| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes E diel, 02-04-2006, 09:35pm (GMT) Faslli Haliti eshte thinjur duke shkruar poezi. Kjo eshte menyra me elegante dhe me sfiduese per t’u rinuar vazhdimisht. Per lexuesit dhe specialistet e poezise, emri i tij ka nje familjaritet afro gjysme shekullor.
Nga Moikom Zeqo - Koha Jone Para ca kohesh, poeti i shquar Faslli Haliti, kishte 70 vjetorin e lindjes. Kjo gje nuk u perjetua si nje motiv mediatik. Por askush, mos te trishtohet. Per lexuesit dhe specialistet e poezise, emri i Faslli Halitit ka nje familjaritet afro gjysme shekullor. Meqenese tek ne, nuk ekziston semiologjia e debatit, eshte teper e veshtire qe te mediatizohet nje poet i vertete, gje qe tregon nje karakter relativ dhe spektakolar jo shume poetik te mekanizmave mediatike. Meqenese njohja ime me Faslli Halitin, eshte e gjate, mendoj se duhet thene patjeter dicka per tipologjine krijuese te ketij poeti krejt te vecante. Ai nuk duket si nje 70 vjecar, nga kjo pikepamje mund ta krahasoja me ato figurat me “semantizem” te padukshem. Nuk kam njohur ne jeten time njeri tjeter si ai, qe i eshte perkushtuar poezise pa i vene asnje kusht asaj. Poezia eshte nje ceshtje dendesie, kerkon muskuj dhe nerv, per te realizuar keshtu nje delikatese te brishte dhe nje vizion universal. Rri shpesh me Faslli Halitin, bisedojme per poezine, ndonese une si me i pakujdesshem dhe me dembel ne raport me te, jam larguar prej saj. Faslli Haliti eshte thinjur duke shkruar poezi. Kjo eshte menyra me elegante dhe me sfiduese per t’u rinuar vazhdimisht. I kujtoj Faslliut, jeten e Montales. Ai shkroi gjithe jeten vetem poezi. Ndonese jam skeptik, nuk mund ta mohoj se vetem esenca poetike, mund ta shpetoje gjuhen nga standartizimi global rutinor. Faslli Haliti nuk e artikulon kete ide me fjale, por fjalet e tij te shkruara e permbajne. Shpesh me kujtohen dy vargje te Helderlinit: Vete tingujt dalin nga pylli profetik i Dodones. Ndoshta ne shqiptaret kemi me te drejte ne kete bote, qe te ribejme tingujt dodonas te poezise mijevjecare. *** Duke mberritur ne skajin pllenues te nje ploterie te dallueshme dhe te spikatur te krijimtarise poetike, detyrimisht do te interesohemi per fillesat, motivet zanafillore, projektin fillestar. Kjo ka vlere per cilindo krijues te mirefillte, qe mbijeton dhe behet pjese e hierarkive artistike. Duke ripare nga optika e mbas dyzet e ca viteve krijimtari, vepren poetike te Faslli Halitit, e kuptojme se formulat e interpretimit mund te jene te peraferta, por asnjehere shteruese, mund te jene ndihmese, shtjelluese, por nuk mund te kemi nje Ultima Verba. Kjo gje rrenjesohet ne vetedijen e lexuesit, nganjehere sipas konceptveshtrimeve te tij, por fuqia kritike ndaj nje ploterie poetike, synon perhere gjitheperfshirjen cilesore, gje, qe percakton tipologjine shkrimore te nje autori te rendesishem. *** Faslli Haliti eshte nje poet i shquar i letrave shqipe, qe paraqitet me atributet e origjinalitetit te tij te patjetersueshem. Ai nuk eshte i ngjashem me askend, eshte ploterisht dhe thellesisht vetvetja. Ne peizazhin e poezise shqipe te shekujve, shpesh ka perafersira te vetekuptueshme te grupe autoresh, te shkollezave, te stileve poetike, pa mohuar megjithate ndryshimshmerite e epershme, te qarta, te paanashkalueshme dot, te koncentruara ne unet e individualiteteve. Gjithnje kam menduar, se do ta kisha te lehte te beja disa percaktime lakonike dhe te verteta per poetin Faslli Haliti. Vete krijimtaria e tij, qe madheron te thjeshten dhe te verteten, te grish me lehtesi, por ne substance eshte paksa e veshtire te besh perqasje, domethene saktesime per poetin dhe te tjeret. Megjithate mund te them dicka te ravizuar nga nje pervoje teper e gjate si dhe nga njohja ime (njohje e dyfishte, pra edhe