|
|
|
Sarë Gjergji: Platoni per artin
E marte, 01-01-2008, 03:33pm (GMT)
Megjithëse Platoni ka qenë në rini poet, ai nuk ka shkruar qoftë edhe një traktat të vetëm, ose një dialog, me një fjalë nuk ka shkruar një vepër në të cilën do të shprehte pikëpamjet e veta mbi poezinë dhe llojet tjera të artit. Pikëpamjet e tij ai i ka shprehur në një kontekst shumë më të gjerë dhe në kuadër të çështjeve të tjera të rëndësishme për filozofinë e tij. Në këtë mënyrë ato pikëpamje krijojnë përshtypjen e gjërave të shpërndara, mendimeve të shkëputura, mbi disa probleme të cilat në një moment të caktuar duke qenë pjesë e një veprimi më të gjerë, e kanë preokupuar vëmendjen e tij.
PLATONI PËR ARTIN
Në vend të hyrjes
 |
| Sarë Gjergji | Në kuadër të veprimtarisë së tij krijuese, Platoni, filozofi i shquar grek dhe një nga filozofët e mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve,jep mendime dhe vlerësime të çmueshme dhe mjaft interesante edhe për artin (poetik).
Platoni zgjodhi formën e dialogut për të shtruar pyetje të ndryshme e për të shqyrtuar çështje të shumta të të menduarit.
Pra, përmes formës dialogjike të trajtimit të problemeve, Platoni gjeti mënyrën më të përshtatshme dhe më të mirë për t’i shprehur pikëpamjet e tij për shumë çështje që kishin të bënin me filozofinë, politikën, kulturën, muzikën, pikturën, poezinë, etikën etj..Me një fjalë, paraqiti kohën në të cilën jetoi dhe veproi, kohën me të gjitha manifestimet dhe di-mensionet e mundshme. Është sidomos krahasimi, forma më e shpeshtë që hasim në dial-ogët e tij, ajo që i mundësoi Platonit të shprehte qartë gjithë atë që mendonte, gjithë atë që bluante në mokrat e „atelies“ së tij. Diskutimet e gjalla e plot temperament të persona-liteteve që hyjnë në dialog, konfrontimi i mendimeve të tyre rreth problemeve që shtro-jnë, stili elegant e poetik janë disa nga karakteristikat që i përshkojnë dhe i cilësojnë dial-ogët e Platonit, veprën e tij në tërësi.
Janë, sidomos, librat III dhe X te „Shteti“, dialogët Ijoni ose Mbi Iliadën, Hipia i madh, Fedri,Fedoni, Elozhi i dashurisë e të tjera, ku Platoni shpalos pikëpamjet e tij për artin në përgjithësi e për poezinë në veçanti.Në këto dhe veprat tjera, siç vëren edhe Danko Gë-rliq, Platoni shtron tre probleme fundamentale për artin.
I pari është problemi i raportit të idesë së të bukurës ndaj sendeve të bukura- pra problemi i raportit të metafizikës së të bukurës dhe të së bukurës konkrete.
Problemi i dytë është raporti i artit ndaj mimezisit (d.m.th. imitimit, përngjasimit) dhe lidhur me këtë problemi i vendit dhe i vlerës njohëse të artit.
Problemi i tretë është problemi i tendencës në art, përkatësisht i detyrës dhe i vlerës edukative të artistikës.
1.Platoni dhe Homeri ose kritika për Homerin dhe poetë të tjerë
Homeri, poeti më i madh i Greqisë së lashtë dhe vepra e tij përfaqësonte edhe njohuritë më të rëndësishme religjioze, kështu që informacioni që jipnin epet për këtë fushë ishin informacionet më të mëdha dhe më të rëndësishme mbi perënditë dhe zhvillimet kosmike përgjithësisht. Homeri konsiderohej edhe mësues i shkathtësive ushtarake dhe i sjelljes shoqërore, me një fjalë ai dhe poezia ishin mësuesit qendrorë të gjithë grekëve, kështu që Platoni si filozof e shihte si kundërshtarin më të madh në luftën për primatin shoqëror. Nga kjo lihet të kuptohet se Homeri ishte një emër kulmor dhe, padyshim, me shumë ndi-kim. Nga këto premisa do parë edhe ballafaqimin e Platonit me Homerin, thënë më thje-shtë, rivlerësimin e veprës homerike (e më këtë edhe të autorëve të tjerë të shumtë) nga ana e Platonit. Por kur përmendim Platonin dhe Homerin, mendojmë në filozofinë dhe poezinë, ose në dy forma, padyshim, të ndryshme të paraqitjes së realitetit njerëzor.
