Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 09:50pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn
E shtune, 26-01-2008, 04:18pm (GMT)

Shkruar nga Ylli Xhaferri   
 
Kur djali i mikut tim, Petraq Kote, student në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, më dhuroi librin e ri poetik të të atit, botuar nga shtëpia botuese “Globus R”, se si u ndjeva. Biri kishte në dorë shpirtin e atit. Më bukur se kaq nuk mund të kishte: Biri, vepra e atit (shpirti i shenjtë) dhe në sfond godina lakmuese e Akademisë së Arteve të Bukura që lartësohej si një panteon grishës. Trinia e shenjtë, thashë me vete duke blasfemuar keqas. Sot që po shkruaj për këtë libër me vjersha, nuk mund të mos kujtoj, si një sfilatë frymëzuese, mençurie dhe bukurie tërë krijimtarinë me të cilën është shpalosur para lexuesit ky krijues. Përmendim vëllimet poetike: “Këngë e marrë”, “Ranë kambanat”, “Humbja”, “Muza”, “Këngë e pa rrëfyer”, “Këngët e motmotit”, vëllimin me tregime “Ngjarje ndër Muzakë”, si dhe në fshehtësinë e mikut Petraqi më ka treguar sekretin për romanin në proces botimi, “Gjerana”...
 
Vepra e tij letrare është e pasur, lirikat janë imazhe të atdheut, ku autori nuk mungon të qortojë, pse jo dhe stigmatizojë paraardhësit e tij. Dashuria e rrejshme ndaj atdheut na nxit të mendojmë se është mirë t’i fshehim të metat e bashkëkombësve tanë, kjo për poetin përbën një anë qesharake të njerëzve të dobët dhe popujve të dobët ndaj të cilëve nuk mungon të përdorë tonet e larta të antitezës. (Më kujtohen gjyshërit / stërgjyshërit / baballarët / që më shumë deshën atdheun.../ Atdheu (s’u rrit) u zvogëlua.)
 
Librin e lexova njëfrymësh. Teksa udhëtoja përmes gjeografisë së guximshme të ndjenjës, mendimit dhe thirrmës së tij, teksa vëzhgoja gjendjen e trazuar shpirtërore të poetit që hidhej si zgalem mes vorbullave të rrëmbyeshme të kohës, (Atdheu nuk është piedestal i përmendoreve tona) si sinonimi besnik dhe mirazh modern mu shkrua para syve mozaiku, “Akili dhe Pentesilea”, zbuluar në rrethinat arkeologjike të Apolonisë. (Pasaportën fëmijës / ia jep varri i të parit / nuk ia jep djepi...) Akili i mitologjisë greke me forcën titanike vrau bukuroshen e Amazonave, perëndeshën Pentesilea, luftoi fyta-fyt me armiken, kur e mposhti dhe e rrëzoi përdhe u mahnit me bukurinë rinore të saj. Dashurohet me të, e merr në duar, shkrihet në vaj përmbi kurmin rrezëllitës që kurrë më s’do të ngrohej. Akili blaton Pentesilean në altarin e paqes së munguar të shpirtit të tij luftarak. Ashtu dhe e mendoja, poetin Petraq Kote, si Akilin e mozaikut. (Miss-e dhe shtëpi të fshehta kurvash mbijnë në dheun tim / të nderit...) Stërgjyshi i lashtë apolonian, i Petraq Kotes, kishte menduar dhe ndjerë njëlloj me nipin e sotëm, kur thuri mozaikun e rrallë, jo me guralecë shumëngjyrësh marrë brigjeve të Semanit dhe Adriatikut, por me thërrmikla shpirti.

Rituali i të shkruarit është i njëjtë me ritualin e dashurisë. Tentojnë përsosmërinë, amshimin, hyjnoren. Të dy nisin si meditim e bisedë me vetveten, me ndjesinë e turpit dhe fshehtësisë, ngjizen në heshtje, në vetmi. Bukuria në thierrzën e tij nuk është tjetër përveçse shkëlqim i së vërtetës. (Eh, sa herë kishte vdekur nëpër jetë / dhe nëpër jetë qe vetëvarrosur / në trup të vet!..) Fjala si femra duhet ledhatuar, përkëdhelur e dashuruar. Tradhtia e së dashurës, sjell humbjen e lumturisë, urrejtjen.

Mos sundimi i magjisë shprehëse të fjalës urrehet njëlloj nga i dashuruari i përjetshëm, krijuesi. (Të pagjunjë / gjunjëzohemi e thërrasim për ndihmë / -Zot, këta thonj-thikë / të kujt i kam mbi shpinë?!.) Dy armiq flenë në një jastëk, thuhet për bashkëshortët.

Shkrimtari bashkëjeton sfilitshëm me të bukurën. Miku im, Petraq Kote, blaton shpirtin e tij të mirë në altarin kulturor të kohës, për të mirësuar mirësi në mërinë ekstreme shqiptare të këtij fund shekulli akullimë. “Po bëhet e mërzitshme, vdes shpesh.” , thotë ai në një poezi. Pasi përfundova leximin e librit kuptova ndjesinë e çuditshme të autorit, bukuria për të cilën ai kishte luftuar, qartësia për të cilën kishte vuajtur, tanimë nuk do ta ngrohnin, nuk do ta lumturonin. (Ah, këtë shteg që më në fund e arrita / ...distanca / Distanca kishte vdekur!..) Ishte haraçi që paguante për përvetësimin e të bukurës dhe sundimin e hyjnisë së fjalës. Tashmë do të sulej si Akili drejtë të tjera duelesh me realitetin e mbrapshtë për ta hulumtuar, drejt betejash të reja me fjalën që dhemb e krijon larushi ndjenjash e mendimesh për të përhapur paqësim, mirëkuptim, kënaqësi e harmoni në vendin që Petraqi e do dhembshurisht. (Kam filluar / dhe s’mbaj mend ëndrrat / gjurmët ua shoh jashtë vetes...)
 
