Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 04-07-2008, 03:45pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t
E diel, 20-01-2008, 04:44pm (GMT)

"Hija e vetes" e Diana Seitaj-t
 
Nga Pierre-Pandeli Simsia

Jam njohur edhe më parë me krijimtarinë letrare në prozë dhe në poezi të Diana Seitaj-t dhe, sapo më ra në dorë libri i saj i fundit, "Hija e Vetes" (Novelë) mendova të shpejtoj për ta lexuar menjëherë. Kjo shtysë, e menjëhershme, ishte, sepse e njoh tani penën, mendimet dhe imagjinatën e saj krijuese dhe e merrja me mend se çfarë do kishte prodhuar Diana Seitaj edhe në këtë krijim të ri të saj letrar, falë botimeve të saja të suksesshme, vitin që kaloi të dy librave në prozë dhe në poezi, "Pafajësia e largimit" dhe "Në krahet e një ëndre" të cilët u pritën dhe u vlerësuan nga kritika letrare .
Kjo është edhe ajo që duhet thënë që në fillim; pa kaluar ende një vit nga botimi i Seitaj-t i dy librave të saj, Diana del sërish para lexuesit me një  libër tjetër, "Hija e Vetes" (Novelë) edhe pse në sirtaret e saja presin "radhën" poezi dhe proza të tjera për t'u botuar.
Dhe, sigurisht edhe pse e kam lexuar krijimtarinë e Dianës më parë, nuk u zhgënjeva, ndërsa lexoja librin e saj të ri.
"Lexoje edhe njëherë", të "thotë" autorja, pasi e ke përfunduar librin së lexuari me një frymë për herë të parë duke ndjerë emocionet e forta në vargun e saj dhe, sigurisht, duhet t'i kthehesh përsëri edhe njëherë nga e para për ta lexuar librin, me të cilin je "dashuruar" që në (shikim) leximin e parë, për t'i kuptuar edhe më thellë ato që, ndoshta të kanë "shpëtuar" gjatë leximit të parë, për ta kuptuar edhe më thellë autoren Seitaj në thelbin e mendimeve të të shprehurit të saj, në botën shpirtërore dhe komplekse ku të fut autorja me ngjarjet e trajtuara në libër.
Autorja Diana Seitaj si në krijimtarinë e saj letrare të mëparshme edhe në këtë libër prezantohet para lexuesit një mjeshtre, "magjistare" e fjalës, e rrjedhshmërisë së mendimeve në vargun e saj...
Përse të bën të mendohesh, të thellohesh shumë pasi e ke përfunduar së lexuari atë libër, duke i dhënë pikët maksimale të vlerësimit autores?!
Është subjekti i librit që ka zgjedhur autorja për t'a trajtuar në libër?! Rrjedha e ngjarjeve, loja e aktorëve të vendosur mjeshtërisht nga autorja në "Sheraton Theatre"? Dialogjet e personazheve kryesorë në libër Ana-Jani, Ana-Eno, Ana-Teto? ... Marëdhëniet vjehër-nuse, mentaliteti i vjetër i Tetos, asaj vajze të dikurshme të brishtë shqiptare larguar nga Shqipëria pas luftës dhe vendosur në Nju Jork, tani një grua e moshuar, e cila, pa shkuar asnjëherë në vendlindjen e saj në Korçë, pa pasur asnjë kontakt me vendin dhe njerëzit e saj, rruan ende atë mentalitet të vjetëruar për vendin e saj të varfër, siç e ka lënë dikur, për njerëzit e saj...? Apo është shqetësimi i autores për plagën kombëtare ende të hapur, braktisja, boshatisja e Atdheut të saj nga bashkatdhetarët e shumtë për të gjithë ne ikanakët dhe thirrja e autores, vendosmëria  për t'u kthyer përsëri në Atdhe...?!
Të gjitha këto do t'i gjejmë në librin e autores Diana Seitaj "Hija e Vetes":, të cilët, autorja i ka dhënë përgjigjen në fund të librit të saj "Dhe tingëllon kaq qesharake, Jani..., kur shumë prej nesh paraqiten me pretendimin naiv, se kanë gjetur këtu..., e kanë bërë të vetën dhe ndihen më të plotë, me atë ç'ka qenë e mohuar në atdheun e tyre. Kam prekur refleksione snobizmi edhe mbi gjumë të freskëta intelektualësh dhe pavarësisht si ndihesh, duhet të bashkëjetosh me të. Është vërtet një çmenduri! A nuk provokon ky ekzaltim..., kjo eufori kjo marramendje kombëtare me rrënjët brenda nesh, dëshirën për të reflektuar ndryshe? Jam e sigurt, se edhe ti do ta bëje këtë..."....... "Edhe pse e kemi të drejtën të kërkojmë diçka më të mirë dhe fatmirësisht më në fund mund ta bëjmë, kjo nuk do të thotë se mund të ndjekim çdo rrugë për të arritur qellimin. Dhe përse të mos e provokojmë këtë, së pari atje, në vendin ku patëm fatin të lindim? Apo tingëlloj disi naive para "artit politik" që ka ngjyrosur qenien tonë jashtë dhe brenda nesh...? Apo tingëlloj naive para bashkatdhetarëve tanë për t'u "shitur" tek fqinjët, vetëm se kjo ushqen interesat e çastit? Mund të jetë edhe kështu, por unë s'mund të shprehem ndryshe dhe ndiej se më duhet të kthehem..."
 