Platoni mendon se „Perëndia gjithmonë duhet të paraqitet ashtu si është, edhe kur për të flitet në ep ose në tragjedi“, prandaj, për të, është e papranueshme paraqitja homerike
të kuptuar së fundi edhe përpjekjen titanike të Platonit në kërkim të argumentimit të çdo gjëje. Vërtet, siç më thoshte edhe, tashmë i ndjeri, prof. E.Sedaj, në një bisedë për artin antik grek, „Hom-eri dhe mitologjia e tij japin përgjigje në ato pyetje në të cilat në rrugë të zakonshme ose në gjuhën natyrore nuk mund të ipet përgjigjja, kurse Platoni, qoftë përmes dialektikës intelektuale, qoftë përmes dinamikës emocionale, dëshiron t’i shtrojë këto pyetje dhe të përgjigjet në to në një formë krejt të natyrshme, duke gjurmuar të vërtetën e burimeve, e jo për ta zvogëluar ose zmadhuar dikë, kurse rezultatet ose përgjigjet në pyetje të shtruara do të jenë një e vërtetë e formuluar dhe e rrumbullakësuar sipas përfundimit të
personazheve që kanë marrë pjesë në atë bisedë (dialog), që përsëri, edhe në aspektin formal, mund të jetë një e vërtetë më e bindshme dhe më e pranueshme sesa e vërteta e argumentuar nga një emër, qoftë ai emër edhe i filozofit (autoritativ).“
Vështruar nga ky kontekst, nga ky plan, Platoni ballafaqohet, konfrontohet edhe me autorë të tjerë, si: Hesiodin, Heraklitin, Herodotin dhe me të gjithë ata që prodhojnë mitin, i cili është mjaft i rrezikshëm për shtetin e tij ideal.
Le të paraqesim mendimin e Platonit:
- A do të lejojmë, pra, aq lehtë që fëmijët të dëgjojnë çfarëdo mitesh dhe prej çfarëdo poetësh dhe t’i pranojnë në shpirtrat e tyre opinionet e kundërta me ato që mendojmë se duhet t’i kenë kur të rriten?
- Kurrsesi nuk mund ta lejojmë këtë.
- Po duket, pra, se së pari duhet t’i mbikqyrim mitkrijuesit dhe se duhet t’i ndajmë ato që i kanë thurrur mirë, kurse ato që nuk i kanë thurrur mirë-t’i hedhim poshtë (…)
- ………..
- Ato që i kanë treguar Hesiodi e Homeri dhe poetët e tjerë. Ata kanë hartuar edhe mite të rrejshme, ua kanë treguar njerëzve, e u tregojnë edhe tash.
- Cilat? – pyeti ai – dhe çka po thua dhe çka po qorton në to?
- Atë që, para së gjithash, edhe duhet qortuar, e sidomos kur përrallat nuk janë të trilluara bukur.
- Çka do të thotë kjo?
- Kjo është kur poeti, duke folur për perënditë dhe heronjtë se çfarë janë, e bën ndonjë krahasim të keq (…)
- …………..
- Këto janë tregime me të vërtetë të rrezikshme – tha Adeimanti.
- Prandaj ato, i dashuri Adeimant, do të jenë të ndaluara në shtetin tonë.
