun e librit, janë donatorët ata që çrregullojnë ligjësitë ekonomike në këtë fushë. Duke qenë të përfshirë në një tranzicion të zgjatur, shqiptarët janë kafshatë e lehtë e donatorëve të të gjitha ngjyrimeve politike, ideologjike, fetare, botëkuptimore etj.

Por, një fakt mbetet i pamohueshëm: botuesi më i madh shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, është shtëpia botuese “Logos” e Shkupit, që nxjerr në treg libra fetarë dhe të proveniencës orientale. Librat e këtij botuesi kanë përgatitjen më të mirë, kanë stendën më të madhe nëpër panaire dhe, në ndonjë rrethanë, edhe numrin solid, për të mos thënë më të madh, të vizitorëve. Asgjë më shumë se kaq nuk di për këtë botues. Se cilat rrethana e kanë bërë “Logos”-in botues kaq të konsoliduar, nuk është e vështirë të shpjegohet, përfshirë këtu shumën e të gjithë atyre faktorëve që përmendëm më lart.

A është kjo e rastësishme?


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj: Arti i të shkruarit
Ejup CERAJA: HAJKU TË MBËSHTJELLA ME TIS METAFORIK
Daut Demaku: Për librin e jetës dhe iniciativën e mrekullueshme
Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]