E veçanta në të gjithë librat e botuara nga autorja Seitaj është, se mungon emri i redaktorit të librit, mungesa e të cilit nuk ndihet aspak.
Diana është tepër e vëmendshme. Si në librat e parë të saj të botuara edhe në librin më të ri "Hija e Vetes" Diana Seitaj është vetë redaktore letrare e librit.
Kujdesja redaktoriale nga autorja ndihet gjatë gjithë leximit të librit. Kjo është edhe një provë e suksesshme për autoren Seitaj se mund të jetë edhe redaktore letrare në ndonjë krijim letrar të ndonjë autori tjetër, madje e suksesshme.
Libri "Hja e Vetes" ka 148 faqe dhe është botuar në Shtëpinë Botuese "ALBIN" në Tiranë, 2007
Libri është i ndarë në tri pjesë.
Arti grafik nga: Suela Bushkolaj
ISBN: 978-99943-48-18-0
 
Urime prozatore Diana Seitaj.
Ju faleminderit që na dhuruat të gjithëve një libër të ri i përshtatshëm për kohën që jetojmë...
 
Kush është Diana Seitaj
 
Diana Seitaj është lindur dhe rritur në qytetin e bukur në Korçë, në familje korçare me tradita patriotike dhe kulture, në Familjen Borova.
Fëmijërinë dhe rininë e saj e kaloi pranë familjes dhe qytetit ku u lind.
Që në vitet e shkollës tetëvjeçare dhe të mesme ka qenë e dashuruar shumë pas Letërsisë. Në atë kohë, shtypi lokal i qytetit do të botonte herëpashere krijimtarinë e saj, prozë dhe poezi, të cilat ishin të pëlqyera dhe të vlerësuara nga lexues të shumtë.
Diana Seitaj jeton prej më shumë se një dekadë në Sh.B.A., Illinois me familjen e saj, bashkëshorti dhe dy fëmijët, djali dhe vajza.
 
