Skender Sherifi, Poezia Kentaur
E hene, 10-04-2006, 09:32pm (GMT)
Poezite e tij, mua me kujtojne nje Lotreamon shqiptar. Ai e meriton te flitet per te. Eshte poet i vertete. I rendesishem. Kam besim se poezia e tij, do te njihet me shume nga shqiptaret. Sidomos ne Shqiperi.
Skender Sherifi eshte nje shqiptar i natyralizuar ne gjuhen frenge. Origjina e tij eshte nga brigjet alpine te lumit Valbona. Cudi e madhe! Ky hidronim, eshte latin. Do te thote "Vale lugine, bona e mire". Ky latinicitet, ishte gati profetik per Skender Sherifin.
Qe ne moshe te vogel, ai artikuloi fjalet ne frengjisht, ndonese brenda familjes babai i tij malesor, i emigruar ne Belgjike, synonte ta kthente shqipen ne nje gjuhe tabu. Vetekuptohet se poezia e Skender Sherifit eshte nje poezi kentaur: gjysme realitet dhe gjysme enderr. Gjuhesisht: Gjysme frengjisht dhe gjysme shqip. Ne realitet, ai mendon frengjisht. Edhe kur flet shqip. Poezine e shkruan substancialisht ne frengjisht.
Pierre Seghers: "Realizem mizor, sy ujku, absurd, perbuzje por plot force, plot nerv. Nje menyre te shkruari pa dhjamosje, tendosja vete e aktit te te folurit. Shqiptar i cuditshem, ky njeri, qe eshte fauve, si ne tablote e famshme te Matisit, ato qe pikturoi ne fillim, nganjehere enderrimtar, i mistershem, magjik, befasues, qe te vjen prane, ndersa nata ende fle. Dhe une i shkruaj atij, duke u shkeputur nga 72 vjetet e mi, me syrin e aparatit mates te therrmijave radio aktive".
Nga dr. Moikom Zeqo - Koha Jone
Arti eshte shqepur, Eja shpejt per ta qepur, me ca penj te forte.
Keto tre vargje te poetit Skender Sherifi, mund te jene nje fillese. Ka ne to, alarm dhe shprese. Jane vargje arsyetuese, klithma te nje lloj terapie. Meqenese arti i poezise, eshte bere teper i veshtire, pafundesisht i lire, madje i shperdoruar, une jam skeptik, dyshoj, por nuk mohoj.
Poezia eshte nje alkimi e ringjalljes, por ama kur te behet jetike ende nuk eshte e tille. Te gjithe lemerisemi nga kanceri i metaforave. Shqisa e poezise, duket e keputur. Kickultura, ka vulgarizuar vegimfillesat e shenjta, burimore. Shkrimi politik zoteron gjithcka. Te gjithe shkruajne poezi, por gati askush nuk lexon. Ky skajizim, ka nje seriozitet te paepur, ndaj nuk duhet heshtur.
Ne vitin 1934, kritiku i madh amerikan Edmund Eilson, botoi essene tronditese: "A eshte vjeresherimi nje teknike qe po vdes?". Duket sikur poezia eshte nje kalimtare e kujtesences. Metafora e vdekjes se poezise, eshte e trishtuar. Dikur, Eolt Eitmani i paperseritshem kishte profetizuar "Per te patur poete te medhenj, duket te kete audienca te medha". Audienca eshte rrudhur, por nuk ka humbur.
Te gjithe jemi te pershkuar, ose te plagosur nga kjo dileme. Poezia nuk eshte nje zejtari e fjaleve, as eksterioriteti i artit. Ajo nuk eshte as nje gjeegjeze zenbudiste, ndonese nuk e fsheh misterin e saj mistik. Megjithate, nuk duhet te biem ne deshperim. Ka nje shtegdalje. Dikur Xhorxh Oruelli i tmerrshem, ka shkruar: "Njeriu duhet te pranoje se kaosi i sotem ne politike, eshte i lidhur me kalbezimin e gjuhes". Ringjallja e gjuhes, na rikthen tek poezia.
