Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 08:53am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar
E premte, 18-01-2008, 11:31pm (GMT)

Vlera shqiptare në gjuhë të huaja Shpirt i shkrirë në vargun e artit të gjakut (Përkitazi me vëllimin e Sali Bashotës Exilul sufletului / Ekzili i shpirtit) Duke deshifruar shpirtin e tij poetik, përfiton përshtypjen se tropet përfitojnë teren përmes thjeshtësisë, disa madje me një hijeshi të rrallë. Sipas Sali Bashotës, letërsia shqipe e Kosovës e ka për mision tejet të rëndësishëm kushtrimin për të qëndruar në zemër të historisë së popullit shqiptar.

Shkruan Marius Chelaru (Moldovë)
 
Është mirë që poetët e Kosovës botohen rumanisht dhe në Rumani, ngase arti, shpesh herë është ambasadori më i mirë. Është meritë e Baki Ymerit që i prezanton vlerat letrare të Kosovës në gjuhën rumune, duke i ofruar viteve të fundit një poet të rëndësishëm kosovar: Sali Bashota. Ekzili i shpirtit është një vëllim i shkruar përmes një çelsi të ngjyrosur nga nyansat e dashurisë, dhembjes, trishtimit dhe kujtimeve të dhembshme. Do të shkruaj për të, jo një "gjykim" duke iu referuar sidomos shkallës së vlerave të aureolës poetike të cilës i përket), por duke shfrytëzuar para së gjithash, gishtërinjtë e poezisë dhe erëtimën e ngjyrave të vjershave të Sali Bashotës. Atmosferën e tyre e dominon më së denduri një pikllimi i pambarimtë dhe nga një herë, edhe dëshira, apo shpresa. Po qe se i drejtohemi sipas një mënyre të motshme analitike, fjala-çels përmes të cilës mund ta definojmë poezinë e Bashotës, është shpirti (i cili mund të jetë i shkrirë, i përgjakur, i shpërngulur, madje edhe i munguar etj.), i vdekur-gjallë, i vyshkur-lulëzuar, vetmi-pritje, dashuri etj. Shpirti (të cilin poeti e lë të kuptohet në disa vargje, mund të jetë edhe poezia), shpirti si një nga pikëmbështetset elementare për artin poetik të Bashotës, edhepse, metaforikisht duke bërë fjalë, mungon, dhe kjo ngase "për çdo ditë vdesim" (Mungesa e shpirtit). Tejmatanë kufirit të fundit të jetës, duket madje se edhe arkivoli është i përbërë "Me ngjyrë shpirti të vrarë" (Baladë për veten). Për të theksuar na duket edhe këmbëngulja me të cilën poeti ik nga personalizimet, nga përkushtimi i një petku konkret, personazhet duke qenë të "portretizuara" me asnjanshmëri: djali, vasha, zogjtë ("me profil vjeshte") etj., duke i përjashtuar nga kjo lojë, referimet konkrete të disa emërtimeve e personazheve nga e shkuara e Shqipërisë, dhe pse jo, edhe e botës (Dardania, Kosova, Shën Naumi, Drini, Vjosa, Mojsi Golemi, Latif Berisha...). Libri më i ri i Sali Bashotës, është një përzgjedhje antologjike që e ka pregaditur Baki Ymeri, nga vjershat më të bukura të autorit, që i ka botuar në Kosovë, përgjatë viteve 1986-2002. Motivet e ndërlidhura me luftërat e kohëve të fundit që e përgjakën edhe Kosovën shqiptare janë me bollëk: shekujt "vajtojnë vetveten/ Zbresin nga qielli i zi/ Fluturimi i tyre i mbramë në natën betejë/ Bari i djegur i fushës shkrumb/ Pylli i prerë drunjtë e ngjyrosur me gjak" (Rekuiem). E tanishmja është thuajse e zhytur në dhembje dhe trishtim, ndërsa "trishtimi është fundi i botës" (Elegji për poetin e vrarë). Por jeta rrjedh më tej, madje në këtë dekor të ngjyrosur me vetmi dhe trishtim - "në kopshtin e vetmisë këputet lulevjollca/ Lind dashuria vijnë njerëzit e gjallë" (Bukuroshja e fjetur), dhe "Bien njëri pas tjetrit fluskat e zemërimit/ Heronjtë po ringjallen me mitin e qëndresës epike" (Mungesa e shpirtit). Por, në këto kohëra dhe gjëma