Muzat e poetit janë të trishtueshme, të ashpra, por të madhërishme, kanë një shpalosje interesante të evenimenteve jetësore, sociale, individuale, krahinore dhe kombëtare. (Trarët e nderit të shtëpisë/ traversa për hekurudhën/ e jetës u vendosën...) Në poezinë e tij spikat shqetësimi i ndershëm, mendësia intelektuale, humane dhe historike, (Njoh një komb / që burrat / s’i njeh...) në imazhin e të cilave shpërfaqen rrëqethjet trishtuese, përgjegjësitë dhe pendesat, rëniet dhe ngritjet, theqafjet dhe lavditë, (Rënkime rremash lidhur me cimë...) krenaritë e pamerituara si diej të fikur, bota e madhe dhe e gjerë e poetit që ka një zemër të sheshtë, të tejpashme dhe plot dritë, loteshpirtë Myzeqeja, djepi dhe varri i tij. (Në hartën e qytetit / mendja e ka vendin bosh...)
 
Shpirti i ndjeshëm i Petraq Kotes përjeton dhimbje të mëdha që si hemorragji shpërthyese rrjedhin gjakun e shprishur të kohës. Shqipëria me të mirat dhe të metat, mizerien dhe pastërtinë, bukurinë dhe shëmtinë, të madhërishmen dhe të ulën, krimin dhe paqen, shitjen e nderit dhe blerjen e turpit, varret e hapura dhe varret që presin të mbyllen, trupat e zhveshur të femrave dhe lulet e thinjura, janë urimi dhe mallkimi i tij, që si poet dhe njeri nuk ia bën kujt dhuratë, por i përtyp fisnikërisht si brengë të vetën dhe vetëm për vetëm. (Në qafë mbaj varur Shqipërinë / dhe një daulle prapa shpine kam...) Poezia e “Mirë se erdhe lamtumirë”, është një komunikim i çlirët me lexuesin, plot imazhe poetik dhe mesazhe filozofik, e cila si kryeqendër të shqetësimit ka fatin e individit, vendit dhe shoqërisë, duke u kthyer në një poezi malli, dhimbjeje dhe shqetësimi, ku forca proverbiale e poetit rrezaton urtësinë e odës tradicionale shqiptare, para të cilës duhet të përkulemi me veneracion. Fjala e artikuluar nga Petraq Kote sa me përmbajtjen aq dhe me formën e saj është pasqyrë e njeriut të angazhuar në jetë për jetën, pasqyrë e saktë ku shihet bota individuale, intelektuale dhe emocionale, pasuria dhe varfëria, virtyti dhe vesi, e vërteta dhe profecia, ku parashikimet e tij fitojnë vlera orakujsh. (E merrni miq tabutin tim / e vini mbi Shqipëri...)
Në poezinë e tij ngërthehet bota e krijuesit që udhëton dhe mediton i shqetësuar, i përçikur nga drithërimat dhe provokimet ekstreme të kohës së mbrapshtë, (Vetëm miqësi më ka mbetur nëpër xhepat e zemrës...) arkivohen artistikisht ngjarje dhe dukuri tronditëse ku poeti është dëshmitar dhe përshkrues, aktor dhe spektator, soditës dhe pjesëtar i turmës ndaj të cilës ai nuk turpërohet ta thotë me zë të lartë: Unë nuk mund të ndihem ndryshe nga populli, të cilit i përkas. (Sot pashë një personalitet / tek shkatërronte shtëpinë e personalitetit të tij...) Nga atelieja artistike e tij e guximshme, Petraq Kote i afishon ardhmërisë si tërheqje vëmendje, një SOS alarmant për t’u distancuar nga marritë kolektive, për t’u bërë më të mirë, më të kthjellët, dyfish njerëzorë. (Lavdia nuk bën hije...) Nëpërmjet mesazheve dhe imazheve, frymëmerr shqetësimi dhe perceptimi poetik që krijon besnikërisht atmosferën e kohës të cilën vetëm penda dhe mendja e kthjellët e autorit di ta gdhendë me vërtetësi e realizëm tronditës. (Një kalë aty pari vrapon / është atdheu im me popullin tim mbi vithe / pa shalë...)
 
Petraq Kote qëndron përballë sfidave të vetes, kohës, shoqërisë, të shkuarës dhe të ardhmes, lufton fyta-fyt me to, (Dikush po i varros në rrezet e diellit / varret e mi!..) nuk dorëzohet, herë humbet, herë fiton, përballet dhe triumfon mbi apokalipsin Shqiptar. (Gjuajnë në detin tim të urrejtjes anije pambarim...) Shpirti i tij derdhet nëpër nuancime herë të ngrysura e herë të ndriçuara, ashtu si rrjedhin edhe vargjet e tij nëpër ritme të shpejta dhe të gjalla, me temp luftarak dhe mençurak. Nga bota e tij poetike del një mësim i madh, bukuria dhe dashuria janë dy arsyet për të jetuar. 


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008)
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008)
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008)
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]