e vete Faslliut), nje ndersjelltesie intime, cka perben nje pasuri shpirterore te padyshimte. *** Faslli Haliti i shkroi poezite e tij te para ne fillim te viteve 60' te shekullit Faslli Haliti. Ne poetiken shqipe kish ndodhur nje ndryshim konceptual i madh. Ismail Kadare kishte ndryshuar sistemin figurativ poetik, ndryshim ky teper i vecante dhe i guximshem, mbas ndryshimit epokal, qe beri Migjeni ne vitet 30'. Te gjithe poetet e rinj, merrnin fryme, duke ndjere dhe shqisuar eren e ndryshimeve poetike, sipas permasave te talentit vetjak. Eshte e habitshme, por teper interesante te themi se, poetet e rinj ishin te rrezikuar te binin ne ndikime, apo dhe ne imitime, per t’u veteparaqitur si moderne. Flas per talentet e verteta, jo per mediokrit. Faslli Haliti qe nder te paktit poete, i cili qe ne fillim synoi origjinalitetin dhe jo imitimin, konstruktoi vetveten, per te mos qene i ngjashem. Ky projekt perben thelbin e tipologjise krijusese te Faslli Halitit. Qe ne fillim poezite e tij perfaqesonin fragmente te nje moderniteti jo te sforcuar, larg komplekseve, apo kultizimit te modeleve paraardhese. I cliruar nga komplekset, Faslli Haliti, krijoi stilin e tij, merite kjo historike. Faslliu eshte ai, qe eshte i paperkulshem, unitar ne idete e tij, por edhe i paimitueshem ne stilin e tij. Ai ndoshta mund te jete i vetmi poet shqiptar, qe mund t’i botoje poezite pa i nenshkruar, por qe te gjithe e kuptojne, se i ka bere vetem ai dhe askush tjeter. *** Perditshmeria, jeta e gjalle “Contagium Vivu” (“Kontakti i Gjalle”) ka qene vizioni i botes per Faslliun. Kjo perditshmeri lidhet me vendlindjen e tij, me Lushnjen, me token, me natyren e gjalle, te kerthneset, potenciale, plot te papritura figurative dhe metaforike. Faslli Haliti, kurre nuk ka metuar arratisjen ideore dhe permbajtesore ne lashtesi, as ne mistiken misterioze, ai nuk e parapelqen temen okulte, as vjeljen e strukturave te cuditshme dhe hermetike. Ketu qendron humanizmi i tij i madh, humanizmi i perditshmerise. Ka poete, qe e mallkojne perditshmerine dhe synojne boten e eterme, madje mergojne edhe ne futuristike, per te shprehur keshtu protesten e tyre te thekshme ndaj perditshmerise ambikuide, te dyshimte. Faslli Haliti eshte njeriu krijues, qe e shikon ndryshe perditshmerine, me guxim i zbulon paradokset e saj, ka nje demokaci te lindur dhe te gjere te motiveve, nuk e ndan boten e gjalle ne dy pjese: ne ate qe pelqehet dhe ne ate, qe nuk pelqehet. Instikti dhe ndergjegjja e jetes te ky poet jane te plotfuqishme. Por perditshmeria e tij ka nje karakter te thelle filozofik. Ai i ben monument te thjeshte, por dihet, qe e thjeshta nuk eshte gjithmone e thjeshte. E thjeshta e vertete, eshte e nderlikuar, polivalente. Poeti zbulon semantikat inkandeshente, perplasese me njera tjetren. Ai nuk ngurron te hyje ne dialog me boten, me gjithcka, madje dhe me perendite, duke bere kriticizmin e teogonise, duke na dhene keshtu kozmogonine e tij poetike, ku njeriu eshte qenia me tragjike, por dhe me madheshtore, ku sistemet politike jane te levizshme si dekoret e nje teatri, por pertej butaforive ngrihet lart shpirti i njeriut, qe njeson poezine me lirine, artin me dinjitetin, qe lufton te Keqen, te Demshmen dhe i jep fuqi te shpirtit dhe gjakun e tij te trupit te Mires dhe te Bukures. Kjo mund te na coje drejt nje perkufizimi me origjinal te se vertetes si zbulim. Ne kete pike vepra e artit shfaq me shume sesa anen e saj te dukshme, ana e padukshme nenkuptohet, artikulohet emocionalisht dhe menderisht. Ajo qe ekziston ne vargje eshte, shume me teper sesa kaq. Subjekti krijues eshte dhe objekti krijues, thelbesorja ne krijim eshte levizja me koncepte te fuqishme te zhvillimit, duke parakuptuar keshtu rendin konceptual te endrres, apo projektit artistik