Nga Klara Kodra
Vepra e fundit e Bedri Dedjes, si testament shpirëtror që ai u kushton fëmijëve dhe që botohet pas vdekjes, është një kryqëzim origjinal midis romanit përrallë dhe romanit fantastiko/shkencor. Në të ndërthuren probleme të mprehta aktuale si diktatura dhe demokracia, lufta dhe paqja, terrorizmi dhe Evropa e bashkuar, roli i shkencës dhe i informacionit bashkëkohor në edukimin e drejtë të fëmijëve të sotëm, që do të marrin stafetën e drejtimit të shoqërisë së ardhme shqiptare. Këtë mesazh, Bedri Dedja e jep përmes një fantazie të harlisur, gjetjeve të këndëshme dhe sidomos humorit, që është një nga çelësat e rëndësishëm të botës së fëmijëve, që çelet si lule në diellin e vogël dhe të ndritshëm të tij. Tek “Presidenti i Planetit të Kuq”, autori e ka dhuntinë e komunikimit me fëmijët më të gjallë se kurrë.
Romani shënon një hap të mëtejshëm në krijmtarinë për fëmijë të Bedri Dedjes dhe njëkohësisht ruan vetitë më të mira të romaneve të tij të mëparshëm. Ai është, në një farë mënyre, një sintezë e veprës letrare të shkrimtarit, mbasi këtu rikthehen personazhe nga kryeveprat e tij “Një udhëtim i rrezikshëm" e "Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit", çka provon se ai ka ditur të krijojë një gjithësi në miniaturë me krijesa - personazhe të gjalla, që dinë t'u flasin fëmijëve. Një gjetje e bukur e tij është vënia në qendër të veprës e fëmijëve shkencëtarë. Midis tyre është Fatbardh Pikaloshi si edhe Kokëfirifiu i «Udhëtimit të Rrezikshëm», që rikthehet në këtë vepër me emrin “Shpëtim”, duke ruajtur diçka nga çapkënllëku i dikurshëm.
Romani zhvillohet si një zinzhir të papriturash. Në të kanë zënë vend edhe elemente të romanit të aventurave si edhe atij të spiunazhit. Lexuesi fëmijë qëndron tërë kohën në tension, duke ndjekur zhvillimin e subjektit, në bazë të të cilit qëndron edhe konflikti i fuqishëm i fëmijëve shkencëtarë me mafien kozmike. Shkencëtarët e vegjël ballafaqohen trimërisht e me zgjuarsi me kriminelë dhe diktatorë të rrezikshëm si Ladenbenisadus (aluzion i goditur me terroristin Bin Laden), Usta Ipaudhin e Lartmadhërinë e Tij Këmbëlepurin e Parë (personazhe të njohur nga "Një udhëtim i rrezikshëm") si edhe me "Shtatëpëllëmbë-Mjekrën e Trepëllëmbë Trupin" e «Heroizmave të Fatbardh Pikaloshit», që duken sikur kanë dalë drejt e nga përrallat popullore.
Fëmijët pra, luftojnë për paqen në tërë sistemin diellor që rrezikohet nga mafia kozmike, një hiperbolë e goditur kjo për luftërat dhe terrorrizmin në Tokën tone. Shpesh, edhe tabllotë origjinale të peisazheve kozmike që krijon shkrimtari, mund të krahasohen lehtë me ato tokësore. E megjithëse ky roman flet për të ardhmen, unë do të thoja me bindje se i ka rrënjët thellë në traditë.
| Other Articles: |
 |
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007) |
 |
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007) |
 |
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007) |
 |
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007) |
 |
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007) |
 |
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007) |
 |
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007) |
 |
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007) |
 |
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007) |
 |
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007) |
 |
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007) |
 |
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007) |
 |
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007) |
 |
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007) |
 |
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007) |
 |
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007) |
 |
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007) |
 |
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007) |
 |
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007) |
 |
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007) |
 |
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007) |
 |
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007) |
 |
Bukuria e vargut (08-10-2007) |
 |
Romantiku i harruar (05-10-2007) |
 |
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007) |
 |
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007) |
 |
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007) |
 |
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007) |
 |
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007) |
 |
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007) |
 |
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007) |
 |
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007) |
 |
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007) |
 |
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007) |
 |
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007) |
 |
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007) |
 |
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007) |
 |
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007) |
 |
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006) |
 |
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006) |
 |
Libri është i shenjtë (17-04-2006) |
 |
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006) |
 |
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006) |
 |
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006) |
 |
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006) |
 |
Bota si libër (27-03-2006) |
 |
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006) |
 |
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006) |
 |
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006) |
 |
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006) |
 |
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006) |