Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 02:35am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges
E merkure, 19-12-2007, 09:41pm (GMT)

Nga Rush Dragu

Ne parkingun e gjere te “The Espresso House”, ne Van Dyke Ave Michigan, ngadale parkoi Zefi me Chrysler e tij ngjyre vishnje.
Nga brenda,ne kafe shikoj qe ai zbret ngadale dhe me nje perkujdesje te vecante per veshjen e tij,(si perhere xhentil dhe fin.Asnjehere ne keto vite mergimi, nuk e pashe te parruar,krehur me kujdes dhe veshur me nje shije klasike),pasi sigurohet se e ka mbyllur makinen ,me hapin e ngadalte futet ne kafen e hershme shqiptare te Van Dyke Ave.
Nuk me beri shume pershtypje, se nen sqetull mbante ca libra,pasi cdo here ai me libra dhe fletore vinte dhe me takonte,keshtu qe per shikimin e pare nuk ishte diçka e veçante.
Pasi e lus ne se i pelqente nje ekspres,apo dikcka me e forte,ai me thote:
      Le te shkojme pak ne zyre, pasi kam diçka per te thene. U futem ne zyren e  vogel,ne te cilen gjen çdo gje, por jo me shume rregull ( nje zakon i vjeter, per te cilin gruaja ngatrrohet me mua tash njezet vjet).
Rush, sapo kam botuar kete cikel me poezi dhe, me zgjati librin e tij
“DHEU I ATIT”. Sapo e shfletoj, ne faqen e pare me shume kujdes ishte shkruar : “Rushit,me ndjesi te thelle,njeriut te udhes se shkronjave. Autori” . Si cçdo here, ne tilla raste, e falenderoj dhe menjihere e shfletoj librin, i perqendruar per te zbuluar shpejt e shpejt çdo detaj.
 Nga poezia e pare, te cilen ua dedikonte femijve dhe gruas, te rremben per ta lexuar menjehere. Ne ate poezi,ndjehet,malli,dhimbja deri ne shpirt,shpresa qe eshte diku larg, por e pa venitur,dashuria  e atit per te bijet, qe s’ka vend per koment,pritja e gjate per te takuar shokun e mikun e jetes,gruan qe shtate vjet megrimi e ka ndare, te bejne qe ta perqendrosh vemendjen dhe ta lexosh librin.Duke qene se me ka lene mbresa te thella ,s’mund rri pa e shkruar: “ Ajri i dendur/ Me renkime/Loti i ngrire/Ne vegime/Tretur larg/Si fara e ndare/Prej perbuzjes/Lirivrare…/Bijete e mi!/Marini,/Lorenco,/Mario,/ Shtate vite dhe ti grua/Krojet e lotit me percollen/Shtate krishtlindje zemermpire/Kater varkat e lotit duke pritur/Mes ciklonit i pa mbrritur.”
Zef Pregega ,megjithe megrimin e gjate e te veshtire,shtate vite ne zyrat e emigracionit amerikan dhe gjykatat e te gjitha shkalleve te shtetit shumbekombesh, per te fituar te drejten e qendrimit i ligjeshem ne Amerike, nuk e kane shkeputet per asnje moment nga te shkruarit.
Megjithese i vetem ,pa femijet per te cilet i mbushen syte me lote kur flet per ta, ai vazhdon te shkruaj,te shkruaj pa ndale dhe ne shume nga ato rreshta te shkruar, pas diteve te gjata ne punen e rende te emigrantit, ndihet dhimbja por, edhe shpresa tek fitorja,tek bashkimi me familjen.
Shtate vite,kohe ne te cilen i vdes edhe babai, qe nuk mund ta varros. Ai eshte larguar per ne jeten tjeter, duke me lene shume gjera penge,- thote kur Zefi flet per familjen dhe prinderit e te afermit e tij, ne Shqiperi,por ai kurre nuk eshte pesimist dhe qarraman,kjo duket edhe ne poezine NESE, te ciles po i citoj ca vargje: “ Kudo qe shkova/popuj,fytyra,ngjyra/pashe/kurre nuk u ligeshtova/rritur ne magjen e malit/si nje lis krenar,-/Jam Shqiptar!./”.