te autorit. *** Stili i Faslli Halitit i takon estetikes natyrore dhe jo estetikes artificiale. Eshte e vertete qe njeriu lind esteticien, mund ose nuk mund te behet poet. Cdo vleresim i botes edhe tek njeriu me i rendomte ka karakter estetik, pavaresisht nga kuotat e lartesise. Poeti lind per ta vertetuar kete gje. Faslli Haliti ka lindur per te krijuar artin e tij. Eshte vendi te theksoj, se Faslli Haliti eshte nje poet lakonik, stili i tij eshte ai i proverbave, qe bartin mencuri te madhe ne fjalet e shkurtra. Poezite e Faslliut jane si miniatura dramatike, ku hetohet dhe nuk mohohet kontradikta. Stili i tij eshte muskuloz, ndertimi i poezive mbaron me nje varg te formes se epilogut. Vesku i epigramave eshte ne laboratorin krijues. Poeti ruan koherencen, por jo njetrajtshmerine. Poezia e Faslli Halitit, mund te klasifikohet si nje poezi moderne, pa paraardhes dhe pa pasardhes. Duke mos qene i imitueshem, ai eshte i vertete deri ne fund. *** Permbledhja e poezive eshte nje lloj koleksioni. Nuk mund te them se kjo perzgjedhje eshte gjithcka, por eshte nje menyre te paraqituri, pra nje lloj percaktimi konceptual. Faslli Haliti i takon brezit qe ne fillim te viteve ’70 te shekullit Faslli Haliti, formesoi disa individualitete poetike. Dogmat e realizmit socialist, demtuan, por qene te pafuqishme per t’i rrenuar, therrmuar, pluhurizuar dhe zhbere keto individualitete. Kjo duket mbas hyrjes ne porten e shekullit Faslli HalitiI, ku vetem origjinaliteti poetik mund te kete nje kuptim hierarkik te vlerave artistike. Duke u kufizuar ne figuren e tipologjise krijuese ne poetike te Faslli Haliti, mund te shtoja se ky autor ka spikatur edhe ne fushen e prozes se shkurter, te eseve dhe sidomos te perkthimeve. Dua ta mbyll kete veshtrim paraqites me thenien latine: “Suus cuique mos” (“Secili ka natyren e vet”). *** Takohem perseri me Faslli Halitin. Sapo eshte kthyer nga Dita e Poezise Boterore, qe u zhvillua ne Selanik, ku mori pjese. Aty u takua me poete te shquar si Nasos Vajanas, Tito Patriqio, Hristoforos Liondaqi, Antonis Fostieri, Anastasio Vistonici etj. Poezite e Faslliut, u vleresuan lart. Me kete rast, poeti dhe kritiku shqiptar qe jeton ne Greqi, Dionis Qirinxidhi beri nje interviste te gjate, teper interesante dhe substanciale me Faslli Halitin. Kjo interviste ishte pikerisht ngacmimi per te pikezuar nje dialog te shkurter me mikun tim Faslli Haliti. A mund te vdese poezia, Faslli? Mund te vdese. Por ama, kur te vdese njerezimi. Poezia eshte si zjarri ne vater. Duhen levizur urat dhe duhen shtuar patjeter drure te rinj. Cili ka qene libri i pare qe ke lexuar ne jete? Ka qene nje liber me perralla i Selman Vaqarrit, me titull “Aleksandri i Madh”. Perralla e Aleksandrit, flet per nje mbret i cili vrau gjithcka, oborrtaret e tij, sherbyesit, fshataret. Kur mbeti vetem, nuk e perballonte me urine; pa nje laker, por preu gishtin me thike kur donte ta nxirrte dhe keshtu vdiq. Ka qene viti 1947. Une isha ne fillore, me kishin dhuruar kete liber, nje shishe boje te gjelber, nje pene dhe nje fletore. Kjo ishte rekuizita me te cilen une u futa ne aventuren e poezise. Nena ime, e ndjera Bukuri, me tregonte perralla. Poezine e pare e shkrova kur isha ne vitin e katert te fillores, per nje shokun tim i cili vriste harabela me copa kallami. Ketu eshte zanafilla e kriticizmit tim ne poezi. Harabelat qe une duhet t’i shpetoja, me krijuan horizontet e poezise se madhe. Cili ka qene shkrimtari i pare qe ke takuar? Shefqet Musaraj. Pinte shume duhan dhe ishte llahtarisht i thjeshte. Kur e ke botuar poezine e pare? Nuk mund ta harroj: 22 prill 1963. Ma botoi Kadareja tek “Drita”. Quhej “Une, mesuesi i fshatit”. A e kishe takuar me pare Kadarene? Jo, isha shume i ndrojtur. Me vone, ai me mori ne telefon dhe me ftoi te