| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ E enjte, 29-11-2007, 10:58pm (GMT) Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ Nga Rrustem Geci - Dortmund KUJDES, I DASHURI GOMAR
Një samit për një simit, është një vepër e ardh artistikisht.Kafshët e mia shkruan autori më duken kafshërore, shumë prej tyre në këtë botë llapin kafshatën e tjetrit. Mbushet sheshi deputetë/ në kryesi zgjedhen vetë/ lakmon derri dhe ariu/ lakmon macja edhe miu/ Këto dhe vargje të tjera dëshmojnë për një libër të mirëfilltë dhe me spec të kohës .Poezia e Nebi Bunjakut, fshikullon guximshëm instinktin banal dhe anarkinë. Janë plot gabimet dhe replikat kundërthënëse që flasin gomaritët. Kafshët e poemës në librin Një samit për simit bëjnë luftën e barkut dhe mishërave të ndezur. Në këtë poemë me kafshë e zhgabonja të pranishëm në koalicion janë: derri, ariu, ujku, macja, dhelpra, gomari dhe minoritetet e tjera të kandrrave. Mirëpo, hiç më pak të pranishëm nuk mbesin as parlamenti dhe deputetët e pyllit, moderatorët e mashtrimit, arixheshat me defa dhe qeniet e ftohta si gjarpëri dhe miu i gjirizeve. Libri Një samit për simit është një libër artistikisht dhe estetikisht i realizuar për mrekulli. Sepse në këtë libër fshikullues për veset e shoqerisë sonë, jo rrallë gomari reciton gomarin, qeni lexon qenin, ndërsa ariu përqesh ariun… Frymëzimi i impulsit poetik: hëna, dielli, deti, mbrëmja, gratë janë figura anësore që rrezatojnë fuqishëm brënda poemës. Në këtë botë me plot trazime janë shumëzuar shumë zgërlaqët, keqbërësit e padukshëm, intrigantët , të fajshmit e pushtetit. Nuk kam prova se gomari ka hequr dorë mga gomarllëku, thotë autori, sepse gomarët në kohën tonë janë shtuar shumë. Andaj, kujdes i dashuri gomar! I tërë ky ahur është toka jote, toka në të cilën ti zhgrryhesh. Në librin Një samit për simit ka shumë për të lexuar për veset e shoqërisë sonë. Të rrëxuar ose me të shtrirë nuk bëhemi të lirë. Këto dhe peizazhe të tjera të poemës më bëjnë, thotë autori, që edhe ëndrrat herë-herë të pikojnë dhimbje.Në fragmentet ; /Buçet himni nis kuvendi/ s´ka rëndësi cili është rendi/ kryesore të zihet vendi/ jo vendimet që nxjerr samiti/ po fitimet që lakmon fyti…Janë shpërthime të ashpra të poetit. Vepra Një samit për simit ka një gjetje të shkëlqyer artistike, ku brenda personazheve, derri, miu dhe gomari, bëjnë teatrin e të pandehurve.Në poemë shihen qytete të tëra të mbushura me arixhesha, dhe me gjithëfarë thashethemxhinjë. Etja për pushtet nuk ka të shuar nga kafshët e poemës;/një gërdallë sikur në përrallë/ për një pelë djeg një mëhallë…/këto dhe vargje të tjera të poemës, bënë që poeti, Nebih Bunjaku, me poemën Një samit për simit të vlerësohet nga lexuesi dhe kritika letrare. Sukses dhe shëndet autorit. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||