Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 08-08-2008, 08:49pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“
E enjte, 29-11-2007, 10:58pm (GMT)

Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“

Nga Rrustem Geci - Dortmund

KUJDES, I DASHURI GOMAR
( Mështjerrë zeza me të zeza/ me një mëzat rri në shtrat
Herë pi bozë herë limonadë/ e ditët ikin krejt pa datë!…)
fragmente nga libri „Një samit për simit“

Rrustem Geci
Letërsisë shqipe këto ditë iu shtua edhe një libër me poezi Një samit për simit të autorit Nebih Bunjakut, i munguar shumë në kohët e fundit për lexuesin shqiptar. Ata që qeshin pak, por rrjedhshëm, janë miq të mi, shprehet autori. Personazhet  në  këtë  libër - poemë  nuk janë njërëz, por figura, ndjenja që duken, dhimbje që  s´shihen. Në  këtë  libër poetik kinemaja e dhimbjes së poetit është  plot  gënjeshtra, mashtrime, anarki e përvetësime të gjërave. Gjuha e figurshme është e qartë, e saktë dhe fshikulluese. Liria nën ligje të huaja kurrë s´ është  e  mirëfilltë, sepse, degjëneron  shumë  nga të qenit e dëshiruar. Shoqëritë  me  pushtete të huaja, jo rrall formatojnë anarki nga më shpërbërëset. Populli di të mësojë si të  jetë i përgjegjshëm,por, nuk di si të mësohet injoranti, thashethemxhiu, zgaraveqi. Prandaj shkruan autori, nuk është vështirë të bëhesh gomar, as ndihmës i fallexhiut në një pazar hamallësh, se gjuha e gomarit është gomarishtja. Sa herë dëgjoj gjuhën derrërrisht, edhe  derrat  edhe  gomerët, ankohen, se  s´u  bënë  synet, se stina u iku krejt në internet.
Një samit për një simit, është një vepër e ardh artistikisht.Kafshët e mia shkruan autori më  duken  kafshërore, shumë  prej  tyre  në  këtë botë llapin kafshatën e tjetrit. Mbushet sheshi deputetë/ në kryesi zgjedhen vetë/ lakmon derri dhe ariu/ lakmon macja edhe miu/ Këto dhe vargje të tjera dëshmojnë për një libër të mirëfilltë dhe me spec të kohës .Poezia e Nebi Bunjakut, fshikullon guximshëm instinktin banal dhe anarkinë. Janë plot gabimet dhe replikat kundërthënëse që flasin gomaritët. Kafshët e poemës në librin Një samit për simit  bëjnë  luftën  e  barkut  dhe  mishërave të  ndezur. Në  këtë  poemë  me  kafshë  e zhgabonja  të  pranishëm në  koalicion janë: derri, ariu, ujku, macja, dhelpra, gomari dhe minoritetet e tjera të kandrrave. Mirëpo, hiç më pak të pranishëm nuk mbesin as parlamenti dhe deputetët  e  pyllit, moderatorët e mashtrimit, arixheshat me defa dhe qeniet e ftohta si gjarpëri dhe miu i gjirizeve. Libri Një samit për simit është një libër artistikisht dhe estetikisht i realizuar për mrekulli. Sepse në këtë libër fshikullues për veset e shoqerisë sonë, jo rrallë gomari reciton gomarin, qeni lexon qenin, ndërsa ariu përqesh ariun… Frymëzimi i impulsit poetik: hëna, dielli, deti, mbrëmja, gratë janë figura anësore që rrezatojnë fuqishëm brënda poemës. Në këtë botë me plot trazime janë shumëzuar shumë zgërlaqët, keqbërësit e padukshëm, intrigantët , të fajshmit e pushtetit. Nuk kam prova se gomari ka hequr dorë mga gomarllëku, thotë autori, sepse gomarët në kohën tonë janë shtuar shumë. Andaj, kujdes i dashuri gomar! I tërë ky ahur është toka jote, toka në të cilën ti zhgrryhesh. Në librin Një samit për simit ka shumë për të lexuar për veset e shoqërisë sonë. Të rrëxuar ose me të shtrirë nuk bëhemi të lirë. Këto dhe peizazhe të tjera të poemës më bëjnë, thotë autori, që edhe ëndrrat herë-herë të pikojnë dhimbje.Në fragmentet ; /Buçet himni nis kuvendi/ s´ka rëndësi cili është rendi/ kryesore të zihet vendi/ jo vendimet që nxjerr samiti/ po fitimet që lakmon fyti…Janë shpërthime të  ashpra të poetit. Vepra Një samit për simit ka  një  gjetje  të  shkëlqyer  artistike, ku brenda personazheve, derri, miu dhe gomari, bëjnë  teatrin  e  të  pandehurve.Në poemë shihen qytete të  tëra të mbushura me  arixhesha, dhe me  gjithëfarë  thashethemxhinjë.
Etja  për  pushtet  nuk  ka  të  shuar nga kafshët e poemës;/një gërdallë sikur në përrallë/ për një pelë djeg një mëhallë…/këto dhe vargje të tjera të poemës, bënë që  poeti, Nebih Bunjaku, me poemën Një samit për simit të vlerësohet nga lexuesi dhe kritika letrare. Sukses dhe shëndet autorit.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]