Lirine ,ai e ka fituar me shume munde ( Zefi nuk eshte i vetem,eshte nje armate e madhe emigrantesh, ku era e re i ka perplasur pa meshirshem ne portat e botes) kete e shpreh ne poezine tjeter PORTARJA E LIRISE,vargje te cilat me kane ngacmuar. Po i citoj me poshte: “Leter e zhubrosur,ceshtje e lemshezuar/me avokat e formular,/me gjygje me e pa gjyqtare/nuk mjafton te paguash/nje thes me dollare!!!/” 
Ç’eshte e verteta, per aq sa e njoh Zefin,ai eshte gjithmone  per t’u thene e verteta pa doreza ,pa lajka e servilizem momental. Ai te zezes nuk i thote e bardhe por, as te bardhen nuk deshiron kurre ta njollose.
Realisht shkruan per  vuajtjet e veta dhe personifikon me qindra ,mijra te tjere shqiptare, te cilet bejne armaten e te zhgenjyerve dhe durimmedhenjeve, neper dyeret e pafund te shpreses, ne boten e larget nga Shqiperia.
Po citoj:  PERSERI NE GJYKATE “ Godina e qiellit ne Detroit/Njomur nga lumi gjysh/Me shkalle prej mermeri/Aroma pse mungon/Ne lulet shumengjyrshe/Xhamat zajs/Shkelqimet venisin shpresat/Ngjitem/Gjunjethyer syterrit/Nga po shkon/Qerpikloti im i varrit/ Mish me dy sy dhe pa frike/Gjyqetaren /E Kujtoja mbretereshe,perendi/ Asnjehere/ Nuk me pa si njeri.”
Megjithese Zefi ,jo vetem ne jete, por edhe kur ato i shkruan qe te mbeten,eshte optimist dhe nuk e ndeshkon veten per rrugen qe ka zgjedhe,ai prape ne momente te caktuar ,revoltohet perse njerzit,kryesisht shqiptaret vrapojne si te çmendur dhe s’dine se ku,vetem se mendojne se do te gjejne pasurine diku,se ku dhe kur as ata, as Zefi me shoke, se dijne. Shkurt,ne menyre te koncentruar ai shkruan ne PARA KOHE “ Para kohe njerezit/vdesin duke jetuar gjate/lulethara krimbash varret/kur mendojne vec per parate./”  Ose dhimbjen e ikjes,humbjet,vdekjet e tmerrshme te shqiptarve, qe ikin neper verberine e mosdijes dhe dhimbjes e shpreh tek OTRANTO “ Shterrin krojet e lotit/nanat e Otrantos fundetit/kripin monumetet e eshtrave/tragjedia  e gomoneve/hesht legjenda e ikjes/ne kuroren e petlave/mban zi kenga e valeve./”  Te gjithe kane nevoje per liri.
Per me shume, se Zefi  e kerkon lirine, ne te gjitha menyrat e mundeshme ,ku tek  QIELL  thirrja eshte nga thellesia e shprtit, qe po i plas per pak liri;
“ Qiell/leshoma pak shprese/ne krypen e lotit/me vetetimen po e pre/Endrren per liri/qe e thura me flaken e lisit/po me shterr brenda shpirtit./
Duke lexuar librin DHEU I ATIT, te bie ne sy se autori,flet ne poezite e tij, me shume objekte qe e rrethojne subjektin, per te cilin emocionohet.
Me nje zhdervjelltesi  jot e zakonshme, ai u gjene vend ne poezine e tij objekteve pa jete, duke i bere  te flasin shume, te thone ate qe njerzit s’e dine, nuk duan, ose s’mund ta thone.
Kur e ke perfunduar librin, edhe per shume kohe, te mbeten ne mendje situatat e krijuara nga Zefi, ne ato poezi, qe jane te thjeshta dhe pa shume akademi, por shume njerzore dhe qe shkojne ngjitas me autorin.

Kuvendi

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]