Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 02:27am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Druajtja, një sëmundje sociale
E diel, 20-01-2008, 01:36pm (GMT)

Nga Fatmir Terziu

Për romanin e parë mbi gjakmarrjen ngjarja ishte e gatshme (ndodhi të tilla
ngjasin përditë ndër shqiptarë), unë vetëm u përpoqa ta rrëfej bukur. Tek "
HIRI" m'u desh si profesioniste të ndërtoj roman. Ishte shumë më e vështirë,
sinqerisht.

Flutura Açka

Druajtja, ngurimi ose mosbesimi janë fjalë sinonime në shqip. Kanë të
njëjtin kuptim leksikor, por që mbartin përdorime të ndryshme në varësi të
nocionit që mbart fjalia ose grupi i fjalëve ku ata zënë përdorim sintaksor.
Këto fjalë kanë edhe lidhje të tjera që shpjegohen sipas fjalorit shqip.
Përshembull druajtje shpjegohet si pasiguri, si droje. Kështu edhe për dy
fjalët e tjera që mbartin shpjegimet e veta në fjalor. Por tashmë jashtë
këtyre shpjegimeve të njohura ato mbartin edhe nocione të reja. Si veprime
të mbartura nga këto nocione druajtja, ngurimi ose mosbesimi janë dyzuesit e
një 'sëmundje sociale', dhe divergjenca, ose mosmarrëveshja është
"Pështjellimi sfidues i opozitës, [kundërshtares]". Kështu thuhet në një
libër që ka ngjallur një debat intelektual. Në këtë libër sqarohen emocionet
e ditës [ditore] dhe shpjegohet se si janë bërë këto emocione tashmë të
shikohen si një sëmundje: "të mëdhenjtë në moshë admirojnë druajtjet e veta,
të shoqëruara këto me dhënien pas librave dhe dëshirën për të jetuar në
vetmi.

Por druajtja apo ngurimi nuk është druajtje apo ngurim tanimë. Ajo është
sëmundje. Ajo ka disa varietete përfshirë 'dilemën sociale' dhe 'aneksimin e
tejpëlqimit të vetvetes', shtysa për të turbulluar miliona njërëz' shpjegon
autori i librit në fjalë.

Pra, më saktë kështu shtron pyetjen dhe jep përgjigjen e tij profesori
amerikan Kristofor Lane, në librin e tij të ri e tepër tërheqës: "Si sjedhja
normale është bërë sëmundje". Ai ka ndërmarrë druajtjen si një test për të
treguar se si shoqëria është e tejdiagnostikuar dhe e tejmjekuar me ligje,
ligjësi, kanune e kanunizma logjike e jologjike, të ndryshkura, burrërore
apo krahinore.
Ndërsa në letërsinë shqiptare shkrimtarja tashmë e mirënjohur shqiptare,
Flutura Açka, ndërmerr këtë test në një mënyrë artistike në krijimtarinë e
saj. Ajo flak druajtjen, ngurimin ose mosbesimin në poezinë e saj të
kahershme të vlerësuar nga plejada e poetëve me emër në skenën shqiptare,
duke kryesuar me Bardhyl London, poetin tipik dhe tepër origjinal, që kanë
thënë e stërthënë arritjen e kësaj letrareje të nivelit bashkëkohor. Açka
ndërmerr këtë test dhe shtrydh ndërgjegjen kombëtare për një dritëhije
kohore që nis me të ashtuquajturin 'ligjërim gjinor' apo me termin kanun e
kanunor, dhe lezeton hapësirën e larme letrare shqiptare duke dhuruar një
roman si "Kryqi i Harresës" nga pikëpamja tjetër, nga pikëpamja
diagnostikuese e pozicionit të saj femëror. Më saktë siç shprehet në
kritikën e tij Ben Andoni "Për këtë ka zgjedhur si formë një roman, që e ka
titulluar "Kryqi i Harresës" dhe që është prej pak kohësh në libraritë tona.
Në fakt, shqiptarët, në varësi të zhvillimit intelektual, por edhe në afërsi
me vendet ku Kanuni është më i gjallë, janë 'ekspertë' të tij. Kjo për shkak
të gjallimit të tij tek ne edhe në mijevjeçarin e tretë. Duke u hedhur tek
letërsia, kujtojmë se shqiptarët e arsimuar, mburojën e vetme kanë pasur
"Prillin...". Shumë syresh e kanë shpjeguar Kanunin, sipas tij. Në fakt, nuk
ke se çfarë të thuash. Gjorgu dhe fati i tij tragjik është fati i të gjithë
shqiptarëve, që kanë vuajtur direkt apo indirekt nga Kanuni" (Andoni, 2005).
Dhe natyshëm ajo që pason këtë ndërthënie është tematika e rrokur, e veçanta
e përshkruar tepër mjeshtërisht. Le t'i referohemi përsëri Andonit nga fundi
kritikës së tij për të kuptuar se si imagjinata e autores ngazëllon
druajtjen dhe fikson pështjellimin sfidues opozitar për t'iu larguar
sëmundjes që Lane shtjellon në librin e tij. Andoni shprehet: "Të gjitha
këto struktura, romani i saj i ka të përfshira me disiplinë, pa e cënuar në
asnjë moment, atë sens padurimi, që e ke nga faqet e para, kur do të mësosh
më shumë për Gjergjin dhe hollandezen e tij". Është pikërisht pra ajo që
shqetëson autorin amerikan Lane kur sugjeron se 'rritja e konsequencës së
sëmurë në shoqëri, dhe në letërsi gjithashtu' ka prekur statusin e sjedhjes
së shëndoshë dhe ai shton se sot ky raport është jashtëzakonisht i
ngushtuar, gjë që në tematikën e shtruar avantazhon së tepërmi logjikën e
shkrimtares Açka, që ka sjedh risi të re në prozën bashkëkohore shqiptare,
duke dogmatizuar druajtjen dhe ngurimin katalitik dhe tepër kokëfortë
shqiptar. Jo më kot kritiku Namik Selmani shton:

