Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 08-10-2008, 04:48am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni?
E enjte, 13-04-2006, 09:05pm (GMT)

Të martosh mjekësinë, ligjet dhe baletin me letërsinë. Zgjedhja që kanë bërë një mjeke, një avokat dhe një balerinë shqiptare

Belina Budini - Shekulli

Nuk janë stereotipe shkrimtarësh. Sigurisht që nuk jetojnë me penën e tyre. Nuk janë as gazetarë, kritikë, botues, redaktorë, pra “profesionistë” të të shkruarit. Madje nuk janë as ish-mësues të konvertuar në shkrimtarë. Megjithatë nuk janë bukëpjekës, montatorë apo postierë si poetët apo shkrimtarët e Shqipërisë komuniste që i përkisnin klasës punëtore. Gjen në stendat e librarive edhe autorë shqiptarë që jetojnë me punë të tilla të rëndomta, por, me sa duket, librat e tyre (shumica me poezi), nuk kanë arritur të tërheqin vëmendje, destinuar të mbeten të palexuar. Nëse autorë të tillë mund të jenë bestseller në Francë, për shembull, ku një shitës arrin të marrë një çmim prestigjioz si “Goncourt”, të suksesshëm në Shqipëri mund të jenë të paktën librat e një mjekeje, një balerine apo një avokati. Edhe kur këto nuk kanë të bëjnë as me mjekësinë, as me baletin, as me çështje gjyqësore.

Bruna, mjekja që i ka romanet si “buka me djathë”

Duket sikur i ka pasur “bukë me djathë” romanet Brunilda Zllami. Ka hedhur në treg 13 të tillë deri tani dhe të parin e ka botuar kur ishte 16 vjeçe. Ka nisur të shkruajë që në gjimnaz, por gjithmonë ka pasur në plan të bëhej mjeke. Dhjetë vjet më pas është bërë mjeke, por vazhdon të praktikojë shkrimtaren dhe ka gjetur vend për të dy këto profesione në shoqatën “Mjekësia, letërsia, arti”. Megjithëse thotë se e ka adhuruar gjithmonë bluzën e bardhë, nuk ka dëshirë të japë një fotografi e veshur kështu, duke u shprehur se “siç duket e ruaj me xhelozi profesionin tim...” Nëse nuk e kuptoni deri në fund këtë mendim të saj, Brunilda habitet me ata që, siç thotë ajo, “nuk e kuptojnë lidhjen organike dhe të patjetërsueshme që ka mjekësia me letërsinë”.
Megjithatë, titujt e saj gjithë dashuri dhe ndjenja si "Dashuri apo urrejtje", "Fantazma e shpirtrave te etur", "Dua", "Dikur ishim bashkë...", "Jetoj në harresën tende" e kanë bërë një autore të shitur vajzën nga Tropoja. Me gjithë këto libra të shitur, ajo thotë se ende nuk ka ardhur koha për të që të jetojë me letërsi. Kësisoj e fiton jetën si mjeke familjeje dhe ndërsa shkruan fët e fët romanin e radhës, mbaron edhe një specializim për neurologji në QSUT. E pranon edhe vetë se mungesa e kohës ia bën të vështirë shkrirjen e këtyre dy profesioneve me jetën e saj prej gruaje dhe nëne, aq më tepër që i duhet shumë përqendrim dhe përkushtim për secilin prej profesioneve të saj. Por kur e pyet se për cilin profesion investon më shumë energji, kohë dhe pasion, përgjigjja është e atypëratyshme: “Për mjekësinë, pa dyshim”. Brunilda e ka kuptuar se mjekësia është në zhvillim të përhershëm dhe ekziston gjithmonë rreziku që të mbetesh mbrapa dhe kështu të dëmtosh reputacionin, ndërsa “letërsia është një botë të cilën ti e krijon vetë, një botë ku stinën e shpirtit ndërrohen në mënyrë të menjëhershme dhe stresi lodhja, ndjenjat e frustruara marrin krahë duke të kthyer ankthin në një lumturi të pamatë....”