shpirtërore, dashuria për poetin, do të vijë dikurë, si një premtim i fshehur dërmjet rrudhave të ditëve që do të vijnë, të përkushtuara/ e të dhuruara të dashurës: "poemë vjeshte do të shkruhej atëbotë/ Ndërmjet shkrumbit tim e buzëve tua" (A s'të thash E dashur). Ndërsa vetmia, "vetmia po i kreh flokët në pasqyrë" (Baladë për veten), si një grua që shkon dhe ua tregon magjitë krejt botës, apo jo! Vetmia pret në një qosh, në shpirtin e poetit të shakmisur nga një ndjenjë e tmerrshme, të cilën e dinë mirë ata që vuajnë. "Njëqind vjet e kam dashur si vetminë/ shkrumb i zi i shpirtit/ por ajo ishte vetëm një ëndërr e zmadhuar/ që këlthet këlthet këlthet" (Ajo ishte vetëm ëndërr). Dhe tani, kur në një skaj të zemrës së Sali Bashotës, kalon nëpër botë "poeti me kufoma foshnjash në krah" (Plagomë), koha rrjedh thuajse duke e braktisur artin, poezinë dhe poetët, për të cilët njerëzit kanë kaq shumë nevojë: Pranverë verë vjeshtë dimër/ Klishetë e artshkrimit vjellin mallin e ri/ Si tatuazh me stampa pesëshekullore/ Lamtumirë poezi" (Lamtumirë poezi). Ndoshta duket i çuditshëm një vëllim i këtillë, por duke hapëruar drejt pikturës, në çfarë ngjyrërash mund të skaliten më mirë dhembja, trishtimi dhe vetmia , pranë të gjitha këtyre? Apo, dashuria dhe liria "me melankolinë e pritjes së lajthitur", kur "kjo ditë uratën e keqe s'e duron" (Bukurosha e fjetur). Sot flasim për koncepte humane (të drejtat e njeriut, liri, barazi, të drejta për...apo...) të cilat madje, janë prezente në jetën e përditshme, me efekte të qarta e mirëbërëse, por kur diku në botë shpëthen një dregzë dhe dalin sheshit të gjitha mëkatet e fshehura, atëherë "bota reale shkund misterin e fajit " ngase gëlltitet liria duke përplasur a mbyllur derën" dhe askund "nuk është as i verbër syri dhe as e shurdhër fjala/ As i gjallë shpirti as e vdekur fytyra" (Rekuiem).
Kushtrimi për të qëndruar në zemrën e historisë së popullit shqiptar Porsi poetë të tjerë shqiptarë, Sali Bashota jeton në një botë të përmbushur vetëm me besim të plotë, duke u përballuar shpeshherë me një realitet të terratisur. Vitet e fudit i përkasin një kohe të kaosit, në të cilën secili "tabor" ka luftuar për drejtësinë e vet, e cila, kundruar nga jashtë, ndoshta të shpie në idenë e mungesës së një qëllimi të përbashkët, në të cilin letërsia e shqiptarëve të Kosovës e ka për pasojë tejet të rëndësishme fuqinë: kushtrimin për të qëndruar në zemër të historisë së popullit shqiptar. Nganjë herë duket se pranë nesh, te ata që janë afër nesh, është një ditë e botës në të cilën poetët nuk kanë rrugë të cilave u mungon dhembja, dhe atëherë shkruajnë porsi Sali Bashota: "janë tubuar poetët që vdesin për një puthje" të paqës, të dashurisë, të ditës së qartë në çastin kur "vjershën që deshi pak atdhe/ për shpirtin e vet" (Vjersha që po jepte shpirt) zhytet në dhembjen e atyre që gjenden përreth teje. Kjo është, për Sali Bashotën dhe ata që gjenden përreth tij, një ditë në të cilën "asgjë s'është hyjnore vetëm flijimi" (Një variant i vdekjes) Apo, më trishtë: "ringjallet poezia si arti në terror". Sali Bashota shpalohet përmes këtij vëllimi si një poet i ankoruar në kohërat që po i përjeton, tani kur "Gjarpëri shëtit me njeri përdore nëpër ferrin e arsyes" (Mungesa e shpirtit), duke i përjetuar shpifjet dhe kurdisjet e mashave të antishqiptarizmit, si dhe dramën e atij që shkel pranë tij. Nuk e dimë në mund ta përdorim një fjalë aq të leckosur nga kohërat e trishta siç është sintagma "militant" (ngase nuk është fjala për një