Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 07:55am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit
E diel, 25-11-2007, 12:16pm (GMT)

Nga Baki Ymeri
  
Këto ditë, në prag të Ditës së Flamurit, e pa dritën e botimit në Bukuresht, libri Foc nestins (Zjarr i pashuar), i poetit Sarë Gjergji nga Kosova. Pas vëllimeve të Sali Bashotës, Miradije Ramiqit, Ibrahim Kadriut, Jeton Kelmendit dhe Halil Haxhosajt, kjo ëshytë vepra e  pestë e autorëve të Kosovës që del në gjuhën e bukur të romantikut të romantikut të ndjeshmërisë rumune i cili e konsideronte shqipen si gjuha më e zhdërvjelltë në botë (Mihai Eminescu). Bota poetike e Sarë Gjergjit, e mbështjëllë me velin e një enigme permanente (gruaja), qysh në fillim ka krijuar adimirim te eseistët dhe poetët që patën fatin ta lexojnë para se të shkojë dorëshkrimi në shtyp. Libri del në dritë  me propozim të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, duke patur për përkthyes autorin e këtij teksti, për redaktor poeteshën Victoria Milescu, për autor të parathënies eseistin Marius Chelaru (Shpirti i gruas përmes syrit të burrit), dhe me një pasthënie të poetit Fehmi Ajvazi
(Dimensione reale dhe imagjinare). Kësaj vepre të bukur ia shtojnë bukurinë disa piktura dhe fotografi si dhe një medalion i autorit të përkthimit (Gruaja si fenomen hyjnor).
Lënda poetike e Sarë Gjergjit fillon me një prolog, mbaron me një epilog dhe është e strukturuar në pesë kaptina poetike: Trëndafili im i nxehtë, Thirrja më e këndshme, Kënga e këngëve, Flaka e pashuar e agimeve të mia, Hyjneshë me shpirt prej drite. Duke parafrazuar autorin e pasthënies, personazhin e poetizuar autori e personifikon me gjithë korpusin e asaj që ne e njohim si qenien pa të cilën bota s’bën dhe as që mund të ekzistojë (gruaja), me gjithë korpusin e asaj që ne e njohim si kategori e së bukurës, me gjithë korpusin e ndiesisë siç janë emocionet, dhembja, shqetësimet etj. Gjergji, sipas Fehmi Ajvazit, nuk na tundon as me figuracionet, as me gjuhën artistike, por me ndiesinë, me thellësinë e dashurisë, me respektin - moralin njerëzor, me vlerën dhe sidomos me shpirtin duke arritur që në një libër të vetëm - përkushtues prej 49 vjershave, të na e konkretizojë gjysmën e qenies sonë: gruan, gruan që në çdo kuptim real është binomi i homo sapiensit në
botën tonë. Prandaj, gruaja ka qenë gjithmonë dhe me gjasë do të mbetet (ashtu si drita dhe liria) personazhi më i pakonsumuar për të gjithë ne, dhe në veçanti për të gjithë ata që janë mjeshtër të fjalës dhe krijimit artistik”. (Baki Ymeri)

Mendime rumune mbi poezinë shqipe

Gruaja përmes shëmbëlltyrës dhe shpirtit të saj, është ajo që i dhuron petkun hyjnor poezisë
  
