Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 09:37pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Korça ka lindur nga puthjet
E premte, 04-01-2008, 01:55pm (GMT)

Shënim për librin poetik " duhet të duhemi" të poetit Skënder Rusi

Nga Pjetër Jaku

“Korça ka lindur nga puthjet” është vargu, që mbyll librin me lirika, " duhet të duhemi" të poetit tashmë të njohur, Skënder Rusi. Nuk më befasoi libri, që mora në një moment të veçantë, pasi e njihja krijimtarinë e Rusit. E kisha akoma në shijen time dhe në vëmendje, librin para këti " Netë marrëzish", megjithëse kishte 5 vjetë nga botimi. Skënder Rusi erdhi në botën e letrave, si një lirik i hollë, tepër i ndjeshëm me një seleksion shumë të prerë të poezisë së tij. Ishin vitet 80, ose pak më herët, kur në letërsinë shqiptare erdhën krijues të rinj të talentuar, që fare pak u ndal tek ta kritika çalamane dhe miope e asaj kohe. Kujt i ra në sy Sadik Bejko me librin "rrënjët", që në fillimin e viteve 70, Hamit Aliaj, Visar Zhiti, Rudolf Marku, Demir Gjergji e, jo shumë të tjerë, pasi poetët asnjehërë nuk janë shumë. Nëse janë shumë, atëhere, s'kanë si të jenë poetë. Kush do ti veçonte këta krijues, që po vinin vrullshëm në letërsinë  shqipe? Redaktorët? Ata ishin krijuesit më të dobët, që i këndonin hidrocentraleve, tullave e çelikut te partise, ata që botonin për vete nga një libër në vit dhe , që sot e asaj dite, nuk ua mba mend njeri titullin e një libri. Ata , edhe pse ne vitet 80, kur kishin plot etalone krijuese të majave  në letersinë botërore ( të paktën aq sa botohej atëherë) prireshin të shkruanin letërsinë e partizanllëkut, të Luan Qafëzezit dhe Andrea Varfit. A mund të botonin, në atë kohë dhe me ata redaktorë, të talentuarit Mark Simoni, Alfons Grishaj, Frrok Kovaçi, Bujar Xhaferri, Elinda Marku e të tjerë?
Pa u kthyer më mbrapsht, themi se Skënder Rusi nuk qe aspak poet i tipit celebrativ,për t’u pëlqyer redaktorëve, të shkruante poezi për poezi, të radhiste vargje vertikalisht, siç qe në moden e atyre viteve. Ai shkroi poezinë e ndjenjës që i doli, jo vetëm nga vetja, por nga veshtrimi i saktë, që kishte brenda vetes, pa menduar, nëse do e kalojnë redaksinë mediokre, apo do të mbetën për më vonë. Vargu i tij ndjesor, me ngarkesa emocionale të çliruara nga vargonjët drastik të kontrollit klasor, duke mos i përdorur metaforat për metafora, siç ndodh rëndomë në poezinë teknike, ose nga mbartje kulturore përkthimesh. Të shkruarit te Rusi, nuk ishte dhe nuk është manjerizëm, ndaj dhe poezia ka nerv, mbart emocionin lëvizës, që rrallë ndodh në poezinë shqipe, ajo të tërheq ta përjetosh, duke të bërë njëkohshëm bashkëkrijues, edhe pse je vetëm lexuesi i atyre vargjeve. Lirizmin e ditëve të sotme, e takon në forma të ndryshme tek disa poet, por e veçanta e Rusit, është tek gjetjet e lirizmit, tek subjekte që, për syrin e zakonshëm janë ndodhi të zakonshme. Poeti di ta bëjë të zakonshmen të jetë ndjesi dhe, ky është arti që, jo të gjithë krijuesit e kuptojnë. Seleksioni, edhe ne lirikë, kthehet në mjet emocional elektrizues, kur të jepet në esencë dhe drejtëpërdrejt. Lirika nuk ka nevojë për nënkuptim. Ajo është lirikë, nëse është e drejtëpërdrejtë, ndryshe është varg narrativ, i ftohtë, jo mbresëlënës, edhe pse mund të jetë poezi. Pikërisht këtu, në të shumtën e rasteve " gabojnë" disa gazeta jo letrare, por që kanë rubrika letërsie, duke stimuluar në shumë raste antivlerën. Vetëm në poezinë lirike, kur klasifikohet si e tillë, përjashtohet stimulimi teknik, provokimi artistik i pavend dhe shumë mjete të tjera amorfe, që nuk të ngjallin emocion. Lirika pa emocione vibruese, nuk është lirikë, sido që ta përcaktosh.
Në poezinë " Ne s'bëjmë asgjë të keqe", poeti Rusi thotë qartazi që, edhe kur duhemi, kur veshtrohemi, kur puthemi etj... nuk ka pse të përendoi dielli, nuk ka pse të na vij turp prej vetes, nuk ka pse të mendojmë botën e përtejme, as të vjedhim zjarre, thjeshtë shkëmbejmë mesazhe të përbashkëta, që i përjetojmë veçmas. Poeti i shkruan durimit si vyrtyt i maturisë por, edhe si qëllim për të mos e humbur objeksionin e tij, ndaj " mëkati vdes për dashurinë", ndryshe mëkati fajësohet pakthim. Poetit,( njeriut) duke qënë i mbytur në dashuri, që duhet të ndodh jo rrallë, i ngjanë edhe stina me portretin e së dashures. Vjeshta biondizohet, pse dashuria është bionde, dielli është një sy i blutë me nuanca të zjarrta, vetëm pse rri më pak me ne, " Odiseu shurdhohet, për të mos dëgjuar këngën e sirenave". Poetin e mund vetëm dielli, e vret vetëm " Otelloja i bardhë. Shpirti i Otellos i përlot dhe i zbardh ngjyrat e çdo njeriu. " Nëse Zoti në një javë botën e ka krijuar", poeti në një ditë e ka humbur. Edhe humbjet e përkohëshme, poeti i përjeton me dramacitet. Mjafton një veshtrim, një fjalë, një prekje, një... që amplituda e ndjeshmërisë të shënojë shkallë të reja.