ëndërrimtar "të angazhuar") por, si shtojcë, kjo mund të jetë një nga impresionet që na i jep lekturimi i poemave të Sali Bashotës. Militon për liri, por edhe për "poezinë e mallit të parë", "jastëkun me ëndrrat e fatit", faqe të fshehura të bukurisë, dashurisë, prezentë madje, edhe në vetmi, e kështu me rradhë. Duket se poeti e do pranë vetes një brushë me të cilën do të zugraviste vargjet sa më afër zemrës së tij. Ngjyrat janë tejet prezente në poezinë e Sali Bashotës, "të gërshetuara" në "peizazh": "e bardha me ngushllimin e pabesë" (Ajo ishte vetëm ëndërr), "fytyra e bardhë si fildeshi" (Bukuroshja e fjetur), "Gjinjtë...e verdhë si loti i dhembjes" (Ajo ishte vetëm ëndërr), "qefin i verdhë vjeshte" (Kohë epike), "qiell i zi" (Rekuiem), "shkrumb i zi i shpirtit" (Ajo ishte vetëm ëndërr), "dielli i zi", "qefin i zi", "ëndrra e zezë", "gjarpëri i zi i fshehur nën jastëk" (Melankolia), "morgë e larë me verë të zezë" (Përmasat e zvoglimit të atdheut), "njollat e kuqe" (Mungesa e shpirtit), "rrugët e kuqe" (Zogu me profil vjeshte), "fushë e stërkuqur e mallkimit" (As loti i vajtimit), "re të zeza frymëzimesh" (Boa ynë), e kështu me rradhë. Ngjyrat përbëjnë, në njëfarë mënyre, pjesë nga "veglat" me të cilat poeti "nënvizon", "reliefon" shpesh herë, frekuencën me të cilën paraqitet një grup semantik i përcaktuar mbi njërën apo tjetrën degë, madje edhe në atë të "filtrimit të rrethit" (pa ekzaltim edhepse, këtu mund të flasim edhe për disa shprehje më të zhurmshme/ tingëllimtare" - "pluhuri në qiell", "arkivoli i dorëshkrimeve", "qielli i përvetsuar i mendimit", "skelet i bukur", "shpirti...fluturon në fund të përjetsisë", etj., për të cilat mund të flitet edhe te Sali Bashota, porsi te poetët e tjerë shqiptarë. Sali Bashota mjaft lehtë mund t'i "përngjitet" peizazhit poetik të aureolës në të cilën jeton nga disa pikëshikime, të cilat i kemi theksuar (lufta, mërgimi, vdekja e të afërmëve të tij në konflikte) por, në të njëjtën kohë, është edhe një zëri i zemrës që dëshiron ta gërshetojë në poezinë e tij, metaforën me imagjinatën, si një një lojë sqene në të cilën dekori është një element fort i rëndësishëm. Megjithatë, poezia e tij nuk është e ngarkuar me metafora të kota. Poashtu, edhe lekturimet (jo në kuptim të do ndikimeve, por të kuptimit/ afrimit me mënyrën në të cilën shkruhet nëpër brigjet e tjera, i konferon një aureolë disi të veçantë, në peizazhin poetik shqiptar. Në shikim të parë, duke deshifruar shpirtin e tij poetik, përfiton përshtypjen gjoja se tropet nuk janë të (kërkuara) përpunuara, por nganjëherë ato përfitojnë teren përmes thjeshtësisë, disa madje me një hijeshi të rrallë - "zogu me profil vjeshte". Një perceptim i freskët, i prekur nga flatrat e përflakura të shpartallimit (të vdekjes së pashmangshme), por edhe të ëndrrës, të së bukurës. Kjo duket shpesh, si "lënda e parë" me të cilën "vepron" poeti. Pema, zogjtë, kullosa ("fijet e barit vendosen mbi plagë", vera pjesët e trupit (apo dhe/ apo të të tjerëve), nata etj., përfitojnë edhe përfytyrime disi të çuditshme, çdonjëri duke qenë i skalitur në fjalë si një pasqyrë e çuditshme me dy "faqe": "të jesh" - "të dukesh se është" ("reale" - "joreale", "ëndërr" - "ëndërr e vërtetë"), në vallen e një të tanishme të kërcënuar nga shpërbërja që "noton", që rri në pritë ndërmjet kthinave të gardhit të botës. Vende-vende bota duket e gdhendur me një ashpërsi të papërshkruar, thuajse "klinike", nganjëherë dukshmërisht impersonale, ndojherë tjetër thuajse fiziologjike, madje edhe brutale: "ma mbuloni fytyrën me dhembje kosovare/ me gjak fëmijësh të vrarë/ me qefinin e varrit"; "gjuhën ta thithin merimangat" etj. Por të mos harrojmë se për njerëz të shumtë të trojeve shqiptare, kjo është një botë në të cilën "s'beson në fjalën e huaj" (Heshtje), të rinjtë kafshojnë "fatin e mërgimtarit", dhe "dhembja shqiptohet deri në shekullin tjetër" (Dalje nga kulla e Balshajve). Përshtypja finale, e shkëputur, si përnga vlera, po aq edhe përnga tematika e peizazhit në të cilin bën pjesë Sali Bashota, është megjithatë, ajo e një poeti të ankoruar në të tanishmen, por me një sy nga e shkuara, duke mos harruar se, faktikisht, "për çdo ditë vdesim/ për një fjalë goje" (Mungesa e shpirtit) dhe, më shumë, se "Nëse vdes poeti/ Në dhomën e krijimit të vetmisë/ Vdekja do të kishte kuptim tjetër" (A vdes poeti). Dhe pas të gjitha këtyre, na e merr mendja se ky libër bilingv (rumanisht-shqip), i rikënduar me mjeshtri dhe besnikëri në gjuhën rumune, është bërë për lexuesit tanë një mënyrë e përshtatshme për t'u afruar nga një pikëshikim i veçantë me mënyrën se si shkruhet poezia shqipe në Kosovë.
Kush është Sali Bashota? Dr. Sali Bashota u lind në Cerovik të Klinës (31 Gusht 1959). Në kuadrin e Fakultetit Filologjik të Prishtinës, kreu Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ku magjistroi dhe doktoroi. Aktualisht është profesor universitar dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re (2000-2003), ndërsa që nga viti 2000, ishte kryetar i Departamentit të Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë, pranë Universitetit të Prishtinës. Është themelues dhe drejtues i Shtëpisë Botuese Rozafa në Prishtinë. Vjen nga një familje me tradita fisnike të Mesjetës shqiptare, e cila sipas fjalorit onomastik të N. A. Constantinescu-t, përmendet në Moldovë, qysh në vitin 1590. Përveç poezive, merret edhe me ese dhe kritikë letrare. Është autor i një monografie mbi shkrimtarin e shquar shqiptar, Mitrush Kuteli, autor i veprës monumentale Proza e filleve të modernitetit (2006), si dhe i një varg veprash tjera të rëndësishme për shpirtin shqiptar. Kur vjen fjala për vlera të lansuara në zemër të Bukureshtit, Sali Bashota është poeti i parë i Kosovës, i prezantuar me një vëllim edhe në hapsirat linguistike të Rumanisë. Është laureat i disa shpërblimeve letrare: Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Pena e Artë e revistës Fjala. Vepra të botuara: Album i grisur (1986), Zogu me profil vjeshte (1989), Plagomë (1994), Shqipshkrimi kritik (1997), Kuteli prozator, poet, kritik (1999), Dalje nga trishtimi (1999), Domethëia e ideve letare, 2001, Ndiz dritën magjike (2002), një vëllim në gjuhën gjermane (Schalte Das Magische Licht Ein, 2004, Jetë me vdekje (antologji poetike, 2006), Ëndrra në parajsë (2006), Only Death is white/ Vetëm, vdekja është e bardhë (vëllim i përkthyer në gjuhën angleze nga Avni Spahiu, 2005), si dhe Ekzili i shpirtit / Exilul sufletului, vëllim bilingv (shqip-rumanisht), që e pa dritën e botimit në Bukuresht (2004), ku iu bë një përurim historik përmes përkrahjes së Muzeut Kombëtar të Letërsisë Rumune, ambasadës shqiptare dhe Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë (2005), si dhe përmes një numri të madh recenisonesh të botuara në shtypin letrar në Bukuresht, Jash, Konstancë etj. Duke deshifruar ndjeshmërinë lirike dhe vlerat e shkrimeve të tij, kritika letrare e konsideron si njërin ndër poetët më të rëndësishëm shqiptarë të Ballkanit.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]