Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 07-07-2008, 01:37am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit
E hene, 31-12-2007, 12:41am (GMT)

Nga Sarë Gjergji

TRAJTESA MBI ARTIN POETIK – EPISTULA AD PISONES E HORACIT

Hyrje

Sarë Gjergji
Kuint Horac Flaku (Quintius Horatius Flaccus, 68-5 para Krishtit)[1], i njohur në letërsinë europiane me emrin e dytë (Horaci), pas Virgjilit është poeti më i madh në letërsinë romake dhe pas Aristotelit, teoricieni më i rëndësishëm i artit letrar në letërsinë antike greko-romake.
Ky autor i trajtesës së njohur Arti poetik, i cili e ka përtërirë satirën romake, ka krijuar gjininë letrare të epistolës dhe i ka vënë rregullat e artit klasik. Në poezinë lirike të tij ka arritur të këndojë vargjet më të përsosura latine në odet, epodet, satirat dhe epistolat, në vargun e hekzametrit dhe në vargje të tjera të metrikës së kanonizuar greke, duke ndikuar fuqimisht në zhvillimin e letërsisë europiane dhe duke u shërbyer poetëve të rinj si mësues i pazëvendësueshëm.[2] Horaci me veprën e tij “Epistula ad Pisones” ose “De arte poetica” u bë prototip i asaj poetike racionaliste, e cila p.sh. me disa qëndrime të veta i shërbeu si gjedhe edhe Boalo-Despros për veprën, padyshim shumë të rëndësishme “L’art poetique” (1674), që për një kohë të gjatë ishte kanoni suprem estetik i klasicizmit francez.[3]
Siç vëren studiuesi Arshi Pipa, Horaci ka qenë një poet filozof, i cili atë botëkuptim jete, të thithur qysh i ri prej librash dhe të asimiluar mirë me përvojë, e realizoi në praktikën e jetës… Ndonëse perandor Augusti ia besoi kompozimin e “Këngës Shekullore” – prapëseprapë diti me mbajtë dinjitetin e vet, me një farë distance prej perandorit.[4]

Do thënë se Horaci, mësimet e para dhe të mesmet i kreu në Romë, për të vazhduar studimet e larta në Athinë, siç vepronin edhe shumë romakë të tjerë, që pretendonin të merreshin me arte, shkencë e politikë.

Vepra letrare e Horacit (e shkruar në poezi), për nga përmbajtja, mund të ndahet në tri pjesë:

a) poezi lirike, ku hyjnë Epodet[5] (një përmbledhje me 17 poezi), Odet (4 përmbledhje me 103 poezi) dhe Poezia shekullore e, që preokupim kryesor ka fatin individual të njeriut në raport me shoqërinë[6],
b) poezi didaktike, ku hyjnë Satirat[7] (2 përmbledhje me 18 poezi) dhe Epistola ( 2 përmbledhje me 23 poezi) dhe
c) trajtesa mbi artin poetik-Epistula Ad Pisones , e cila, me këtë rast, edhe do jetë objekt shqyrtimi.

***

Letra 3 drejtuar Pisonëve

Ajo që më shumë tërheq vëmendjen e studiuesve të shumtë të Horacit, është Letra 3 drejtuar Pizonëve.[8] Në këtë letër, siç vëren edhe dr. Z.Rrahmani, e cila qysh në kohën e tij konsiderohet si Ars poetica, nuk do ta ketë më në qendër të interessimit artin e tragjedisë e të epit, po artin e poezisë përgjithësisht.[9] Në fakt, arti poetik këtu nuk është trajtesë komplete e sistematike, e as metodikisht e punuar, siç ishte, bie fjala, para Horacit, Poetika e Aristotelit, apo pas Horacit, Shkenca e re, e Gj.B.Vikos (1668-1744).[10] Mirëpo poetika e Horacit në vend të këtyre elementëve e ka natyrshmërinë poetike të këndimit mbi një materie jopoetike, e ka ndjenjen e gjallë poetike dhe ndieshmërinë me të cilën trajton aspekte të shumta e të ndryshme të poezisë dhe të rregullave të saj.[11]
Sido që të jetë në këtë letër Horaci do të shprehë mendime të shumta mbi lirinë e krijimit, mbi frymëzimin, zgjedhjen e subjektit e trajtimin e tij, pra jep vlerësime të përgjithshme mbi artin e shkruar, sikundër që nuk lë pa prekur edhe poezinë epike e dramaturgjike, por jep vlerësime edhe mbi teknikën e poezisë dhe kulturën e përgjithshme të poetit.
Fillimisht, në Letrën 3 Pizonëve, Horaci flet për efektet e veprës së dobët artistike, pra
për vetë veprën dhe ndikimin që ajo mund të ushtrojë tek lexuesi, pra për raportin e krijuesit, poetit me marrësin, publikun .