*** Skender Sherifi eshte nje shqiptar i natyralizuar ne gjuhen frenge. Origjina e tij eshte nga brigjet alpine te lumit Valbona. Cudi e madhe! Ky hidronim, eshte latin. Do te thote "Vale lugine, bona e mire". Ky latinicitet, ishte gati profetik per Skender Sherifin.
Qe ne moshe te vogel, ai artikuloi fjalet ne frengjisht, ndonese brenda familjes babai i tij malesor, i emigruar ne Belgjike, synonte ta kthente shqipen ne nje gjuhe tabu. Vetekuptohet se poezia e Skender Sherifit eshte nje poezi kentaur: gjysme realitet dhe gjysme enderr. Gjuhesisht: Gjysme frengjisht dhe gjysme shqip. Ne realitet, ai mendon frengjisht. Edhe kur flet shqip. Poezine e shkruan substancialisht ne frengjisht.
*** Keto dite pata nje takim ne nje nga kafenete e kryeqytetit shqiptar me kete poet. Me dhuroi nje liber te madh afro 400 faqe me poezi ne frengjisht me titullin "Pasion". Mendova se nuk duhet anashkaluar kjo veper e jetes. Por meqenese recensionet jane nje mode e harruar, m'u duk me e arsyeshme te problematizoja.
Kur shtepia botuese "Globus R" botoi ne vitin 1995 ne shqip librin e ketij poeti "Ora e Meteoreve", une botova nje shkrim te shkurter epigramatik, nuk e mohoj, entuziast, plot shpresetari per kete poet. Me vone, me rane ne duar libra te tjere te tij. Perhere ne frengjisht. Dija se nje liber i hershem i Skender Sherifit, ishte shqiperuar dhe botuar ne Kosove nga dr. Ibrahim Rugova.
Teper interesante, e vecante dhe e vetmuar, eshte jeta e ketij njeriu me idiomatike te dyfishte. Ai eshte vleresuar per poezine e tij nga disa poete te medhenj te shprehjes franceze, madje nga emra legjendare.
*** Nje nga botuesit me te medhenj te poezise franceze ne shekullin 20, Pierre Seghers, i ka derguar nje leter te larte. Mbasi ka lexuar poezite e Sherifit, i thote: "Realizem mizor, sy ujku, absurd, perbuzje por plot force, plot nerv.
Nje menyre te shkruari pa dhjamosje, tendosja vete e aktit te te folurit. Shqiptar i cuditshem, ky njeri, qe eshte fauve, si ne tablote e famshme te Matisit, ato qe pikturoi ne fillim, nganjehere enderrimtar, i mistershem, magjik, befasues, qe te vjen prane, ndersa nata ende fle. Dhe une i shkruaj atij, duke u shkeputur nga 72 vjetet e mi, me syrin e aparatit mates te therrmijave radio aktive".
Jacques Izoard, nje nga 5 poetet aktuale me te medhenj te Belgjikes shprehet: "Poezi qe i grisin faqet e librit dhe shperndajne nje mije mallkime ne te kater anet e gjithesise. Poezi qe jane kujtesa e gjithesise.
Te caperlyera, te plagosura, te lenduara. Poezi te shkruara vetetimthi, flokeshprishura, ku humori mizor bashkohet me qesendi me te pabese, apo me pop artin me marramendes ... por Arusha e Madhe me vezullimet e saj, nuk jane kurre larg ... nje gjuhe konkrete, e sterpjekur nga yjet qe bien. Fale fjaleve te tij te gjalla, Skender Sherifi meson te jetoje". Jacques Franck: "Vjen Skender Sherifi me dashurine e tij per Rembone, emrin e te cilit e gdhend shpesh.
Poezite jane si kenge: Te shkurtra, te drejtperdrejta, qe formojne nje te tere, nje buzeqeshje qe jep shenje dhembshuri sekrete, here mprehet si maje thike e mprehte. Ndonese perdor lirisht shpotine dhe mistifikimin, nepermjet "kancerit te fjaleve", qe vijne nga diku larg " ai eshte i ndjeshem ndaj poezise se jetes, ja si shprehet ai: "Une do te vdes ne magjine e se perjetshmes se habitur".