vija ne Tirane. E takova para Hotel Dajtit, po shetiste me Driterone. “Ti je Faslli Haliti?” me pyeti pasi u prezantova. Pastaj shpejt e shpejt, me tha: “Ti ke talent te vecante. Poezia ka nevoje per krehje”. Kaq. Pastaj ai shkroi shkrimin e pare per mua i cili ka mbetur i paharruar. Ajo qe me habit tek ti Faslli, eshte se ke studiuar per pikture. Si valle, nuk te terhoqi piktura me shume sesa poezia? Piktura nuk me mjaftonte per te shprehur idete. Poezia ma dha kete mundesi. Po te tregoj dicka, Moikom. Kur isha teper i ri, pashe nje fotografi te Nako Spiros. Nxora lapsin dhe e vizatova. Ka qene viti 1953. Vellai im, Biku, ia coi kete vizatim nje llogaritari, quhej Fatmir, ishte sakat, ishte me nje dore, por ishte mjeshter per te vizatuar fotografite. Ai u mahnit “Duhet te studiosh per pikture medoemos”. Keshtu, une mora pjese ne nje konkurs dhe e fitova. Shkova ne Liceun Artistik ne Tirane. Isha me Thoma Thomain, Isuf Sulovarin, Zef Shoshin, Muharrem Fejzon. U shquajta per akuarele. Por mesuesi i letersise ne Lice, Thanas Shkurti, qe dinte shume mire edhe anglisht, fliste ne menyre emfatike per hartimet e mia. Ne vitin 1954 1956 me moren ushtar, ne Skele te Vlores. U bera piktor i regjimentit. Ushtar kam qene me Pjeter Arbnorin dhe Leka Totan. Ne vitet 1957 1961, u ktheva per te studiuar serish ne Lice, mesues kam patur Abdrrahim Buzen, Nexhmedin Zajmin dhe Janaq Pacon. Kam qene shok i ngushte me Skender Kamberin dhe Agim Shanen. Ne dhome kisha Ferdinand Deden, Behxhet Nelkun dhe Serafin Fankun. U ktheva ne Lushnje, si mesues i vizatimit ne shkollen e mesme. Nxenes te mij qe u bene poete, qene Visar Zhiti dhe Fatbardh Rustemi. Merresha me shume me poezi. Pikerisht poezise i detyrohem nje peng te madh, tragjik. Ne 1973, u kritikova per gabime ideologjike. Ne vitet 1973 1977 kam punuar ne kooperativen e Fier Sheganit. Ne 1977 1983, ne dekorin e qytetit. Ne vitin 1983 deri ne 5 dhjetor 1990, kur dola ne pension, punova si mesues ne fshatin Karbunare. Kjo eshte jeta ime, Moikom! Teper e thjeshte, teper prozaike. Ne vitin 1998 2001, isha deputet ne Kuvend. Kjo eshte arsyeja qe jam sot me shtepi ne Tirane. Megjithate, jeta jote nuk ka qene edhe aq prozaike Faslli. E veshtire po. Me habit kembengulja tende per te punuar. Ke perkthyer gjithe ato libra. Po, kam perkthyer librat poetike te Nasos Vajanis, Lorkes, Majakovskit, Himenesit, Esseninit, Preverit, Bukovskit, si edhe proze librin me tregime te Moravias “Albina”, si edhe romanin “Pastori i Reixhit” i shkrimtares estoneze Aino Kallas. Kam shume doreshkrime per te botuar. Deri tani kam botuar 20 libra. Dyfishin mund ta botuar. Po gjithmone kam patur veshtiresi, per shume arsye. Megjithate, keni patur nje fat, nje familje te shkelqyer. Po, gruaja ime Nirvana me ka ndenjur gjithmone prane, me ka mirekuptuar si askush. Vajzat Manjola dhe Genta, mbaruan shkollen e larte, kurse djali Helidoni, u be piktor. Dhe u be piktor i shkelqyer. Me behet qejfi, sidomos kur e thua ti. *** E pamundur, e pamundur ta ravijezosh te plote portretin e Faslli Halitit. Mund te biesh ne gracken e thjeshtesise se tij, por jo ta nenvleftesosh. Shpesh me duket si nje moshatari im. Kaq i gjalle eshte. Plot plane krujuese. Ka perkthyer poetet italiane Aldo Palacevski, Montalen, Xhorxho Kaprionin, Hungaretin dhe sidomos poeten e mrekullueshme Alda Marinin. Ka ndermend te hape nje ekspozite retrospektive me pikturat e tij. Ka shkruar libra me tregime dhe me esse. Pa dyshim, qe Faslli Haliti e meriton ta kaloje moshen e 100 vjeteve. Te thjeshtet si ai, jane te fuqishem. Dhe keshtu duhet. Ai meriton cdo mirenjohje, ai e ka pasuruar poezine shqipe me origjinalitetin e tij, gje qe ndodh teper rralle ne rrafshin e krijimtarise. AMEN! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||