Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 12:54pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Kastro, i fundit i komunizmit utopik
E merkure, 23-01-2008, 11:18pm (GMT)

Albert  Z. Zholi
 
Hyrje

Komunizmi në milleniumin e ri është shpërndarë në tre pika të globit:Kubë, Kinë dhe Korenë e Veriut. Ndërkohë që përkrahëse e këtij sistemi, veçse  pa asnjë lloj ideologjie dhe element të ekonomisë është  Venezuela. Por në djepin e komunizmit, në vendin me popullsi superiore në botë, pra në Kinë, socializmi është i shartuar ndjeshëm me elemente të kapitalizmit. Ekonomia kineze mbizotërohet nga bërthama kapitaliste, ndërkohë, që ruan nga sistemi komunist mbisundimin e sistemit monopartiak. Një format i çuditshëm, që çuditërisht ka rezultuar i suksesshëm dhe  sot po mbyt ekonominë mbarëbotërore, duke konkuruar tregtinë në të gjitha vendet e zhvilluara me çmimet dhe koston e ulët të prodhimit.  Në vendin tjetër që ruan sistemin komunist, Korenë e Veriut, duket sikur fama e madhe e reflektuar në një konflikt të gjatë me Korenë e Jugut, është përzier me erën e krizës. Nuk gabojmë po të themi
 se ky vend është duke përjetuar grahmat e fundit të një sistemi, që ka pak (ose aspak) përkrahje sot në botë dhe ky vend mund të përcaktohet si oaz mes shkretëtirës së një sistemi të dështuar. Ndërsa Kuba me parullën e saj revolucionare “O komunizëm o vdekje!” duket se përbën sot një meteor të një sistemi që prej vitesh është shpërbërë në gjysmën e kontinentit plak (Evropës).. Me arritjet e jashtëzakonshme në shëndetësi dhe në arsim, duket se sharmi i socializmit kubanez  bëri për vete një pjesë të opinionit botëror, që në njëfarë mënyre, nuk ishte gjë tjetër, veçse, një faktor më shumë për të urryer  amerikanët. Ndërkohë që,  qëllimi i qeverisë kubaneze, ishte  të thithte më shumë ndihma. Por koha tregoi të kundërtën. Embargoja amerikane dhe ajo e Kombeve të Bashkuara nën siglën e “shkeljeve të të drejtave të njeriut”, e bëri vendin ishullor, gjithnjë e  më të
 vetmuar dhe pa përkrahje, si  vetë pozicioni gjeografik, i shkëputur nga kontinenti më i pasur i botës.
Komandanti  Fidel Kastro edhe pse e ka përjashtuar veten nga luksi i të qënit lider, nuk mundi ta lartësojë ekonominë kubane në ato nivele që populli të mos vuajë mungesën e ushqimit të përditshëm. Lufta kundër analfabetizmit, mungesa e Sidës, mosegzistenca e krimit të organizuar, ndoshta janë të “vetmet fitore” të sistemit komunist kastrit, në momentin kur fëmijët  kubanezë,  sapo shohin një të huaj, i shtrijnë duart atyre për një stilolaps, një çamçakëz apo sende të tjera që turistët ua dhurojnë   të dyzuar dhe ku vajzat kubaneze ofrojnë seks në këmbim të pak dollarëve. Është normale, që në këtë performancë të lindë pyetja: A do të rezistojë Kastro?!
 