Serge Noel: "Skender Sherifi hedh nje veshtrim camarrok mbi kete bote te cmendurish ... kjo camarrokesi, nuk i heq asgje seriozitetit te mesazhit poetik. Lexuesi e merr me mend qe lufta kunder deshperimit, nuk ka kurre te mbaruar dhe se prapa te qeshurave te forta, fshihet drishja e nje trishtimi pa fund... Sherifi lufton mire me Engjelliin. Edhe pse vazhdon te jete erresire".
Luc Noirin: "Eshte shqiptar. Shkruan frengjisht me fjale si pishtare. Me to ndez kacube drizash qe rrjedhin flake nga te gjitha anet. Keto pishtare percellojne atje ku vendosen. Por edhe ngrohin ... Ky djalosh mund te shkruaje c't'i teket, sepse prapa cdo fjale fsheh nje fantazi, nje paturpesi, nje dhembshuri plot jete. Sepse eshte i cuditshem. Sepse thote te verteten. Sepse eshte poet".
*** Artisti eshte qenie kozmike, kozmetikisht juaji.
A shpjegojne dicka keto vargje? Po. Ne takojme nje poet, pijme kafe me te. Por ai vetem figurativisht eshte perpara nesh. Bota e tij poetike, eshte diku larg, mbase ne zenit. Poeti eshte keshtu i dyzuar. Prandaj nuk kam ngurruar kurre, nuk pendohem, as nuk kriminalizohem nese e mbiquaj poezine kentaur.
*** Mua me ka pelqyer poezia e tij. Fakti qe kam shkruar para 10 vjetesh, me jep shijen e nje jubileu. Jubeileu ekziston. Poeti mbush 55 vjetorin e ekzistences ne Belgjike. Duke qene ai qe ka qene, me nje epos te tendosur, per fat te keq, jo aq i njohur ne vatren e origjines se tij. Ndaj me pelqen kjo perplasje, kjo sfide.
Poezia e ketij poeti eshte kaq e vecante, sa nuk mund ta shkollezosh, as ta interpretosh ne menyre komode. Duket sikur fantazia eshte kthyer ne nje kercenim. Por ajo buron nga jeta, eshte ne fakt nje hakmarrje e tmerrshme dhe e pareshtur e jetes. Per Skender Sherifin, cdo gje eshte ne sherbim te artit, por c'ndodh kur arti eshte ne sherbim te Asgjese? Ai rekomandon:
"Shko dhe shiko horoskopin, me hijet e Malevicit, dhe format e Modrianit."
Nje astrologji ku piktura moderne, i paraprin poezise post moderne. Tere poezia e tij, eshte me motive pikturike. Kjo te habit. Ndoshta mund te behej piktor, por ja qe u be poet. I prish kufijte e boteve te informacionit. Planetet, molekulat, kibernetika, formulat e ndryshme pleksen me lulet, perversitetet, vetmine, revolten.
Mbreteresha te Absurdit, te ardhura nga Mesjeta, Qe masturbojne me imazhe poetike.
Vargje gati te eger, por lidhja logjike eshte aty. Per te kaluar pastaj ne nje embleme me shpreseperhapese:
Ishim mesuar te jetonim, ishim cmesuar te vdisnim.
*** Takohem me Skender Sherifin. Dialogu yne mund te regjistrohej saktesisht. Megjithate, prape ai eshte nje fragment i fragmenteve.
Kur ke lindur?
Ne 16 tetor, 1954. Ne nje familje me 6 femije, kam dy vellezer dhe tre motra. Ne Bruksel, u vendosem ne 1 gusht 1956. Femijeria ime ishte gati e hutuar. Ne rini, para dy kriza: Ate te pubertetit dhe ate te identitetit. Adoleshenca ime ishte gati shperthyese. Persa i perket identitetit, frengjishtja me beri te sajen, ndonese nuk e mohoja dot dhe nuk e kam mohuar kurre shqipetaresine e origjines.
Si fillove te shkruash poezi? E kuptoj qe kjo eshte nje pyetje rutinore, per fat te keq, e pashmangshme. Zanafilla eshte modeluese. Duke njohur poezite e nje poeti, mund te kesh nje lindje te dyte shume me te habitshme, sesa ajo biologjike.