Kokën e njeriut sikur mbi qafë t’ia ngjiste kalit piktori/ dhe gjymtyrëve të mbledhura gjithandej t’ua shartonte/ puplat e larme asisoj që gruaja lart mbi bel, fort e bukur,/ të shndërrohej në një peshk të shëmtuar e të përhimë,/ ju të ftuar për të parë, o miq të mi, a do të përmbaheni së qeshuri?
Më besoni, o Pizonë, se krejt i ngjashëm do të ishte në pamje/ edhe libri, kur si në jermim të të sëmurit, të përfytyroheshin/ figurat fantastike, që as koka, as këmba asnjë trupi/ s’do t’i përgjigjeshin. “Piktorët, ashtu edhe poetët, kanë pasur/ të njëjtën mundësi që me guxim të krijonin çdo gjë”./ E dimë, po këtë liri, siç ua japim, ashtu e kërkojmë prej tyre,…
(Horaci, Letër Pizonëve, 1-11).

Kjo që ofruam më lart, mbase flet, siç heton studiuesi Z. Rrahmani, për çështjen e lirisë së krijimit, e cila lidhet me diskutimin e vjetër të Platonit e të Aristotelit mbi frymëzimin dhe përgjithësisht me mendimin e Platonit se poeti krijon kur është në gjendje të pavetëdishme, të përhumbur. Ndonëse poeti e ka lirinë e krijimit, sipas Horacit, ajo nuk guxon të keqpërdoret.[12] Më tej, Horaci, në letrën drejtuar Pizonëve, shtron kërkesën për unitet të veprës letrare dhe integritet të saj e, në këtë kontekst, gjithsesi edhe kërkesën për harmoninë e kompozicionit, harmoninë e elementeve të ndryshme në vepër.. Që vepra të jetë sa më e mirë, sa më e suksesshme, një rëndësi të veçantë, sipas Horacit, duhet t’i kushtojmë edhe zgjedhjes së lëndës, por pa harruar në shtjellimin e temës, “ngase në shtjellimin e mirë edhe tema banale shkëlqen”(Letër… 243). Duhet të tregohemi të kujdesshëm në zgjedhjen e subjektit, të një subjekti që është trajtuar edhe më parë ose që nuk është trajtuar fare. Këtu, sipas Z.Rrahmanit, Horaci mbase prek edhe çështjen e raportit midis të resë dhe të vjetrës, pra edhe diskutimin mbi të renë dhe origjinalitetin në poezi.[13]

Horaci sugjeron subjektin që është në përkim me mundësitë tona si krijues, për një zgjedhje të vullnetshme të subjektit, por edhe në zgjedhjen e fjalëve, madje në rast se mungon shprehja e duhur ai thërret në krijimin e fjalëve e shprehjeve të reja.[14]

***
Horaci, i shkolluar në Athinë dhe duke njohur mirë artin grek, shpreh konsideratë të thellë ndaj këtij arti, prandaj porositë krijuesit (sidomos të rinjtë) : “Po ju modelet greke natë e ditë shfletoni zellshëm” (Letër… v. 269). Ndonëse, sipas shumë studiuesve, tragjedia në Romë nuk kishte rolin dhe funksionin që kishte në Greqi, çështjeve të tragjedisë, Horaci, do t’i kushtojë një hapësirë relativisht të madhe (mbi poezinë epike dhe dramaturgjike shih në vargjet 73 – 294), ndoshta edhe për të tërhequr vëmendjen e krijuesve latin kah kjo gjini letrare pak e zhvilluar në Romë.
Kur është fjala për strukturën e veprës letrare, do thënë se Horaci jep këshilla praktike: drama të ndahej në pesë akte e në skenë të dilnin jo më shumë se tre personazhe, karakteret (qofshin ato mitike ose historike) duhet të jenë të besueshme ndërkaq kori, sipas tij, luan një rolë të veçantë.
Vargjet e mëposhtme të Horacit tregojnë qëndrimin, shijen e tij për dramën, por jo dhe kërkesën që kjo të merret për rregull.

Mirëpo, mos i vër në skenë veprimet që duhen kryer jashtë
dhe largoji sysh ato që aktori do t’i thotë vetë.
Të mos i mbys medeja fëmijët e vet para botës,
o të mos i ziejë zorrët e njeriut Atreu jashtë
ose të mos shndërrohet Prokna në zog, e kadmi në gjarpër.
Kështu çdo gjë që të më tregosh, e urrej sit ë pabesueshme.

(Horaci, Letër…,182-188)

Po edhe retorika del mjaft e rëndësishme në poetikën e Horacit, ndërkaq për të krijuar vepra të mëdha, përveç talentit,sipas tij, duhet edhe angazhim e punë sistematike e krijuesit:

“poezia, është lavdëruar pse natyra ia dhuroi poetit, ose është fryt I mjeshtërisë së tij, mbi këtë diskutohet. Unë nuk e shoh se puna jep fryt nëse nuk ka pasuri shpirti, po as gjeni pa snjë dije: njëra ndihmohet prej tjetrës dhe lidhen këndshëm së bashku.”[15]

Vetëm kombinimi i këtillë sipas tij na jep atë poezinë e mrekullueshme e cila përveç të tjerash, ofron kënaqësi dhe është e dobishme për jetën njerëzore. [16] Kemi të bëjmë këtu me konceptin e Horacit për të këndshmën dhe të dobishmën në art dhe, modele të tilla arti, sipas Horacit janë veprat e Homerit, Iliada e Odisea.