Hueyda El Saied: Tani do të jem shkrimtare

Në fillim të dhjetëvjeçarit të tretë të jetës së saj, Hueyda El Saied, balerina shqiptare me ngjyrë, e ka ndarë mendjen të jetë shkrimtare në profesion. Kush kishte dëgjuar për librin e saj të parë, një autobiografi, kishte menduar se Hueyda e kishte bërë për tendencë. A nuk bën kështu edhe Paris Hilton? Një libër për të konfirmuar famën e vet. Por, me sa duket, profesioni i ri i balerinës është të shkruarit letërsi. Madje nuk është çudi ta shohësh të vijë te “Capricio” me një laptop me vete. Këto ditë është duke menduar për formën përfundimtare që do të ketë romani i saj i ri, ceremonia e të cilit do të jetë një bashkim i pazakontë i një promovimi libri dhe ditëlindjes së saj. Ka gjetur gjithashtu një formë të pazakontë për t’i bërë publicitet emrit të saj si shkrimtare. Të pozojë nudo nën kopertinën-poster të romanit të saj “Maska e zemrës”.
E bindur se do ta ketë të vështirë të jetojë me letërsinë e saj, Hueyda vazhdon të jetojë me profesionin e balerinës dhe figurantes në reklama, por edhe këngëtares e prezantueses në disa raste. Ka krijuar një fondacion që e ka pagëzuar me emrin “Të zhytesh nëpër kultura”, ndërsa është duke studiuar juridik në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Megjithatë, asnjë plan prej juristeje nuk ka në mendje, e bindur se profesioni i saj nuk do të ketë lidhje fare me studimet për juridik që sapo i ka nisur. Ka përfunduar së studiuari në Francë edhe akademinë e dansit, por thotë se nuk gjen terren për të qenë balerinë në Shqipëri. Aq më tepër që kur e kujton, në shkollë ajo nuk ka qenë asnjëherë aq e mirë në balet “ku merrja vetëm nënta”, sesa në letërsi ku thotë se ishte e shkëlqyer.
Ashtu si Gustav Flober që ka thënë se “Madamë Bovari, jam unë”, edhe Hueyda thotë se është në lëkurën e personazhit mashkull të romanit të saj, një djalë me ngjyrë që e ka pagëzuar me emrin Uael dhe emri i të cilit në realitet ka qenë Ilir. Sepse romani nxitet nga një histori e vërtetë e një djali me ngjyrë, të cilin fati rastësisht e hodhi në Shqipëri ashtu si edhe vetë Hueydën. I janë dashur dy vjet për ta shkruar këtë roman të cilin thotë se pjesërisht e ka shkruar “diku në ajër”, pasi i pëlqen shumë të shkruajë kur është në avion. Për balerinën shqiptare me ngjyrë e shkruara është tani mënyra më e mirë për t’u shprehur që ka zëvendësuar të shprehurit nëpërmjet kërcimit. “Është shumë e natyrshme për mua të shkruaj. Madje, kam nisur shumë herët të shkruaj. Mbaja ditar kur isha 13 dhe i shkruaja letrat babait kur isha 7”. Ndërsa librin e parë e quan si një lloj homazhi për prindërit e vet, duke treguar historinë e tyre të ndarjes së detyruar nga regjimi, romanin e dytë e sheh si nisjen e një karriereje prej romanciereje. “Letërsia do të jetë profesioni im, aty ku nuk e censuroj veten fare dhe madje zbavitem shumë”, - thotë Hueyda, duke shtuar se ka qenë për më tepër eksituese për të ta vinte veten nën lëkurën e një djali dhe të ndante me të edhe ndonjë intimet të vogël, si për shembull, detaji interesant se as njëri, as tjetri, megjithëse me ngjyrë, nuk kanë fjetur kurrë me një partner me ngjyrë...

Zhak Pilika, avokati që u bë përkthyes

Profesioni? Avokat. Por ka përkthyer më shumë libra se çka pasur çështje gjyqësore këto vitet e fundit. Pak nga pak po shkëputet nga profesioni i tij i parë me të cilin ka jetuar deri tani, për t’iu përkushtuar artit të përkthimit. Është përkthyesi i serisë tepër të suksesshme të librave pozitivistë të Leo Buscalias. “Të jetosh, të dashurosh, të kuptosh” është libri i parë i këtij autori bestseller të cilin Pilika e kishte përzgjedhur për ta përkthyer në shqip, i tërhequr prej tij. Pas 13 librash të përkthyer, Zhak Pilika nuk nxiton ta quajë veten përkthyes, por as vetëm avokat nuk mund të jetë më. Kalimi nga profesioni i avokatit tek ai i përkthyesit në fillim dukej i çuditshëm edhe për vetë miqtë e tij. Në fakt, e kishte nisur që herët me ndërrimin e profesionit, kur kishte vendosur që të mos mbetej me akademinë ushtarake, por të studionte edhe juridik me korrespodencë dhe ishte një nga avokatët e parë që në 1994-ën hapi një zyrë avokatie në Tiranë.
Tani zyrën e avokatit e ka shndërruar në atelienë e vet të përkthyesit. Një ambient tepër i ngushtë dhe i mobiluar “old fashion”, ku gjen ende kolltukët e Misto Mames me krahë druri, tavolinë dhe bibliotekë të asaj kohe. Ndërsa e ka bërë karrierën e vet si ushtarak (ka qenë shef katedre në Shkollën e Bashkuar dhe zv.dekan i Institutit Bujqësor), ylli i avokatit nuk i ka ndritur shumë, por e ka gjetur suksesin e munguar në etapën e dytë të jetës së tij, në të tretën. Pikërisht me përkthimin. Seria e librave të Buscalias, përkthyer prej tij, ka qenë një nga më të suksesshmet e viteve të fundit, prej të cilës i kanë mbetur vetëm dy libra ende pa përkthyer. Por i ka shtuar listët së librave të cilat i përzgjedh vetë për të përkthyer edhe autorë të tjerë si Formin, Kierkegaardin dhe madje edhe Aristotelin. Përfundimisht ka zgjedhur të jetë përkthyes në profesion.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj: Arti i të shkruarit
Ejup CERAJA: HAJKU TË MBËSHTJELLA ME TIS METAFORIK
Daut Demaku: Për librin e jetës dhe iniciativën e mrekullueshme
Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]