- E kuptoj. Libri i pare poetik ia qene i Rembose. Ishte me shume se Abetarja logjike e te gjithe poezise boterore. Keshtu une u bera nje detar i "Anijes se Dehur" te Rembose. Ai eshte admirali im i shpirtit. Kisha nje profesor, quhej Koch. Ai m'i pa poezite e para ne doreshkrim. Isha 20 vjec dhe kisha shkruar afro 700 poezi. Ai me shtyu t'ia coja poezite Pierre Seagersit ne Paris, ne vitin 1976. Ai nuk u pergjigj per shtate muaj. Pastaj, si nje shperthim meteori, erdhi letra e tij, ftesa per ne Paris. Shkova.
Jetonte se bashku me gruan e tij, Kolete. Ishte nje burre 160 cm i gjate, pa floke. I gjalle dhe patetik, zhbirues, i pikelluar. "Eja brenda djali im", me tha. Perhere me quajti "djale". Ai vete nuk kishte femije. "Njihu me gruan time, Koleten. Miqesohu dhe merru vesh edhe me macet. Kjo shtepi tashme eshte shtepia jote". Segers, nje nga botuesit me te ndritur te poezise, kishte falimentuar. Jetonte ne menyre spartane, ne muzgun e moshes. Por ai me njohu me poetet dhe personalitetet e tjere te kultures franceze. Me njohu me Aragonin. Ai me pyeti per Shqiperine, por qe i ikonizuar nga politika. Takova Ferdinand Brodelin, Lilvikun, Robert Sabatian, pa dyshim edhe Iv Bonfuane.
Edhe une e kam takuar Bonfuane, madje kam shkruar per te. Interesant, me ka shprehur deshiren per te ardhur ne Shqiperi. Por nuk erdhi kurre.
Edhe poete te tjere franceze e kane patur kete enderr. Por Shqiperia, nuk qenka endrra e nje nate vere.
A e ke njohur Klod Levi Strosin? Eshte nje ikonat e mia me te dshura dhe me inkadeshente. Nuk di jeton apo ka vdekur?
Cuditerisht jeton. Eshte 95 vjec. Kam qene ne shtepine e tij, ne kabinetin plot antikitete, maska druri, relike te kulturave nga te gjithe qyteterimet e botes. Ai me pyeti per antikitetet ne Shqiperi. Ishte nje kurioz i thekur.
Ja qe edhe ai nuk erdhi kurre ne Shqiperi. Pse valle? Dua te te pyes, a e ke njohur poetin Rene Shar? Eshte nje nga poetet qe cmoj. Per te, eshte thene se mbas Remboit, ka poete, por vetem tek Rene Shari, poezia rikthehet tek Remboja. Ka vdekur gati i cmendur. Ose i varfer, si Frederik Rreshpja i Shqiperise.
Jo, nuk e kam takuar Rene Sharin. Por jam takuar dhe kam biseduar me te shoqen e tij. Krijoja shpejt miqesi me poetet franceze. Gjithmone u thoja se isha me origjine shqiptare. Kur u takova me Pier Emanuelin, ai u drodh, me tha si ka mundesi qe une te isha shqiptar, ne Shqiperi eshte mohuar feja nga komunistet, me pyeti nese une isha besimtar dhe c'feje i perkisja. I thashe se besoj ne zotin si nje qenie kozmike dhe universale, ndonese nuk jam i skeduar ne ndonje besim apo ne nje religjon te njohur.
Ne vitin 1969, kur isha student, kam takuar ne Tirane shkrimtarin dhe publicistin francez, Robert Escarpit, i cili jetonte atehere ne Grenoble. Me ka mbetur si enigme, ai shkroi disa shkrime per Shqiperine, ai beri parafjalen e librit "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur", te Kadarese kur u botua ne France. Pastaj sikur u zhduk. Jeton apo jo?
Nuk e di nese jeton. Mbase ka vdekur.
Te pelqen Filip Supo?
