Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 06:13am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë
E hene, 17-12-2007, 06:56pm (GMT)

Nga Ndue Ukaj

Është dhjetori i ftohtë në Suedi. Ashtu sikurse në gjithë perëndimin,
ky muaj karakterizohet me festime, shenja e simbole hareje të
përgatitjeve për festat e Krishtlindjeve. Nga posta marr një letër
rekomanduese. Nuk më pritet, nxitohem për në postë. Shoh mbishkrimin
UNMIK dhe kuptoj se ka diçka nga Kosova. E hap pa frymë: është libri i
fundit i poetit Ali Podrmija "Gjumi i tokës" përzgjedhur nga Ideart në
Tiranë. Në brendësi të saj gjendet një letër, e cila me emocionon.
Vazhdimisht me gëzojnë librat të cilat më vinë nga miq të ndryshëm nga
Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, e gjeti ku jetojnë shqiptar. Sapo kthehem
në apartamentin tim, shfletoj nëpër libër dhe tendosem me mallin, atë
mall të pashoq që vetëm pena krijuese e Podrimjes diti ta shndërroj në
art universal, ta përjetësoj përmes klithmave të realizuara artistike.
Ali Podrmija e sforcon diskursin e tij poetik, duke harmonizuar të
bukurën e të këndshmen estetike me mallin dhe dhembjen, si topose të
veçanta poetike. Nxitohem të lexoj disa cikle poezi, para se të nisem
në mbrëmjen letrare të organizuar nga Stenza, një organizatë
shkrimtarësh suedez që vepron në Malmö, në të cilin eveniment letrar
do merr pjesë shkrimtari i madh suedez Stig Larsson, së bashku me disa
autorë të rëndësishëm të brezit të ri të letërsisë suedeze. Miku im
Mårten Björk, i cili është kritik i letërsisë dhe shkrimtar, me
çiltërsinë më të madhe më ka hapur dyert të përjetoj një pjesë të
vlerave të kulturës dhe letërsisë suedeze, duke qenë pjesë e
evenimenteve të rëndësishme letrare. Është dita e Shën Lucias, festë
tradicionale suedeze që për nga rëndësia hynë në rrethin e ngushtë të
festave suedeze. Salla ku zhvillohet ky eveniment artistik është e
rregulluar me shije të hollë estetike. Ajo është e stërmbushur. Çdo
kush duhet të paguaj një hyrje simbolike dhe kjo ka kuptimin e vet,
sepse gjallëron dhe dinamizon jetën letrare. Aty ftohen shkrimtarë të
mëdhenj që të prezantohen, të bashkëbisedojnë me lexues e kritik, aty
debatohet për letërsinë, për qenësinë e saj, për tendencat e saj, për
prirjet e reja artistike, për nevojën e avancimit të vlerave
universale në rrafshin global, për sfidat e saj. Pjesëmarrës i disa
aktiviteteve isha edhe unë. Kjo është një eksperiencë e
jashtëzakonshme, për të cilën gjë ka nevojë letërsia shqipe. Kësaj
here në Stanza lexojnë poezitë e tyre Pär Thörn (poezia e së cilit
karakterizohet nga një bohenizëm specifik), Åsa Maria Kraft, Matilda
Roos dhe Stig Larsson (i ftuar i posaçëm nga Stokholmi në pesëvjetorin
e themelimit të kësaj qendre letrare). Aty paraqitet edhe artisti LT
Fisk me poezitë e tija të deklamuara mrekullueshëm me tingujt
dridhmues të muzikës. Është një mbrëmje komplete letrare, ku nuk
mungojnë debatet e shumëfishta për artin e letërsinë. Mbrëmje, të
cilën unë do ta ëndërroja ta përjetoja në Prishtinë, Tiranë, apo
gjetiu hapësirave shqiptare, me shkrimtarë shqiptar dhe të huaj.
Komuniteti letrar suedez nuk është i kënaqur me letërsinë e tyre, me
prirjet e tyre letrare, edhe pse kanë vërtet shkrimtar të mëdhenj. Ata
kritikojnë, debatojnë me të madh, pa qejfmbetje, jo për të eliminuar
ndokënd, për të sabotuar a penguar, përkundrazi, për të stimuluar
vlerat letrare. Teksa analizonim me miqtë suedez këtë eveniment, por
edhe atë që konceptohet krizë e qenies së letërsisë, mendja me vajti
tek libri i fundit të cilin e mora sot dhe shumë shkrimtarë të
talentuar shqiptarë anekënd botës. Mu ravijëzuan shumë figura të
çmuara letrare, të cilat nuk e kanë mundësinë për të komunikuar e
bashkëkomunikuar me lexues, kritikë dhe dashamirë të letërsisë. Për
arsye të njohura e të panjohura. Mungon publiku, mungojnë organizimet,
mungojnë përkrahjet, pra letërsia shqipe ka një regjistër mungesash.
Letërsia është dialog dhe vetëm si e tillë ka kuptimin dhe qëllimin e
saj suprem. Pra, ajo jetën e vet e bën si dialog, si mesazh që
nënkupton receptuesin. Së këndejmi, thuajse gjithë kombet pajtohen se
letërsia është kryefjala e kulturës, simbioza që ndërlidh kohë e
histori, që pasqyron psikologjinë dhe zhvillimet njerëzore me gjuhën e
orakujve. Ajo i jep fizionomi një kombi.