Ç’është e vërteta, Platoni me Homerin mbulonte një fushë të gjerë interesimesh (siç pamë më lartë) , prandaj dhe thotë:
-Atëherë, pra, një gabim të këtillë nuk mund ta pranojmë as nga Homeri- thashë- as nga cilido poet tjetër që gabon kur thotë se:
Dy fuqi në oborr të Zeusit ndodhen:
Njëra me t’mira e tjetra me të liga.
Kur i përzien t’dyjat tok Zeusi buçitës
Herë na çon t’mira e herë na gjuan me t’liga
Dhe e mbush me dhunë atë që e gjuajnë të ligat
E askurr s’i ndahet n’faqe t’dheut e zeza
Mospajtimi i Platonit me Homerin, përkatësisht artin e tij, do shënuar këtu edhe për faktin se Homeri po ushtronte prore një ndikim edhe te poetët e tjerë, bashkëkohanikë të Platonit (sidomos me personazhet e tij), dhe duke patur parasysh këtë, qëndrimi i Platonit ndaj artit letrar zgjerohet mbi të gjithë poetët (dramaturgë) dhe artistët figurativë dhe muzikorë. Platoni është i bindur se edhe poetët e tragjedisë po vazhdonin vizionin poetik (sc.të Homerit), por me një shprehje të re dhe pa ndonjë sukses që njerëzit t’i bëjnë më të mirë.
Sidoqoftë, Platoni është i vetëdijshëm për epërsinë dhe ndikikimin e Platonit, por edhe për respektin e nderimin që gëzon:
- Në qoftë se, pra, o Glaukon, takon njerëz që lavdërojnë Homerin dhe flasin se ai poet e ka edukuar Heladën, se për ndjekjen dhe kultivimin e jetës njerëzore është e vlefshme të merret përsëri dhe të studiohet, dhe e tërë jeta e vet të rregullohet dhe të jetohet sipas këtij poeti, atëherë lavdëruesit e këtillë të Homerit duhet pranuar me të mirë dhe përshëndetur si njerëz që bëjnë gjënë më të mirë që munden, dhe duhet pajtuar me ta se Homeri është më i madhi në mesin e poetëve dhe i pari në mesin e tragjediografëve, e megjithatë duhet ta dish se në shtetin tonë mund t’i pranojmë vetëm ato këngë që janë himne perëndive dhe fjalime lavdëruese të dedikuara të mirave. Sepse në qoftë se në këngët lirike dhe epike e pranon Muzën fjalëmbël, atëherë kënaqësia e dhembja do të mbretërojnë në shtet, në vend të ligjit dhe logosit, për të cilën në përgjithësi mendohet gjithmonë se është më i miri.
Është ky një mesazh dhe kërkesë e Platonit për ta hulumtuar të mirën, vlerën, të arsyeshmën (mendimin racional), dijen, hyjnoren, të vërtetën; që çdo gjë të shihet në dritën e argumenteve dhe pa emocione. Platoni nuk mohon, por vlerëson dhe nuk kursen…
2.Mimesisi
Përveç se imitim, mimesisi në kohën e Platonit kishte edhe kuptimin e paraqitjes, të interpretimit dhe të reprodukimit (si të Pitagora e Aristoteli).
Siç vëren edhe studiuesi Z. Rrahmani, për herë të parë fjalën mimesis, Platoni e ka përdorur në Librin 3 të Republikës, kur e ka diskutuar cilat lloje të poezisë duhet të njohin rojtarët e shtetit të tij ideal.
Arti sipas Platonit është një mimesis (imitim) dhe si i tillë „çdo art që imiton është larg së vërtetës” ose trefish larg qenies. Këtë do ta ilustrojë edhe me shembëlltyrën e shtratit: një që për nga natyra është shtrat dhe është vepër e zotit, një që e ka bërë zdrukthtari dhe një që e ka bërë piktori. Pra, sipas shkallës së realitetit të produkteve të tyre, zoti është në vendin e parë (forma reale e shtratit), zdrukthëtari është në vendin e dytë ( forma reale e shtratit në pikëpamje empirike), kurse piktori është në vendin e tretë (sepse shtrati i tij është vetëm iluzor). Kur jemi veç te realiteti (shkallët e realitetit të produkteve), do thënë se ky realitet për Platonin është i mundshëm dhe i vërtetë vetëm në mbretërinë e ideve, kështu që edhe imitimi (në ndonjë vepër artistike) mund të arrihet vetëm nga ri-prodhimi i veprimeve të tjera ose nga format e gatshme natyrore.