Në vend të analizës

Sëmundja e Kastros erdhi në një moment  shumë kritik për Kubën. Prej vitesh Fidel Kastro vazhdonte të performonte  pozicionin e tij prej revolucionari, ndërkohë që nuk i fshinte më popullit të tij por dhe mediave të huaja vështirësitë që po përjetonte qeveria kubaneze për ti mbijetuar embargos amerikane. Ndonëse disa lëvizje të tij ishin në kundërshtim me parimet që ai deklamonte, siç ishte dhënia me konçesion e disa shoqërive kubaneze të huajve, ai përsëriste e përsëriste pa pushim që, kubanezët, do vazhdonin revolucionin deri në vdekje dhe për të do dhuronin   dhe jetën. Pikërisht, në një moment të tillë, krejtësisht në mënyrë të  papritur, kur Kuba do festonte përvjetorin e  liderit, po njëkohësisht dhe një nga përvjetorët më të mëdhenj të revolucionit kubanez, u deklamua se komandanti ishte sëmurë dhe do të operohej (gusht-2006). Shumë analistë botërorë, mes të cilëve dhe unë, jam
 i mendimit se  sëmundja e tij u improvizua. Për të mbrojtur këtë tezë pa dyshim që kam disa argumente që do i rreshtoj më poshtë....
 Kastro njihet si një revolucionar i vendosur, politikan karizmatik, që nuk e pranon humbjen dhe kthesat që deformojnë sadopak boshtin ideologjik që ka përqafuar. Ai, në emër të kësaj ideologjie, ka bërë heroizma të pashoqe në një vend me një klimë kontinentale, aspak të favorshme për mbijetesë, vetëm me rezorset e vendit. Lëvizjet e fundit të vëllait të tij për hapje ndaj kapitalit të huaj, të bëjnë të dyshosh për sëmundjen e tij. Përse e them këtë? Sepse, ndoshta është momenti që Kastro e ka kuptuar që, sistemi që ai ka instaluar dhe propoganduar, nuk dha rezultat. Populli është i varfër dhe kubanezët jetojnë me triska. Vitet e fundit, lideri e ndjen më shumë se kurrë presionin amerikan. Edhe pse subvencionohet nga Venezuela, fundi i bllokut komunist në Evropë, solli një erë të vështirë për mbështetjet dhe ndihmat  në Kuba.  Por nuk bëhet fjalë vetëm për humbje ekonomike. Fideli ka parë
 nga afër  se si kanë përfunduar shumë ish udhëheqës  komunistë nga urrejtja e  popujve të  tyre, për shkak të dështimit të sistemit komunist. Prandaj, ai nuk do ta pranojë humbjen, por dhe nuk e dëshiron një fund si ish udhëheqësit e Europës Lindore. Ndaj, (mendimi im)  zgjodhi një rrugë tjetër. Atë  të tërheqjes në mënyrë të qetë dhe të studiuar nga pushteti, duke drejtuar nga larg dhe jo drejt për drejt pushtetin. Indirekt, mendoj se janë vendimet e tij për  hapjen e ekonomisë së vendit ndaj kapitalit të huaj dhe pse me kufizime. Një fotokopje e komunizmit  kinez, që ka dhënë rezultat të kënaqshëm dhe që sot po rrezikon konkurencën mbarëbotërore. Me këtë tip komunizmi (që në fakt nuk përputhet me idetë e Kastros dhe as të marksizëm-leninizmit) Kastro shpëton dhe ekonominë e vendit nga katastrofa, njëkohësisht,  shpëton dhe lëkurën dhe karakterin e vet, duke i justifikuar  si lëvizje që
 nuk janë të tijat, pasi mund të ngjallnin dyshim për karakterin e tij tek   besnikët e tij dhe tek simpatizuesit e marksizëm-leninizmit. Mbështetja që i bën ai reformave të vëllait, emërtohen si ndryshime që ka të bëjë me stilin e qeverisjes së çdo personi, që performon në interes të zhvillimit të vendit të vet. Dhe këtu, ai ka një armë të fortë: liberalizimin ndaj kapitalit të huaj, duke forcuar dhe zhvilluar  industrinë ushtarake. Me lëvizjen e dytë, populli kuban i brymosur me frymë antiamerikane, mendon dhe kupton se mbrojtja nga imperializmi amerikan ka qenë dhe mbetet detyra nr 1 e politikës kastriste kubane edhe pse  Kastro po dorëzohet me intelekt. Ai  po bën një dorëzim pa turp dhe në paqe, duke mos e lënë vendin aq të mjerë sa ish udhëheqësit e tjerë komunistë të Europës lindore.. I fundit i komunizmit utopik, duket se  ka nxjerrë mësime nga historia e liderëve komunistë. Ai është i