"Jeta njerëzore gjithnjë përshkohet nga një varg paradoksesh të çuditshme,
madje edhe në kohët më moderne që, për njerëzit e arsyeshëm, ato janë fare
të pakapshme. E ndodhur në këtë udhëkryq plot dilema, autorja Flutura Açka
përpiqet të japë një përgjigje racionale nëpërmjet romanit të saj që mban
titullin Kryqi i harresës, me të cilin plotëson një vizion ekzistencial të
qenies njerëzore. Ngjarjet që trajtohen në të përshkrohen nga një rrëfim
kauzal, për arsye se çdo gjë zhvillohet gjatë një fluturimi ajror midis
Shqipërisë dhe Holandës, përkatësisht gjatë njohjes së shkrimtares me
bashkëudhëtarin e saj, Gjergjin. Thjeshtë, kjo është një njohje spontane,
por që ngjall një histori jashtëzakonisht tronditëse, të cilën ia rrëfen
bashkeudhëtari. Në këtë konteks rrëfimi shfaqet në formë të tejbartur,
përkatësisht si një lëndë e ndërfutur apo si një materie intertekstuale"
(Selmani, 2005).


Ndërsa autorja vetë duke kuptuar këtë ndrydhesë analoge me letërsinë dhe
artin shprehet "Nuk mund të them se sa burrëror është argumenti mbi
gjakmarrjen, pasi kur një shkrimtar shkruan, ai duhet të ndahet nga fakti
është shkrimtar apo shkrimtare, dhe lexuesin, të cilit i flet, duhet ta
shohë unisex. Çështja është se sa ky argument, në rastin tim, gjakmarrja, ka
impakt tek unë si shkrimtare, të tillë që ta marr si objekt të përsiatjes
sime letrare. Ana "burrërore" e kësaj teme më shumë duket ngaqë është një
temë e vështirë, pak mistike, e frikshme, dhe mbi të gjitha, e vjetër si
shkakësi, por e gjithëkohshme si dramacitet. Marrja me këtë temë lidhet me
joshjen që kam ndaj epikes në përgjithësi. Ka qenë temë e vështirë, por më e
vështirë duket se është t'ia bëj të besueshme të tjerëve se, edhe në qofsha
femër, jam marrë seriozisht me të". Kuptueshëm dhe tepër origjinal ky
detajim metaforik dhe sfidues. Këtu shihet forca e saj që më tutje lë pas
disi një emocion tjetër jetik apo jetësor tek arritja letrare e zhanrit
roman "Hiri". Ai është ndryshe nga romani i saj i parë dhe për Flutura Açkën
duke sjedh ndërmend argumentin shtytës është vetë arsyeja dhe logjika
artistike që saktëson diku në një nga intervistat e saj. Ajo shpjegon se
"HIRI", romani i ri ka temën e dashurisë. "Eshtë një love story që më ka
lodhur mjaft, jam ndjerë në vështirësi për të gjykuar në sensin introspektiv
mbi marrëdhënien themelore të këtij dheu: burrë-grua. Kur e kam mbaruar kam
ndjerë se argumenti që kisha marrë përsipër, është fundi i detit. Të tjerat:
gjakmarrja, kodet, përditmëria me rëndomësinë e saj dhe mijërat e laryshive
të sjelljes njerëzore, s'janë veçse ujët me gjithë çfarë ka në të e që e
mban në shpinë ky taban deti. Për romanin e parë mbi gjakmarrjen ngjarja
ishte e gatshme (ndodhi të tilla ngjasin përditë ndër shqiptarë), unë vetëm
u përpoqa ta rrëfej bukur. Tek "HIRI" m'u desh si profesioniste të ndërtoj
roman. Ishte shumë më e vështirë, sinqerisht".
Tingëllon kuptimplote. Më tutje është kritika e Papagjonit, edhe pse është
drejtuar për njërin nga romanet e autores talent që plotëson: "Në këtë
ndërkohë ngrihen "Shtyllat e Herkulit" tek romani "Kryqi i harresës". Në
fletët e tij, minerali mortor i Kanunit, kësaj kushtetute gjaku, bubullin
nëpër krisma kallashnikovësh rrëmbyer depove te ushtrise se shpartalluar të
shtetit më 1997. Është ndërkoha kur kronikat e zeza te gazetave shqiptare
rimbushen me ngjarje çudake, me hakmarrje të llahtarshme, me mëri të
fshehura e ndërkryerje zemrash të trubulluara nga epshi i gjakut të vjetër
ende të "pa marrë". Vdekja kish nisur të popullonte sërishmi viset e varfra
të Shqiperisë. Gjithçka kryhej si në një rit. Fantoma e vdekjes çelte varre
të reja me vrasje, herë-herë, makabre" (Papagjoni). Në këtë rrugëtim
filozofik ndalet më tej edhe gjykimi artistik, gjykimi që lexohet tek gjuha
e veçantë e prodhuar dhe figuracioni i pasur letrar.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]