Shume. Kam shkuar dhe e kam takuar ne ditet e fundit te jetes se tij qe po i kalonte i harruar gati krejtesisht ne nje azil. Aty edhe vdiq. Une i shkova ne azil. Ai u mallengjye. "Qenke shume human" me tha. "Te vish dhe te takosh nje poet ne azil? Qenke shume human?".
Po poete te tjere, ke ke takuar?
Loris Blanshone. Ishte gati i cmendur. Po kam takuar edhe nje estet te madh, Mishel Leris. Ishte monarkist i djathte. Kur i thashe qe im ate ka qene oficer i Zogut dhe i persekutuar per arsye politike, me tregoi se ne 1934, kishte qene ne Shqiperi dhe kishte takuar Zogun dhe Geraldinen. E njihte Shqiperine. Njeri i cuditshem. Kishte bere ekspedita shkencore ne shume vende te botes. Nje liber i tij i famshem i kushtohet popullit te Dogoneve te Afrikes. Jetonte ne nje pallat me 15 dhoma, se bashku me gruan. Aty kishte nje koleksion te pabesueshem me piktura origjinale, madje edhe me portrete qe i kishin bere atij piktore te tille mitike si Pikasoja, Frensis Beiken. Kishte tablo te Flamingut, Mirose, te Pikabias, te Hans Belmajut etj. Shuem nga keto tablo, nuk gjendeshin as ne muzete me te famshme te botes. Une jam shume i lidhur me piktoret. Njoh me shume piktore, sesa njoh poete. Po ju Moikom, e doni pikturen?
Per fatin tim te keq, jam marre gjithe jeten me pikture, kam hapur edhe ekspozita. Dhe kopertinat e librave te mi, i ilustroj me pikturat e mia. Po ju pikturoni?
E pamundur, e pamundur Moikom! Habitem me ty. Kam shkruar poezi per piktoret, por vete nuk di te realizoj asgje.
Je piktor i fjaleve. Nuk eshte pak. Ti ke shkruar gjithe jeten poezi. Poezia jote eshte moderne dhe e kerthnesit. Po proze?
Kam shkruar vetem nje liber ne proze me titull "Leter e hapur popullit shqiptar". Ne frengjisht, si gjithmone. Eshte nje liber krejt i lire me mendime, esse, kriticizem dhe dashuri per shqiptaret. Nje lloj ditari surealist. Nderlidhja ime testamentale. A do te qendrosh gjate ne Shqiperi?
Besoj edhe 10 dite.
A e njeh letersine shqipe, ashtu si duhet?
Me duhet shume per te lexuar Moikom. Mendoj se letersia shqipe, ka kualitete te larta.
Ndonese, me pak perjashtime, eshte ende provinciale.
Per fat te keq. Por talentet shqiptare mund te jene krejt te papritur. Vitalizmi poetik, eshte tek shqiptaret.
Nuk ke lindur rastesisht Skender aty ku ka lindur Eposi i Veriut. Edhe une them se nuk kam lindur rastesisht.
*** Poezite e Skender Sherifit, mua me kujtojne nje Lotreamon shqiptar. Ai ka nevoje te mediatizohet, ai e meriton te flitet per te. Eshte poet i vertete, i rendesishem. Kam besim se poezia e tij, do te njihet me shume nga shqiptaret. Sidomos ne Shqiperi. Ja disa vargje te tij:
Te kam gjetur rastesisht ne agjencine e mrekullive, qe shkrihet ne ethet e tua.
Po e freskoj mendjen ne galerine e metafores, prane keshillit te lugeterve.
Po perifrazoj edhe nje tjeter poezi: "Jam misterioz e vejan i papajtueshem humba perparesen time shqeva kepucet ceshtje serioze ne kthetrat e konjuktures se sotme eshte nje melodi per te cilen do te jepja komplet Rosinin me Moxartin kjo gje s'e ndryshon fare ndikimin e rrezeve Gama ne mishin e kripur veres zogu kerkon zogun dhe nje gomar ma ngjesh per rripi atehere tere nje mbreteri u mundua t'i zhbllokoje nevojtoret qe ishin te mbyllura perbrenda".
Le ta mbyllim kete shkrim, te nderthurur me vargun emblematik te tij:
"Vdes per te jetuar !"
AMEN.
|