 vëmendshëm, praktik dhe energjik. Nuk është e lehtë të mbash 50 vjet pushtet  dhe të ushqesh një popullsi të konsiderueshme me një embargo të vazhdueshme. Embargo e rreptë, që komunizmi i Kastros nuk  i rezistoi dot. Si e konceptonte Kastroja shoqërinë, ishte një teori që  nuk mund të realizohej në praktikë. Në fund të fundit edhe komunizmi i Kastros ishte një komunizëm utopik si ai i Leninit, Stalinit, Enverit. Një komunizëm, ku ekonomia si promotori i mirëqënies së një populli nuk mund të zhvillohet pa konkurencën e lirë të tregut dhe sistemin pluralist. Eksperinca e deritanishme tregon se, çdo sistem i bazuar mbi drejtimin monopartiak është i destinuar të dështojë. Ndoshta në  vitet e fundit të jetës, Kastro do të eksperimentojë atë që s’mundin ta bëjnë ish liderët e tjerë komunistë:të lulëzojë ekonominë dhe mirëqënien e vendit me një sistem të ri komunist të tipit kinez që nuk arriti ta
 eksperimentonte  dhe ta  shijonte asnjë udhëheqës komunist i vendeve të Europës Lindore sa ishin në pushtet. Kështu, Kastro do të evitojë kryengritjen popullore që ai mendon se do ngrejë krye e do të shpërthejë pas vdekjes së tij. Kjo lëvizje strategjike,  është e vetmja mundësi që mund ta shpëtojë atë nga ankthi i së sotmes dhe tmerri e skandali  i së nesërmes. Ai, sot më tepër se kurrë e ka kuptuar thënien e popullit “Ne bëjmë sikur  punojmë, se dhe shteti bën sikur na paguan”. Shprehja  me burim shqiptar, përbën në fakt eksperiencën e një populli që e përjetoi sistemin komunist nën regjimin enverian, që i dha “frytet” në momentin më delikat të historisë shqiptare. Lëvizjet e Raul Kastros janë ato që duhet të bënte Ramiz Alia në vitet 1990 me Shqipërinë, për të shpëtuar vendin nga kaosi i ndërrimit të sistemeve. Ne, që e kemi përjetuar sadopak historinë komuniste shqiptare, e dimë
 që, ajo, si dhe eksperiencat e vendeve të tjera të ish sistemit komunist, janë  udhërrëfyesja më e saktë e Kastros për të dalë nga amullia e ndërrimit të pushteteve. Ndoshta Kastro nuk  do të përfundojë si Enveri, Çaushesku,  Stalini etj...por ai, do të gëlltisë vetëm brenda tij ëndrrën e pashuar për të ndërtuar një sistem komunist të tipit Kastro që ndoshta do të mbetej si shembulli më unikal në botë.
Kastroja arriti të kuptojë dhe të gjejë një çelës, për të ndrequr gabimet e tij dhe për të siguruar vazhdimësinë e tij reale dhe nëpër kalenda. Komunizmi në kohët e sotme është si fitorja imagjinare e Don Kishotit. Pë të mos thënë si ajo e Pirros së Epirit. Në një politikë globaliste, që e lufton diktaturën dhe përkrah demokracinë mbarëbotërore, është e vështirë të mbijetosh.    Ai është i sigurt se e nesërmja e kubanezëve do të jetë më e qetë se  e sotmja, do të jetë më e bukur, me më shumë mirëqënie. Sëmundja ndoshta e improvizuar  apo ndoshta reale, i dha shansin e fundit  Liderit Maksimal për një ndryshim në kurs, në interes të dy palëve:Atij dhe popullit. Sa më shumë të liberalizohen këto reforma, dhe sa më shumë të zgjasë jeta e tij mes këtyre reformave, aq më e vogël do të jetë humbja e figurës së tij në sytë e masave popullore dhe në historinë e njerëzimit. 
 
Autori


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008)
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008)
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]