Sëkëndejmi, Platoni do të shkruajë:
-Pas kësaj duhet ta shikojmë tragjedinë dhe prijësin e saj Homerin, pasi nga disa njerëz po dëgjojmë se këta poetë i dinë të gjitha mjeshtritë, të gjitha gjërat njerëzore që kanë të bëjnë me virtytin dhe vesin, madje edhe gjërat hyjnore. Sepse, pohohet se për poetin e mirë më të vërtetë është e domosdoshme t’i dijë gjërat për të cilat flet poema, në qoftë se për këtë do të bëjë poezi të mirë; në të kundërtën, se nuk është i aftë për poet. Prandaj është e nevojshme të shihet se a janë të mashtruar ata që flasin ashtu, meqenëse kanë hasur në ata imitues; pastaj duhet parë a e vërejnë ata, duke shikuar veprat e këtyre imituesve, se ato vepra janë trefish nga qenia dhe se mund të bëhen lehtë pa njohjen e së vërtetës – duke marrë parasysh se janë iluzione, e jo ato që janë, në të vërtetë, subjekt i poezisë.Ose, poetët e mirë edhe thonë diçka dhe përnjëmend e njohin atë për çka turmës i duket se flasin mirë.
Në të vërtetë, për Platonin të gjithë krijuesit janë imitues, prandaj shtron pyetjen:
në mënyrë metrike, ritmike dhe harmonike qoftë për këpucarët, qoftë për luftën ose diçka tjetër: kjo fuqi magjike është si e lindur për këtë mënyrë të të folurit.”
Nga tetkstet e cituara më lart mësojmë përfundimin se „ato vepra janë trefish larg nga qenia“, pra, duke imituar realitetin lëndor që edhe vetë është imitim i së vërtetës reale-idesë, poeti si imitues i imitimit, rreshtohet në pozitën, shkallën e tretë. Kështu imitimi sipas Platonit del se është një aktivitet sipërfaqësor, jo i thellë, i cili bazohet me kopjimin e jashtësisë së dukshme.
Platoni është i mendimit se filozofia nuk mund të mësohet pa përpjekje të caktuara, pa një shqyrtim të thellë të problemeve, pra filozofia kërkon formë të thelluar të të menduarit dhe nga ky aspekt poezia, duke qenë vetëm imituese e gjërave (të imituara më parë), jo vetëm që largohet nga e vërteta primare e idesë,por del, edhe inferiore, e, duke nxitë epshet e shpirtit njerëzor (që është në kundërshtim me botëkuptimin e shtetit të tij, gjithsesi ideal, është edhe tejet e rrezikshme.
Për këtë arsye Platoni shkruan:
“…për gjërat që imiton mimetiku ynë nuk di asgjë që do të vlentë të përmendet; imitimi është lojë, e jo punë serioze; në kuptimin e plotë të kësaj fjale, imituesit janë ata që merren me poezi tragjike, edhe kur këtë e bëjnë në jambe ose në epe.
… kjo gjë ka të bëjë me diçka që është gjëja e tretë pas së vërtetës.”
dhe vazhdon:
“-Është e qartë, pra, se poeti mimetik për nga natyra nuk është i prirur nga ajo pjesë më e mirë e shpirtit, dhe talenti (sophia) i tij nuk orientohet andej që t’i pëlqejë kësaj…” dhe “gjëja më e tmerrshme është që ai (sc.tragjedia, arti mimetik-S.GJ), me shumë pak përjashtime, mund t’i prishë edhe njerëzit e shkëlqyeshëm”.
Kjo, mbase, është një bazë e mjaftueshme për përjashtimin e poetëve e të artit mimetik në përgjithësi nga shteti i tij ideal.
| |