Nga një brumë tjetër nga ai i poetëve shqiptarë, kur vjen fjala për tematikën e trajtuar, për titullin e veprës apo mënyrën e përbërjes së tropeve, të diskursit poetik, të gjerësisë së ndjeshmërisë apo lojës imagjinare, është Sarë Gjergji. Autori ka zgjedhur për konstruimin e vëllimit një mënyrë tejet origjinale. I nisur me një „prolog” dhe i përmbyllur me një „epilog” – që të dyjat të përbëra nga dy strofa, vëllimi i cili përfshin gjithsejt 49 poema të numëruara, është i hartuar në idenë e një „shkalle” të përbërë sipas do fijeve epike të një rruge që të shpie drejt shpirtit të gruas, ashtu siç duket përmes syrit dhe zemrës së një burri.
Në vend të ngritjes së një godine në vargje me një gjuhë të përpunuar, i sofistikuar apo metamorfizuar, Sarë Gjergji zgjedh për vallëzim zemrën, shpirtin, fytyrën dhe trupin e  Gruas, shpeshherë në një gjuhë poetike të rëndomtë. Duke nisur nga shprehjet magjike të tipit Gruaja është pema e jetës/ pema e njohjes së të mirës e së të keqes, apo nga shprehje tjera që lëvaren në fqinjësi të zzakonshmërisë (Gruaja është det/ lumi jam unë/ në valët e detit dua të vdes),  apo nga thjeshtësia e gjuhës kuazi/të/përditshme (Ti apo ëndrra ishit mbrëmë/ në shtratin tim/ flet zemra ime/ flet indiferenca që vret/ flet zemra ime/ flet), Sarë Gjergji bazohet në stilin e drejtëpërdrejtë, duke zgjedhur herë pas here një shprehje thuajse sentencioze, duke u kthyer në koncizitetin e dukshmërisë përmes një paralelizmi që shëmbëllen me poemat orientale dhe formulimit tipik të disa definicioneve, mikro/definime që mund të argumentohen përmes vargjeve: Përjetësia është gruaja/ ikonë para së cilës
 përulem, apo: Trëndafili im i nxehtëe/ i agimeve të ditës; apo: As dheu as qielli/ as deti as dielli/ si floku i saj; apo: E lindur nga zemra/ zemrës i jep zjarr. Herë tjera, tërë mikro/poemi duket i përbërë nga „definime” si:  Libri i librave / gruaja kurrë/ s’përfundohet së lexuari/ dënesja më e preferuar e botës/ gruaja/ ëndërr e të gjitha ëndrrave. Herë/herë, stilin e tij e kaplon një kolorit me nyanca të fuqishme të precizitetit, madje prekëse: Semantikë e përgjithshme është/ loti i gruas; apo: Gjithçka është gruaja/ ekuilibër dhe fatalitet i gjithësisë/ lufta për të cilën vlen bukuria/  filozofia dhe letërsia...
U përcaktova për një serë citatesh në idenë për të trasuar linjat për të cilat është përcaktuar autori në konstruimin e vëllimit. Kjo thjeshtësi, ndoshta e kërkuar, e gjuhës poetike, nuk don të thotë patjetër dhe një kanalizim më i qartë i planeve mbi të cilat derdhet pena e poetit. Dhe as një ndriçim më i lehtë dhe i qartë i tyre. Dhe, duke vazhduar në të njëjtin drejtim të deshifrimit të vëllimit, duhet vërejtur se ka momente në të cilat  Sarë Gergji, edhe kur e mohon stilin e zgjedhur, edhe kur e  pigmenton me shprehje  të shkëputura nga një tjetër brumë, atëherë kur ato kaplojnë një erëtimë të veçantë të fjalës nga kopshti i poezisë: Gruaja/ vuajtje në heshtje/ apo: Kur dita e re nuk vjen/ kërkoje gruan/ trëndafilat do të lulëzojnëi/ do të ngrihet loti i dashurisë. Poashtu, ballafaqohemi në vjershat e këtij vëllimi edhe me shprehje të një hijeshie të veçantë, të cilat thuajse dalin nga „botimi” i vjershave të tjera (Një mbretëri fustanash/ është gruaja).
Ndoshta stili mbi të cilin mbështetet poeti ka gjetur portën për të hyrë në zemrën e lexuesve të Kosovës, duke patur parasysh faktin se ka fituar një varg shpërblimesh, dhe duke mos e harruar faktin se nuk është një rastësi mundi i Baki Ymerit për përkthimin e këtij vëllimi në gjuhën rumune, pasiqë i ka dhënë lexuesit të këtushëm një spektër emrash të admiruar të poezisë shqipe, Po e përmbyllim duke i dëshiruar Sarë Gjergjit të gjejë rrugën për të gyrë edhe në zemrën e lexuesit tonë. Aq më shumë, duke patur parasysh faktin se gruaja, përmes shëmbëlltyrës dhe shpirtit të saj, është ajo që i dhuron petkun hyjnor poezisë, dhe, siç thot dhe poeti: Gangrenë/ është mungesë e gruas/ çasti më hyjnor prania e saj. Ndërsa ky vëllim, në të cilin vargjet rradhiten pa pengesë për të thurrur dhe një shëmbëlltyrë të shpirtit të gruas, ashtu siç duket përmes syrit të një burri, mund të jetë edhe një çels i bekuar për gjuhën rumune të poezisë kosovare. (Marius Chelaru)


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj: Arti i të shkruarit
Ejup CERAJA: HAJKU TË MBËSHTJELLA ME TIS METAFORIK
Daut Demaku: Për librin e jetës dhe iniciativën e mrekullueshme
Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]