Në vend të përmbylljes

Me veprimtarinë e tij letrare, Horaci ka treguar individualitetin e tij intelektual duke lënë gjurmë të pashlyera në periudhën e artë të letërsisë romake. Ndonëse nuk shquhet për origjinalitet të veçantë, për sistematicitet e thellësi mendimi, siç është, ta zëmë, Poetika e Aristotelit, megjithatë vepra poetike e Horacit pati një ndikim të madh në krijimtarinë e shumë poetëve të kohës së mesjetës, kurse interesimi për veprën e tij nuk u shua as sot. Mendimet e tij për shumë çështje të artit, formës e përmbajtjes së veprës poetike, unitetit të stilit dhe temës, shprehjes e përzgjedhjes së fjalëve etj. etj. bëjnë që ndikimi i Horacit si poet dhe teoricien, të jetë në shumë periudha, i madh . Veç kësaj, “Arti poetik i Horacit - siç thotë studiuesi Zejnullah Rrahmani, ka aktualizuar dhe përcjellë drejt kohëve të reja poetikën klasike greke…”.

[1] Horaci ishte bashkëkohanik i Virgjilit dhe i Ovidit. Lindi në vitin 68 në Venuzi, qytet i vogël i Apulisë, në Italinë Jugore.

[2] Sedaj, dr. Engjëll, Horaci - Arti poetik, f.5, “Buzuku”, 2000,Prishtinë; shih edhe: Arti poetik i Horacit, Mustafa Ferizi, Fjala, f.16

[3] Gërliq, Danko, Estetika – historia e problemeve filozofike, f. 145, “Rilindja”, Pr.1984

[4] Pipa, Arshi, Lyrika latine, Maluka, f. 34-35, 2000. Shqipëri,

[5]Studiuesit e mëvonshëm i kanë quajtur Epode, ndërkaq vetë Horaci i ka quajtur Jambe. Greq. Epoidos – quhet vargu i shkurtër që pason pas atij të gjatit.

[6] Vinca, Agim, Kurs i teorive letrare, f.74, “Libri shkollor”, Prishtinë, 2002

[7]Vinca, Agim, vep.e cit. f.74: “Në satirat e tij ironizohen mendjelehtët, servilët, fajdexhinjtë, kundërshatërt e tij letrarë etj.”. Shih edhe Pipa, vep. e cit. f.34-39

[8] Letrën ia ka dërguar Luk Pizonit, personalitetit të shquar të jetës shoqërore romake, sikur edhe dy të bijve të tij për t’i udhëzuar sa më mirë në punë të artit.

[9] Rrahmani, Zejnullah, Teoritë letrare klasike, f. 227, “Faik Konica”, Prishtinë, 2001

[10] Sedaj, Engjëll, vep. e cit. f.22

[11] Rrahmnai, Zejnullah, vep. e cit. f.227

[12] Rrahmani, Zejnullah, vep.e cit. f.229

[13] Shih, po aty, fq. 231
14Ja se si shprehet vetë Horaci për gjërat që i shtruam më lart:

Shkurt: sidoqoftë, çdo vepër le të jetë një tërësi e plotë!
Shumica e poetëve, or baba dhe ju djem të denjë t’et, mashtrohemi
nga pamja e jashtme, derisa vëmendshëm kërkoj thjeshtësinë,
mu atëherë bëhem i errët:kur ndjek stilin e lehtë,
më mungon frymëzimi, kurse ai që premton
stilin e lartë, del i fryrë dhe përtokë zvarritet (vargjet 23-28)
…………………………
Ai që dëshiron të ndryshojë një gjë në mënyrë mënyrë jot ë
Natyrshme, e pikturon delfinin në mal e derrin e egër në ujë. (v. 30-31)
…………………………
dhe duke qenë i paaftë për pikën kryesore të veprës,vv b bbxc
nuk do të dijë ta punojë tërësinë (v. 35-36).

…Ju që shkruani zgjidhni lëndën
që u përshtatet fuqive dhe mendoni gjatë se çfarë mund e çfarë s’mund
të bartin supet tuaja… (v.38-40)

Krijuesi i vjershës duhet të jetë i hollë dhe i kujdesshëm
në zgjedhjen e fjalëve,… (v. 45-46)
Unë si shkrimtar i Satirave, s’do të dashurohem në shprehjen e rëndomtë, të pastolisur… (v.234-235)

[15] Cit, sipas, Z.Rrahmani, vep. e cit. f. 235
[16] Po aty 


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]