A i njohim ne poetët, ose përse duhet t'i njohim ata?

Poeti është përherë një Adam i ndjeshëm por, edhe një Evë provokuese, është kryq i vetes së tij, por edhe i kryqëzuar. Kush e kryqëzon poetin? poetin e kryqëzojnë vetëtimat e syve, bota që e rrethon, vetë gjaku i tij, njeriu sido që të jetë. Të mirin e adhuron, për të dobtin ka mëshirë. Të këqinj nuk ka! Për secilin ka diçka, që e mban gjitherë të ndezur nga virtualiteti, nga bota prej ndjenje. Nuk e don braktisjen, as nuk din të braktis. Ai din të mbaj botën mbi supe, edhe pse shpesh herë mezi mban veten. Ai dëshiron të jetë i fortë, edhe pse mban anën e të dobtëve. Të gjitha këto cilësi janë në lirikën e Rusit. Përfytyroni një kalë që me dy këmbët lart, i bie daullës së diellit. E ky është varg i Rusit, është metaforë e tij, por jo vetëm aq. Është imagjinatë fantastike, që rrallë krijues e përdorë, kështu dhe këtu..etj etj... Krisin ditët, thyhen ditët, sikur jetojmë në një kohë të kristaltë, ku edhe dita është prej xhami, edhe ajri është i xhamtë. E pra, këto janë gjetje të autorit! Pimë ajër, bëhëmi mbrëmje, ikje, puthje, miqtë bëhën dimra, mungesat shetisin, ecet në qiell, jam pol i jugut, mëngjese të verbëta etj.. etj janë gjetje të Skënderit? E, ç’kërkojmë tjetër prej një poeti?! Digresioni, ose kthesat regresive te " Gruaja e ngacmuar" të sjellin përjetime artistikisht të ëmbla, përfytyrimin e gruas- rezistencë, edhe pse është përherë në " shenjë". Po posterat që i therim barabarisht, flamujt si duar martirësh, kanë marrë zjarr blirët, parada e sythave, mora pak vjeshtë, çmendja e pemëve, këmishat e netëve. dimri i ulur mbi flokët e së dashurës, shtëpia e pikëllimit, një qiri duke vdekur, trotuaret që dridhen etj etj.. ç'janë? Atëhere?! A mund të thuash më shumë për lirikën e Rusit, më mirë se e ka thënë poeti?

Revista Kuvendi

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]