Letërsia përjeton një krizë, dëgjohet anekënd botës, ndërsa për këtë
dukuri debatohet në Paris, Romë, Londër e qendra tjera të mëdha
letrare. E, pikërisht për këtë temë nuk debatohet, apo debatohet vetëm
sipërfaqësisht në letërsinë shqipe, e cila vazhdon të bëjë jetë
avarie, e pasistemuar, me qindra shkrimtarë që pikin si prej qielli
brenda natës e vërshojnë pa asnjë shije artistike. Në mungesë të
qendrave letrare, instituteve për vlerësimin e letërsisë, debateve të
mirëfillta, letërsia mbetet preh e diletanteve, sepse "vlerat" e tyre
nuk debatohen, ato nuk seleksionohen, ato nuk ju nënshtrohen gjykimeve
kritike letrare, ato nuk zhvillohen në dialog me lexues e kritikë.
Pastaj ngjet që të ashtuquajturit letrarë të "zhvillohen", botohen,
propagandohen nga klane të çuditshme, të lidhura me motive të ngushta
krahinore, lokaliste, që vetëm sa e sforcojnë primitivizmin dhe
ngufasin hapësirën e letërsisë shqipe, e pengojnë të kalojë kufijtë
krahinor, lokalist e ideologjik.
Një ndër atributet themelore të qenit shkrimtar, padyshim mbetet
ndjeshmëria e lartë morale për përgjegjësitë, pikësëpari për fatin e
letërsisë, pastaj për atë të shoqërisë në përgjithësi. Ky element nuk
demonstrohet më opinionin letrar shqiptar. Këndejpari në letërsinë
shqipe vërehet një avari në pikëpamje të vlerave, të botimit e mbi të
gjitha, vlerësimit. Këto tri komponentë i mungojnë kuadrit të
përgjithshëm të letrave shqipe, i mungojnë promovimi i vlerave të
njëmenda, sado të pakta qofshin ato. Shumë shkrimtarë të talentuar i
"mungojnë" letërsisë shqipe nga tendencat klanore, lidhjet paraletrare
e pseudoletrare. Mungesa e komunikimit aktiv mes shkrimtarëve dhe
lexuesit ka peshën e rënd, peshë që krijon distanca të panevojshme, të
cilat më së paku i shpërbëjnë funksionit të letërsisë, mesazhit të saj
estetik. Pikërisht në mungesë të këtij komunikimit, në mungesë të
asociacioneve të shkrimtarëve, në mungesë të një periodiku të fuqishëm
e aktiv letrar, kemi këtë avaz të pakuptimtë. Prandaj edhe shkrimtarët
e mirë, shpeshherë bien pavetëdijshëm preh e këtyre fenomeneve
deformuese apo sorollaten mes kësaj krize që vazhdon te thellohet.
Pozita e shkrimtarit shqiptar është tejet e mjerë, ai i nënshtrohet
një trajtim banal nga ana e shumë segmenteve shoqërore, është i
papërkrahur, i pastimuluar, i anashkaluar, përkundrazi, lirisht mund
të themi shkrimtari shqiptar është i përçmuar, nga institucionet, nga
mediat etj. Jeta kulturore e letrare mbetet larg të qenurit normale,
ambienti letrar është i ngulfatur nga disa klane që kanë "privatizuar"
letërsinë, mundësia për të publikuar dhe për të botuar është e vogël,
e më e keqja, mundësia për të debatuar është minimale. Prandaj edhe
kemi kaq çalime në sistemin e vlerave letrare. Letërsia shqipe në vend
që të ec para, ka stagnuar, të mos themi ka shkuar prapa viteve të
fundit, në kohën kur atë e kanë vërshuar emra të shumtë, por që në
esencë thonë pak ose aspak për esencën e asaj që është letërsi. Nëse
sot analizojmë një dekadë letrare, ta zëmë në Kosovë dhe kërkojmë të
bëjmë një regjistër veprash të njëmenda letrare në zhanret poezisë,
prozës, kritikës, objektivisht e kemi vështirë t'i gjejmë dhjetë tituj
reprezentativ që mund t'ia ofronim një kulture letrare tjetër, ta zëmë
angleze, franceze, italiane, apo suedeze. Kjo për mendimin tim flet
shumë. Ne vazhdojmë të vetknaqemi, të krijojmë idhuj të rremë,
"shkrimtar të mëdhenj", vepra të përkryera, e duke harruar parimin
themelor të letërsisë, faktin se një vepër e mirë është e tillë
sikundër në Prishtinë, ashtu edhe në Paris, Londër, Romë, Stokholm
etj. Kjo implikon domosdonë që letërsia shqipe të transformohet, të
emancipohet, të gjejë forma të reja të shprehjes, të lirohet nga
primitivizmat, nga glorifikimet e panevojshme që e ngufasin atë; ajo
duhet të jetoj vetëm si art i së bukurës, i së këndshmes, i së
dobishmes. Kjo është një gjendje e dhimbshme. Përvoja me mënyrën e
promovimit dhe dialogut në letërsinë suedeze, mbetet një eksperiencë e
mirë, si model për të trandur sadopak komunikimin e munguar letrar, të
stimuloj debate dhe të zhvilloj dialog me shkrimtarë, pse jo edhe më
krijues të njohur botëror, për të cilën gjë ka aq shumë nevojë
letërsia shqipe. Vetëm në raporte krahasim më të tjerët, mund ta
kuptojmë ku gjendemi ne. Kjo është një nevojë imediate e letërsisë
shqipe.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]