Pjesë të shkëputura nga Novela "Hija e Vetes"
 
"... Çfarë është e mira dhe e keqja?"... pyet shpesh veten Eno. Jo të gjithë e vlerësojnë njëlloj, shtyhet më tej ai. Ndodh jo rrallë që e keqja t'i paraprijë zhvillimit mbi përpjekjen e ndërgjegjshme dhe të domosdoshme, për t'iu kundërvënë asaj, për ta izoluar në një formë të papërfillshme, deri në asgjësimin përfundimtar nëse do të mundim.
Sëmundjet e pashërueshme, si psh. fenomenet natyrore apo aksidentet fatale, mbeten një e keqe e përhershme, e cila nxit, provokon dhe orienton pozitivisht trurin njerëzor dhe në fund përcakton qellimin. Atëhere, mes tërë të këqijave, kush mbetet së fundi e keqja më e errët që nuk prodhon, veçse dhimbje, që nuk vlen për asnjë ndryshim, që vetëm shkatërron? - hyn më thellë Eno. Padyshim, përgjigjet subjekti, mbetet ajo që lind brenda nesh, ndonjëherë edhe nga diçka e vogël në dukje, e parëndësishme, e papërfillshme për sytë tanë, të aftë dhe të destinuar të shohim dhe të humbasim padrejtësisht pas shkëlqimit fals, mbetet ajo ç'ka prodhon varfëria e ekzistencës sonë.
Pavetëdija..., pikërisht, pavetëdija dhe vetëm ajo, do të përcaktojë deri në fund limitet e transformimit, si vatra e humbjes njerëzore. Dhe rrotull saj, vazhdojmë të ngrejmë hipotezat tona pafund, ndërtojmë ligje dhe murre të hekurrt, prodhojmë armët që ushqejnë edhe më urrejtjen dhe çmendurinë e botës ku rigjenerojmë vetveten dhe kjo, a do të ketë fund? Apo ndoshta edhe ky shkatërrim do të vlejë për të kuptuar se me sa përkushtim dhe forcë na duhet ta mbrojmë atë që ende s'kemi humbur?.........
  - Shpesh edhe pse e njohim zgjidhjen më pranë nesh, e refuzojmë të shtyrë nga motive paqendrueshmërie, nga neglizhenca, paqartësi apo dobësi të momentit..., shumë prej nesh i rrëmben egoizmi dhe tendenca materiale e turmës, Ana. Nuk kënaqemi asnjëherë me atë që kemi edhe kur kjo është e mjaftueshme. Prirja e përgjithshme njerëzore mbetet e dështuar brenda këtij vizioni.
  - Dhe ngrihemi mbi kënaqësitë e thjeshta të jetës, me pretendimin se do të na bëjë të lumtur, ajo që s'mund të bëhet kurrë e jona. Dhe justifikohemi duke thënë se jeta mbetet një ëndër pa fund... Kur jemi ne ata, që shtyhemi pa ditur ç'kërkojmë ndonjëherë! - e mbështeti entuziaste Ana.............

  - Mbeti apo jo viktima të realitetit që pretendojmë se na imponohet në heshtje, në një mënyrë apo në një tjetër? - pyeti Ana, si të fliste me vete. - Kush i paraprin kësaj tendence?
  - Ne Ana..., vetë ne e krijojmë, pa kuptuar se kush do të ishte më e mira. Qajmë e qeshim, urrejmë e dashurojmë, vdesim dhe lindim, ndërtojmë po aq sa edhe shkatërrojmë, zbulojmë dhe groposim çdo ditë një pjesë të jetës, si viktima të së panjohurës...

Nxitoi të ulej para pianos dhe pa u shkëputur ende nga ndjesia erëmirë, hodhi në pentagram notat e para të asaj dite të re, më pas të tjera e të tjera dhe dhoma e arkitektit u mbush me jehonën që shpërtheu e fuqishme dhe harmonike. Da larg kishte shkuar, sa gjatë kishte pritur për të zbuluar limanin ku do të ankorohej anija e saj. Dhe mbi shkëmbinjtë e bregut, hidhte dritë mbi shpirtin e një nëne, gëzimi në sytë e bukur të Redit...
Nuk pa si Eno hyri ngadalë, priti gjatë i mrekulluar pas shpinës së saj dhe doli pa i folur. Ishte kompozimi i parë midis dy botëve. I mallëngjyer, ai njohu dashurinë e vendit nga vinin. Ata tinguj, do të mbeteshin atje edhe pas largimit të Anas.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008)
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]